Çdo gjë në sekondën e fundit/ 3-fishim i punës në sportelet e OSHEE pas 20 shkurtit (dilemë si të veprohet me afatin)

26 Shkurt 2015, 14:49Sociale TEMA
Çdo gjë në sekondën e fundit/ 3-fishim i punës

Më datë 26 nëntor, Këshilli i Mbikëqyrës i OSHEE-së, miratoi paketat lehtësuese për të paguar me këste debinë dhe reduktimin me 80% të kamatës kush paguan direkt detyrimin.

Në kushtet kur numri i kontratave me debi ndaj OSHEE ishte me qindra mijëra, kompania mori masa duke hapur zyra dhe zgjatje oraresh, me dy turne, deri në mbrëmje, përfshi të shtunën dhe të dielën.

Kompania pretendon se i ka marrë masat, por kohët e fundit, me afarimin e datës së skadencës, raportohen radhë pafund në sportelet e OSHEE-së, me ankesa të ndryshme se qëndrojnë disa orë në pritje dhe nuk mbarojnë dot punë.

Madje janë shtuar thirrjet për një shtyrje të afatit për aktëmarrëveshjet, e cila skadon më 28 shkurt.

Sipas një grafiku të bërë publik nga OSHEE, i ndarë sipas dy fashave të orarit, pra nga ora 8 e mëngjesit deri në 4 pasdite, dhe fasha e dytë, nga ora 4 deri në 8 të mbrëmjes, konstatohet çuditërisht se fluksi i punës është përqëndruar gjatë paradites, kurse pasditja ka qenë më e qetë, kur normalisht duhet të kishte ndodhur e kundërta.

Sipas OSHEE, 80% e fluksit të punës, pra e lidhjes së aktëmarrëveshjeve janë bërë në intervalin 08.00 me 16.00.

Sportelet kanë qenë të hapura edhe ditën e dielë, deri në mbrëmje, por debitorët, sipas grafikut, kanë preferuar ta bëjnë “pushim”.

Sot kur kanë mbetur edhe tre ditë nga procesi i nisur më 4 dhjetor, fluksi i punës në OSHEE është 3-fishuar, pas datës 20 shkurt 2015 (nga 2500 mesatare e aktëmarrëveshjeve, u bë 7433).

Tashmë qeveria dhe OSHEE janë në dilemë për të shtyrë afatin, apo ta respektojnë atë, për t’i treguar abonentëve se asgjë s’duhet lënë në momentet e fundit./j.h

7 komente në “Çdo gjë në sekondën e fundit/ 3-fishim i punës në sportelet e OSHEE pas 20 shkurtit (dilemë si të veprohet me afatin)”

  1. Alban says:

    Shtyjeni dhe nje muaj se sbehet qameti

  2. Goni says:

    Popull i mbrapsh. Ju desh tre muaj ta kuptonin se nuk behet me shaka sic eshte bere dhe here te tjera. Rrini ne rradha tani. Sipas kokes dhe festen. Abuzuan kaq vite dhe duan ta zgjidhin ne minuten e fundit.

  3. Tomi says:

    Ha, ha……………..! Ku jane keta ne radhe per qumesht, kujtojne kohen e xhaxhit? Megjithese Kjo foto duket si te sportelet e SUDES?
    Rrini, rrini ne radhe se koka ben koka peson!? He, Ckujtoni ju se qeveria nuk e kap leprin me qerre ? Here tjeter beni si ne, shumica, dhe mos e perserisni me “Gabimin”, se late nam mbetet ne radhe si ne kohen e Dulles. Njerez te pa marre vesht!

  4. Shkodrani says:

    Lajm disinformues, Gazeta Tema po kthehet si 55 e Balliut apo RD e Saliut.

    Njerezit nuk jane duke qendruar disa ore ne rradhe, por jane duke qendruar me dite ne rradhe dhe kjo eshte e paekzagjeruar.

    Shtoni pikat ku njerezit mund te shkojne te lidhin kontratat shtoni sportelet gjithashtu. Nese duan te vene rregull te vene rregull tamam por jo te abuzojne dhe ti detyrojne njerezit te shkojne te rrine me nga 2 dite ne rradhe….

  5. SUDJA says:

    JO, Jo nuk jane sportelet e mia. Mos i hidhni leket kot tani, por ruajini.
    Une do ti hap prap SPORTELET kur te vije Berisha ne pushtet dhe atehere do merrni 50% ne muaj interesa!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Shqiptaret jane te mallkuar,qe kur prishen e perdhosen fene-“ngordhshi ne radhe per cdo gje tere jeten”,ne radhe do rine edhe per racionin e supes!

  7. vini says:

    po ne qe skemi nerez ne shqiperi si i bohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje