Studentët e Fakultetit të Shkencave Teknike Mjekësore, të cilët shpallën dje nisjen e grevës së urisë, janë konfrontuar në orët e natës me policinë.
Shkak është bërë tentativa e studentëve për të futur në ambientet e Fakultetit krevatë portativë.
Policia nuk i ka lejuar, duke i bllokuar shtretërit në oborrin e fakultetit.E gjithë godina gjendet e rrethuar nga forca të shumta të policisë së kryeqytetit.
Pas konfontimit me policinë, studentët e ngujuar në grevë janë vizituar nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
“U mashtruat nga Universitetet piramidë që ishin më parë. Kur nënshkruat kontratat u njohët me kushtet dhe tarifat.
Po kërkoni të ndryshoni rregullat në mes të rrugës. Ju nuk jeni pjesë e proçesit meritë-preferencë.
Ju bëmë baras me strudentët që ishin në shtet. Përgjegjësia jonë është shansi i dytë që ju dhamë”, është shprehur Nikolla.
Ndërkohë studentët kanë pohuar se nuk kanë arritur asnjë kompromis me ministren e Arsimit.
“I kërkuam që 25 deputetë socialistë të cojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë pasi mendojmë se ai bie ndesh me Kushtetutën. Por kjo kërkesë nuk u pranua”, pohuan studentët.
Studentët grevistë u vizituan edhe nga Avokati i Popullit, i cili premtoi se do të shqyrtojë problematikën, por është në pritje të një kërkese nga ana e studentëve.
“Ne jemi institucion që kemi të drejtë t’i drejtohemi Kushtetueses dhe sikur të na kishin drejtuar një kërkese studentët do ishim vënë në lëvizje”, theksoi Avokati i Popullit.
Studente të fakulteteve të ndryshme janë ngujuar në ambjentet e fakultetit pas deklaratës së Ministres Nikolla, se nuk do të ulë tarifat e shkollimit dhe se këtë faturë nuk mund t’ua faturojë tasapaguesve shqiptarë.
Studentët janë të vendosur të vijojnë grevën e urisë derisa kërkesat e tyre të plotësohen. /gj.k/
Si qendron e verteta,a kane nenshkruar studentet kontrate dhe me ke ?!-Sa jane te ndryshueshme dhe a jane te ndryshueshme keto kontrata ?-Perse nuk i bejne kerkese avokatit te popullit per ta ndjekur çeshtjen ligjerisht ?-A po qendrojne keta LARG POLITIKES apo do te lejojne TE PERDOREN per qellime te skuthave te politikes siç rendom ka ndodhur ne Shqiperi ?
Kjo eshte dora e Sali Berishes dhe e Lulezim Bashes,per te krijuar sa me shume pragje dhe te destabilizojne vendin para zgjedhjeve te 21 qershorit.Dale dale,sa gjera me te medha do beje pd-ke,se po e shikon fundin e saj tragjike.Pd-ke do ndeshkohet rend ne 21 qershor se po punon shume keq.Metoda e punes se saj eshte vetem shpifja,si te nxije e te trilloi.Por populli e kupton dhe do ta thote fjalen e tij ne zgjedhje,me voten kundra pd-ke.Studentet jane te futur ne greve nga pd-ke dhe kjo duket qarte.Ministria e arsimit ka marre reforma shume te mira per arsimin,por pd-ke nuk i interesoin keto, se u bje hunda para elektoratit.
Juve studnte te disa fakuliteteve i perkisni atyre qe nuk duane as rregull as ligj as ministri.
Reformen e ministrise se arsimit po e vlereson mire me gjithe problemet qe ka arsimi,por juve ju kane mesurae me perrallen e gomarit qe vetem te thoni.” Kur ju japin uje te ngrohte juve thoni na ngrofet shume ,kur ju japin uje te ftohte ju thoni na ftofet shume,atehere çfar uji kerkoni mor te vetequajtur studente.Uleni koken ,lereni Sali kreminelin te beje punen qe i takon te shkatrroje shqiperine ju shkoni mesoni po ja u mbajti ne mos shkoni hapni kanal se ka shume pune shqiperia per tu rindertuare.
Nuk e keni kuptuar. Keta studente para dy, tre apo, kater vjetesh si gjithe maturantet e tjere, konkuruan ne maturen shteterore per te kapur nje dege ne Universitetet shteterore. Por duke qene se ishin bylmeza, shume te dobet, nuk moren piket e duhura per nje universitet shteteror dhe u regjistruan ne Kristal, Ufo, Vitrina, etj. Mbas mbylljes se ketyre universiteteve, Ministria e Arsimit ju dha shans te vazhdonin Universitetin shtetror, njesoj si ata studente qe kishin arritur te fitonin me zotesi degen qe deshironin.
Tani studentet, te cilet pranuan te rregjistroheshin ne universitetet shteterore sipas kushteve te ministrise te arsimit, per te cilai nenshkruan edhe nje kontrate, po hedhin vickla.
Edhe duke e njohur veten se jane injorante dhe nuk e meritojne te renditen krahas atyre shokeve qe kane fituar me merite, kerkojne qe te barazohen me ta.
Barazimin vetem komunizmi e bente. Kjo eshte ekonomia e tregut. Ke leke vazhdo. Nuk ke shko pirdhu nga ke ardhur.
Keta nuk duheshin pranuar fare ne universitete publike, se nuk jane futur me merite. Per me teper qe vijne nga 2 universitetet me skandaloze( vitrinat dhe kristali) ku nuk mbeti analfabet pa u regjistruar.
Te vetquajtur studente kane shume te drejte. Pse? Kur qeveria e re nuk ka marre asnje mase per kryekriminelin sali Berisha dhe ato qe ndertuan universitete mafjoze per te shitur diploma ne te gjithe Boten. Mendoj se shoqeria nuk ka nevoje per keto te vetquajtur studente, se nuk jane te afte per te studjuar. Ai ose ajo qe ka vullnet per te studjuar i gjene te gjitha menyrat, per te vazhduar universitetin. Mjafton te kujtojne te burgosurin qe dha provim nga burgu i Tiranes ne Universitetin e Romes, me ane te internetit. Keto studente le te kujtojne piramidat qe ndertoi kryekrimineli sali Berisha ne 1996-97 dhe shkaterroi komplet shtetin. Ky kryekriminel, a ja ktheu parat popullit qe shiti çfar pat ne pronesi? Jo. Atehere, dhe keto kerkesa ju duhet tja drejtoni po ketije kryekrimineli, qe formoi piramida me universitete. Me studentet qe kan nxjerrur keto universitete, Shqiperia do te vuaj me vite ne administraten e shtetit po nuk kerkoi ndihmen e refugjateve qe kan studjuar neper universitetet e Botes.
Keta jane surrogatot qe do te blinin diplomat euniveriteteve-kioska,,,per te zene vendet e punes se atyre qe e fitojne me djerse shkollimin dhe diplomimin.
Shume me te mire po i merr kjo Ministrja e Arsimit,,,bashke me ate koqen Totozani,nderkaq kur duket shkoqur qe ata po vetperdoren per nevojat e nahijes kriminale shqup-se.
Uroj qe pedagoget t’ua tregojne mire se pa e ngulur mire bythen ne studim,nuk mund t’a fitojne kurre diplomen.