Studiesi arbëresh, profesor Mateo Mandala, titullar i Katedrës albanologjike të Universitetit të Palermos ka dhënë një intervistë për Radio Vatikani ku është shprehur pro hapjes së dosjeve në Shqipëri. Sipas tij hapja e tyre do do ndihmojë në njohjen e së kaluarës.
Ai ka folur edhe për vizitën e Papës në Shqipëriku theksoi se ajo prania e besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin “Nënë Tereza”, la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore.
Profesor Mandala, si e vlerësoni ju si studies nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve? Sa e ndihmon realitetin e të kaluarës dhe të sotëm?
Unë e vlerësoj shumë pozitivisht nismën e qeverisë për hapjen e dosjeve sepse pavarsisht nga aspektet teknike që qeveria, sigurisht do të sigurojë në mënyrë më të hapur dhe transparente, do ndihmojë me njohjen e të kaluarës. Këtu kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut dhe në këtë fushë nuk duhet të mbetet asgjë pa u bërë dhe pa u njohur lidhur me historinë e periudhës së diktaturës. Është një nismë mjaft interesante që do mirëpritet edhe nga bota perëndimore, nga Europa, e cila është shprehur qartë kundër krimeve të regjimeve komuniste.
Ekziston mundësia që këto dosje të jenë prekura, të risistemuara nga vetë ata që i kanë përpiluar dhe nuk përmbajnë dokumentat e plotë apo që ndoshta edhe shtrembërojnë realitetin?
Ky rrezik ekziston. Nga ato që kam lexuar, sepse unë e kam njohur realitetin nëpërmjet gazetave, nëpërmjet emisioneve televizive dhe nëpërmjet rrëfimeve të miqve dhe kolegëve, ka rrezik që mund të kenë ndërhyrë dhe të jenë shtrembëruar, duke qenë se disa dosje janë botuar pak a shumë dhe janë shkëputur këtej e andej. Prandaj them se aspektet teknike dhe juridike që qeveria do të miratojë për të shmangur çdo rrezik për të manipuluar realitetin do jenë të dobishme. Por, gjithsesi, kjo punë duhet bërë sepse në qoftë se nuk matemi me të kaluarën, edhe kur e kaluara është e keqe si kjo për të cilën flasim, ne nuk do t’i shmangemi asaj, do të jetë njëfarë pengese për të ardhmen. Prandaj, megjithë manipulimet që mund të jenë bërë, ne duhet të njihemi me të kaluarën. Dosjet duhen të hapen dhe të bëhen të njohura. Me shumë kujdes duhet të veprojnë jo vetëm të interesuarit, por edhe ata që mund të hyjnë në kontakt me këto dosje, duke ditur që mund të kenë edhe materiale të manipuluara. Këtu duhet një qasje shkencore për të vlerësuar dosjet, një qasje e qetë, një qasje me gjakftohtësi dhe pa kërkuar hakmarrje, sepse këtu nuk ka vend për hakmarje, por për njohje, thjesht për njohje.
E vërteta do ju bëjë të lire, thotë Ungjilli. Kjo e vërtetë që kërkohet nëpërmjet dosjeve mund të rrezikojë edhe të krijojë një përçarje të re mes qytetarëve?
Nuk jam në gjendje të them atë që do ndodhë, por besoj se jo. Populli shqiptar është treguar shumë i qetë nga kjo pikëpamje edhe pas rrëzimit të diktaturës. Në vitet ‘90, ‘91, ‘92 mund të kishim patur dhe një përçarje gjakatare, por kjo nuk ndodhi. Pse duhet të ndodhë tani? Sot problemi nuk është që të hakmerremi ndaj të kaluarës, por ta njohim të kaluarën për të cilën janë thënë shumë gjera. Edhe të persekutuarit e dinë pak a shumë se kush janë ata që i kanë persekutuar, por nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim e kundër tyre. Kështu që, sot do të lajmë borxhin që i kemi të kaluarës duke e njohur të kaluarën. Nuk besoj se do të ketë hakmarrje apo përçarje siç e thoni ju. Shpresoj së paku që kjo të mos ndodhë.
Për ata të cilët kanë përgjegjësi për veprimet e ç’njerëzore që janë bërë në atë periudhë në aspektin institucional, nuk është bërë asgjë deri tani. Hapja e dosjeve krijon disa pikëpyetje që mbeten ende…
Pa diskutim! Nuk dua të futem në një debat të hollësishëm sepse kam një pozitë, e cila nuk më lejon ta bëj këtë. Por gjithsesi, për shembull duhet pastruar aspekti publik i shoqërisë shqiptare, në çdo pikëpamje, në universitete, në politikë sidomos, në çdo vend duhet të hidhet drita e së vërtetës. Kjo duhet bërë jo për të kërkuar hakmarrjen ndaj të kaluarës, ndaj personave që ishin të implikuar, por thejsht për të ditur se cili është realiteti i sotëm dhe si do të vazhdojë në të ardhmen. Unë mendoj kështu dhe e kam patur këtë qëndrim me Italinë postfashiste, me Gjermaninë postkomuniste, e kështu me rradhë. Pra, aty ku populli nuk lejohet të njihet dhe të ballafaqohet me të kaluarën, duke njohur edhe fajet që kanë bërë persona të ndryshëm, nuk mund të shkojmë drejt së ardhmes.
E gjitha kjo duke patur parasysh forcën e faljes…
Pikërisht, këtë doja të thosha. Ne kërkojmë të dimë fajet dhe të kemi fuqinë t’i falim ata që i kanë bërë këto faje.
Pra, duhet një orientim vëllazëror që të dijë të vërtetat, por edhe të ketë forcë dhe fuqi për të shtrirë dorën vëllazërore për të falur…
Vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri ka qënë një vizitë shumë mbresëlënëse, jo vetëm për faktin se ishin të pranishëm edhe besimtarë të feve të ndryshme shqiptare në sheshin “Nënë Tereza”, çka la një përshtypje shumë pozitive në botën perëndimore, por edhe që shqiptarët kanë respekt ndaj tjetrit dhe ky respekt i tejkalon edhe përmasat njerëzore. Fakti që ne jemi sot në gjendje të falim ata që na kanë dëmtuar, na çon në një nivel sipëror. Kjo është një gjendje që shqiptari sot ka dhe duhet ta mbajë me krenari.
Prof. Mateo Mandala, është titullar i Katedrës albanologjike në Universitetin e Palermos
Marrë nga Radio Vatikani
Profesor, duhet te jeni me i pranishem ne jeten politike e kulturore shqiptare, ju lumte per fjalet e guximshme.
Bravo prof. Mateo, gjaku yne i shprishur nuk e harron atdheun. Ejani dhe kandidoni per president te Republikes, ta shporrim kete Nishan pordhetarin.
ne nuk beme guvernatorin e bankes me 2 nenshtetesi ,jo te bejme profesora me mend president.te le llumi i tiranes
Dakord me Udhetarin, kemi nevoje per njerez si ky Profesori. Bravo Vatikani dhe Tema.
Do goditen bashkepuntoret e sigurimit,si dhe familjet e tyre(moralisht) si shakteret kryesore te menxyres qe kaluan shqiptaret.Pyetja eshte kjo:Po puntoret e sigurimit a do te goditen?Duket se puntoret dhe kryepuntoret,brigadieret dhe e gjithe piramida komuniste e kalon paq,dhe te gjith cka kaloi shoqeria ju faturohet si pergjegjsi bashkpuntoreve te sigurimit,qe me te shumet jane nga klasat e permbysura dhe te rekrutuar nen presion,E di kete profesori?Po si do te behet ne te ardhmen,a do te kete bashkepuntore sherbimi informative kombetar?C’do mendojne bashkpuntoret e sotem te ketij sherbimi ne se neser del nje rregjim tjeter qe t’u hape dosjet?Mund te themi se ata bashkpuntore sot qe punojne kunder terrorrizmit dhe kundravajtjeve ligjore te tjera bejne detyre te ndershme per sot.Po bashkpuntoret e sigurimit per dje, a nuk benin detyren ndaj atdheut,kur partia kishte marre te gjitha atributet e atdheut dhe te shtetit?Llogjika e thjeshte e gjerave te con te behesh avokati i djallit,por keto jane te vertatat.Kush ka tejkaluar ligjet e kohes ai duhet te denohet.Pike.Kete duhet ta dije profesori I nderuar.
Mendoj se dosjetduhet te hapen sips parimeve te mbajtjes se gjyqit te Nurembergut. S’e kuptoj se si mund te denohet nje informator i theshte 8-lekesh, dhe autori apo autoret e ligjit qe regullonin veprimtarine e tij nuk preken. Per shembull, nje dosje do te ishte: Kush ben pjese nder frymezuesit e pare te nxjerrjes jashte ligjit te besimit fetar. Ose: nga erdhi idea qe ne Kushtetuten e 1974-es, toka t’i kalohej e tera shtetit, pra t’u rrembehej shqiptareve. Per ta rindare me pas me 1990 me ligjin 7501, duke i lene Shqiptaret me gisht ne goje. Ose, kush qendron pas reformes ne vitet 1960-et per heqjen e postit te avokatit ne drejtesine shqiptare. Keto jane, mendoj une, disa nga dosjet qe kane shperfytyrur e renuar Shqiperine dhe jo hafijet 8-lekesha…
Ato dosjet kane sekretin e rastit Doshi kur te hapen do te mesojme porositesin e vrasjeve.
Per Profesorin…
Mos u shqetesoni profesor, dosjet nuk zhduken e as manipulohen. Mehmet Shehu dhe Hekuran Isai kane patur dosje me gjera te renda dhe nuk i zhduken dot edhe pse ishin ministra te brendshem.
Dosjet jane bere ne shume kopje, me film dhe me leter. Por ato jane edhe ne dokumentet e gjyqeve ku deshmonin “bashkepuntoret e Sigurimit. Dosjet jane atry dhe le te hapen, mire do jete.
Per Plakun e mocem…
Hapja e dosjeve do nxjerre ne shesh “bashkepuntoret”. Tani si t’i behet, te hapen apo te mos hapen? Le te dalin emrat e atyre qe spiunonin. Nese deshmite e tyre jane pa zarar, mos te behet gje me ta. Por nese ato jane me zarar, atehere me ta te veprohet ashtu sic duhet. Se ndryshe, pse ishin nga klasat e permbysura, nuk eshte domosdoshmeri te mos preken. Kur kane bere gjera te tilla te rrine rehat e mos kerkojne te behen drejtues te larte. Ky ka qene e duhet te jete morali i shoqerise.
Mos u merakos per bashkepunetoret e sotem e te ardhshem te SHISH…ata nuk rekrutohen me shtrengim e as me nenin 55/1. Ata jane punonjes te shtetit dhe deshmite e tyre kontrollohen mire, bile hidhen edhe poshte. Ka gjyqe, por ka edhe avokate. Ajo koha tjeter, kur cdo gje e vendoste njeshi, ka mbaruar njehere e pergjithmone.
besoj se e keqia e sotme e bene te pranushme te keqen e dijsheme se keto 25 vj ete ne pseudo demokraci persa i perkete bujqesise po kthehemi ne mocalet e para clirimit industria perpunues eketyre produkteve zero vrejtiqe kolegu ishte i shqetesuar dhe per ti dhene kurajo i tha do te bejme nje pyetesor normal industria evdekur mardheniet mes njerezeve me bilance vdekjesh te barabarte me vendet ne luftim struktura kriminale partiake dhe qeveritare duhet te zdukim te koruptuaret dhe kriminelet e sotem dhe pas pastrimit te tyre mund te njohim te kaluaren e vertet qe ti shebej te ardhmes kjo eshte nje lloj sikur e fal hasmin te beje 10 femije dhe e vret kur eshte ne agonin e vdekjes dhe te nesermen e merre reston nga brezi i ri pasardhes sic po i ndodh vendit tone FJala e profesorit shume e drejtePOR ndodhe sic eshte kjo histori nje mesues vajtiper inspektim tek nje kolegu itj dhe gjate bisedes epa te shqetesuar dhe itha se do te bejme nje pyetesor te thjeshte pas e falenderoj kolegun per tolerancen itha se une u jap mesim nxeneseve qe jane betuare per te mos mesuar keshtu na ka gjetur me politikanet dhe qeveritaret tane qe jane betuare ta vdesin dhe ji ta rilindin vendin ton
Merruni o popull me tw kaluarwn, merruni, se pak halle keni sot?
Sot spiunimet e pwrgjimet bwhen sheshit, nga pusht’etarw e politikanw, nga Shiku, qw drejtohet nga njw spiun i tw huajve me pasaportw tw huaj dhe ju flisni pwr dosjet e atyre qw kanw spinuar dikur e kanw futur nw burg shkokwt, tw afwrmit pwr interesat e tyre meskine, problem ky i sw kaluarws qw wshtw shndwrruar sot nw njw problem tjetwr edhe mw tw madh, problemi qw sot nga burgu tw cojnw nw boten tjetwr pwr njw fjalw, pwr njw shikim, pwr njw gardh, pwr njw kurvicw.
Sot tw vrasin pwr njw kwngw qw s’u kwndua; sot ai tjetri, me gjakftohtwsinw mw tw madhe, merr kallashin dhe bwn masakwr nw lokal, duke u marrw jetwn 4 vetave dhe dwnohet me 35 vjet, kur duhej vrarw katwr herw e tw ngjallej e tw vritej edhe katwr herw tw tjera dhe nw progresion gjeometrik;
sot nw vend tw respektit e pwrqafimit, babai merr plumbin ballin nga i biri dhe anasjellas;
sot burrat vrasin nuset e marra me “dashni”, meqw pwrfundojnw nw kurveri;
sot nw vend tw luleve pwr 8 marsin, grave u japin fishekun mbas qafe,
sot nipi vjedh gjyshen, dhe kjo, meqw ai ishte me maske dhe nuk e njeh, e lw nw vend me swpatw kokws,
sot ashtu si drogmeni e krimineli 29-vjecar qw shetit me armw nwpwr qytet, tw vret mes bulevardit edhe kryeministri me ministrin e brendshwm, duke larw Bulevardin e Madh me gjak tw papunwsh, qw nw xhep nuk kishin asnje kacidhe, por duart bosh. Kur vret krimineli Sali, tw gjithw ata qw e ndjekin pas, janw bwrw vrasws si ai.
Sot ke frikw tw dalwsh nga shtwpia pwr nw punw e tw hipwsh nw autobus, se pwrvec se tw vjedhin xhepat bathoristwt, tw ikwn edhe koka nga tritolistwt e Saliut;
Sot mjeku e vret pacientin pwrswdyti, pasi wshtw vrarw nga plumbat e Saliut, mjeku si ai Koceku, e vret edhe njw herw duke nxjerrw nga goja e tij e fwlliqur fjalwt qw ia ka urdhwruar Saliu pwr tw gwnjyer se gjoja viktima wshtw vrarw nga shokwt e vet;
sot ankohet Paloqia se parlamenti wshtw kthyer nw vend dhune, kur vetw ai e ka ushtruar dhunwn nw parlament nw mwnyrwn mw tw egwr duke i thyer dhwmbwt deputetit tjetwr qw sot e ka nw grupin e vet parlamentar,
Sot ankohet Kaci pwr dhunw e terror tw pushtetit, kur vetw wshtw detyruar tw vishet me fustan si grua e tw fshihet nw shtwpinw e shokut nga frika e terrorit tw Berishws, tw cilit tani i wshtw ngjitur si bajgw pas kwpucws,
sot (dmth, kur ishte nw pushtet) kryetarja e pamerituar e parlamentit degjeneron nw njw kriminele e pwshtirw kur deklaron nw njw televizion para publikut qw Bwrisha paska bwrw gabim qw nuk u dha kundwrshtarwve politikw plumbin ballit?
Atwherw pse merremi tw gjithw me dosjet e atyre qw paskan dhwnw plumba ballit, kur me to le tw merren institucionet pwrkatwse.
Sot nw vend tw “dosjeve” tw vdekura, kemi “dosje” tw gjalla, kemi kafshw tw gjalla qw e bwjnw po tw njwjtwn gjw si ata dje:
Kemi Saliun, Mediun Shkwlzenin qw vranw 26 veta, deri edhe fwmijw, nw Gwrdec; Kemi Saliun dhe Lulin qw vranw mw 21 janar,
Kemi deputetw tw vrarw, si Xhindin, Hajdarin dhe vraswsit e vwrtetw bredhin tw lirw;
Kemi deputeten Mesila, qw si shtazw e egwr me fytyrw tw cartur female tw var te palma e kryeministrisw,
Kemi deputetw qw kanw bwrw burg, si Ristani, dhe ai zgjidhet deputet e na sjell erwn e rakisw nw kuvend, sikur nuk ka njerwz me mend joburgaxhinj;
Kemi deputetw qw vijnw nw kuvend pa asnjw kontribut intelektual, por vetwm sepse kanw vwnw pasuri me drogw, me para tw pista, me trafik etj. dhe janw nw gjendje t’i blejnw makina tw blinduar cunakwve qw mund t’u bwjnw njw shwrbim, thjesht sikur t’i japin njw fwmijw nw rrugw njw akullore…
Sot kemi cunakw, bukuroshw, qw futen nw politikw duke deklaruar 1 milion dollarw pasuri, si Luli, qw edhe pse kaq i pasur, fut duart e rrwmbwn edhe 230 milion dollarw tw tjerw nga Rruga e Kombit, kur ishte ministwr, Sot shikoni kush na “pwrfaqwson” nw kuvend, pasunarw injorantw qw nuk e hapin gojwn asnjwherw pwr ndonjw ligj a problem madhor tw vendit dhe janw kthyer nw njw copw kartoni, me tw cilin fshin b..thwn kryetari i tyre,
Sot kemi jetwn e fwmijwve qw kwrcwnohet nga tw gjitha anwt, nga rruga, nga ushqimet false, nga rrwmbimet, mga krimet nw familje tw prindwrve tw tyre, nga anlfebtizmi, nga ngujimi pwr gjak,
Sot kemi tw moshuar tw vetmuar me shpirt tw sakatuar, pa asnjw ndihmw, jo vetwm ekonomike, por edhe pa njw fjalw tw mirw, pasi janw tw braktisur nga tw vetwt, nga komuniteti, nga shtetarwt.
Sot kemi ushtarakw tw dekoruar nga presidenti qw shkojnw e vriten deri cin e ma cin pwr trafik droge,
Sot kemi vajza dhe gra qw vihen nw garw kush e kush tw nxjerri jashtw gjoksin, shalwt, zogun dhe twrw lakuriqwsinw e tyre e qw shkojnw nw pabe ku shohin meshkujt tw zhvishen, duke u kthyer nw lavire e prostituta tw pacipa duke e cuar nw zgrip degradimin e degjenerimin e njw shoqwrie tw twrw qw deri dje mbulohej me citjane e brekushe.
Sot kemi qeveri e parti qw ngrenw republikat e hashashit, si Lazarati, ku nuk hynte as policia e shtetit, pasi nw xhepat e shtetarwve futeshin thaswt me paratw e drogws,
Sot kemi kupola shtetwrore e policore qw hanw e pinw me kupolat e krimit dhe i dokumentojnw kwto me foto dhe video;
A doni mw pwr problemet e sotme? Merruni me kwto e me hallet e dritave e tw ujit, tw ushqimeve qw hani, mw rrugwt e prishura, me pasigurinw e jetws e tw kokws, e lwrini dosjet se ato bwhen vetwm pwr t’ju hequr trurin nga kwto halle tw pwrditshme.
Pastaj ka 25 vjet dosje, dosje. Njw vwrw nw ujw po bwjnw.
Dhe njw fjalw: Ky stan ku na kanw futur kwto 25 vjet , kwtw bulmet ka. Ajo koha “e dosjeve”, kishte vwrtet varfwri, por kishte shoqwri, familje, siguri, dashuri pwr tjetrin, kolektivitet, komunitet jo urrejtje, armiqwsi vrasje si tani.
Per komentuesin “dosja”
Ne pjesen e pare te komentit tuaj ju thoni:”Mehmet Shehu dhe Hekuran Isai kane pasur dosje me gjera te remda dhe nuk i zhduken dot edhe pse ishin ministra te brendshem”,dhe me poshte vazhdoni:”Dosjet jane bere ne shume kopje dhe me film dhe me leter”.
Se pari,per kete problem edhe une mendoj si ju,dosjet as nuk zhduken e as manipulohen,por si ta kuptojme ate zhurme dhe ato akuza qe jane bere per me shume se dy dekada,ku persona te caktuar akuzohen per zhdukje dhe tjtersim dosjesh?
Se dyti,a nuk ju duket kesisoj se me dosjet eshte punuar me shume skrupurozitet,dhe a nuk ju duket kjo si nje vullnet i shtuar per ta bere kete pune?A mendoni se te gjithe punet e asaj kohe jane bere me kaq saktesi?
Une them jo,sepse po qe se punet e tjera do beheshin kaq sakte, sa puna me dosjet, ai sistem nuk do te binte.Pra eshte punuar keshtu me dosjet,per cdo te pa pritur, edhe sikur sistemi te binte.Kur njerzit ne krye te sistemit punojne edhe me idene e renies se sistemit,ata bejne llogarine e kokes se tyre.Pra ju siguroj se nuk ka asnje ish komunist qe te kete dosje,sepse komunistet kishin ku i raportonin gjerat zyrtarisht.Ishin portokollet e organizatave te parties qe u grumbulluan dhe u dogjen.Edhe ne se nje komunist merrej me veprime te natyres se fshehte,gjendej nje arsye tjeter dhe perjashtohej nga partia.Ndersa punonjsi i sigurimit e kishte te ndaluar krijonte lidhje te tilla.
Tani “dosja”une te bera analizen,sintezen beje vet.
“plaku i mocem” aty afer vitit 1988 ne vendin e punes ku isha brenda nderteses , me vjen nje koleg i imi e me thote se jashte po te pret nje person , me duket se eshte operativi i zones H.T. Dal menjehere dhe pasi pershendetem me te , me kerkon ne rruge shoqerore qe ta ndihmoja per disa gjera ne fshat , ku siq me thote , kam nevoje edhe per mendimin tend po e po , por dhe per faktin se informacionet kane rene shume , ndersa kooperativa ka shume probleme akute dhe njerezit nuk pranojne te na japin informata ne qe ato ti cojme aty ku duhet . Une i them se i mirekuptoj veshtiresite tuaja me njerzit ne vjeljen e informacioneve , qe ty te duhen per ti dalur perpara te keqes qe mund ti ndodh PARTISE , por mua si komunist nuk me lejohet , qe problemet negative qe verej ne jeten shoqerore ti jap ty ne rruge te fshehte , pa i ngritur ato ne mbledhjen e organizates baze te partise , gjithashtu edhe pa i portokolluar fjale per fjale . Duke vazhduar muhabetin qetesisht me te , pra operativin e zones , i kujtoje se ne nje nga veprat e tij shoku Enver ka terhequr vemendjen per punonjesit e sigurimit te shtetit , qe per te vjelur informacione te tilla te drejtohen gjithemone tek njerezit e deklasuar , pasi ata duke qene se jane me te besushem nga armiku i klases per te care hallet me ta , ne te njejten kohe edhe jane nje burim me i mundshem per ta ndertuar punen qe ju takon te beni ,per te mbledhur informata te sakta per …… , kurse per tek komunistet mos u drejtohuni per keso gjerash , sepse populli do i shikoje komunistet si spiune dhe keshtu do humbasin besimin ne popull . Kjo do coje ne nje lloje shkeputje te tyre nga populli , duke i kujtuar ketij personi me detyre operativ zone ,edhe vepren edhe faqen e thenjes se shokut ENVER HOXHA . Pasi mori pergjigjen time ne fund te bisedes me thote se nese te gjithe komunistet dhe kuadrot do te ishin ne lartesine tuaj Partia e Punes nuk do te kishte kurre vdekje . Une i pergjigjem se per P.P.SH nuk ka vdekje kurre . Tani duke i ju kthyer sqarimeve qe ju beni per keto gjera , eshe mundet qe ai zoteria operativ zone edhe te kete dhene informacione ne emer timin , por derisa firma ime nuk eshte as gjekundi vec ne protokollet e mbledhjeve te organizates baze ku me pas edhe me to eshte dalur dhe jane ngritur dhe hapur me masen e gjere te njerzve nuk ka pse njerzit , qe nuk kane dhene fakte nga keto e ato , te friken . Por nje gje qe me duket se nuk do ishte shume e udhes te beheshin publike ato te dosjeve sekrete , pikrisht per nje pjese njerezish qe te detyruar nga halli dhe presioni i operativeve te pa shpirte e katila , ti kene detyruar njerzit e thjesht qe te japin informata per x e y nin , nga zori i dajaku . Une personalisht edhe pse kam qene komunist , bile dhe me shkolle partie e me arsim te lart pedagogjik , nuk kam pse te jem kunder hapjes se tyre , te hapen sa me shpejt , por para se te hapen duhet ato edhe ti nenshtrohen e dhe nje diskutimi te gjere edhe ne popull , sepse populli ne rruge te ndryshme e din se kush i ka spionuar se ne fund edhe gjygje jane bere e deshmite e rreme jane bere me dije per te gjithe . Kaq kisha per keto . Por do te deshiroja qe me ate gadishmeri e vullnet qe masa e njerzve ka punuar ne sherbim te zbulimit te krimeve dikur ne ate kohe , edhe sot te ishin te gateshem njerzit te deshmonin se cfar dijne se si kane arritur keta miljarderet e sotem , si puna e Tom Doshit , te Koco Kokedhimes , e Ilir Metes , te Shkelzeneve,te dhenderrve e sorollopit te djathtish demokrat e te majtish socialiste e te shume e shume pronaresh hotelesh , Baresh , Restorantesh se si e ne c’rruge antiligjore i kane grumbulluar aq shume parashe “? Ata qe para njeqerek shekulli u denuan edhe u harruan , por sot 90% e popullsise qe po vuan , per ke duhet te marrim me seriozisht ? Per ata qe ishin nje pjese qe ne perqindje nuk i kalon te 20% , apo per ne sot 90% ndeshin ? Sa e zorshme eshte bere per ta kuptuar kete politiken e diteve te sotshme . Perseri mendja sna ndahet nga thenjet e dikurshme te Enver Hoxhes , se Demokracite perendimore ne forme jane te tilla “Demokraci”, emrin e kane demokraci , sepse ne permbajtje jane demokraci vetem per nje pjese te te pasurve , kurse per shtresat e varfera si tek ne , per 90% e popullsise , jane diktatura , biles nga me te egrat . faleminderit per sonte thefshin cafen te gjithe ata qe u besojne e u shkojne pas thirrjeve itriguese te vrasesesve te shpresesh se shqiptarve Sali marres e te Lulzim hajgares , vrasesit ne rruge , vjedhesit te parave te rruges se kombit e te tjera gjememeve te tij ne popull !