SONDAZHI/ Spitali Amerikan dominon tregun privat dhe atë publik

2 Mars 2015, 00:51Sociale TEMA

Në përfundim të një sondazhi dy javor në gazetën Tema, rezulton se Spitali Amerikan dominon tregun e spitaleve private dhe atyre shtetërore, duke u ndjekur nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Në vlerësimet e tyre votuesit kanë theksuar shërbimin dhe personelin mjekësor.

Ndërkohë spitale të tjera private si Hygeia, megjithëse kanë mbështetje më të vogël publike, kanë vlerësime të larta nga ata që e kanë privuar rreth kushteve spitalore dhe cilësisë së mjekëve.

Në përfundim të anketës Spitali Amerikan ka marrë rreth 44 përqind të votave, të atyre që janë pyetur se kë spital do të zgjidhnit kur të kenë një problem shëndetësor. Pas tij, vjen Spitali Publik Nënë Tereza, i cili ka 33 përqind të votave.

Ajo çfarë kanë vlerësuar më shumë anektuesit është përvoja e stafit mjekësor, me rreth 37 përqind . Pas saj vjen kualifikimi i stafit mjekësor 22 përqind, si dhe pajisjet diagnostikuese moderne rreth 7 përqind.

Përfundimet e anketës tregojnë se tregu i spitaleve private është konkurres me atë publik edhe pse në mes qëndron çmimi i lartë i shërbimeve. Kjo tregon se çmimi nuk bën diferencën, ndoshta ngaqë paguhet nën dorë në shërbimin publik. Për këtë arsye një reformë e thellë, e bazuar tek kontributi i shtetit për njerëzit në nevojë dhe konkurenca e lirë e spitaleve do të ishte e domosdoshme.

2 komente në “SONDAZHI/ Spitali Amerikan dominon tregun privat dhe atë publik”

  1. Ai says:

    Spitali Amerikan eshte me i miri. Doktorat me te mire atje jane.

  2. Kokëboshi says:

    Fakti që disa komente të miat “i prisni”, tregon, se them të vërteta dhe kjo më gëzon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje