Soset Shqipëria, pakësohen njerëzit dhe territori

1 Mars 2015, 20:32Sociale TEMA

Vetëm gjatë dekadës së fundit, popullsia e vendit u tkurr me 11%, ndërsa 20% e sipërfaqes territoriale është dëmtuar rëndë nga shembjet dhe përmbytjet. Hemorragjia e ikjeve do të vazhdojë të paktën edhe për 15 vitet të tjera sipas parashikimeve të INSTAT-it. Mosha mesatare e popullsisë nga 35 vjeç aktualisht pritet të arrijë në 41,7 vjeç në vitin 2031. Të gjithë efektet në demografinë dhe ekonominë e vendit

 

Një shtet nuk mund të funksionojë pa burimet njerëzore dhe pa territor. Por vitet e fundit të paktën për Shqipërinë këto dy burime jetike po tkurren me shpejtësi. Nga të dhënat e fundit mësohet se 20% e sipërfaqes së vendit është dëmtuar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet, ndërsa në dekadën e fundit, popullsia e tkurr me 11%. Në vend që politika të alarmohet për këto ndodhi, ka zgjedhur të bëjë indiferenten. Ka një arsye të qëllimshme në këtë mes, pasi emigracioni është pjesa më e dukshme e dështimit të politikës në këto vite. Fenomeni është lënë në heshtje i patrajtuar dhe pa mjete parandalimi.

Vetëm gjatë vitit që shkoi, janë larguar nga vendi 46 mijë persona, raportoi INSTAT, por projeksionet janë ogurzeza. Në vitin 2024, forca e re e punës do të jetë e barabartë me numrin e atyre që do të dalin në pension, çka do të thotë se, në kushtet ideale ku nuk do të ketë asnjë të papunë, pas 10 vitesh pensionistët nuk ka kush t’i zëvendësojë.

Parashikimet tregojnë se, emigracioni sistematik do të vijojë deri në vitin 2031 dhe përveç qarqeve të Tiranës, Vlorës dhe Durrësit, të tjerat do të shpopullohen edhe me 40%. Vendi, për 25 vjet, ka humbur një të tretën e popullsisë dhe emigracioni vijon të jetë në nivele alarmuese.

Përvojat botërore tregojnë se, cikli i migracionit në vendet tipike ka zgjatur 15 vjet dhe pas kësaj periudhe numri i të kthyerve me të larguarit është barazuar. Në Shqipëri, hemorragjia e largimeve nga vendi ka hyrë në vitin e 25-të dhe bilanci mbetet thellësisht negativ dhe kjo dukuri do të zgjasë edhe për të paktën 16 vite.

Ekspertët pohojnë se, daljet do të jenë të larta, për sa kohë që niveli i jetesës në Shqipëri do të jetë më i ulët se i fqinjëve dhe nëse autoritetet shtetërore nuk e rrisin besimin te njerëzit se situata ekonomike do të ndryshojë. Vetëm Instituti i Statistikës e ka një bilanc se çfarë do t’i ndodhë vendit në aspektin demografik, por ende nuk dimë kostot dhe përfitimet e fenomenit të emigrimit ndër vite. Por, tek e fundit, çfarë rëndësie kanë përfitimet kur popullsia i është kthyer rënies më shpejtësi pa perpektivë ndalimi. Me këtë ecuri, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Moldavisë për nivelin e lartë të emigracionit. Të dyja vendet renditen të parat për nivelin e varësisë në Europë. Mosha mesatare e popullsisë në 10 vitet e fundit është rritur ndjeshëm me 5 vjet, duke komplikuar problemet me skemën e pensioneve, ku do të ketë më pak kontribuues për ata që kanë arritur moshën e pensionit.

Hemorragjia do të vazhdojë deri më 2030

Popullsia në moshën kulmore të emigrimit do të rritet gjatë dhjetë viteve të ardhshëm. Balancimi pothuaj neutral i migrimit pritet të ndodhë vetëm në vitin 2030, sipas INSTAT. Por ekspertët shpjegojnë se, gjithçka do të jetë në varësi të zhvillimit ekonomik të vendit në krahasim me vendet e tjera europiane. Parashikimet e momentit nuk presin që kjo të ndodhë para vitit 2031. Projeksionet tregojnë se të larguarit do të jenë 100.000 deri në 300.000 persona. Për shkak të këtij fenomeni, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2015, arriti në 2.893.005 banorë, duke pësuar rënie prej 2.942 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2014, referoi INSTAT. Popullsia në vitin 2030 pritet të pakësohet edhe 3.3%, duke arritur në 2,795,523 banorë. Rezultatet e parashikimit tregojnë intensifikim të rënies demografike pas vitit 2031 për të arritur në 2.3 milionë banorë në vitin 2060.

Anketimet që ka bërë Banka Botërore, INSTAT dhe organizata të tjera qeveritare tregojnë se, arsyeja themelore e emigrimit të shtetasve shqiptarë është ajo ekonomike. Organizatat e profilizuara të fushës analizojnë se, emigracioni si fenomen masiv ndodh pas rënies së sistemeve politike, si në vitet 1990 ose pas krizave ekonomike si ajo e vitit 1997. Por faktor kryesor i hemorragjisë sistematike është besimi i pamjaftueshëm i qytetarëve te qeveritë vendase se, kushtet ekonomike do të përmirësohen në të ardhmen.

Papunësia ndër të rinj në Shqipëri është rreth 30% aktualisht. Ndërsa niveli i pagave mesatare është shumë poshtë vendeve të BE-së. Mungesa e perspektivës shihet themelore. Gjatë katër viteve të fundit është rritur ndjeshëm numri i kërkesave për azil nga ana e të rriturve si dhe të fëmijëve në disa vende të BE-së, motivuar nga nevoja për mbrojtje nga fenomeni i gjakmarrjes apo dhe vështirësitë ekonomike në Shqipëri. Gjatë vitit 2013, azilkërkuesit shqiptarë në BE ishin 50% më shumë se më 2012. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, sipas Eurostat, numri i azilkërkuesve ishte 20% më i lartë se në vitin 2013.

Nga “Shqipëria e re” në “Shqipëri të plakur”

Lindshmëria e ulët dhe emigrimi i vazhdueshëm në të ardhmen janë përcaktuar si shkaqet kryesore të plakjes së popullsisë së Shqipërisë. Numri i fëmijëve do të vazhdojë të bjerë me një të katërtën dhe numri i të moshuarve do të rritet me katër të pestat deri në vitin 2031. Kjo do të çojë drejt plakjes së avancuar të popullsisë, me më shumë varësi të të moshuarve në krahasim me fëmijët. Numri i fëmijëve më pak se 15 vjeç do të bjerë me 30% deri në vitin 2031. Ndërsa numri i të moshuarve me moshë 65 vjeç e lart rritet me 84% në krahasim me vitin 2011, për të arritur ndërmjet 570.445 dhe 604.693 individëve në vitin 2031. Numri i individëve shumë të moshuar (me moshë 80 vjeç e lart) pritet të dyfishohet sipas të gjithë skenarëve, duke arritur në më shumë se 120.000 në vitin 2031. Kalimi nga një popullsi me dominancë të të rinjve në të moshuar mund të zgjasë vetëm një brez në Shqipëri, krahasuar me një gjysmë shekulli në Europën Perëndimore. Megjithatë, nëse brezat e rinj vazhdojnë të emigrojnë dhe të ulin më shumë lindshmërinë e tyre, Shqipëria do të pësojë rënie natyrore të popullsisë nga fillimi i viteve 2020. Krahas kësaj, raporti gjinor i lartë në lindje që nga vitet 1990 do të çojë në një disbalancë gjinore në rritje në popullsinë e ardhshme të moshës së riprodhimit, gjë e cila mund të kufizojë perspektivën e krijimit të familjes nga një pjesë e konsiderueshme e meshkujve.

 

Plakja po çon në krizë sistemin e pensioneve

Qeveria, këtë vit, ndërmori një reformë të re në sistemin e pensioneve për t’i paraprirë kolapsit që do të vijë nga plakja e popullsisë për shkak të emigracionit të lartë, i cili është faktori kryesor për një lindshmëri të ulët.

Shqipëria sot ka një popullsi të re, por parashikimet afatgjata tregojnë se në të ardhmen do të ketë një plakje të popullsisë. Rritja e pjesës që zë popullsia mbi moshën e pensionit ndaj totalit të popullsisë, shoqërohet me një rënie të pjesës që zë popullsia në moshë pune.

Kjo plakje e popullsisë do të sjellë edhe një rritje të koeficientit të varësisë së të moshuarve, i cili nga 23% në vitin 2012 rritet në 41% në vitin 2030. Më pas ritmi i rritjes gradualizohet, duke shkuar në 56.8% në vitin 2055 dhe merr vlerën më të lartë, 68.9%, në vitin 2080. Numri i pensionistëve ndaj numrit total të popullsisë do të rritet gradualisht nga 19.1% në vitin 2012 në 28.3% në vitin 2040.

Norma e varësisë së sistemit, që shpreh raportin mes kontribuuesve dhe përfituesve, do të rritet nga rreth 86 pensionistë për 100 kontribuues aktualisht, në rreth 120 pensionistë për 100 kontribuues në vitin 2032. Kjo vjen si rezultat i rritjes me një ritëm më të shpejtë të numrit të pensionistëve se sa kontribuuesve.

Për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve dhe rënies së numrit të popullsisë në moshë pune, treguesit financiarë të skemës së pensioneve do të vazhdojnë të përkeqësohen deri në vitin 2030.

Ritmi i rritjes së shpenzimeve do të jetë shumë më i lartë se ritmi i rritjes së të ardhurave, duke e bërë skemën edhe më të paqëndrueshme nga ana financiare. Si rrjedhim, deficiti aktual i skemës së pensioneve do të vazhdojë të thellohet duke arritur pikën kulmore në vitin 2029.

Për t’i paraprirë zgjerimit të deficitit nga plakja e popullsisë që këtë vit, mosha e daljes në pension për gratë, nis e rritet me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032.

Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056. Në këtë rritje, jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Nëndrejtori i ISSH-së, Astrit Hado, tha se ndikim për përkeqësimin kanë dhënë lëvizjet demografike, nën ndikimin edhe të emigracionit të moshave të reja dhe tendencat e plakjes së popullsisë.

 

Qarqet shpopullohen me 40%

Shumica e qarqeve do të provojnë një rënie në numrin e lindjeve. E kombinuar me rritjen e vdekjeve në të gjithë Shqipërinë, qarqet do të provojnë rënie në rritjen natyrore të popullsisë në të ardhmen, ka analizuar INSTAT. Tirana është qarku i vetëm ku rritja natyrore do të mbetet pozitive, rrjedhojë e një strukture më të favorshme të moshës që lidhet me migrimin e brendshëm, kryesisht nga vajzat, gjë që rrit brezat në moshën e lindjes së fëmijëve.

Ekspertët e Institutit të Statistikave, në projeksionet e tyre për popullsinë deri në vitin 2031, kanë parashikuar pesë lloje të ndryshme të ecurisë demografike në 12 qarqet e vendit. Në Tiranë, Vlorë dhe Durrës, stabilizimi ose rritja e popullsisë pritet të nxitet nga migrimi i brendshëm, si dhe nga emigrantët e kthyer në rastin e Vlorës. Grupi i dytë përbëhet nga Kukësi dhe Dibra, të cilat pavarësisht nga një tejkalim në diferencën e lindjeve kundrejt vdekjeve, do të provojnë rënie të fortë të popullsisë për shkak të balancës shumë negative të migrimit të brendshëm që përfaqëson të paktën trefishin e emigrimit jashtë. Berati dhe Fieri formojnë grupin e tretë. Pavarësisht nga një nivel negativ i rritjes natyrore, zvogëlimi i popullsisë në këto qarqe do të vijë kryesisht nga migrimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Grupi i katërt përfshin Korçën dhe Gjirokastrën, të cilat mund të dallohen, janë të prekura njësoj nga rënia natyrore në nivele negative, për shkak të migrimeve ndërkombëtare dhe të brendshme. Lezha, Elbasani dhe Shkodra formojnë grupin e fundit të karakterizuar nga një tendencë drejt një numri të balancuar të lindjeve dhe vdekjeve. Rënia demografike deri në vitin 2031 nxitet kryesisht nga migrimi ndërkombëtar.

Si përfundim, një rënie në emigrimin ndërkombëtar deri në vitin 2031 sa një e treta e nivelit të vëzhguar në vitet 1990, në të gjitha qarqet, kombinuar me një ulje të lehtë të lindshmërisë, nënkupton një shpopullim deri në 40% në shumicën e qarqeve (përveç Tiranës, Vlorës dhe Durrësit), referon INSTAT.

Tendencat e fundit demografike parashikohet të shfaqen edhe në nivel qarku. Rritja e popullsisë deri në vitin 2031 mund të pritet vetëm për Tiranën (deri në 30%) dhe, në një masë më të vogël, për Vlorën dhe Durrësin, sepse këto qarqe përbëjnë destinacionet fillestare të imigrimit ndërkombëtar dhe të brendshëm.

Plakja e popullsisë do të përparojë më shpejt në Jug, për shkak të fillimit të hershëm të tranzicionit të lindshmërisë dhe emigrimit në shkallë të gjerë që nga vitet 1990. Kjo dinamikë demografike rajonale do të nxjerrë në pah përqendrimin gjeografik të popullsisë së Shqipërisë në qendrat kryesore ekonomike në vend, dhe veçanërisht në Tiranë. Sipas skenarit normal, deri në vitin 2031, 45% e popullsisë pritet të banojë në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit (kundrejt 35% në vitin 2011).

Emigracioni po shteron forcën e punës, më pak konkurruese

Popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit (Tirana, Vlora dhe Durrësi). Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet një rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%). Emigrantët janë në masën 90% pjesa më aktive e tregut të punës. Duke ikur, lirojnë hapësirat për punësim për ata që mbeten. Efekti pozitiv i rënies së papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin së reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve. Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni. Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme edhe kjo mundësi duket se do të shterojë.

Monitor

49 komente në “Soset Shqipëria, pakësohen njerëzit dhe territori”

  1. Ajaxs says:

    Jemi nje popull qe mallkojme veten.Le te shpresojme se nga ky popull do dali nje koke qe do dije tu japi force , kurajo dhe besim se vendi yne do behet.

    1. lisi says:

      Shqiperia dhe Kosova do zhduken si Shtete. Shqiperis vetem vitin e kaluar 2014 i paskan ikur 45,000 veta ndersa Kosoves ket filim vite i iken 35,000. Kjo esht politike e Evropes kurve e cila deshiron te perfitoje nga rinia shqiptare dhe me ket te rregulloj bilansin e saj pasi kan numer te madhe te popullsis se mplakur.

      Shikoni qfare i ben kosoves aje egzodi i rinis kosovare drejt gjermanis nuk esht i rastesishem esht stimuluar ne menyre te fshehte nga gjermania dhe ate nga ish Ambasadori gjerman ne kosoves tashe keshilltare i Merekelit per Ballkan, ky Ambasador gjate qendrimit 4 vjete ne kosove e ka pare se Kosova ka nje rini shum te shendosh inteligjente dhe shum te bukur, Ndersa gjermania ka nevoj per rini ather me mire te joshin rinin nga Kosova se sa tju mbushet gjermania me rumun bullgare polake moldave e rraca tjera jevge. Shto ketu edhe eksperiencen e traditen qe kan me kosovare tash e 60 vite. Pastaj kosovaret kudo jan ne evrope nihen si njerze puntore te zgjuar dhe shum talente pasi gjitheandej evropes po prodhojn talent ne te gjitha fushat me teper se vete vendasit vetem duhet me ju dhan shansin.

      Vetem ne gjrmani sipas shoqates se biznesmenve Kosovaren atje ka te regjistruar mbi 4000 biznese kosovare qe kan te punsuar me mbi 100 puntore, perveq biznesev te vogla me nga 1-2-5 e 10 te punsuar.

      1. HAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHAH ,,,,,GJERMANIA E KA FAJIN QE NE KOSOVE RROHET ME “1 euro” NE DITE

        SHYQYR QE TIPAT SI TI NUK IKIN ….ATY RRI NE KOSOVE …KAPO I KRYEINJORANTVE JE !!!!

        1. lisi says:

          Pellazgja. Separi njeher une jetoje ne evrope jam rrite ketu kur ti nuk e dije ase ku i bie evropa jam gjenerata e dyte. Askush ne kosove nuk jeton me nje 1 euro ke info te gabuara. Ike vizito njeher kosoven e pastaj flasim, hapja e koridorit serbi hungari per te kaluar kosovaret ka qen e qellimshme po te doje gjermani nuk futet ase miza ne gjermani.

          Ike shiko njeher qfare rinije te shendosh inteligjente dhe te bukur ka Kosova nuk ka vende ne bote qe nuk do deshironte te kishte ne gjirin e saj nje rini te tille. Dhe ket po shfrytezon gjermania po na mer rinin. Une kam shetit gjithe evropen dhe ballkanin por askunde nuk kam pare te ri dhe te reja me te bukura se ne kosove,

          1. KUKUUUUUUUUUU ,,,,,Kur shikoj “njerez” si ti s’kam pse mos ti jap te drejte MILLOSHAVE qe ju kan bo “KURBAN” .

            Ju duhet te boheni KURBAN ME DERMAN se harxhoni oksigjen kot .

            E kam “DHJE” kosoven prej Gjilanit e n’Peje . E kam pa rinine tuj te SHKELQYSHME qe po shendrrit saqe tash ka fillu lufta Gjermani VS SHBA se kush me i marr kokat e Kosovsave.

            Po kjo lufte po zhvillohet mes Harvardit dhe Stendfordit .

            Se shpejti Lisi Kryeministir i Kosoves !!!

    2. Tan_Tironci says:

      Koka ka dale i dashur Ajax. Quhet ligji, e mbi te, nuk duhet te shkel askush. Zbatoni ligjet, sic batohen ne tere vendet demokratike dhe te perparuara ne bote. Mos beni greva per vjedhjen e energjise, mos perdorni tritol per te kanosur ligjvenesit, ju vini ne ndihme shtetit e policise, kallxoni kriminelet, mos rrini ne kafe e pijetore, dhe mos rrini ne facebook tere diten.
      Ligji mbi te gjitha. kerkoni qe ligjet te zbatohen per te tere njesoj, e do e shikoni, qe atje, me ne fund ka nje shtet, ku cdo njeri eshte i barabarte me te gjithe.

      1. Kur “ligjet” i shkelin TE PARET ata qe i “bejne” c’pret ti nga “shtresa e mesme”.

        Shqiperia ka NEVOJE per te gjithe ata njerez te NDERSHEM qe jan shkolluar dhe kulturar ne EUROPE sepse ka 25 vjet qe politikat e vendit i bejne ISH KOMUNISTAT DHE BIJTE E RRACAT E TYRE .

        Kjo eshte ZGJIDHJA . Perndryshe te EMIGROJNE te gjithe dhe te behet c’mos per te denigru “Republiken e HALEVE” . Te lobohet fort ne cdo qeveri europiane qe SHQIPERIA te bllokohet ne cdo antarsim !!! DHE KTE TA BEJNE VET SHQIPTARET E NDERSHEM !!!

    3. Apollon says:

      Nje nga mallkimet eshte se presim “nje koke” ose “nje qeveri” te na ndihmoje. Nuk u besojme vetes tone. Po pa me thuaj, nga cila toke do dali ky “Jezus” shpetimtar ? Nga toka e vete-mohuesve ? Picko veten dhe zgjohu. Duhen nderruar endrat perara se te ndrohen rezultatet.

    4. Mbreti i Epirit says:

      Mja i ndegjuat Serbet edhe Greket. Po lindni femi se nuk esht turp. Me mir te kalerohesh edhe ti abortish femijet si gabelet grek edhe Serbet , perkete po u zhduket fara , enderrojn per ni natalitet si Kosova gjoja e prapambetur!!!

  2. Xhimi says:

    Plani i Serbise qe e vuri ne zbatim permes Sali Pashe Toptanit. E shkaterroj vendin ekonomikisht, politikisht, dhe moralisht. E vodhi, e vrau, e ropi, e perdhunoj dhe e masakroj per 25 vjet. Dhe vazhdon ta masakroje popullin me krimet, tritolet, vjedhjet e perditeshme te bankave, dyqaneve, vrasjet spektakolare ne bashkepunim me UDB-ne dhe sigurisht edhe me Grekun.

    1. hajdar baba says:

      Fajin e kemi te gjithe, nga sala, tosi ,iliri, edi, bali ,[email protected]

      vetem lexo kete gazete dhe do te kuptosh se sa energji ,kohe, para,harxhohet duke shpif, trilluar …ectr,kunder “kundershtarit”, dhe sa pak ose aspak harxhohet per ide se si vendi mund te ece perpara.

      komplet politikane tradhtare injorante, pa vizion, ato majtas ,djathtas, para , mrapa,
      te gjithe mendojne se si ti bejne gropen tjetrit, si ta largojne nga puna dike e te punesohen vete .

      mora shembull kete gazete, po si kjo jane te gjitha, komplet funderrina.

      1. Tallu o Hajdar tallu …shqipkaret meritojne te tallen edhe nga afrikanet .

        O Xhim loqja ….(nisu me PARATHENIEN DHE PARA-PROFECINE) se ska politikan qe s’eshte KURVE “in questo mondo di ladri” se vet politika eshte KURVE E MADHE .

        Pra ne cdo vend te botes SKANDALET me te medha dhe SUPER VJEDHJET dhe SUPER PADREJTSIT me te medha behen nga POLITIKURVAT duke fillu nga DEMOKRACITE ME TE ZHVILLUME NE BOTE (Islande,Norvegji,Suedi) e duke maru tek Burundi , Kongo e company .

        Eshte e kote qe ja le fajin vetem Sali Bishes (qe eshte nje nder fatkeqsit kryesore te atij vendi) . Plus qe gabon shume me dt sepse zotnia ne fjale nuk ka qene ne PUSHTET per 25 vjet rrjesht por ka qene ne pushtet per 13-14 vjet dhe ne pushtet e kan cu (mbajt) BAGETIA qe e ka votu dhe kriminelet qe i kan mbajt ISON (te majte , “pseudotedjathte” , centriste e republikane e mut me sahan ) .

        I tille ka qene populli , e tille ka qene (eshte) qeveria .

        Kur ti ne KURVAMENT ke KRIMINEL , VRASES , NARKOTRAFIKANTE , SKAFISTE , TUTORE PROSTITUTASH , KONTRABANDIST ARMESH , CIGARESH , ALKOOLI,KARBURANTESH,USHQIMESH,ILACESH ECT ECT SKA SESI TE KESH SHPRES . JA KE FUT VETES SEPSE E SHET BYTHEN PER 1 THES MIELL , E SHET BYTHEN TEK “I FORTI” QE OSHTE P….SOME NGAQE OSHT MARRE ME DROGE APO ME FEMNA .

        SHQIPKARET E MERITOJNE PLOTSISHTE SKLLAVERINE QE KANE .

        Problemi eshte qe shume EMIGRANTE ende hudhin lek per at vend HALE !!!

    2. Jugu says:

      Sakt Xhim,vendin ton kan fiks 25 vjet e qeverisin horrat,vetem nje djal si ai qe beri Aneja ne Gjirokaster i ve pikat mbi I,po ku ta gjesh ate…..

    3. bimbash says:

      Xhimi ke te drejte. Artikulli i tere mund te permblidhet me paragrafin qe ke shkruar.

  3. Xhuxhi says:

    Gjith popujt e zhvilluara pesojne rrenje, per shkak se njerzit bejne max 2 femjie

    1. gregori says:

      Sipas xhuxhit, jemi popull i zhvilluar, prandaj kemi renie,…si duket je xhuxh nga mendja…

      1. Wendy-B says:

        Komenti yt @gregor me ka bere te qesh, po nuk eshte per te qeshur.

        Po domosdo do ulet popullsia kur rinia po emigron. Edhe ata qe kane mbetur aty veshtire se bejne me shume se nje femije. Pasiguria e jetes, kushtet ekonomike jane faktori kryesor. Biles shumica e te rinjve nuk po duan as te martohen e jo me te bejne femije.”Emancipimi” (degjenerimi) i jetes aty , po sjell rritjen e numrit te divorceve, si rrjedhim edhe mosdeshiren per te papasur me femije , 1ose 2 (rast i rralle tani)max.

        1. Po normal oj cuce ….imagjino ku ka arrit DEPRESIONI saqe vet Hajdari ka frike me u bashku me Dafllakun . KY ESHTE KULMI …..

          ESHTE ARRIT FUNDI I PUSIT E TASHTI SHQIPKKKK I NGEL VETEM LITARI NE QAFE PER TI DHEN FUND JETES OSE SPECI DJEGS NE SUME QE TI BOJE “ELEVACION” ALLA SPUTNIK PER ME DAL 1 HERE E MIRE NGA AI PUS I ZI .

          hahahahahahhahahahahahhahahhahaha !!!!!

    2. Dervish Malluta says:

      Epo shqiptart e Shqypnise duhet me “ethe apo iq” ma shume, duhet marre shembull ne Kosove, ne po shtohemi per cdo dite, bile edhe gjyshet tona 60 vjecare po pjellin bineq!

      1. Qashtu asht o klluf malluta…ke na n koqovo kur s mujna vet me bo thmi…i qojm nuset ke hogja i fshatit, me na i hjek synin e keq..

      2. WEB says:

        Hahahahahahaha ,bravo dervish ,e forte kjo batuta

  4. Statisticieni says:

    Pasojat e shkaterrimit 25 vjecar te ketij vendi nga Salistani me bandat e kriminelet.

  5. Hm... says:

    Edo ver gishtin tek plaga, nuk behet ky vend derisa tu tregohet vendi mbeturinave serbo-greke mes nesh sepse kane ndodhur shume gjera te keqija dhe jo gjithshka mund te jete rastesi dhe qeverite e shitura sipas Rames, i kane bere ketij vendi ate qe nuk ia ka bere as pushtuesi (ama kemi dhe pushtues si Italia dikur qe hapen kantjere pune dhe i dhane forme jetes urbane duke sjelle civilizim). Urgjentisht bashkim me Kosoven se shteti i forte e ka premisen edhe tek tregjet dhe burimet njerezore.

  6. lol says:

    Bilanci i politikaneve tone!

  7. xha temja says:

    ESHTE PER TE ARDHUR KEQ AJO CKA PO NDODH ME SHQIPERINE E SHQIPTARET.KOHET MODERNE KANE SJELLE EDHE TAKTIKA MODERNE.AJO QE NUK MUNDEN TA REALIZOJNE NE SHEKUJ ARMIQTE TRADICIONALE TE KOMBIT SHQIPTAR E BENE TE MUNDUR PAS VITEVE 90-TE.PO NE CMENYRE? THJESHT SHQIPTARET QE EMIGRUAN NUK DUHEJ TE KTHEHESHIN NE SHQIPERI.E PER KETE DUHEJ QE NE SHQIPERI TE MOS KISHTE SHPRESE.KETE E ARITI ME SE MIRI SALI BERISHA GJATE GJITHE QEVERISJES SE TIJ,POR EDHE NE OPOZITE DUKE NDJEKUR GJITHMON NJE POLITIKE TE KONFLIKTIT.KESHTU SHQIPTARET QE EMIGRUAN SDO TE SHIFNIN TE ARDHMEN NE ATDHEHUN E TYRE.POROSIA E DHENE NGA USTALLARET U KRYE ME SE MIRI.ZAGARI DO LEFI DERI NE FRYMEN E FUNDIT PER TE SJELLE GJITHMON PESHTJELLIM.KESHTU EDHE USTALLARET DIKU LARG NDJEHEN TE KENAQUR.

  8. .......... says:

    Politika kriminale e berishes. Ka punuar dhe punon prej 25 vjetesh te realizoje shkaterrimin e popullit shqiptare. Po ska per te arritur asnje gje, ne te gjithe jemi ne emigracion mire e bukur. Po shkollojme femijet, dhe po rrisim shqiptare edhe me cilesor se ne Shqiperi.

  9. Zani T. says:

    @ Xhimit

    Plotesisht i sakte dhe jo vetem ne kete koment!
    Zgjidhja??! ose ndryshe ne prag 14 shtatori/1!
    Sipas meje ‘ATDHEU ESHTE NE RREZIK!”, JO NGA QQEVERISJA NATYRISHT, por nga KRYEKRIMINELI SALI BERISHA E BANDA E TIJ KRIMINALE!

  10. shpelar says:

    Nuk u ngopen keta politikanet tane.Nuk lane gje pa marre,cfare duan me?Si mendojne se do ti gezojne ato qe kane vene?na bene te ikim nga syte kembet lame prindrit te plaken te vetem dhe prape te tjere po ikin, vtem ikin.Kur te ngelen pa krahe pune per bizneset e tyre dota mbushin shqiperine me emigrante me te lire se ata pak shqiptare qe do kene ngelur.Ndoshta ne 50 vjet do te behemi dhe ne si gjithe europa.laramane

  11. Tarasi says:

    Te na rroje demokracia, se Shqiperia vdiq…

  12. tfgs says:

    hhhahahaha,iket o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,shkuat per lesh……………….
    nuk kishte si te ndodhte ndrishe,nje shtet suitesh pa istoria,pa fe,pa kulture,pa inteligjenxe,pa rini,pa te ardhme,pa gjitone,pa miq[vec Turqise dhe OBI-t]………………….

    1. mario says:

      Shkruhet “inteligjence” me c

      1. shqip says:

        bravo MARIO ja mbylle gojen keti TFGS-s

  13. juve says:

    nje patriiot si komandanti nuk do dali me politika duhet ti bjeri sirenes

  14. katarakti says:

    Me 1990 kemi qene 3,5 milione banore. Tani ketu thuhet se me 2060 do te kemi “vajtur” ne 2,3 milione banore.(!). Poshte komunizmi! Rrofte demokracia!

  15. Agjenti Boris Karpichkov says:

    Demokracia, lum miku nek eshte e keqe, por te keqij dhe mut prej muti jane bandat fashiste te Partise se vetquajtur demokratike me ne krye surratmutin e serbo-grekeve Sali Berisha!

  16. shqiponja says:

    AH mer popull po ju vdiq bariu o derzinj prandaj po paksoheni deri ne zhdukje,nuk jemi popull ne qe jetojm sistem shumparti ku nuk ngelet bir kurve pa u ber politikan,e shqyem gojen 25 vjet na vrau diktatori, por ne fakt esht e kunderta ai vrau ca plera si kta qe po e çojn ne humner kte vend ka 25 vjet nuk beri asgje me shum,na mori ne dorzim nga koha mutit e zogut 850 mij banor na çoi ne 4 milion banor ne 90dhjeten, te ter pa pasuri te ter ne pun dhe pa semundje ne trup,erdhen ustallaret qe diktatori i kishte mar frymen dhe nuk i linte te vidhnin vrisnin dhe te benin nje mij pushtlliqe siç i kan ber kto vite,dhe ja ku jemi,ne mallkojm diktatorin qe i mori shpirtin ketyre mostrave sa ishte gjall, dhe mostrat na dhan ate qe meritonim na katandisen si mos me keq sa po na humb vula dhe fara kjo esht historia jon e SHQIPTARVE me pak fjal.

  17. edi las vegas says:

    orrrrrrrr milet kam kum orrrrrr injorante ne shqiperi ska siguri jeta mua me duhet te kthehem shqiperi pas 5 vitesh me nje pensiin mujor 3000 dollare , ja ku po ja e tregoj un CAR ME NDODH KAN ME ME RRJEP LEKUREN NATEN BANDAT E HUJDUTEVE PER LEK NQS JETOJ SHQIPERI PASI ATJE TE VRASIN PER 5 LEK JO ME AQ KESHTU DERI SA TE JET SI NE USA QETSIA F.U,doo rri AMERIKE ME JETU

  18. rudi says:

    shqiptaret kane emigruar ne amerike qe ka rroga greqie por qe eshte 15 mije km larg po keshtu kanadaja
    ata martohen me zezake dhe katunare amerikane.
    po sali berisha e shiti popullin shqiptar te amerika qe ja ka fut mire.

    1. Amerika ka rroga greqie ???????? Nuk e di ne cilen amerike ke shku ti rudi por edhe nese ka rroga greqie s’qenka keq sepse rrogat e shqiperise jan edhe me te ulta se te disa shteteve afrikane .

  19. rudi says:

    Vajtja e shqiptareve shume larg nga atdheu i tyre per rroga greqie qe te sakatohen eshte shume negative per kombin.
    Nuk mund te thuash te njejten gje nqs vajten ne france.
    Fatkeqesi qe populli iku ne amerike dhe kanada fatkeqesi.
    Mallkuar qofte!

  20. Kokëboshi says:

    Mos ja fusni kot ! Shqiptarët, përveçse me “tela me gjëmba”, nuk mbahen në vathë… Nuk ishte budalla Enveri, për të cilin tregojnë dhe një histori të vogël: Diku, nga vitet 1947-1948 (kur kishim marrëdhënie të mira me Jugosllavinë), Titua e këshilloi Enverin që të hapte kufijtë dhe shqiptarët të mund të emigronin për punë, të shkonin, të fitonin dhe të binin valutë në vënd, “ashtu si bletët binin mjaltin në koshere” , sipas Titos. Dhe Enveri ju përgjigj: “Mirë ti që ke bletë, por unë që kam grenza, po i lëshova, do të ngelem vetëm unë në Shqipëri”…(???!!!)

    1. Po ata qe jan ne emigrim me ca po merren sipas teje meqe s’qenkan “blete”?

      Leri pordht e dulles ….si dulla , si berisha , si te gjithe dullet e berishet e tjere e duan popullin si SKLLEVER te tyre se ndryshe nuk kan sesi te pasurohen po se rropen kte popull . Eshte si puna e shpis kur ska me banor , vazhdon e rrenohet e ne fund shembet .

  21. zahide says:

    po I drejtohem gazetes ne rradhe te pare, sepse, mendoj se kur ose perpara se te publikosh nje lajm, duhet te merren para sysh disa kritere; duhet te analizohet texti dhe te merret parasysh ndikimi tek lexuesi, objective apo mesazhi qe po jepet tek lexuesi, etj.
    Ne rradhe te pare, po I bie shkurt, shteti I mer shqiptaret per budallej, por nuk jane te gjithe siq jane politikanet-trapa.

    Ne faqen zyrtarre te cia’s, thuhet qe 25 e populsise jane nen moshen 25. qe do te thote ka popullsine me te re ne ballkan. E dyta, qe ti biem shkurt, forca puntore nuk I duhet shqiperise sepse ne shqiperi vetem klasa politika ka pune. “administrate”.

    Thuhet se jetojne dhe punojne rreth 1.2 million shqiptare jashte shqiprise. Keta jane forca punetore, qe punojne dergojne para per te ushqyere familjet, dhe jane investitoret kryesore ne shqiperi.

    Dhe qe ti biem shkurt, para ca ditesh papunsia ishte 90%. Popullit te pa shkolluar, dhe te lodhur nga politika me te ulta ne bote, posht Afrikes-politikanet, kuptohet, tallin bythen.

    Ka shum burime te ndryshme ku munt te merret informacioni, dhe refuzoj te pranoj informacionin qe jep shteti dhe gazetat e qeveritareve.

    Te nderuar lexues, kerkoj ndjese per fjalorin, dhe te fala I papuni qe nuk kerkon per pune.

  22. ven i pjerdh me kohe edhe kaq me ja pa shyqyrin

  23. zerva says:

    E vetmja zgjidhje eshte nje konfederate me serbet dhe greket,te ndjekim sunnitat ne anadoll dhe te jetojme ne paqe me vellezerit tane italiane dhe evropiane,sa te kete qeveri me sunnita dhe dore te turqise,nuk beni dot shtet.vete ministri i jashtem turk me 1913 tha qe nuk jeni komb dhe se jeni turq si ata dhe iku dhe ju la,ka 6 millione shqipturq ne turqi qe nuk flasin as gjuhen e tyre,ne te njejten kohe ne greqi kane 600 vite dhe akoma flasin pa problem arvanitika.mos shikoni drurin po pyllin,evropa ju ushqen,turqia po ju fut ne lufte me evropen edhe nje here te ju leje edhe 600 vite si ne kandahar.shqipot edhe po emigruan neper evrope jane,te gjithe shtetet emigrojne,polonia ka 3milione emigrante ne evrope,irlanda ka milione ne usa.shikoni radikalizmin islam qe po ju merr nga brenda dhe mos shani greket qe ju mbushin barkun me buke bashke me italianet kane 25 vite.se kush jane turqit i dini shkoni pyesni firmat ne veri te shqiperise dhe shqiptaret qe punojne per ta se kush jane turqit.sido qe te shkoje puna,greket ne jug kishin dhe do kene gjithmone mbeshtetjen e greqise,e vetmja qe nuk i le ne balte.

    1. HAHHAHAHAHAHAHAHAHHAHAHAAHHAAHHAHA …..KAPEDANOS KAPEDANOS ……

      Un jam per BASHKIM TOTAL DHE PER RINDERTIM TE “BYZANTIUM EMPIRE” .

      Turqit ti cojme ne Gobi Desert me ose pa deshire , me ne krye KAPEDAN VLADIMIR PUTIN !!!

  24. Scandal says:

    S’ka faj Sali Serbi s’ka faj kerkush hiq ama hiq faji me i madhe eshte te vet Koqet e juaja se i keni moderrnizu se ti kesh 3-4 femij ju duket vetja fshatare,varfnjak,apo primitiv,se ata qe kane te ardhura te mira pra qe kan mundesi me i mbajt 3-4 femij nuk i bejn jo pse nuk munden por pse modernizimi nuk i len,e fukaraja ben 3-4 femij,me buke e djadhe e shka bjen zoti i mban,shiqoni intelektualet,pasaniket sa pak femij kan nje dhe hiq mo…..

  25. rudi says:

    Nuk e di nqs te pelqen te hash dru nga amerikont kot me kot dhe rroga qe sjeton dot shko.E di ne shqiperi 150 mije lek sikur cfar jane por edhe keshtu nuk behet.

  26. injoranca says:

    eshte teper “kenaqesi”te lexosh komente te natyres me barbare kur,te paret tane na kane lene si trashgimi dhe amanet qe:Shqiperia eshte pasuria me e madhe e shqipetareve.Pa llogaritur shume perpjekie dhe energji qe te paret tane kane bere me bindjen se ne trashgimetaret e tyre do i ndjekim dhe vene ne jete me dashurine e dheut tone,me respektin dhe krenarine e kombit tone inspirimet e atdhedashurise se tyre per shqiperine dhe shqipetaret.S’kerkoj te bej apollogji ketu sepse nje shqipetar me dinjitet kerkon se pari te njohi historine e gjakut te tij e me pas te prezantohet me ato figura shqipetare qe kane bere te pamunduren per mos humbjen dhe tretjen ne hi te kombit shqipetar.Personalisht kam te skalitur ne koshiencen time vetem nje fraze:Guri rend ne vend te vet(kombin e tij).Mbas 25 vjet mergim e kam me se te qarte se çfare don te thote dhe çfare vlere te shenjte permban.Dhe per mos tu zgjatur ne diskutime te teperta po jap nje shembull teper real qe njihet sigurisht nga te gjithe qe konsiston me;Kosoven qe deri pa nderhurjen e djallit amerikan dhe europian ne te(kosove) reklamonte dhe deklaronte me fuqine me te pashtereshme te shpirtit qe jemi shqipetar dhe i perkasim tokes se vjeter meme shqiperi dhe,sot mbs nderhyrjes se djajeve dhe shenjtaneve euro-amerikane deklarojne me breke plot mut nder bythe “jena kosovar ne gjuhe shqip”.Kaq mjafton per te pare se çfare qellimi ka europa dhe emeriqia karshi nesh,vetem kaq mjafton se çfare tragjedie dhe gjenocidi luhet mbi shqipetaret nga programi neonazist ameriqian dhe evroqian,nuk mund te hapen me furra zjarri dhe te digjen njerezit si lepuj nga gjuhet e zjarrta te tyre sepse zgjohet pernjeher instikti i rezistimit e me pas i kundervenies e si vazhdim i drejtesise deri ne sakrificen sublime,dhenia e jetes per idealin e shqiperise.Kete “oksidenti” dhe “moderniteti” ” njeh sepse me luftrat e bera mbi kete toke ka vene ne dispozicion te saj studjues,shkencetare dhe politikane per te devijuar barbarine e dukeshme me barbarine dhe shtazerine e padukeshme,psh sigmund freud ishte çifut dhe me analizen e tij mbi sjellien humane çoi 6 milione çifute ne zjarr.Nje shembull mbi provat qe permenda me siper,dikush nga komentuesit ka shprehur qe nje shtepi pa te zote bie pak e nga pak deri ne rrenim,s’ka fraze me kuptimplote qe thote indirekt,nje popull pa nje shtet te drejte,te forte dhe human eshte i destinuar te zhduket.Dikush nga te mençurit e kesaj bote thote;Kur populli voton per nje qeveri te poshter atehere duhet nderruar populli.Analizojeni kete fraze dhe do shihni qe ka jo nje kuptim por te pakten dhejete.Ne shqipetaret kemi shume virtyte,shume cilesi dhe shume vlera por kemi nje cilesi dominuese mbi tere te tjarat qe eshte,deshira per te thelluar varrin tone sa me shume qe te jete e mundur kur behet fjale per kombin dhe shqiperine,kur behet fjale per insteresin dhe dobine e tere shqipetareve dhe kjo duket me 1912,me 1945 dhe,qe me hapjen e shqiperise ne 1990 sigurisht me spikatese (s’po flasim ketu per manastirin,ohrin etj).Qe nga kjo kohe politika shqipetare eliminoi,shtypi ne heshtje dhe denigroi dhe ata pak te mençur qe kishin si ideal dhe detyre kryesore shqiperine dhe popullin e saj.E per kete ka me miliarda prova qe provojne tretjen,shperberjen dhe kopilezimin e popullit tone e per te qene korrekt dhe sa me i perpikte po ju jap shembullin e prones apo pasurise.Deri dje fshatari shqipetar derdhte lot per te ndersa sot me nder as nuk dhjet mbi te,deri me dje gjitheshka mbante emrin shteti ndersa sot mban emrin prona e babes,ne emrin e babes se vdekur apo te pafuqishem vellai behet hasem me vellain,motra behet shtrige me motren dhe kushuriri me kushuririn jane gjarperinj te perjetçem.Me siper kam shprehur jo pa qellim fjalet djall dhe shejtan,kur ne koshiencen time eshte e qarte qe ka vetem nje zot dhe vetem nje ashtu siç ka nje drejtesi dhe vetem nje.Ndaj,si mbare njerezimi ne shqipetaret duhet te futemi ne turmen e deleve dhe po pati ndonje te zeze duhet saskrifikuar pernjehere sepse delet e tjera do hapin syte dhe do kerkojne o te jene po aq te zeza sa i ziu ose do e masakrojne me xhelozi nga pamundesia per te qene te nje ngjyre.ja realiteti i shqiperise dhe i shqipetareve,nga nje komb me tradicion atdhedashurie dhe respekti te pashtershem karshi gjakut te kombit te tij ne nje popull kopil pa meme dhe pa babae qe jane dinjiteti i shqiperise,qe jane krenaria dhe besnikeria karshi memes toke shqipetare.Kaq mund te shpreh per ata qe s’kane hapur nje flakez te vogel qiriu si Migjeni ne vakt,per ata qe s’kane njohur nje rreze teper delikate dielli nga 1912 apo 1920,pa folur ketu per qiellin e vobekte te pellazgjise,ilirise dhe arberise.E perse?Kujt i ka interesuar shuajtia e shqiperise?Sigurisht vasaleve dhe renegateve te mjeruar shqipetar per etje pasurie,per mure sarajesh,per lyks majmunesh imitues te oksidentit te denigruar dhe te çfrenuar ne nderin dhe dinjitetin e tyre familjar ku shesin motren,nene baben per nje titul ofisi apo nderimi (dekorat)dhe kjo vetem per qellim dominimi,shperberje dhe shitje te krenarise teper te lashte shqipetare,dinjitetit po aq te lashte sa rrezet e diellit qe eshte kombi shqipetar.Kush ka dinjitet,shqiperine e ka mbi zotin,mbi drejtesine dhe mbi familjen,sepse me to verteton qe kombi eshte fara e zotit,eshte qelizi i drejtesise e mbi te gjitha eshte trungi i egzistence se tyre!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje