Beqaj: 16 milionë euro për transformimin rrënjësot të QSUT

3 Mars 2015, 13:21Sociale TEMA

Përmes një huaje prej 16 milionë eurosh Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pritet të pësojë një transformim rrënjësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi të martën në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohej marrëveshja, se falë kësaj huaje do të ndërhyhet radikalisht në spitalin e sëmëndjeve të brendshme.

Gjatë diskutimit të zhvilluar në komision, deputetët e opozitës kanë ritheksuar faktin se në spitalet shqiptare ka mungesë të theksuar të mjeteve bazë.

Minisri Beqaj vuri në dukje se për QSUT-në ka një masterplan që në vitin 2004, ndërsa premtoi se do të shtohen 7 salla të reja operacionesh dhe 60 shtretër. Programi për reformimin e Qendrës Spitalore Universitare në fazën e dytë kap vlerën 16 milionë euro. Ky projekt financohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës dhe është dhënë si kredi e butë me kohëzgjatje 20 vjet. Në këtë finacim 1.5 milion euro janë grant dhe 7.7 milion euro do të finacohen nga qeveria shqiptare.

Afati i zbatimit të këtij projekti është 36 muaj. Punimet për rikonstruksionin e kirurgjisë pritet që të përfundojnë në fundt të vitit 2017, ndërsa punimet në spitalin e sëmundjeve të brendshme në fund të vitit 2019
Faza e parë e projektit të reformimit të QSUT-së, realizuar me një hua prej 14 milionë eurosh të Bankës së Këshillit të Evropës (CEB) dhe me kontributin e qeverisë shqiptare, është finalizuar me ndërtimin e një godine të re spitalore e cila përfshin Departamentin e Urgjencës Mjekësore (traumatologji), radiologjinë, reanimacionin,  laboratorët, sterilizimin qendror dhe diagnostikën funksionale, si dhe me ndërtimin e një godine tjetër për shërbimet elektro-mekanike.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT) është qendra mjekësore terciare më e rëndësishme në Shqipëri. Ajo përbën spitalin më të madh në vend, me një kapacitet prej rreth 1 400 shtretërish. Çdo vit, në këtë spital kurohen më tepër se 65 000 pacientë. QSUT-ja shërben, gjithashtu, si spitali kryesor i mësimdhënies për Universitetin e Mjekësisë dhe Shkollën e Lartë të Infermierisë.

9 komente në “Beqaj: 16 milionë euro për transformimin rrënjësot të QSUT”

  1. Mandi says:

    Po pse me 16 mln do e beka model shendetesine Ilir matrapazi. Te gjithe i dine historite e tij te ndyra e te perlyera qe nga tenderi 400 milione ne bashkine e durresit e deri tek lidhjet e tij me depot farmaceutike.

  2. Sandra says:

    Ca do i beni keto 16 milione euro, me urine qe keni per te vjedhur vetem

    suva e lulishte mund te behen se per me shume nuk ju dalin!

  3. Para Laci says:

    He beqaj, sa do vidhni kte rradhe?

  4. Thanasi says:

    Keto paret do ti menaxhoje vellai i Tritan Shehut, Enik Shehu, nje hajdut me cizme i cili vodhi sa plasi ne fazen e pare te projektit. Ministri Beqaj po promovon gjithe hajdutet e sistemit te vjeter dhe nuk ka asnje motiv te ndryshoje ndonje gje.

  5. Ada says:

    Urime z.Beqja!! Normal qe mendoni qe nuk dalin 16 milion sepse LSI ka pasur 500 milion dhe nuk beri asgje. Ministri Beqja eshte punetor dhe po jua shpjegon pse do duhen 16 milionet.

  6. pacienti says:

    E TMERRSHME KUR NUK KANE ASNJE VLERE ATO CKA GJYKOJNE NJEREZIT E THJESHTE PER KETE TE PAFYTYRIN ILIR BEQJA, QE E KA TE SHRUJTUR NE FYTYREN IDIOTE MASHTRIMIN DHE ABUZIMIN. PSE E MBRON KAQ FORT KY EDI RAMA KETE NJERI FARE TE PAAFTE DHE TE FUTUR NEPER AFERA. TEK EDI RAMA DUHET TE DYSHOJME SE KY ESHTE NE RREGULL. PSE E MBAN ME CDO KUSHT KY RAMA KETE NJERI QE TURPERON KEDO VEC EDI RAMES. VETEM SE ESHTE I GJATE E KANE QENE BASKETBOLLISTE TE DESHTUAR. SMA HA MENDJA. SI THONI JU

  7. Ilirjana says:

    Po per kaq rregullohet?
    Minfin e saliut dhe bodes i dha 15 mil nje firme fantazem austriake qe punon me serbe , kredi e shqiptarve te keputur, per te be nje sistem informatik tatimesh qe 1. Ekzistonte dhe 2. S funksionon.
    Kredite qe paguajme perdite per gjera qe s na perkasin dhe leke qe i shkojne nje te huaji.te pakten shendetesi mbetet ketu..
    O zot veje doren ne zemer per ne fukarenjte e pashprese

  8. shkodra says:

    I dashur ministrer,jo 16 por 1600 milione nuk do te sherojne QSUT….Per xhepat tuaj 16 milione Euro nuk jane asgje….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje