OSBE për dosjet: Mbështesim ligjin “Veliaj", drafti Doda antikushtetues

4 Mars 2015, 16:10Sociale TEMA

Prezenca e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE) në Tiranë, ka depozituar në Kuvend komentet e veta lidhur me dy projektligjet e propozuara për hapjen e dosjeve, duke mbështetur variantin e ligjit “Veliaj” të propozuar nga qeveria. Sipas OSBE-së, projektligji i qeverisë është në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe se “besojmë se kjo është një nga mënyrat për të trajtuar trashëgiminë e regjimit të mëparshëm totalitar”.

Projektligji ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’, propozuar nga Këshilli i Ministrave, nuk gre shqetësime sa i përket përputhshmërisë së tij me dispozitat kushtetuese”, shkruhet në dokumentin e OSBE-së drejtuar Kuvendit.

Nga ana tjetër, OSBE thotë se projektligji i depozituar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi nuk përmbush standardet ndërkombëtare dhe kombëtare për çështjen e lustracionit. “Pas një shikimi të kujdesshëm të projektligjit, duket se paragrafët kyç lidhur me procedurën e lustracionit, projektligji ofron të njëjtat mjete dhe procedura si ligji nr. 10034, i datës 15/01/2009 ‘Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve’. Ky ligj, sidoqoftë, u shpall si antikushtetues dhe u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e shtatorit 2010”, thuhet në komentet e OSBE.

Gjithashtu, sipas OSBE, dispozitat e projektligjit Doda-Idrizi “nuk përcaktojnë një afat kohor lidhur me kohëzgjatjen e masës së lustracionit. Kjo nuk është në përputhje me Udhëzimet e KiE-së…” si dhe “ai nuk parashikon një mekanizëm të përshtatshëm, që vërteton fajin në baza individuale, ashtu siç rekomandohet nga Rezoluta e KiE-së… Dispozitat e projektligjit lidhur me pozicionet e zgjedhura nuk janë në përputhje me Udhëzimet e KiE-së”./j.h

 

2 komente në “OSBE për dosjet: Mbështesim ligjin “Veliaj”, drafti Doda antikushtetues”

  1. Statisticieni says:

    Ku merr vesh nga ligjet Mesila. Ajo palmat i njeh mire. Madje te gjithe llojet e drujve, te njome e te thate.

  2. andromeda says:

    Mesila, shko e gjej ndonjë palmë se s’je për politikë ti. grua llafazane dhe e ligë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje