Polumbarët e RENEA-s në kërkim për gjetjen e trupit të 36-vjeçarit të mbytur (VIDEO)

6 Mars 2015, 16:23Sociale TEMA

Vijojnë kërkimet për gjetien e trupit të 36 vjeçarit A.R, që u mbyt mbrëmjen e djeshme në lumë në Babrru të Tiranës.

Pasi kanë marrë njoftimin në vendngjarje kanë shkuar polumbarët e RENEA-s, ku kanë nisur menjëherë  kërkimet.

Por si pasojë e motit të keq dhe errësirës, në orët e vona të natës kërkimet janë ndërprerë.

Kërkimet për gjetien e trupit të 36-vjeçarit kanë nisur në orët e para të mëngjezit  të sotëm.

Polumbarët kanë kontrolluar gjithë gjatësinë e lumit që prej “Urës së Babrroit” deri në Institut në Kamëz.

Njëkohësisht edhe inspektorët e Policisë së Rendit kanë kërkuar në të dyja anët e shtratit të lumit për gjetjen e trupit, por pa mundur ta gjejnë atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje