VIDEO/ Djali i Andrea Stefanit filmon Tiranën me dron si duket nga sipër, alarmohet policia

7 Mars 2015, 13:19Sociale TEMA

“Tirana si e sheh Zoti”- është ky titulli i videos që qarkullon në You Tube, ku shfaqen pamje të Tiranës, të filmuara përmes një droni.

Pamjet e mrekullueshme nga 150 metra lartësi janë hedhur në profilin në “Facebook” të analistit Stefani, më 2 mars 2015.

Droni është ngritur në qiellin e Tiranës ditët kur në Shqipëri ndodhej për një vizitë zyrtare edhe kryeparlamentarja e Serbisë, Maja Gojkovic, prandaj edhe policia u vu në alarm derisa zbuloi se kush ishte pas tij dhe për cfarë bëhej fjalë. Sigurisht që ky dron s’kishte lidhje me Gojkovic, por ka qenë ideja për të ofruar disa pamje ndryshe të Tiranës në fillim të pranverës.

“Ne e ngritëm dronin në mes të Beogradit dhe s’po e ngremë këtu në Tiranë!”-u është përgjigjur policëve Stefani, që kujton se në legjislacionin shqiptar nuk ka ende një pengim ligjor për përdorimin e dronëve në qendrat e banuara.

46 komente në “VIDEO/ Djali i Andrea Stefanit filmon Tiranën me dron si duket nga sipër, alarmohet policia”

  1. usa says:

    pamje shume te bukura te tiranes bravo na kenaqet kete mewgjes nga michigani faleminderit personit qe e ka realizuar

    1. True Detective says:

      Gjithsesi do kish qënë më mirë të ishte djali i ndonjë çobani se djali i një hajvani

      1. kriminel says:

        e ku eshte lajmi ketu…

      2. raimond vlonjati says:

        Bukur duket…por ishe fokusuar vetem tek Piramida..nuk kishe vajt njecike andej nga kombinati qe te shifja pake hallen time…lol

        Ate piramiden ta lyejne ,se po te lyhet e meremetohet do dukej shum bukur
        Keto pamjet me dron ndihmojn edhe urbanistet qe te shikojne si duhet permiresuar urbanistika, gjelberimi etj
        Ndoshta edhe muziken ndaj e ka vendos tip vajtuese,per te treguar mangesite…

        Por bravo,per inisiativen qe e filmove
        Edhe mos harro heres tjeter na jep Vloren…

    2. lumasi says:

      keto me te vertet jane pamje te tiranes, more usa por nuk jane te bukura!

      1. Endri says:

        Kur je large shqiperis balta te duket me embel se mjalta por duhet te jeshe larg qe te biesh ne te njnjtin mendim me djalin nga USA.

    3. Spartaku says:

      Bravo,bravo,bravo Stefani,qe ke bere kete vidio te mbrekullushme per Tiranen tone.Ne qe jemi ne emigracion na mbushi me mall dhe dashuri.Meriton vleresimet me te medha.Te lumt.Pershendetje.

  2. ALEX says:

    Te tilla filmime te behen dhe per qytete te tjera,fshatra e vende piktoreske te dergohen ne You Tube dhe te sherbejne per afrimin e turistave!Do ishte nji sherbim ideal per Shqiperine!Bravo!

  3. opopo says:

    te shohim cdo thote dr adhamuti

  4. xoo00o says:

    si bagdati ose rripi i gazes.
    pallate dhe shtpija me rruguica ndermjet!
    mjer ata njers qe rrojn aty ku s merr dot frym dhe me shpejt leviz m kemb sesa me makin.
    dhe ajri vjen shum er,qelbet ajri.

  5. lira says:

    A i ke filmuar se si duken MOSTRAT prej BETONI tek Diga e Liqenit.

    Tregoja tyt eti qe kane rene squk bashke me gazetarucet dhe anal-istet e tjere.
    Coja dhe nje kopje Edi Rames qe fut koken si struc dhe nuk prononcohet por eshte bashkefajtor me Bllokmenin e LSI-se dhe Kriminelin e Bashkise.
    Coja dhe nje kopje rufjaneve te Shoqerise Civile qe bejne sikur protestojne.
    Jemi te pergjegjshem qe populli eshte i lodhur dhe nuk ka fuqi dhe nerv qe te protestoje se e mendon se mafia ne pushtet eshte e veshtire te luftohet, por trimat e shoqerise civile sipas gjasave jane paguar per ta sabotuar levizjen kunder betonizimit te Tiranes. Njoftimet per protesta jane te pasakta ne orar dhe vend, nuk punohet me rrjete sociale dhe NUK I ESHTE KERKUAR KRYEMINISTRIT te jape pergjigje zyrtare per shkeljen e ligjit per ndertime te paligjshme.

    Ne nje vend ku Shoqeria civile blihet ose ne rastin me te mire nuk funksionon ajo nuk ka te drejte morale te ekzistoje dhe do ishte me e mira gje qe do te bente.

    Edi Rama denon ata qe shkelin ligjin me pretendimin qe do beje SHTET.
    Kush do e denoje Edi Ramen qe po shkel ligjin??
    Prandaj nuk behet REFORMA NE DREJTESI qe cubat e pushtetit te livadhisin lirshem?

    Paragrafi i dyte” pamje te mrekullueshme” jane te Stefanit apo te gazetarit te TEMA-s. Keshtu mund te shprehet vetem nje barbar qe ka jetuar neper stepa dhe eshte i etur per beton. Njerzit nuk jetojne ne bulevard.
    Le te filmoje nga afer burgjet prej betoni pa fare gjelberim ku rriten femijet shqiptare, E ARDHMJA.

    Turp per popullin ( jo per at qe e quajne veten politikane)qe lejon mafioze te papergjegjshem te drejtojne Shqiperine.

    1. Aua :) says:

      Prandaj duhet zbythur fare rraca e poshter e Sali Berishes me shoke, qe shkaterruan jo vetem Tiranen, por gjithe Shqiperine!

    2. Albana says:

      Lira koment shume i sakte. Me dhemb shpirti kur e shoh Tiranen ne ate gjendje.

  6. redi says:

    vend pa rruge

  7. Aaaa says:

    Bagdadi esht?

  8. Usa says:

    Bravo ! Të lumtë dhe të falenderoj që me këto pamje të bukura na nxorre mallin ne Shqipëtarëve qe jetojmë në USA , por me shumë një falenderim special nga ana ime qe jetoj ne NY dhe për pak çaste nëpërmjet videos suaj u gjenda në Shqipëri ….. Vidioja qe pashe me bind së jeni nje djale inteligjent dhe me shije të bukura . Me respekt dhe vleresime Edhe per babain tuaj Ju uroj suksese .

  9. miri shkodra says:

    Djali i Andrea Stefanit ka emer.

  10. spartaku says:

    Faleminderit per DRONIN dhe pamjet e Tiranes.Mendoje qe ta jepni me shpesh ne cdo televizor ne oret e para te mengjezit.Ju jeni aty dhe nuk e kuptoni por ne 2 milijon shqiptare jemi jashte dhe e kuptojme rendesine e tokes qe na mungon.BRAVO djali I Stefanit.Guxim si babaje.Te fala.Spartaku.

  11. VL says:

    urime shum bukur

  12. A says:

    Kemi shume kohe qe jemi larguar nga Shqiperia dhe nuk kemi patur rast ta shikonim Tiranen lart nga qielli, sepse edhe me aeroplan kur udhetojme nga aeroporti “Nene Tereza=Mother Teresa” te Rinasit nuk shikohet se eshte larg.
    Nje xhirim perfekt nga lart me dron=minikopter te telekomanduar nga djali i ANDREA STAFANIT, e falenderoj dhe pergezoj per inisiativen dhe na kujton kryeqytetin e atdheut tone te dashur dhe ne anen tjeter na trishtoj nga pamjet reale qe shikonim se ku eshte katandisur Tirana tani 25-se vjet nga viti 1990 e ketej.
    Nje qytet me nje rremuje dhe katastrofe urbanistike, ku shikon vetem ndertime pa kriter te vendosur kuturu si te mundesh dhe si te duash dhe pak jeshillek qe mundohet ti jape frymemarrje qytetit.
    Te dhimbeset Hotel “Dajti” kur shikohet ne kete gjendje te mjerueshme, simboli i hotelerise shqiptare, me tutje piramida e zgjebosur dhe zgjyre e harruar ne meshire te fatit, kodrat mbi liqenin me ndertime qe i bejne karshillik natyres dhe gjelberimit, sheshi simbol i Tiranes (Sheshi “Skenderbej”), i shtetit shqiptar dhe mbare kombit shqiptar nje katraure, ku Heroi Kombetar GJERGJ KASTRIOTI ka dale duke kullot kalin ne lendine pa asnje konfiguracion. Pra nje rrumpalle qe me mire nuk mund ta bente edhe sikur Tirana te ishte e pushtuar nga armiku.
    Por si konkluzion kjo situat u arrit sepse keto 25-se vjet pjesa me e babezitur e injorantes erdhi ne krye te vendit dhe me ngushtesine e shpirtit dhe te barkut te pangopur arriti te na servire kete situate qe jemi sot.
    Kjo situate erdhi nga papergjegjeshmeria e disa personave si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA. Vetem dhe vetem ndertime, beton, tulla, tjegulla, hekura dhe lulishte, parce, jeshillik sa me pak dhe bile edhe ato qe ekzistojne ti zvogelojme si siperfaqe. Por natyra nuk harron dhe do te na shperbleje “me bujari” si shperbleu me permbytje veriun dhe jugun e Shqiperise ose ne nje forme tjeter qe din ajo si do t’na sistemoje. Tung.

    1. Shqiptari says:

      per fat te keq, ke te drejte.
      Pamje te trishtueshme te triumpfit te betonit …

  13. Era USA says:

    Andrea te falenderoj per djalin qe ke rritur,me pelqeu shume,dhe muzika gjithashtu.

  14. Aleanca Nacionale says:

    Bravo
    Bravisimo Stefani…na nxoret mallin e merguar ne troje te tjera…
    Nje kamera pianissimo, qe e veshtronte dhe e filmonte me dashuri kryeqytetin e vete…

    E pashe me dashuri, Tiranen e Stefanit Bir, prej kendej larg ku jam,
    sic kam lexuar dikur tek “Aleanca Nacionale”, shkrimet e Stefanit-Ate!
    (Jo, si debatet qe ka prodhuar keto kohet e fundit, jo…!)

  15. Joni says:

    Perfect shun bukur eka bo , por vetem qendra duket si lines grash

  16. klodi says:

    E duam Tiranen por veshtire te gjesh ndryshim nga Kabul!
    Na e shpifi kjo pamje mgjs filmimi nje ide e gjetur.Me mire ajo shija qe te jep Tirana nga poshte se nga lart qenka ” lëre lëre”

  17. Durim says:

    Ne keto raste, meqenese nuk ka ligj per dronet, policia ua rrezon dhe pastaj Ndreko Stefani bashke me te birin ia shohin tymin 200-300 eurove te dronit

    1. Shkodrani says:

      Durim nuk eshte e vertet qe nuk ka ligj, perkundrazi ka ligj per cdo mjet qe flururon mbi 30 m. Ai ka shkelur ligjin dhe duhet te pergjigjet edhe sikur te jete i biri i Zadrazemit, ose vte Andrea vte te kete flururuar duhet te pergjigjet. Kush deshiron te filmoj Tiranen ose cdo qytet mjaton nje leje dhe eshte i lire te realizoj filmimet. Kushdo tjeter do te pergjigjet
      Liri me rregulla shoku Andrea

  18. Pa fjale says:

    Me keq nuk ka ku te veje !!!

  19. Tarrasi says:

    SHifeni sesa Merake ipaska ngelur Andrea Stefania Muzeu i Enverit dhe te Eterve te ketyre qe sote jan ne pushtet kjo vidjo eshte eporositur nga Edvin Kristaqi dhe keshilltari tina personal Stefanija

  20. Wendy-B says:

    Udhetim virtual ne vendlindje ?

  21. Droni nga Stefoni says:

    Rehabilitojeni ate Piramiden o ju hongert dreqi. Late nam, 30 metra nga Kryeministria, duket sikur eshte nga Kabuli. Cdo personalitet i huaj qe viziton Tiranen shef ate godine ne ate far niveli. Ajo duhet te perdoret si vend turisik i Tiranes se eshte ndertese e vecante. E keni rrjep e keni bo si zog pa pupla. Ptu ju dhjefsha mu ne kulture…

  22. Nik says:

    Bukur shume! Te lumte mor djale, qenke artist!
    Ehte hera e pare qe na jepet mundesia te shohim pamje te tilla te kryeqytetit tone te dashur, Tiranes nga lart.
    Falnderime dhe urime,

    Nik

  23. ibro says:

    shume e bukur bravo tema.

  24. adi says:

    shume bukur, me ka marre malli per Tiranen,sa mire kur shikon gjera te bukura….sa keq kur lexon shume ahume budallalleqe, sidomos kur je larg …..fillon ben krahasime me vendin ku je (Kanada) dhe te vjen keq per veten per njerzit aty…o sa shum ligesi,mashtrim,genjeshtra…dhe medjat qe i fryjne kaq shume, thua jemi rraca me e keqe e botes?!…..sigurizht qe jo,po me ato komente qe pasqyroni ju te gazetave sikir doni te na e vini kete epitet, pse mos te jene te kontrolluara komentet,pse duhet te lexojme gjithe ato ndyresira nga disa njerez injorant e goje ndyre..ne ate menyre le te shkruajn ne profilin e tyre ne facebook po te duan dhe ti lexojne miqte e tyre…me falni per kete koment se me duket sikur e rendova kete pamje kaq te bukur…kalofshi nje dite te bukur

  25. Mirush Dorda says:

    Cfare bukurie shihni te nderuar qytetare te Tiranes ne kete filmim? Tirana u shkaterrua nga pikepamja arkitekturore, eshte i pallogaritshem demi i shkaktuar urbanistikes se qytetit. Mbase brezat e ardhshem do te na denojne per kete masaker ndertimesh me kate te ndryshme pa lulishte,pa kende lojrash per femije.

  26. Diella says:

    Te lumte djali i Andreas. Ju lutem, permendeni emrin e djalit. Edhe nje here, te lumte.Dardha bie ndene dardhe.

  27. TANI says:

    SEPSE KUR BIE FJALA TEK POLICIA SHQIPTARE ESHTE SI TE PERMENDESH HOMO SAPIENS OSE DINOSAURET ME NGJYR BLU CKUJTUAN IDIOTET ERDHEN ISIS HE HE HEHEHE

  28. pordhe me rigon says:

    kabul ca te shofi zoti.apo i duket bukur andreas se e ka bo edi rama.

  29. plaku dhe deti says:

    Po konkuron me Google earth mor kolopuc,hahahahaaa, kur njihja babin tend i bije maces me luge. TemA, thuajani emrin se pastaj e quajme kolopuc ne pleqte.

  30. xhelil hyska says:

    Bravo !!!!

  31. dajti says:

    Nje pamje e mrekullushme brava keshtu na jepni sa me shume pamje te tilla na hiqni mallin e atije vendi te mrekullushem respekte.

  32. Muzapopullore says:

    Tirana si Kandahari… Ndertime te shemtuara, pluhur, mungese totale gjelberimi….

  33. rezana says:

    Me pelqen. Piramida tregon historine tone edhe ashtu e rrenuar siç eshte. Ky djali e ka bere per qefin e vet. Juve qe sju pelqen bejeni vete me mire. Ndersa ju te tjeret qe kritikoni cdo gje qe ju sheh syri nga Shqiperia, duhet te mbyllni gojen dhe as ta na krahasoni Tiranen me qytetet ku jetoni. Sepse ju emigrante nuk keni asnje pike merite per perparimin dhe bukurine e atyre shteteve….Nese punet ketu ecin me hapa te vogjel, per ato hapa ne mburremi se jemi ketu punojme e luftojme cdo dite e nuk japim gjykime injorantesh nga qielli.. Kete kuptoni e qepni gojen e beni ato punet tuaja te rendomta, e rrasjani gjumit te fund te dites…Rrofte Tirana ime!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ElsaBabe セレスティナ、ダッチワイフ特派員崇拝する人形はあなたの人生をどのように改善しますか?ダッチワイフのアイデアはどこから来たチェコの本物の人形についての情報?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje