0 park, 0 vota/ Shoqëria Civile- Bashës: Hiq dorë nga ndërtimet tek liqeni. Protestat do përshkallëzohen deri në përdorimin e dhunës

7 Mars 2015, 18:01Sociale TEMA

Nën moton “0 Park, 0 Vota” Shoqëria civile ka kërkuar të sensibilizojë qytetarët e Tiranës për rrezikun që vjen nga betonizimi i të vetmit park të kryeqytetit.
Ata kanë protestuar para Bashkisë mesditën e sotme  ku i kanë bërë thirrje Bashkisë, e cila drejtohet nga Lulzim Basha të heq dorë nga projekti ose ata të ndëshkojnë me zero vota në zgjedhjet e 21 qershorit.
Qytetarët e mbledhur para Bashkisë, e kanë cilësuar vazhdimin e ndërtimeve si të jashtëligjshëm. Ata theksuan se nëse politika nuk merr masa për ndalimin e këtij ndërtimi, atëherë protesta e tyre do të përshkallëzohet deri në përdorimin e dhunës.
Në një prononcim për Tema Tv, pedagogu i Universitetit të Tiranës, njëkohësisht anëtar i Shoqërisë Civile, Ervin Goci u shpreh se ky është një vendim i jashtëligjshëm, sepse bie ndesh me të gjitha standardet e urbanistikës, ku përcaktohen kriteret se sa larg duhet ndërtuar nga objekte të tilla.
Më herët përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë firmosur një rezolutë, të hartuar nga ekspertët më të mirë të digave, e cila është aprovuar në katër konferenca shkencore.

Kjo rezolutë kërkon bllokimin e menjëhershëm të punimeve dhe anullimin e lejes së ndërtimit, duke e cilësuar atë si tejet të rrezikshme për sigurinë e digës së liqenit si dhe për zhdukjen e hapësirave të gjelbra të Tiranës.e.d

11 komente në “0 park, 0 vota/ Shoqëria Civile- Bashës: Hiq dorë nga ndërtimet tek liqeni. Protestat do përshkallëzohen deri në përdorimin e dhunës”

  1. pilo pela says:

    Përshëndetje shoqërisë civile!Ppopulli,të rinjtë e të rejat duhen të ngrihen,të ndërgjegjësohen,të mos e lënë të ardhmen e tyre në duart e manjakëve barkdërra për para.Ngrohuni,mbroni qytetin tuaj nga katundarët,mbroni të ardhmet e fëmijëve tuaj!

  2. Falcon says:

    hallal, me ne fund po tregojme edhe ne shenja te evolimit drejt nje shoqerie demokratike

    1. Vasilika says:

      S’ka gje me te bukur kur njerzit arrijne ta kuptojne se “betonimi” i ka hequr Tiranes oksigjenin. Duhet sa me shume gjelberim per kete dyndje popullsie vetem ne Tirane… Oksigjeni do te shtohet kur ndergjegjia e qytetareve rritet. Suksese

  3. Shqipetar says:

    Mbeshtes dhe solidarizohem 100% ne kete nisme e cila i sherben dhe duhet ti interesoj te gjitheve!
    Poshte korupsioni! Ka ardhur koha te zgjedhim njereZit e ndershem dhe punetor dhe jo kujt partie i perkasin!!

  4. jam przantuar says:

    Pervec ketyre ndertimeve ne afersi te diges,keni pyetur ndonjehere se deri ne sa kate duhen ndetuar pallatet ne token e Tiranes?

  5. Angjelin says:

    Brravo shoqeria civile. Turp per politiken qe hesht ndaj kesaj masakre mjedisore. Luli, ti je vertet neverites. Ke vrare dhe vjedhur dhe tani deshiron te prishish edhe ambjentin. Poshte politika kusare.

  6. Miri says:

    Kot flisni ku e kini Sazan Gurin apo ja mbyllen gojen firma e ndertimit duke i dhene dy hyrje me pamje nga Liqeni. Turp.

  7. Toni says:

    lul bythsi basha me moto,,Per mua ju jeni te paret,,ku je o bashe sum shklyeri pergjigju popullit megjithse ti i vodhe votat dhe me ndihme te ristnit-tom ndreces+sashenka jonuzit u bone palo-kryebashkiak yyyyyt mbeturine berishiane..

  8. Ana says:

    Solidarizohem plotesisht me kete nisme!!!!!Eshte bere e padurueshme te kalojme per ne liqeni sepse na mbyti balta dhe askush nuk mendon se ska mjedise lojrash per femije .apo mjedise shlodhese per te moshuarit,por vetem per tu pasuruar nje grup njerzish.Nuk duhet pritur per zgjedhjet e qershorit se ata qe ngrejne pallate nuk behen merak per votat e popullit.

  9. Miku says:

    Lulushka i perket asaj partie qe s’ke ka rruajtur asnjehere per popullin. Ai po dhe pd e dine qe e kane te humbur Tiranen e nuk i plas trapi per votat.

  10. ILIRET says:

    Bravo! E forte edhe kjo. ZERO PARK – ZERO VOTA ! Kjo e ben Bashen e vere mendjen ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje