Dhuna ndaj grave në rritje në të gjitha vendet e Ballkanit

8 Mars 2015, 14:43Sociale TEMA

Dhuna ndaj grave është forma më e përhapur e dhunës në familje me të cilën përballen të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Në vitet e fundit, regjistrohet rritje e dhunës në familje në të gjitha vendet e rajonit, ndërsa sipas të dhënave në dispozicion në vit raportohen më shumë se 10 000 raste të dhunës në familje.

”Megjithatë, sipas ekspertëve, vetëm një përqindje e vogël e dhunës në familje raportohet në institucionet përkatëse”, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

BOSNJE-HERVEGOVINË

Sipas anketës gjithëpërfshirëse dhe karakteristikat e dhunës në Bosnje-Hercegonivë, raportohet vetëm 10 për qind e rasteve të dhunës në familje.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjes, në vitin 2014 janë raportuar 1 032 raste të dhunës në familje, ndërsa në etnitetin Republika Srpska (RS) po gjatë këtij viti janë regjistruar 1 363 raste të dhunës në familje.

Shumica e vendeve të rajonit kanë miratuar Konventën e Stambollit mbi parandalimin e dhunës në familje, por akoma vazhdojnë të punojnë rreth përafrimit të ligjeve nga ky dokument.

Koordinatorja e Institutit Këshillimor Kundër Dhunës në Familjes, Vesna Stanojeviç është e mendimit se ligji i tanishëm për këtë çështje në Serbi është i mirë, por problemi është në zbatimin e tij. Ajo gjithashtu theksoi faktin se gratë për shkaqe të ndryshme heqin dorë nga padia. Dënimet, kur është fjala për vepër penale sillen nga 14 në 40 vjet, por problemi qëndron në zbatimin e këtyre dënimeve.

Përsa i përket vitit 2013, ajo thekson se ishte një nga vitet më të këqija në Serbi. Në këtë vit u regjistruan 46 gra të vrara nga dhuna në familje. Më së shpeshti raportohet dhuna fizike. Që nga fillimi i këtij viti instituti ka pranuar 300 telefonata. Në Serbi, ka dhjetra strehimore.

“Në vitet e mëparshme, koha që gratë kaluan në strehimore mesatarisht ishte rreth katër apo pesë muaj. Tani është më pak, qëndrimi zgjat rreth tre muaj. Pas kësaj, gratë dalin nga strehimorja. Disa kthehen tek prindërit e tyre, por ka të tilla që kthehen tek burrat e tyre, vitin e kaluar kështu vepruan 17 për qind e grave pas largimit nga strehimorja. Në masë të madhe kjo varet nga gjendja financiare e grave”, tha Stanojeviç.

KROACI

Kroacia deri më sot nuk ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Vishnja Ljubiçiç, Avokatja e Popullit për barazinë gjinore, sipas disa të dhënave, pretendon se është rritur dhuna në familje kundër gruas në të gjitha format.

Në 2013, në bazë të Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje, për kundërvajtje ishin akuzuar 16 564 persona, që është 7,9 përqind më pak se në të njëjtën periudhë të 2012, dhe që paraqet një rënie të vazhdueshme që nga viti 2010.

Rastet më të shpeshta të dhunës në familje në 2013 ishin burri ndaj gruas, 3 897 raste.

“Në 2013, si rezultat i dhunës në familje u vranë 15 gra, ku në dy të tretat e rasteve si shkaktarë paraqiten burrat, një vit më parë u vranë 27 gra. Mund të flasim për mesataren prej 15-28 gra në pesë vitet e fundit”, tha Avokati i Popullit Ljubiçiç.

Në Kroaci ka 19 strehimore dhe institucione këshillëdhënëse për viktimat e dhunës në familje, por edhe ky ballafaqohet me problemin e mos paraqitjes të dhunës në familje.

“Zakonisht mungon besimi i viktimave në institucione, dhe për këtë arsye viktimat shqetësohen se pas lajmërimit të dhunës do të jetë edhe më keq,” tha Ljubiçiç.

MALI I ZI

Në Mal të Zi, mesatarisht, çdo ditë nga një grua i drejtohet strehimoreve për ndihmë. Nga Zyra e strehimores së grave në Podgoricë thonë se situata në këtë aspekt shkon drejt përmirësimit, por se gratë ende kanë frikën për të lajmëruar dhunën në familje.

Sipas zyrës së strehimore të grave në Podgoricë, në 2014 kësaj organizate i janë drejtuar 385 gra viktima të dhunës në familje.

Gjatë vitit të kaluar në strehimore ishin vendosur 144 persona, prej të cilëve 71 gra dhe 73 fëmijë. Gjithashtu, për 237 gra është ofruar këshillim në zyrat e ZSG, ndërsa për 385 është ofruar konsultim fillestar me telefon.

Strehimore për gratë ekzistojnë në Podgoricë, Nikshiq dhe Plavë.

“Ka 1001 pse femrat nuk lajmërojnë dhunën në familje. Kryesisht ka të bëjë për shkak të fëmijëve. Sepse burrat kërcënojnë gratë, u thonë atyre se mund të shkojnë, por fëmijët nuk mund ti marrin me vete”, thotë drejtoresha e Strehimoreve të Grave në Podgoricë, Liljana Raiçeviç.

MAQEDONI

Në Maqedoni, sidomos vitin e fundit, është shënuar një rritje e abuzimit të grave në familje. Sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, vitin e kaluar janë regjistruar 901 raste të dhunës në familje. Prej të cilave rreth 83 përqind ka të bëj me dhunën ndaj grave./

6 komente në “Dhuna ndaj grave në rritje në të gjitha vendet e Ballkanit”

  1. ALBAN DEGA says:

    Opinione 8 Marsi

    GRUAJA – PERENDESHE E NJEREZIMIT

    – Barbari…. !
    – Femija eshte engjell i Botes

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “ Një vrasje e rëndë ka ndodhur në landin e Bavarisë në Gjermani. Një shqiptar nga Kosova me emrin Ajet K, 40 vjec ka vrarë familjen e tij dhe veten. Ngjarja e cila tronditi opinionin publik, ndodhi kur kryefamiljari , ka shtënë me revole kundër bashkëshortes së tij, Dinore K., dhe të birit vetem pesevjecar Aulonit….” Femijen tjeter 2 vjec e ka shpetuar vetem Zoti!
    Vrasja makaber ka ndodhur megjithese ky cift kishin dy- tre vjet qe ishin ndare me ligj. Babe e bir varrosen, ndersa bashkeshortja e tij ndodhet ne rrezik serioz per jeten. Tre jete te rrenuara.Nje bebe jetim! Dhjetra te aferm, shoke e miq te dy plave mbeten te plagosur perjete shpirterisht.
    Emri e reputacioni i shqiptarit ne Gjermani dhe ne Perendim ne teresi peson nje plasaritje tjeter me kete barbari te re pa asnje aresye reale e ligjore.
    Nuk mund te quhet dhe nuk eshte vetem cmenduri… Te qellosh femijen pese vjec, te vrasish gjakun tend… eshte barbari!
    Gruaja , edhe prostituta me e ndyre e rrugeve, eshte e shenjte, Perderisa dikush e therret nene ajo eshte fisnikeria vete.
    Nene eshte fjala me e madherishme e kesaj Bote! Fjala e pare edhe e fundit ne kete jete ne te gjitha gjuhet e Botes!
    Eshte fatkeqesi qe akoma disa shqiptare e shikojne ate si nje skllave, si nje fabrike femijesh pa asnje te drejte….
    Eshte fatkeqesi qe me shume se kushdo ne shqiptaret i bejme grate … cka nuk e mban goja. me shume me fjale se me veprime, edhe ne internet e faqe gazetash! Turp! Haram emri shqiptar!
    Grua eshte nena jone!
    Grua eshte motra jone!
    Grua eshte gruaja jone, shoqja jone e jetes!
    Grua do te behet edhe vajza jone….
    Gruaja eshte mbreteresha e Botes sepse pa gruan nuk do te ekzistonte Bota! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!
    Mos vini as dore e as goje te lige mbi gruan!
    Besnikerine e saj nuk e ruan as dajaku as skllaveria, as shtateqint dryna e as njemije pergjime telefonash e interneti!….
    Nuk e ka ruajtur kurre… Aq me pak sot !
    Besnikerine e gruas e te burrit e ruan vetem dashuria e sinqerte dhe respekti si per nenen. Nese ajo nuk eshte nena jote… ajo eshte nena e femijeve tu…. Ajo eshte nena e Botes!
    Nuk ecen bashkejetesa… Nuk eshte fundi i Botes… Ligji e njeh divorcin! Jo plumba! Jo barbari mbi grate e femijet !
    Kush ve dore mbi gruan dhe femijen, engjellin e dashurise , eshte me barbar se vete barbaria! Jo vetem ne Perendim por edhe ne Lindje! Si brenda edhe jashte Kosoves e Shqiperise. Gruaja eshte lule e jetes! Eshte vete jeta! Femija eshte engjell, shenjteria vete !
    Femija eshte engjelli i Botes! Gruaja eshte fisnikeria e jetes! Gruaja eshte Perendesha e njerezimit!

    1. albatros says:

      Po kane filluar grate te hapin sqepin, te bredhin, te mbajne,nga tre dashnore,te bejne gjelin,ne shtepi,te kercenojne burrin me polici ose me marrjen e pasurise se rij, te pijne duhan dhe alkohol me shume se burrat, te rrijne tere diten pa bere pune, te shajne vjehhreen,kunatat, njerezit e burrit, ti zbojne prinderit e burrit nga shtepia.Gruaja eshte Djall qe duhet mbajt ne shishe dhe,mos ja heqesh kurre tapen,Ishte Eva qe kafshoi mollen e ndaluar e para por edhe ja dha dhe Adamit.Ka dhe gra qe vjedhin leket burrit dhe i prisbin me dashnor apo ka dhe gra qe vrasin burrat,U shofte fara e lavireve,druri dhe dhuna e shtrojne femren dhe laviret.Po i shohim ne Shba dhe perendim,ne se cfare abuzimesh bejne femrat ndaj meshkujve duke perfituar nga ligjet

  2. anannananan says:

    imagjino sa na i ka rritur statistikat i gjati!

  3. Albani says:

    Nuk ka te beje shume me kuadrin ligjor.
    Ka te beje me krizat ekonomike dhe shoqerore qe kalon cdo shtet.
    Ka te beje me injorancen,analfabetizmin dhe kulturen e cdo vendi,dhe kultura e nje populli nuk mund te rritet me miratimin e nje ligji.

  4. albatros says:

    Ka dhe nga ato femra qe bejne denoncime fallco dhe fusin burrat kot ne burg dhe kur kapen duke genjyer nuk i fut njeri ne burg per akuze te rreme.Mire tia u bejne ketyre lavireve

  5. Shoqe says:

    Bravo! te lumte! Bravo!
    Me keni kenaqur edhe lumturuar!
    Me i bukuri koment!
    Per keto komente lloje kemi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje