Të dhënat zyrtare tregojnë se një fëmijë i lindur sot në Shqipëri ka shans më të lartë për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme se ato që lindin në disa nga zonat e varfra të Britanisë së Madhe.
Sipas sondazheve, gjendja e sistemit shëndetësor në vend mbetet një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Shpeshherë, niveli i dobët i kujdesit shëndetësor në spitalet publike identifikohet si një nga arsyet pse shumë nga qytetarët shqiptarë emigrojnë jashtë vendit.
Megjithatë gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.
Të dhënat zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, tregojnë se në shumë zona të varfra të vendeve të zhvilluara perëndimore, ku shpesh emigrantët shqiptarë zhvendosen, perspektiva për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme është më e ulët se në Shqipëri.
Nëse jetëgjatësia e një fëmije mashkull shqiptar të lindur sot pritet të jetë 73-vjet, ai pritet t’i jetojë 64 vite të jetës së tij në shëndet të plotë. Një bebe e gjinisë femër e lindur sot në Shqipëri do të ketë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh, nga të cilat 66 vite në shëndet të plotë.
OBSH e quan këtë indikator si ‘Pritshmëria për një Jetë të Shëndetshme në Lindje’, HLE (Healthy Life Expectancy at Birth).
Edhe pse mesatarisht në Britaninë e Madhe ky indikator është më i lartë se në Shqipëri, një studim i fundit i publikuar nga Zyra Kombëtare e Statistikave në Angli, tregon që ka një pabarazi të lartë midis qytetarëve Britanikë që jetojnë në zona të varfra dhe atyre në zona të pasura.
Janë pikërisht këto zona apo lagje qytetesh të mëdha ku emigrantët e sapoardhur në Britaninë e Madhe ndërtojnë jetën e tyre.
Sipas studimit një bebe e lindur sot në zonat më të varfra të Anglisë mund të ketë një perspektivë jete të shëndetshme jo vetëm më të ulët se bashkëkohësit e tij të lindur në Shqipëri, por edhe se ata në Ruanda.
Statistikat tregojnë një diferencë prej 18 vitesh ndërmjet pritshmërisë për një jetë të shëndetshme për fëmijët britanikë të lindur në zonat varfra dhe ato të pasura.
Bazuar në trendet aktuale shëndetësorë dhe të vdekshmërisë, vlerësohet se një fëmijë mashkull që jeton në një nga lagjet e varfra të Anglisë do të ketë një jetëgjatësi prej 74.1 vitesh, nga të cilat vetëm 52.2 vjet do jenë në shëndet të plotë, kundrejt 64 viteve të bashkëmoshatarit shqiptar.
Vajzat e lindura në zonat e varfra të Anglisë, pritet të kenë një jetë mesatare të shëndetshme prej 52.4 vitesh, kundjet 66 viteve jete të shëndetshme që parashikohen për bashkëkohësen e saj shqiptare.
Përtej faktit që të dhënat e mësipërme janë optimiste për brezin e ri të shqiptarëve, institucionet tona shëndetësore nuk duhet të neglizhojnë mundësinë që e njëjta pabarazi si në Britaninë e Madhe mund të fshihet edhe brenda vendit.
Nuk e di cfare dreqin ke pire ti vlla por duhet ta provoj me patjeter.Po pse mo rrot k… ku e sheh prespektiven ti te Nard Ndoka,Ilir Beqja&co.Me then te drejtet e prinderit tane thane qe he se do behet ky vend per femijet por nje mut eshte per dhe as ka per tu bere!
Ky eshte gazetari me gomar qe flet dhe shkruan shqip.
Per te gjithe ata qe ja fusin kot do tju them cfare une kam pare me syte e mi e cila perputhet plotesisht me artikullin. Kam jetuar ne Londer dhe Liverpool.
Dikush nga puna jone u plagos dhe vajtem ne urgjence ku ai person priti 4 ore derisa ju dha ndihma e pare pasi kishte rradhe. Ky person kishte hemorragji dhe ata as e preken me dore fare deri sa erdhi rradha. Doktoret atje jane indiane, pakistaneze e soj e sorrollop qe as qe i krahasoj me mjeket tane fare. Ne angli ka me shume mjete diagnostikimi se sa per mjeket, te pakten ne Tirane jane shume te mire. Kujdesi i shtetit apo edhe i vete pribderve per femijet eshte me i ulet ne angli se sa ne Shqiperi. Kam plot shembuj per te sjelle porme nje fjale artikulli eshte i sakte.
Po po pirdh pirdh se lirohesh.
Propaganda e rilindjes eshte kjo?
Sa jane te ardhurat per fryme ne te ashtuquajturat zona te varfera ne GB??
36.000 $ per frym ne GB
pirdh te shfryhesh
Artikull pa llogjike. Jetgjatesia mesatare ne Britani eshte me e larte se jetegjatesia mesatare ne Shqiperi. Basta. Si mund te krahasosh jetgjatesine ne zona te caktuara te Anglise me jetegjatesine mesatare te gjithe shqiperise. Cfare mund te thuash, per jetegjatesine dhe vitet me shendet te plote ne zona rurale te Shqiperise ku sherbimi shendetsor nuk ekziston?! Dihet qe ne vendet ne zhvillim, ku hyn edhe Shqiperia, ka nje shtim shume te madhe te semundjeve metabolike si obeziteti, diabeti, semundjet e zemres, tensioni etj. per shkak te te marrjes se kalorive te teperta dhe jetes sendentare.
Nuk me duket bindes ky artikull, vetem te mendosh qe ka hyre per tu krahasuar- Ruanda -. Ne Angli zonat e varfera , ku jetojne shqiptaret ne krahasim me zonat e pasura, ndryshojne vetem nga infrastruktura. Shqiptaret jetojne aty se qerate e shtepive jane me te lira, persa i perket ushqimeve qe jane baza e te ushqyerit per nje jete sa me te shendeteshme, ato jane nje lloi ne gjithe Angline. Ne zonat e pasura shitet me shtrejte i njejti produkt ushqimore, vetem nga kategorite e dyqaneve. Ky artikull po me duket si ai qe shkruante ne kohen e Ramizit- se ishim vendi pare ne bote per konsumin e ushqimeve per fryme (ne ,mos gaboj) e na udha nje medalje ari.
vari bibonat pune byth qirash dhe kjo pune
Une e bera kete gabim erdha ketej, hapni syt ju te tjeret qe lexoni kete artikull se i thone jet nuk behet shaka. Si thot trajtimi shendetsor eshte arsyeja qe njerzit emigrojne. Vere nje sondazh ne shqipri duan te jetojne njerzt 73vjec ne Shqipri apo 64 ne Angli. Nga I gjejne keto mbrockulla keta the ke quajne zona te varfera ne Angli Per mendimin time arsyeja kryesore qe njerzit largohen dhe nuk duan te kthehen eshte POLITIKA, PADREJTSIA qe sot per sot shumica e te zgjedhurve jane njerzt me te ulet (maskarenje) qe sjellin zinxhirin e te gjithe te keqijave ne Shqipri.
Ne cdo zone te ANGLISE paga minimale per cdo punetore asht £ 6.30 por ne shqipni sa asht ???? dhe Anglia asht nje ndervendet me jete gjate si md te larte ne Europe dhe dalja ne pension asht rritur Hajde gazetar shiko jeten e realitetin ne Angli, shiko kursin e £1 = 1.995 lek ,hala ju rreni pupullin si ne kohen e komunnuzmit plani u realizua 120 % e Shqptaret nuk dinin cfare asht bananja e coca Cola
Ne kongresin e 5 te PPSH Enveri e ka bere artikull. Tani ky artikull u gjet ne arshiven e PPSH dhe Rilindja ja servir popullit. Suksese Rilindje se do gjesh ne arshive edhe artikuj te tjere me interes.
hahahahaha c’fare jane keto brockulla ?? Kush e ka provuar te lindi edhe aty edhe jashte e di qe ndryshimi eshte SI NATA ME DITEN !!
Doktoreshen duhet ta prisje sa te mbaronte kafen pastaj te vinte , mbasi ti kishe mbaru pune…
gazetaret ne shqiperi shkepusin pjese nga disa gazeta angleze dhe bejne nje artikull ashtu sipas zakonit jalla shqipetarce.
HahahahaahahahahahahahahahahahahH hahahahahaha..”…………
Idiot gazetar
Pordhe me rigon, paska filluar shpelarja e trurit sipas modelit Pika G99 me kete Besar Likmeten dhe keta birbot e tjere te BIRN. Shkoni beni gazetari ne Ruande, jo ketu o milet i pseudogazetarise ballkanase.
KJO “BIR (N) A ME SHKO MALLIN E DULLES , QE THOSHTE JEMI
VENDI ME I PASUR SHKEMB GRANITI NE BRIGJET E ADRIATIKUT
EDHE AI NGA BIR (N) A FLISTE ! TE GJITHE KETS QE FLASIN NGA BIRA
FLADIN TAMAM EDHE MER (O) NGA BIRA E EDUSHKED FLET!
Shume i pa sakte artikulli Une jetoj ne Angli ku per cdo femije te posa lindur deri ne 16 vjec shteti angles paguan ne muaj reth 200 sterlina prindeve edhe emigrante qofshin (qe po ta bejme trashe jane me shume se 300 000 leke te vjetra) e po qe femijet vazhdojne shkollen ipaguajne deri ne 18vjec.Kur shendetsia eshte falas per te gjithe,per femijet ilacet e dentistet falas , veshjet e ushqimet pa tvsh.per te pa punet reth 60 sterlina ne jave e qiraja e paguar e se kane femije pervec lekeve qe permenda me lart ju paguajne edhe qumshtin e elektrikun,gazin e mobiljet e shtepise ja u ndrojne sa here qe i prishin femijet e ilacet e dentistet vizitat e syzet. falas Kush punon roga me e vogel eshte 6,50 strlina ne ore mjekesia falas paguan dentistin sipas sherbimit qe kerkon psh me kushtoj vizita me grafi, pastimi igurzave,e 3 mbushje 50 sterlina.e per te vene 1 dhemb me ure 220 por kjo hun ne luks.per personat qe studiojne ketu ne universitet pazesat i kane shume te larta. Cmlmet nuk kane shume diference ndermjet supermarketeve e perballohen me pak kujdes edhe nga te pa punet me 60 sterlina ne jave.ju pershendes te gjitheve kudo qe jeni
Eshte Gjermani ne vendin e pare,ne te dytin jemi ne,jane tre vende bosh,pastaj vjen Englezi !
Ka nje shpjegim per kete artikull nqs statistikat jane te verteta. Nga ana tjeter, ne pergjithesi statistikat nuk tregojne binomin shkak -pasoje, gje e cila lejon shume njerez te spekullojne per arsyet e mundshme.
Sikur te dhenat te jene te sakta, nje shpjegim mund te jet ky:
1) Jeta jo sedimentare e shumices se shqiptareve.
2) Ushqimi (jo per shumellojshmerine per per cilesine). Toka shiptare eshte plot me minerale dhe cdo gje qe rritet eshte e shkelqyer. Industrializmi ka qene i vogel e cila ka sjelle qe shumica e ushqimeve te behen ne menyre artizanale akoma, qe eshte gje shume e mire.
Ushqimet ne vendet e zhvilluara prodhohen me sasi te medha, po cilesia nuk eshte aty.
3) Stresi… Eshte shume here me i larte ne vendet e zhvilluara.
4) Jeta sociale dhe familjare shume me e pasur se ne vendet e zhvilluara. Jeta ne vendet e zhvilluara eshte e izoluar ne kete aspekt, se nuk mjafton koha, njerezit punojne gjithe kohen.
E te tjera…
Eshte me mire te parandalosh semundjet, duke jetuar HEALTHY, sesa te kesh nje sherbim shume te mire mjeksor pasi te ka marre perupia…
Te jesh nje vend i pazhvillaur ka avantazhet dhe disavantazhet e tij.
Ore te nderuar komentues,gazetari ka shkruar artikullin ne baze te nje apo disa studimeve.Ma merr mendja se shume prej jush qe komentoni s’keni qene kurre atje,ose jeni ndonje por jeni te ekzaltuar nga fundjava qe ua merr shumicen e atyre qe keni fituar gjate javes.Fakti eshte se gjithnje e me shume e atyre shqipetareve qe i kane fituar letrat vine ne Shqiperi per ti kryer sherbimet stomatologjike e deri te disa operime etj etj.Por ne jemi te destinuar qe tonen ta zvogelojme e te huajen ta rrisim edhe kur faktet flasin ndryshe.
Comparaison n’est pas raison ,thone francezet!
Pra kur te béni keso krahasime krahasoni si duhet lagjet e varfera te anglise me lagjet e varfera te shqiperise!
E keni gabim ooo milet.Shikoni Gabelet,futen me kok ne Lane e nuk marrin nje infeksion,kan imunitet.kjo do te thote jet e shendetshme ):
Pasi sala e la mbrapa me Gjermanin, ky gazetari don me konkuru me Anglezin?
Mos harro edhe nese Anglezet mund te jen te varfer ata jane shume dinake, virtyt qe rrit shansin per te qene i pasur!
Te dashur komentues Gazetari ka harruar te bej krahasimin e standarteve britanike me ato shqiptare.
Nje britaik me shendet te plot nuk ka te njejtat parametra jetik si nje shqiptar me shendet te plot.
P.SH nje makin 10 vjecare ne angli eshte e vjeter dhe del nga qarkullimi por ne shqipri nje makin e till konsiderohet si e re dhe lluks.
D.m.th shqiptaret ne moshen 64 vjec duhet te punoin edhe sikur mos te ken mundesi fizike per pune sepse sipas ligjit dalin ne pension 65 vjec.
Vdis ose puno ky eshte ligji i xhungles peshku i madh e ha te voglin…mos u merzisni se jetoim ne shqiperi…ky fat na ra.
Mbase nga klima qe ka shqiperia pot as I perket kushteve ne spitale, sherbimit e trajtimit nuk mind te afrohen kurre. Lerini budalleqet. Anglia Po te kish klimen njerzit do hanin njeri tjetrin.
Kurre arrihet te publikohet nje e dhene e menduar duhet te jepen statistika te rregullta jo vetem per Angline por edhe per zonat e varfera te Shqiperise! Ne vendin tone popullsia eshte me shume e perqendruar ne Tirane por edhe neper fshatra si edhe neper male! Kemi pare dokumentare neper zona malore ku njerzite jetojne nje familje me nje pension 40 mije leke, nje ferr i vertete i Dantesit! Pa harruar Tiranen ku 50 perqind e njerzve jane te pa pune dhe familjet jetojne nje pjese dermuese me borxhe atje ku blejne ushqimet! Nuk jane kjo pjese e varfer e popullsise qe harrohet te permendet per vendin tone! Pa harruar se nje i huaj ne Gjermani ,Holland apo ne France ka nje te ardhur 900 euro kurre s “punon dhe 500 euro kurre nuk ka shtepi ne France 450-500 euro ! Athere ne Shqiperi rrogat jane qesharake 250-300 euro,dhe cmimet si ne Evrope. Cfare krahasimi behet kurre shumica e Shqiptarve 70% jane te varfer dhe mbijetojne , dhe njekohesisht gazetaret shpikin teorira te neverirtshme per jete-gjatesi! Shqiperine e kane mbytur helmet si neper rruge plehra dhe ne ajer dioksid karboni ku vete Tirana eshte nje nga qytetet me te pista te botes cfare jetegjatsia mund te kete nje qytetar i cili jeton nen smokun vdekje prures ! Keto te dhena te gazetarve jane shume hipokrite dhe aspak te verteta ne Shqiperi lufta per mbi jetese eshte nje mode e re e jeteses dhe Shqiptaret e kane mendjen shumica te emigrojne jashte vendit nga mos besimi per nje te ardhme premtuese!