Vrasja e Lamajt/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Frrokun (VIDEO)

18 Mars 2015, 11:21Sociale TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arben Frrokun, i akuzuar për vrasjen e komisar Dritan Lamajt.

Kjo është pretenca e prokurorisë prej 70 faqesh për të akuzuarin kryesor të vrasjes së komisar Lamajt.

Arben Frroku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por Prokuroria ka kërkuar që Arben Frroku të vuajë dënimin në një burg të sigurisë të lartë dhe se në bazë të provave Frroku është autori i vrasjës së Lamajt.

Ndërsa avokati mbrojtës tha se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

“I pandehuri ka ardhur në cdo seancë sot është dëshira e tij të mos vijë. Ai do të jetë në seancën e mbrotjes mund të bëjë deklarimin e tij. Është ngjarje rëndë dhe duhet të hetohet si e tillë por klienti im nuk ka lidhje me ngjarjen”, tha avokati mbrojtës.

Procesi gjyqsor ndaj Frrokut nisi rreth një vit më parë, ndërsa Lamaj u ekzekutua më 24 shkurt në 2013.

Arben Frroku nuk e ka pranuar akuzën ndërsa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ai ishte në Kapshticë pasi po shkonte në Greqi. Për të rrëzuar këtë alibi, gjykata bëri edhe eksperimentin për të vërtetuar se sa orë duhet për të mbërritur në pikën e kalimit kufitar nga shtëpia e Dritan Lamajt.

Arben Frroku akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim dhe mbajtjes së armëve luftarake. Vetë Frroku nuk e ka pranuar asnjëherë këtë akuzë, teksa procesin ndaj tij e ka quajtur një manipulim të qëllimshëm të organit të akuzës.

3 komente në “Vrasja e Lamajt/ Prokuroria kërkon burg përjetë për Frrokun (VIDEO)”

  1. antispiuni says:

    Po fillon rrokullisja….! ?

  2. Siguria says:

    Po vellain kur do e arrestojne?Mjere ky vend sa keq eshte katandisur diskutohet gjysma e kuvendit per vjedhje vrasje te paguara.Cfare do mendojne njerezit e thjeshte e punetore?Keto jane pasojat e shitjes se votes te deputete analfabete e kriminele.A po e kuptoni o njerz ca i keni bere vetes??

  3. tosi says:

    me kembe te mbare prokurorise…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje