Thirrje imamëve shqiptarë: Sqaroni besimtarët se ISIS nuk është feja islame

20 Mars 2015, 15:22Sociale TEMA

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe presidenti i Republikës, Bujar Nishani u kërkojnë drejtuesve të Komunitetit Mysliman që në këshillat e tyre fetare para besimtareve t’i mëshojnë distancimit nga aktet e dhunshme të Kalifatit të Irakut dhe Sirisë, që po kërcënojnë paqen në botë nën petkun e Islamit.

“Sot, bota kërcënohet nga ata që e bëjnë urrejtje fenë e tyre, nën petkun e Islamit. Unë e përgëzoj punën tuaj të palodhur për t’u siguruar që zërat tuaj, që këshillojnë paqen dhe mirëkuptimin të dëgjohen mbi ata që nxisin dhunën dhe shkatërrimin. Ndërsa vazhdoni punën tuaj të rëndësishme, ju lutem mbani parasysh, se, edhe në atë ditë ku Dielli t’ju godasë, dhe barra juaj të jetë e rëndë, Perëndia do t’u japë gjithçka që nevojitet për t’ia dalë mbanë”, tha ambasadori Lu.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vuri në dukje se viktimat më të shumta në këtë luftë janë në radhët e myslimanëve dhe kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me përplasje qytetërimesh, por me një skllavërim modern njerëzor.

Paqja botërore sot kërcënohet seriozisht edhe nga disa individë apo organizata terroriste dhe ekstremiste, të cilët duke shpërdoruar emrin e Zotit dhe fenë, përpiqen të imponohen dhunshëm e në mënyrë barbare ndaj të tjerëve. Veprimtaria çnjerëzore e të ashtuquajturit Kalifat të Irakut dhe Sirisë ka shkaktuar më tepër viktima të fesë myslimane se sa të feve të tjera. Kjo tregon dhe vërteton katërcipërisht se nuk kemi të bëjmë me një përplasje qytetërimesh, por me një luftë të pandershme dhe pa kushte për pushtet dhe mbizotërim, me një skllavëri moderne fizike, politike, shoqërore dhe mendore“, tha Nishani.

Kreu i Komunitetit Mysliman qartësoi, se, asgjë që ndodh në Siri dhe Irak nuk ka lidhje me atë çfarë orienton Islami dhe Libri i Shenjtë, Kurani.

“Ngjarjet, trazirat dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe në disa vende të ndryshme të botës, që gjoja kryhen nën ombrellën e Islamit, nuk kanë asnjë lidhje me vlerat që Islami ka dhe përçon”, tha Skënder Bruçaj.

Presidenti Nishani dha edhe një mesazh për udhëheqësit shpirtërorë, për të ndriçuar besimtarët në lidhje me këtë çështje.

“Udhëheqësit shpirtërorë kanë një detyrë sa të vështirë, aq edhe vendimtare në këtë drejtim, por jo të pamundur. Të këshillojnë, edukojnë dhe të ndriçojnë mendjet e atyre individëve, të cilët për arsye nga më të ndryshmet: politike, fetare, shoqërore, nga varfëria apo mungesa e shkollimit, joshen drejt premtimeve boshe materiale dhe të parealizueshme duke mbushur radhët e luftëtarëve mercenarë në një luftë pa kurrfarë kauze fetare apo politike”, tha Nishani.

Për herë të parë në Tiranë është mbajtur një konferencë me temë “Islami dhe paqja globale”, ku merrnin pjesë autoritetet fetare në vend përfaqësues të trupit diplomatik në Tirane, Presidenti i Republikës, autoritete të Policisë, të cilët vlerësuan rolin që ka Islami për paqen në botë./TCH

6 komente në “Thirrje imamëve shqiptarë: Sqaroni besimtarët se ISIS nuk është feja islame”

  1. ilir says:

    Eshte mire qe imamet shqiptare te largohen nga Shqiperia drejt Azise dhe te na lene rehat

  2. kafsha says:

    muslimanet e dijen mire e nuk kan nevoje per sqarime se kush eshte ISIS, kete ta mesoj Mero me gazetaret qe shpifin dhe etikojn lart e poshte muslimanet si teroriste.

    ku ne fakt dihet qarte se usa ka krijuar isis in per qellime qe dihen nga te gjithe…

    1. anticensurë 234 says:

      kafshe,
      nuk e di a e ke rastësisht këtë emër apo të përshtatet!?
      me këtë që thua:”ku ne fakt dihet qarte se usa ka krijuar isis in per qellime qe dihen nga te gjithe…”,duhet të jesh i tillë!!
      këta,si të huajt dhe presidenti i shqipërisë,po kërkojnë dënimin e çmëndurisë islamike të ISIS!!kërkojnë që të dënohet dhe të denoncohet si një çmëdnuri që përdor për bazë, atë që po thonë të gjith mysylmanët e ndershëm,librin e tyre të shënjtë!!këtë po thonë,pavarsisht se me gjysëm zëri dhe përfaqsuesit e fesë islame,kjo që bën ISIS është kundër vlerave që përçon kurani dhe feja islame!!
      e them me gjysëm zëri sepse,o nga frika o nga injoranca ata,nuk po shohin se janë duke e ndihmuar!!janë duke e ndihmuar ashtu si po e ndihmon dhe ti!!me thënjet jo”e ka krijuar amerika”,jo po “izraeli” e ndoshta marsianët!!kushdo që ta ket krijuar kjo çmënduri,murtajë duhet dënuar!!po të bëhet një gjë e tillë ajo do të shuhet!kurse tipa si ti që nuk bëjnë dënimin por në një farë mënyre mbrojtjen e tyre dhe propagandë për ta!!
      një nga mënyrat për të bërë propagandë për ta është dhe “unë nuk jam si ata prandaj nuk kam nevoj të distancohem”!ky është një pohim i fshehtë se mendohet si ata,por nuk ka burrërinë që ta pranojë!!thjeshtë fsheh thikën për të ta futur nag pas!!
      kështu o kafshe nuk duhe të jesh pjesë e tyre për tu distancuar,kushdo duhet distancuar nga kjo dhunë e çmëndur!!

  3. Dibrani says:

    Ne e dim shum mir se Kush Esht isis dhe ska nevoj me NA e shpjegu
    Po perderisa Ka POLITIKAN terrorista qe Po ja pijn gjakun popullit shqiptar CDO dit , DUKE i futur ne varferi te skajshme , duke vjedhur pasurin e popullit , e DUKE genjyer CDO dit me prrallat e vjedhjet e tyre , ky POPULL Vetem se do ti urrej kto kriminela dhe NUK DIHET se CFAR rruge do te merr.
    THONI AMERIKES QE MOS TI PERKRAH KRIMINELAT POLITIKAN SHQIPTAR sepse Islami Esht FE e paqes dhe nuk i ben keq kurrkujt.
    <3 ISLAM

  4. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkk…………….

  5. Zig Zag Man says:

    Sipas Censusit ne jemi 85% ISIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje