Ministri i Brendëshm Saimir Tahiri dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati morën pjesë në konferencën ndërkombëtare, që po mbahet në Vienë të Austrisë, për luftën kundër terrorizmit.
Konferenca mblodhi Ministrat e Brendshëm dhe të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit Ministri Tahiri, Komisioneri i BE për Sigurinë Avramopulos, Ministri i Brendshëm austriak dhe Ministri i Jashtëm serb Daçiç mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ministri Tahiri u shpreh për domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal e më gjerë për të mbrojtur vlerat e përbashkëta.
“Roli dhe angazhimi i Shqipërisë, është kryesor në rajon. Shqipëria ka një harmoni fetare shembullore. Forcimi i demokracisë dhe shtetit ligjor mbetet themelor gjithashtu në luftën kundër terrorizmit. Shqipëria ka bërë hapa para në luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi me partnerët është i shkëlqyer”, u shpreh Ministri i Brendshëm shqiptar.
Por Tahiri theksoi rëndësinë e ngritjes së grupe të përbashkë hetimore me të gjitha vendet për të parandaluar luftëtarët e ISIS, një praktikë e vendosur tashmë me Italinë e Kosovën.
“Është e rëndësishme të krijohen grupe të përbashkëta hetimore ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit dhe mes nesh dhe vendeve të BE në mënyrë që të adresojmë të njëjtin problem pa pasur pengesa kufitare”, tha Ministri.
po per ilirin e koalicionit o minister a duhen ngritur grupe hetimore te perbashketa apo jo ,sepse krimet po i stimulon politika si ne rastin e ceshtjes Doshi.
Nje nga terroristet me te medhenj,dhe person i ISSI-i eshte nje edhe ne shqiperi.Ai eshte Sali Berisha.Tritolet qe po vihe nga te gjitha anet e shqiperise,dhe kercenimi per te vrare deputet,eshte dora e Kryekriminelit Sali Berisha.Edhe per kete duhet te ngrihet nje komision,qe te hetoi krimet e saliut.