Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka deklaruar se 2015-ta do të jetë një vit i rëndësishëm për dixhitalizimin e kontributeve të dhëna nga shqiptarët.
Kjo sipas tij do t’i mundësojë çdo personi i cili është në punë, dhe i thuhet se u paguhen kontributet shoqërore, që të bëjë verifikimet përkatëse dhe të kontrollojë nëse ka vite të mangëta.
“600.000 pensionistë dhe 650.000 të punësuar kanë kontakte të drejtpërdrejta me zyrën e sigurimeve shoqërore. Do jetë edhe viti më i rëndësishëm i dixhitalizimit të Sigurimeve shoqërore. Çdo qytetarë që ka rrogë, do të ketë mundësi të verifikojë nëse i paguhet apo nga punëdhënësi sigurimet shoqërore”, tha Veliaj në fjalën e mbajtur gjatë analizës vjetore të punës së Institutit të Sigurimeve Shoqerore.
Duke u ndalur në reformën e pensioneve, Veliaj theksoi se një nga arsyet që pensionet ishin qesharake ka të bëjë me mungesën e reformave.
“Një nga arsyet e reformës ishte se pensionet ishin qesharake. Njerëz që sado të kishin punuar, merrrenin vetëm 240 mijë lekë. Nuk ka asnjë dyshim se pensionet janë nga 2-40% më tëlarta.
Kemi ndarë edhe pensione 340 mijë lekë. Viti 2014 i suksesshëm për pensionet. Ne nuk mund ta ndalojmë me kaq. Kemi pasur më pak subvencione nga shtetit. Ky është një lajm i mirë, por duhet bërë më tepër.
Në 2015 duhet të krahasdohemi me vitin tonë më të mirë 214-tën. E paimagjinueshme që funksionarët më të lartë të shtetit dalin në pension 55-vjeç.
Kemi propozuar një rrokadë ku ulëm daljen në pension të minatorëve dhe ua rritëm moshën e daljes në pension funksionarëve të lartë”, tha Veliaj.
Ai theksoi se pavarësisht se jemi një nga vendet me popullsinë më të re në botë kemi pasur më shumë pensionistë se sa të persona të punësuar që derdhnin kontributet shoqërore, duke rritur numrin e atyre që paguajnë sigurimet.
Ai sqaron se është naivitet të thuash se gjithë ky shtim janë vetëm vende të reja pune, por ka edhe kalimi nga puna në të zezë në të bardhë shumë prej tyre.
“Kemi sjellë sistemin në binarë. Sot kemi 650.000 vetë që janë në punë dhe kontribuojnë dhe 600.000 pensionistë. Askush nuk është naiv që të pretendojë se të gjithë kjo rritje janë vende të reja pune. Disa janë, por ka edhe punonjës që kanë kaluar nga puna në të zezë në të bardhë”, tha Veliaj. /gj.k/