TemA TV/ Mazniku: Ata që janë kundër ligjit për arsimin e lartë, s'duan ndërrim sistemi. Agjensia britanike komunikon si do kryhet akreditimi

24 Mars 2015, 20:23Sociale TEMA

Intervistoi: Elisa Dedja

Ligji për arsimin e lartë nuk mund të ketë konsesusin e gjithë aktorëve, pasi shumë nuk duan të ketë një ndërrim të sistemit”, kështu është shprehur në një intervistë për TemaTv Arbër Mazniku, zëvendësministër i arsimit. lidhur me  shqetësimet e ngritura mbi këtë ligj nga Senati i Universitetit të Tiranës dhe Senati i disa universiteteve private.

Mazniku pohon se tashmë ka mbaruar faza e parë e këtij procesi, i cili është përcaktimi i kritereve dhe i standardeve që do të ketë ky akreditim. Së shpejti shton ai do të ketë një komunikim nga agjensia për gjithë institucionet e arsimit të lartë sesi do të kryhet procesi i akreditimit.

Ndërsa lidhur me testimin por edhe rastet e korrupsionit, Mazniku tha se në këtë drejtim janë hedhur hapa të mëdhenj dhe seriozë, për nxjerrjen jashtë sistemit të gjithë njerëzve jo të duhur.

Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë britanike ‘Quality Assurance Agency’, në dhjetor 2014, e cila do të kryejë ‘testin e cilësisë” në institucionet e arsimit të lartë. Në cilën fazë është procesi i rankimit?
Bëjmë fjalë për procesin e vlerësimit dhe akreditimin e institucionit të arsimit të lartë, dhe agjensia britanike është më e mira në Europë dhe ne e kemi ftuar për të bashkëpunuar me agjensinë tonë publike, për të kryer akreditimin e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private në vend. Kemi mbaruar tashmë pjesën e parë të këtij procesi, i cili është përcaktimi i kritereve dhe i standardeve që do të ketë ky akreditim. Shumë shpejt, agjensia në javët në vijim do të ketë një komunikim me secilin prej institucioneve të arsimit të lartë private dhe publike në vend, për tu komunikuar atyre hapat me të cilat do të kryhet procesi.
Mbi ç’kritere po vlerësohen Universitetet tona?

Kriteret do të vlerësohen në bazë të atyre që janë, kriteret e cilësisë, që tashmë janë të miratuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në Shqipëri dhe standardet europiane të kritereve të cilësisë në arsimin e lartë.

A do të jetë ky një testim i njëjtë për univesitetet private dhe ato publike?
Po të gjitha institucionet e arsimit të lartë do të kalojnë në të njëjtin vlerësim, i cili është akreditimi institucional, dhe në përfundfim të këtij procesi do të akreditohen të gjitha këto institucione.

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë dhe arsimi në Shqipëri ende nuk ka pësuar ndryshime të dukshme. Kur priten të duken efektet e refomave tuaja?
Më lejoni të mos bie dakord me pyetjen tuaj. Unë besoj se ndryshimet në arsim janë të prekshme dhe të dukshme. Ne gjatë këtij viti kemi mbyllur 18 institucione të arsimit të lartë. Pra pothuajse 1 e 3-ta e arsimit të lartë nuk janë më në funksionin, ne kemi ndryshuar mënyrën se si funksionojne institucionet e arsimit të lartë, ne kemi kthyer ligjin në këto institucione. Dhe tashmë duket shumë e qartë se si këto institucione kanë një jetë shumë më të prekshme dhe shumë më aktive se më parë. Kemi zhvilluar gjatë gjithë kësaj kohe një debat të paparë për mënyrën se si do ta bëjmë reformën. Kemi tashmë një draft ligj, i cili është ne fazën përfundimtare që do të kalojë në qeveri së shpejti dhe më pas në parlament, i cili do të reformojë në mënyrë radikale arsimin e lartë. Kemi pasur një proces brilant të maturës shtetërore, i cili nxori nxënësit më të mirë për të vazhduar shkollën e lartë, proces ku 30 përqind e studentëve nuk arritën t’ia dalin ta marrin atë provim. Për të vijuar është dhe sektori ku ka ende dhe shumë masa për tu marrë, siç është ligji për standardet në arsimin parauniversitar, ndyshimi i ligjit parauniversitar, ndryshimi i teksteve, dixhitalizimi i arsimit. Jo vetëm që ka pasur ndyshime të mëdha këtë një vit e gjysmë, por do të vazhdojë të ketë në muajt në vijim.
Cilët janë këto ndryshime?
Ligji i ri për arsimin e lartë ndryshon në mënyrë rrënjësore në sistemin e arsimit të Lartë duke çuar në një nivel shumë të lartë autonominë universitare, duke ndryshuar rrënjësisht mekanizmin e financimit dhe duke ndryshuar mënyrën e qeverisjes së arsimit të lartë. Ndryshimi është i atij niveli , sa ne besojmë se për një përiudh shumë të shkurtër institucionet e arsimit të lartë shqiptarë do të jenë jo vetëm të rirevolucionuara për së brëndshmi por të ofrojnë arsim cilësor që të kenë mundësi të konkurojnë dhe institucionet arsimore evropiane për një përiudhë disa vjeçare më pas. Pra do të thotë që po ndryshon në mënyrë rrënjësore sistemi i arsimit të lartë. Po ndryshon gjithashtu sistemi parauniversitar, kemi bërë tashmë atë që është ndryshimi i kurrikulave dhe paralel me këtë implementohet tani procesi i ndryshimit të teksit duke kaluar atë në tekst unik dhe së treti kemi ndryshuar mënyrën se si mësuesit merreshin në sistem, kemi gjetur një numër shumë të madh mësuesish në sistem të cilët ishin pa aftësitë përkatëse për këtë sistem, ata tashmë janë duke u larguar nga sistemi dhe duke u zëvëndësuar me mësues të cilët i kanë kapacitetet e duhura për këtë vendet e tyre të punës por dhe duke e bërë këtë sa më trasparente dhe të hapur publikun nëpërmjet konkurseve që u zhvilluan në muajin dhjetor të vitit që shkoi në secilin prej qarqeve të Shqipërisë. Kështu ne krijojmë një sistem të drejtë .
Senati i Universitetit të Tiranës ka dalë kundër projektligjit të ri për arsimin të lartë që i është dorëzuar ditët e fundit. Senati i UT-së ka ngritur shqetësimin se ky projektligj jo vetëm që nuk realizon autonominë universitare të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por e cënon. Ju keni folur shpesh për këtë por në këtë fazë, a kemi të reja në raportet midis jush dhe kundërshtuesve të këtij ligji?
Patjetër që po. Ne kemi bërë një set aktivitetesh publike që qytetarët kanë pasur mundësi t’i ndjekin. Para 2 javësh kishim një takim të madh, i cili ishte publik, ku secili prej institucioneve të arsimit të lartë pati mundësi të shpreh shqetësimet që ata kanë pasur rreth ligjit. Ne patëm dhe një diskutim tjetër të gjatë më këto istitucione, ku një pjesë e pikëvështremeve të tyre janë pranuar në ligje, disa të tjera jo, por ama kemi ecur përpara me tentativën për të pasur një ligj të sa më gjerësisht të pranuar. Thënë këtë, ne mbetemi të bindur, që ky ligj nuk do të kalojë me konsensus të gjithë aktorëve, sepse ky është një ligj që kërkon ta reformojë sistemin dhe patjetër që do të ketë aktorë që nuk duan të ndërrohet sistemi dhe do të ketë debate të ndryshme.
Z.Mazniku, ju jeni përballuar me disa raste korrupsioni të drejtuesve të arsimit. Bëhët fjalë për emërimet problematike si psh: rasti i drejtoreshës arsimore në Lushnjë. Megjithëse u mbyll shpejt kjo çështje, kujtojmë se mediat rishkruajnë për skandale financiare dhe korruptive. Çfarë po ndodh me emërimet në të gjithë sistemin parauniversitar?
Rastet që ne na është raportuar të këtij tipi që ju sapo thatë, kemi marrë vendime të shpejta dhe të drejta dhe transperente, për të nxjerrë njerëzit jo të duhur jashtë sistemit, por edhe për t’i vënë para drejtësisë kur ka qenë e nevojshme. Ndërkohë që kemi krijuar një sistem transparent për publikun. Rasti konkret, testimi i zhvilluar në dhjetor në secilin prej qarqeve. Pra kemi krijuar një sistem të drejtë dhe transparent, ku çdo person që do të jetë pjesë e trupës mësimore do të kalojë përmes këtij procesi.

10 komente në “TemA TV/ Mazniku: Ata që janë kundër ligjit për arsimin e lartë, s’duan ndërrim sistemi. Agjensia britanike komunikon si do kryhet akreditimi”

  1. safeti says:

    Ti je per ndryshimin edhe te seksit se te kemi par veshur si grua ne festen e mjaftit. Kjo sdo te thot qe te ndryshojm arsimin se ta thot mendja jote perverse.

  2. Berisha-Meta-Rama says:

    Si jan keto agjensite britanike si ajo e doganave
    qe nuk japin rezultat, apo eshte ceshtje perqindjesh?

  3. Alma Mile says:

    Ik tutje Albi Mazniku me gjithe arsimin tuaj o shoku/shoqja e atij perversit Erjon Velise. Pse genjeni kur deklaron qe keni mbyllur kioskat e universiteteve, kur ato jane hapur perseri , pasi u paguan zarfat me leke ne bulevardin Deshmoret e Kombit…

  4. Sajmiri says:

    Turp te kesh ti dhe qeverija jote qe ke lene rektoret aktuale te vjedhin tani me keq se me pare. Te te vije turp! Ke dhe goj dhe flet.

  5. mira says:

    Keta zorzope te pafytyre qe dalin neper emisione dhe me arrogance thone qe NE DO QEVERISIM SI TE DUAM, se kemi marre 100 mije vota.

    Ky nuk i ka ne koke. kurre sa mend ka populli ne prapanice. Mer vota majtas per te bere politika dhe qeverisje per ate shtrese prej se ciles i mori votat dhe pastaj si bukurosh pederast mburret me ato vota dhe ben politika qe dhe qeverite e djathta po i braktisin.

    Cdo shtet ka nje model qeverisje. Keta te Rilindjes ose jane tallash fare ose jane dobica ose i kane te dyja, dhe marin modele te ndryshme nga shtete te ndryshme, nga ku te mundin, si tja u doje interesi i perfitimit te tyre.

    Ju rofshin Bunkeret apo shtepite me gjethe te Enverit qe beni show. Per arsimin as deri tek gishti i kembes nuk i vini, (mos themi ndonje fjale tjeter).
    Me kete po tregoni dhe sa falas do e keni shendetsine. Te ndryshosh ligjin e arsimit dhe te besh kete palo reforme, eshte krimi me i madh qe i behet trurit te kombit.

    Edhe nese Ligjin per reformen do e kaloni me arogance, shume shpejt do ta hiqni, per kete te jeni te sigurte. Batakçinj dhe krimba gjirizesh.

  6. Mirenjohesi says:

    G99-tshit te konvertuar ne rilindas!!!
    Vaj medet o arsimi shqiptar!!!

  7. torabora says:

    Ky akreditim eshte i domosdoshem. Ne universitetet, sidomos ne ato publike, duhen bere ndryshime renjesore per ti kthyer kredibilitetin arsimit te larte. Edhe vete pedagoget duhen kaluar ne tesim sepse disa prej tyre jane atje per shkak te lidhjeve miqesore qe kane me njerez qe jane ne vendimmarrje. Akreditimi i IALeve deri tani ka qene objekt i nje tarafi te caktuar dhe mbyllja e disa prej tyre ishte me se e domosdoshme. nuk veprohet keshtu me arsimin e larte se kesaj i thone ti fusesh thiken trupit te nje kombi. kush ka qene pjese e kesaj kasaphane marrte mallkimet e popullit i cili ka shpenzuar para per ti derguar femijet ne keto institucione te arsimit te larte qe vec te larta nuk kane qene. behet mire qe angazhohet nje agjenci e huaj se vetem ajo mund te jete e besueshme dhe objektive. kjo agjenci duhet te rishikoje edhe bordin e akreditimit te arsimit te larte nese permbushin kriteret per te qene anetare, te shikoje mbi cbaza jane perfshire ata njerez ne bord dhe a e kane kryer detyren si duhet me pare. pervec anes profesionale qe duhet pare duhet pare edhe ana morale e anetareve qe lejuan ate gjendje mizerable ne arsimin e larte.

  8. edi says:

    Ky debili ka mbaruar univeristetin pa paguar asnje qindarke apo me leket e Sorosit tani duan ta kthejne me pagese qe e ben te pamundur qe 70 % e famlijeve shqipatre te dergojne femijet ne universitet.
    E gjithe kjo behet qe te ndahen leket universitetin e Henri Cilit dhe me perverset e tjere te universiteteve publike qe i kane kthyer fakultetet ne prone private dhe nuk pyesin as per shtetin.

  9. era says:

    Reforma eshte nje dobiçllik i nisur nga serbi i UDB, qe po e vazhdon piktori i Rilindjes dhe vemjet qe i rrine pas, per te çuar parate e arsimin publik tek diplomoret e tyre private.

    Keta zorzoper kane mbaruar universitete pa futur fare doren ne xhep dhe pa dhene nje dysh familja e tyre.
    Llumi i politikes PD, PS, LSI, i ka shplare trurin te rinjve duke i joshur, duke i helmuar trurin sipas parcelave te tyre, DUKE I BERE QE TE MENDOJNE SE NESER ATA DO JENE DREJTORE, MINISTRA DEPUTETE.

    Me keto reforma dhe politika te rinjte do te jene skllverit e kohes moderne.

    Nuk ka lidhje akreditimi me ate qe reforma kerkon te arrije. Ju trutallashet e te rinjve te rilindjes ose lexoni me shume ose shihuni ne pasqyre dhe kerkoni me shume dinjitet tek vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje