Besimtarët myslimanë bektashinj festojnë sot, ditëlindjen e Imam Aliut, të njohur si Dita e Nevruzit. Dita e Sulltan Nevruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u zhvillua ceremonia tradicionale fetare, ku Baba Edmond Brahimaj uroi të gjithë besimtarët me rastin e Sulltan Nevruzit.
Kreu i bektashinjve, Edmond Brahimaj është lutur në datëlindjen e baba Aliut për më shumë paqe dhe harmoni kudo në botë.
Presidenti i vendit Bujar Nishani, ka uruar festën e bektashinjëve duke vënë theksin edhe tek harmonia fetare që mbart vet Sulltan Nevruzi dhe bektashizmi.
“Tek ne dhe kudo në botë Festën e bukur të Sulltan Novruzit e respektojnë dhe e festojnë jo vetëm besimtarët bektashianë por edhe plot të tjerë, prandaj: Gëzuar të gjithëve Sulltan Novruzin!
Sulltan Novruzi koinçidon me ngrohjen e motit pas dimrit të ftohtë, ardhjen e pranverës, zgjatjen e ditës, shkurtimin e natës, ringjalljen e natyrës, hovin e jetës, gjallërimin e trupit dhe të shpirtit, pra me gjithë të mirat për të cilat ka nevojë njeriu.
Sulltan Novruzi bart në thelbin e vet harmoninë ndërfetare. Lumnimi që kjo festë u shkakton njerëzve me besime të ndryshme, është prova, dhe vetë ne jemi dëshmitarët.
Sulltan Novruzi është një festë shumëfish e rëndësishme.
Të flasësh për Sulltan Novruzin dhe Bektashizmin do ishte tejet e mangët pa përmendur rolin e madh patriotik, rilindas, emancipues, qytetërues që bektashizmi, baballarët, teqetë dhe gjithçkaje tjetër që lidhet me ta. Mjaft të kujtosh se, jo vetëm gjatë periudhës diktatoriale, por në përgjithësi gjatë stuhive të kohërave, edhe pse jo të vetmit, bektashinjtë kanë qenë nga më të shquarit që i kanë dal zot e i kanë vënë shpatullat situatave nga më të vështirat për fatet tona historike, duke mos i lënë shqiptarët të ligështohen dhe Shqipërinë të vdesë.
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, janë ende të gjalla kujtimet e gjyshërve tanë të cilët kishin mësuar shkrim e këndim Shqip nëpër teqe të shenjta që ishin shndërruar në shkolla dhe baballarë patriotë në mësues.
Me rastin e kësaj feste të mrekullueshme, me shpirt e me zemër, u uroj të gjithëve:
Mbarësi, mirëqenie, begati, mirëkuptim, pajtim, paqe, dashuri, shpresë!”, shkruan Nishani në urimin e tij për festën e Sulltan Nevruzit.
Sipas bektashinjëve festa e Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, dhe përkon me ditën e lindjen së Baba Aliut në Qabe.
NISHANI NUK KA LIDHJE ME NOVRUZIN SE KA VRARE NJEREZ NE GERDEC
Se pari, ku jane baba Likja dhe baba Taku, dy bektashinjte me te shquar pas baba Mondit?
Se dyti, Nishanlliu e paska qullosur prape nje bicim vjershe edhe per Nevruz, megjithese nuk ka dale aq poetike sa ajo e vitit te rj…
Do te thote Novruzi nuk ishte kriminel si Nishanlliu? lol
PLEHRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…………..nuk ka shqiptar qe feston sulltan Novruzin,por sunitet dhe shiitet shqipfoles…………..!
https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA
Hi Tourkopordhos, gezuar festa:
https://www.youtube.com/watch?v=S0A0UqMG3f0
URIME BEKTASHIANVE KUDO QE NDODHEN NE BOT PER KTE FEST TE BUKUR DHE GEZUAR SULLTAN NOVRUZIN, JEMI KRENAR SE JEMI KULTI ME I PERPARUAR NE BOT, GEZUAR NGA ZEMRA O BEKTASHIAN SULLTAN NOVRUZIN ME ASHURE SA ME TE MIR DHE PAçI FAT E MBARSI KU DO QE TE JENI DHE ATDHEUN KURR MOS E HARRONI.
Per fat te keq, baba Edmondi,eshte pjelle e Saliut.
kam qene shofer dhe kishim ne brigade nje shofer tjeter qe vite me pare ishte dervish teqeje dhe tregonte kete histori te vertete. Nje dite ne teqen time vin nje burre i moshuar me nje nuse dhe me thote se nusja e djalit nek lind. Lere ketu tek shtepia e zotit i thashe qe ti lexojme librin e shenjte. Mire tha plaku do vije ta mar pas tri diteve. Sa iku plaku nusje mu hodh ne krah dhe me shaloi kembet pas vithjeve te mija dhe te dy rame ne toke…. Pas tri diteve erdhi plaku dhe e mori dhe pa u mbushur viti plaku u kthye me nje dash kopeje ,çe ke kete i thashe plakut, e prura per teqene tha plaku se nusja lindi djale.Me jete te gjate i thashe se ishte vullnet i zotit dhe hengri nje tas ashureje plaku para se te ikte.
Nuk ecet me me keto lloj fesh anadollizmi dhe arabizmi,mbasi jane te imponuara nga pushtimi disa shekullore.Jemi nje vend europian te rrethuar nga popuj me fe katolike apo ortodokse dhe ne per nje shekull duhej te kishim ndryshuar balancen drejt ketyre feve dhe jo te mbetemi nje ishull i arabizmit dhe muslimanizmit ne Europe.Me thene te drejten familja ime i perket kesaj lloj feje dhe une pervec ashures (qe me thene te drejten me pelqen shume) nuk di asnje gje tjeter pervec asaj qe na kane thene se eshte fe patriotike!!!????Mos me keqkuptoni.Respekte.
Dhe lo harmonia fetarei mungon ktije vendi. I del e tepron ajo qe i ka bere Sali Berisha sa per gjithe fete bashke.
Ne radhe te pare, vetem shqiptaret kam pare qe te festojne pushtuesit. E dyta, ti Nishan siriani ke te drejte te festosh festat e te pareve te tu turko-arabe…!!!