Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto mori pjesë sot në ceremoninë e inagurimit të fluturimit direkt Tiranë – Paris.
Në hapjen e fjalës së tij Ministri Haxhinasto e vlerësoi hapjen e kësaj linje, si zhvillim të rëndësishëm në industrinë e aviacionit civil në Shqipëri dhe veçanërisht hapja e tregut që po reflekton cilësi më të lartë shërbimesh për qytetarët shqiptarë dhe kosto më të ulët. “Hapja e tregut në këtë 1 vit e gjysmë të fundit ka treguar qarte se kemi një ulje të cmimit të biletave deri në masën 30%”,– tha ai.
Ministri Haxhinasto cilësoi se linjat e reja direkte drejt Frankfurt, Paris dhe Bruksel përbëjnë rreth 10 % në rritjen e lidhshmërisë të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza” me destinacionet evropiane. Ai nënvizoi se është e rëndësishme të konsiderohet se sipas fakteve evropiane në këtë industri, kjo çështje ndikon në rritjen e GDP-së në masën 0. 5 % për çdo banor.
Qëndrueshmëria e partneritetit me Tirana International Aeroport u vlerësua i pozitive nga Ministri, por ai cilësoi si sfidë kryesore plotësimin e spektrit të shërbimeve në këtë aeroprt.
“Një fakt i mirëpritur është se shifrat e rritjes së qarkullimit ta pasagjerëve në aeroportin e Tiranës janë gati 2.5 herë më të larta se mesatarja e industrisë evropiane. Ndërkohë që kemi akoma shumë për të bërë për të plotësuar spektrin e shërbimeve në këtë aeroport. Nuk kemi ende prezente kompanitë e fluturimit lowcost, ende nuk kemi targetuar segmentin e turistëve dhe akoma nuk kemi arritur nivele të kënaqshme në shërbimet kargo” – tha ai.
Angazhimi në sektorin kargo vlerësohet si aktivitet i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
“Sigurisht që angazhimi i sektorit kargo do të sjelli përfitime shume të medha për industrinë ndërkohë që sot në botë 30% e tregtisë globale realizohet me avion” – tha ai.
Në vijim ministri Haxhinasto shprehu kënaqësinë, që negociatat me TIA mbi çështjen e ekskluzivitetit janë në fazën përfundimtare.
“Shqipërisë i duhen aeroporte të reja, me qëllim të zhvillojnë ekonominë e veçanërisht sektorin e turizmit. Në planet tona, duhet të hyjë në funksion normal aeroporti i Kukësit, si dhe një aeroport i ri në jug të vendit, për t’i shërbyer kryesisht industrisë së turizmit”– u shpreh ai.
Zhvillimi në këtë sektor mbështetur nga logjika ekonomike, ku sipas mesatares në industrinë evropiane për çdo 1000 pasagjerë të rinj krijohet një vend pune.
“Kjo do të thotë se nëse arrijmë volumin normal të rritjes, në 5 vitet e ardhshme të ketë mbi 600 vende të reja pune vetëm në industrinë e shërbimeve aeroportuale. Prandaj sot është momenti t’i bëjmë ftesë edhe të rinjve, të angazhohen në këtë industri të rëndësishme me të ardhme të sigurt në Shqipëri, ndaj ju bëj thirrje të shkollohen në fushën e aviacionit, vendit i duhen kapacitete të kualifikuara” – vijoi ai.
Në fund të fjalës së tij Ministri Haxhinasto theksoi sërish rëndësinë e zhvillimit të industrisë turistike me impakt të mëdha në ekonominë e vendit duke ftuar kompanitë ajrore të hapin dhe linja fluturimi për destinacione të reja
Në këtë ceromoni ishin të pranishëm dhe mbajtën fjalën dhe drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA, Z.Rolf Castro-Vasquez si dhe drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Adria Airways Z. Mark Anzur si dhe ambasadori Francez në Shqipëri, Z. Bernard Fitoussi.
ADRIA AIRWAYS LOW COST !!! 400 EURO PARISI!! SHKUP- PARIS 20 EURO ME WIZZAIR ME LIRE!
suksese te metejshme keshtu kur punon per te mire te popullit cdo dite e me mire
Beni aeroportin ne Akerni te Vlores dhe ne Sarande se u meruan shqiptaret edhe brenda vendit, por edhe jashte. Per 2.5 ore shkon nga Brukseli ne Tirane dhe pastaj duhet po aq ore te shkosh ne Vlore, pa le per ne Sarande. Nuk ka kohe per humbur. Ne mos sot , neser do te behet, problemi eshte te çfrytezohet koha sot dhe njerzeve tu lehtesohet udhetimi.
Ky haxhiu i nastos eshte vetem një b.q
po c thua o haxhinastro.tirana -paris behej direkt ktu e kater vjet me pare dhe doli jo atraktive per pasagjeret shqiptare dhe u mbyll nga vete kompania.ke dy vjet minister ske bere asgje per aviacionin vec keni prishur me lukunine e paraziteve te lsi me te cilet keni zaptuar institucionet.
Kane Leshkon specialist sa per njeqind veta!
Nuk eshte bere ndonjehere tiran paris direkt
E ka pas bere Belleair ne 2010 ose 2011 per nje sezon ne mos gaboj. Por pastaj u mbyll se nuk kishte fitim dhe sepse kompania mori te tatpjeten
Bani nji aeroport ne qytetin e Shkodres.Aty dikur ka ekzistue ne fushe Shtoin ne veri te qytetit.
Duhet zhvilluar aviacioni i brendshem dhe aviacioni privat. Nje faktor negativ per zhvillimin e aviacionit privat eshte korrupsioni i larte (s’te jep njeri leje per aeroclub) si dhe zhurma e “trafikut te droges me avion” qe u be vjet, per luftimin e se cile u gjet su zgjidhje bllokimi i aerodromeve me blloqe betoni!!!!?????. Vendim me te cuditshem se bllokimi i aerodromeve nuk kam pare e degjuar. Edhe ne kohen e Enverit s’besoj se do kete ndodhur ndonjehere bllokimi i aerodromeve. Eshte njelloj sikur te bllokojme rruget, me sebepin se transportohet droge me makina!!!!!!!!!
nuk e di se pse nuk mund te adoptohet ne aeroport civil aeroporti i lezhes ish aeroporti luftarak mesa di une ky aeroport eshte i gatshem dhe me i madh se aini rinasit
Pasuroheni edhe pak gjuhen shqipe te bukur jo vetem me low coast (cmimi i ulet) por edhe me direkt fly line
(linje direkte fluturimi).
Ah kjo gjuha me e vjeter Pellazge qe e kane mare gjithe bota.
Hahahaha! “Linje” dhe “direkt” shqip????!!!! Ne ke planet jeton more “shpikes” i botes??!!
Pse ore krric grek cfare te duket fjale linje ty ? Kaq te sigurte e paske ti se Shqiperia ka mare nga gjuhet e tjera dhe jo gjuhet e tjera nga ne ? Apo se i quani ju minoritete njerezit dhe automatikisht gjuha qe ata flasin, dhe dialekti eshte grek. Edhe me Arbereshet kete qelbsinllik luajtet “Piana dei Greci”, por dolen qe ishin Shqiptare. Ne fakt ktu hapet nje ceshtje interesante qe perfundon me pyetjen “Kush jane Greket?”, nje pergjigje qe Martin Bernal e shume arkeologe e historiane moderne i nxjerrin jevgj Afrike. E keqja eshte se me shume gjasa ajo histori eshte cveshur njesoj si akropoli nga Angleze e te tjere jo qe te rrijne “Greket” pa breke sot dhe si zorraxhinj te shkojne ne Rusi, por qe kurre mos dali ne pah e verteta e mirfillte historike se bazamenti gjenetik, kulturor, gjuhesor i tere Greqise se lashte eshte vec Shqipja. Aristidh Kola, por dhe Marko Bocari e shume te tjere e paguan me jeten e tyre kete insinuate.
Ik kris bythen tani pleh.
E mesuam sot edhe kete, se fjala “Airline” ka dale nga linja dhe “Directly” nga fjala direkt- drejperdrejt,.. dhe jo anasjelltas !!!
Kur juive t’iu bjere ne mend los costi,te tjere i Kane mesuar like tet me radhes nga parizi ne shkup apo podgorice per 20 euros!shkoni tash thyeni tregun me bileta mbi 200 euros!idiot!
Zoti Haxhinasto ja fut kot, pasi sipas dorezimit per disa dekada qe i kane bere kompanise Gjermane, Shqiperia e ka te ndaluar te hapi aeroport te ri. Nje idiotesi me oke qe kur u be koncesioni u be per te rrjepur popullin dhe per te kap ca leke. Hapja e se paku 2 aeroporteve te tjera te vogla ne veri dhe ne jug, do na japte opsione shume te mira per zhvillimin e Shkodres dhe Vlores afatgjate. Shume avjone madje mund ta perdornin dhe si tranzit apo per kargo vetem.