FOTOT/ Koopshti Zoologjik i Tiranës, ose “burgu” për kafshët

1 Prill 2015, 13:26Sociale TEMA

Ky është Koopshti Zoologjik shtetëror i vetëm në Shqipëri. Ai ndodhet në Tiranë.

Një organizatë (Mother Natyre Network) me qendër në Atalanta, SHBA, e ka klasifikuar atë mes 6 parqeve ku mbahen kafshë, me kushtet më të këqija në botë.

Madje, Koopshi Zoologjik në Tiranë, cilësohet si një “burg për kafshë”.

Nga fotot e Gazmir Lames, dëshmohet realiteti i dhimshëm dhe kushtet ku mbahen të mbyllura kafshët e gjora.

Ato janë shkrehur pak ditë më parë.

Në njërën prej tyre, shihni kalin dhe demin dikur “paqësorë” brenda një kafazi.

Siç publiku është njohur përmes pamjeve brutale të shpërndara në rrjetet sociale, kali ka ngordhur i vrarë nga demi.

Qëllimi i Koopshtit është argëtimi i fëmijëve dhe të rriturve, njohja me kafshët dhe “prekja” nga afër e natyrës së egër.

Por ajo që mbetet e paqartë dhe ngrihet si shqetësim kryesisht nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve, është përse duhet mbajtur hapur një “burg” i tillë.

Patjetër, që dikush duhet të vejë dorë!

4 komente në “FOTOT/ Koopshti Zoologjik i Tiranës, ose “burgu” për kafshët”

  1. System32 says:

    Vetem gomeret qe nuk vdesin kurre ketu ne Shqiperi…. ?

  2. jujika says:

    Kur ishte Rama tek Bashkia leket ekultures i Vidhte Belinda BAlluku dhe asnje lek skishte per Kopshtin. OPAstaj erdhi BAsha dhe leket prape vidheshin leket ne emer te kultures nga Kunati me LAndmarkun. Prandaj ska lek per asgje

  3. albcan says:

    Lironi kafshet dhe futni deputetet aty. Keshtu do te rriten te ardhurat a kopshtit nga vizitat e shumta te trushpelareve shqiptare qe u shkojne nga pas.

  4. Antonio says:

    Shqiponjat e katandisura si pula, luani si dele, ariu si loder, strucet e tjetersuar ne trishtim; sa TURP qe mbahet ende i hapur ky burg mesjetar!
    Turp qe torturohen kafshet ne kete menyre!
    Nga respekti qe nje komb mbart per kafshet, matet edhe evolucioni i tij shpirteror. Dhe nje komb i tille, me pak perjashtime, ne nivel evolucioni, eshte poshte ketyre kafsheve te gjora!

    A. Minga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje