Në ambientet e Ministrisë së Mirqënies Sociale, u zhvillua një takim për identifikimin e personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës.
Zv. ministrja e Mirëqënies Sociale Gentiana Sula ka deklaruar se janë rreth 6 mijë persona të cilët rezultojnë të zhdukur nga periudha e diktaturës dhe se brenda muajit maj do të shpërndahet kësti i katërt dhe i pestë i ndihmave për familjet e këtyre personave.
Pranë institucionit të ish-të përndjekurve politikë janë hapur disa zyra për këta persona në të cilat do të ketë një databazë të saktë me të gjithë personat e humbur në atë periudhë.
Në këtë nismë të marrë nga Ministria e Mirëqënies Sociale do të japë një kontribut të veçantë edhe Komisioni për Personat e Zhdukur në Botë.
Përfaqësuesi i këtij komisioni, Metju Holiday e vlerësoi ftesën e ministrit. Ai u shpreh se të gjithë familiarët e viktimave të periudhës së diktaturës kanë të drejtë të dinë të vërtetën, kanë të drejtën e drejtësisë, kanë të drejtën për dëmshërbilm qoftë edhe simbolik, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm edhe kontributi i të gjithë familiarëve të viktimave.
“Ne nxisim qeveritë që të miratojnë ligjet dhe të zhvillojnë këtë proces. Kemi eksperiencë në ish-Jugosllavi. Në Ruada apo edhe në Afrikën e Jugut. Por sic e thashë familjarët e viktimave kanë rol të rëndësishmëm.
Ne japim edhe ndihmë teknike, me pajisje që zbulojnë zonat ku mund të jenë mbetje të trupave”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesi i Komisionit për personat e zhdukur në botë, Metju Holiday ./gj.k/
6000 ne 45 vjet?? Pse, kaq pak vrau “diktatura me gjakatare ne Europe”? Po ne, ne 1997 i beme tak-fak 4000 te vrare brenda vitit. Diktature koti. Me zor paska vrare 120 ne vit. Duke llogaritur edhe kriminelet.
o moisi golemi, te zhdukur jo te vrare.ata qe nuk u gjenden eshtrat.