Një e treta e territorit të Shqipërisë, është në informalitet.
Kjo shifër e pohuar nga Ministrja e Zhvillimit Urban ngre një alarm, mbi rëndësinë dhe vëmendjen që ne duhet të tregojmë, në integrimin e mbi 200 zonave informale të identifikuara në terren.
Ministrja Gjermeni zhvilloi një bashkëbisedim me studentë në Elbasan.
“Sot, i gjithë fokusi i Ministrisë së Zhvillimit Urban, është përqëndruar në gjetjen dhe zbatimin e modeleve më të mira, për një rigjenerim urban të unifikuar të territorit, jo vetëm me qëllim kohezionin social dhe zhvillimin e zonave informale por mbi të gjitha, në krijimin dhe gjenerimin e mundësive të reja ekonomike, për banorët e këtyre zonave. Si qeveri në katër vjeçarin e parë duam të përfundojmë pjesën më të madhe të proçesit të legalizimit dhe të punojmë fort për urbanizimin e zonave informale të cilat në rang vendi janë mbi 200. Ndaj nëpërmjet urbanizimit ne do të mund të nxisim sipërmarrjen dhe integrimin e komunitetit”, u shpreh Gjermeni.
Ministrja cilësoi si arritje për politikën Shqiptare dhe cilësinë e demokracisë ndryshimin në kodin zgjedhor dhe tha se “me projektet e USAID dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve ne do ti mbështesim të 61 bashkitë e reja për hartimi e planeve vendore”
“Në 20 vitet e fundit, hapësira është zhvlerësuar jashtë mase në raport me ndërtesën, ekuilibrat janë thyer dhe pasojat i ndjejmë edhe në jetën komunitare, në aspektet sociale, tregëtare apo edhe kulturore. Me qëllimin e vetëm rivitalizimin dhe kthimin e tyre në qendra të rëndësishme ekonomike dhe sociale qeveria në fillim të vitit 2014 nisi projektin madhor për Rilindjen e qendrave urbane nëpërmjet të cilit u mundësua dhe financimi i rreth 100 projekteve dedikuar rijetëzimit të zonave urbane. Ministria e Zhvillimit Urban, bashkë me qeverinë, kërkon të sjellë një filozofi të re nëpërmjet projekteve të rehabilitimit të qendrave të qyteteve. Një filozofi që synon të rivlerësojë hapësirën në raport me ndërtesën dhe që do të nxitë rijetësimin e jetës komunitare, kulturore dhe tregëtare që historikisht qendrat e qyteteve mbartin”, tha ministrja Gjermeni.
“Një e treta e territorit të Shqipërisë,është në informalitet”…!
Per çdo gabim dhe abuzim,ka fajtor,ka pergjegjes;-do pergjigjet kush per kete katrahure?Denimi ne karrike elektrike,mendoj eshte pak.
“…rigjenerim urban të unifikuar të territorit…”!
Ncuq,ncuq,ncuq…!Bej nje llogari te thjeshte per koston,dhe pastaj fol.
Ndertimi i Shtepise nuk fillohet nga çatia.Si mund te arrihet nje rigjenerim urban,kur gjithshka eshte ndertuar pa asnje planifikim urban?
Investon shteti 100 here me shume se vlen nje zone?-privati kurresesi.
“…rivitalizimin dhe kthimin e tyre në qendra të rëndësishme ekonomike dhe sociale…”!
Te kthesh nje rajon ne qender te rendesishme ekonomike,nuk imagjinohet pa nje infrastuktur moderne.Ne Tirane nuk mund te ndertosh nje metro apo linje tramvai,pa masakruar ndertime pa fund,qe kushtojn me shume se vete ndertimi i ketyre lidhjeve urbane.Ne shumicen e fshatrave(por edhe qyteteve)nuk mund te perdoresh makina 20 toneshe,per te ulur kostot e transportit te prodhimeve qe afrojn keto zona.
Per qendra te rendesishme sociale,as mos te shkoje ndermend.Vetem rigrupimi urbanistik e ben te mundur nje gje te tille.Nuk mund te ndertosh
Shkolla,Kopeshte femijesh,linja uji te pijshem,rruge moderne vetem per disa Shtepi.Te shohesh nga siper ndertimet shqiptare,te krijon pershtypjen
sikur i ka hedhur dikush nga lart,te bien ku te bien.Krahasoje territorin e Tiranes mbas dhe para 90-tes,mbi dhjete here me i madh.Sa miliarda kushton ky rigjenerim,miliarda qe Shqiperia nuk do ti kete edhe mbas 100 vitesh.Ne Tirane nuk ka asnje zone te vetme urbanistike model,por as edhe ne rrethinat e saj qe u ndertuan nga e para,ashtu si edhe zona e plazhit.
Keshtu ndodh,kur urbanistiken e percaktojn pordhitikanet dhe provincialet.
Rehabilitimi cka solli pos nje kulle te shemtuar?