INTERVISTA/ Gjergj Bojaxhi: S’kam hyrë në garë për të bërë lojën e PS-së. Sulmet ndaj meje, banale dhe dashakeqëse (VIDEO)

4 Prill 2015, 19:08Sociale TEMA

Partitë politike nuk mund të përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. Kështu u shpreh kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi, në një intervistë për televizionin TemA. Lidhur me akuzat e Partisë Demokratike, se kandidimi i tij në këto zgjedhje bëhet vetëm për të dëmtuar kandidatin e djathtë, Bojaxhi tha se kjo është absolutisht e pavërtetë, sepse të gjitha partitë politike, pavarësisht emrit, nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

 

Nga Taulant Halili

 

Z. Bojaxhi, ju jeni zgjedhur për të kandidiuar prej një grupi qytetarësh të angazhuar me emrin “Ne, Tirana”. Mund të na thoni diçka më tepër për grupin?

Fillimisht ne kemi qene një grup profesionistësh me njohje të përbashkëta me njeri-tjetrin.  Mes nesh ka pedagogë, artistë, menaxherë, ekonomistë, gazetarë, etj. Jemi njerëz të zakonshëm, qytetarë normalë. Jemi të arrirë në profesionet apo punët që bëjmë. E duam vendin tonë, e duam qytetin tonë, duam një të ardhme të mirë dhe të sigurtë për fëmijët tanë. Për rreth dy vjet jemi takuar rregullisht për të ndarë me njëri-tjetrin shqetësimet e përditshme për jetët tona, por edhe shpresat dhe aspiratat për të ardhmen. Sëbashku jemi bindur se politika që kemi është krejtësisht e mbyllur – ajo i ka braktisur qytetarët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe të klientëve të saj. Ne mendojmë se partitë politike dhe ky rreth politik që ne kemi sot është i pareformueshëm dhe i pakorrigjueshëm. Nëse nuk e ndryshojmë, politikën që kemi sot do e kemi edhe pas një cerek shekulli tjetër – ajo thjesht do të riciklojë veteveten duke ofruar të njëjtin produkt me amballazh të ri. Ne mendojmë se e vetmja mënyrë për të ccarë këtë dhe për ta rikthyer politikën tek qytetari është sfidimi i saj nga jashtë, konkurimi i saj nga alternativa jashtë partive aktuale. Për këtë arsye, ne kemi menduar për të propozuar alternativën tonë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Në këtë përpjekje, javët e fundit na janë bashkuar me qindra qytetarë nga e gjithë Tirana, nga qyteti dhe fshatrat përqark. Nga një grup i vogël të njohurish me njeri-tjetrin, sot jemi një grup i madh qytetarësh.

Zoti Bojaxhi, jeni akuzuar prej  Partisë Demokratike, se keni hyrë në këtë garë për të dëmtuar kandidatin e saj në funksion të fitores së kandidati të mazhorancës. Cilat janë argumentet që vërtetojnë të kundërtën sipas jush?

As unë dhe askush nga ne nuk bëjmë lojën e askujt, as të PD-së, as të PS-së, as të partive të tjera. Mashtrimi dhe manipulimi i qytetarëve për vota nuk është qasja jonë edhe pse kjo ka qënë qasja kryesore e partive politike në këtë cerek shekulli. Unë nuk dua të merrem me këto trillime banale. E vërteta nuk mund të fshihet gjatë dhe koha shpejt do të tregojë se sa të pabaza dhe dashakeqëse janë këto pretendime. Megjithatë dëshiroj të them se shpifjet dhe sulmet personale janë një nga mjetet kryesore me të cilat politika dhe bizneset e saj ruajnë monopolin e tyre mbi pushtetin, duke u përpjekur për të shkurajuar cdo kënd që guxon t’i sfidojë apo kërkojë llogari. Sfidimi i kësaj politike kërkon edhe përballimin e këtyre sulmeve.

Në media është shkruar këto ditë për presione të PD-së ndaj jush për kandidimin. Sa e vërtetë është kjo dhe në se po a ka pasë të tilla edhe nga PS?

Nuk ka patur presione direkte ndaj meje. Ka patur një rrjedhje sharjesh e fyerjesh nga disa blogje anonime me autorë anonimë. Këto reagime janë banale dhe vulgare dhe nuk kanë asnjë vlerë. Ka patur një sërë sulmesh nga individë që nuk janë të panjohur për publikun, disi më pak banale se të parat por të arsyetura mbi bazën e një mentaliteti antidemokratik dhe robërues. Pak a shumë këto sulme mohojnë të drejtën e qytetarëve që të mendojnë, të shprehen e të zgjedhin vetë me vullnetin e tyrë të lirë. Qytetarët konsiderohen pronë e partive politike dhe llogariten e numërohen si krerë deleash në vathën e njërës apo tjetrës parti. Disa gazetarë apo figura të tjera publike kanë qenë gjithashtu kritikë por në mënyrë dashamirëse dhe mirëkuptuese ndaj përpjekjes sonë. Ne i respektojmë mendimet e tyre,  sikurse edhe ata respektojnë të drejtën tonë për të kandiduar. Megjithatë, shumica e reagimeve publike deri më sot kanë qënë pozitive dhe kanë qenë jo vetëm inkurajim për ne por mbi të gjitha konfirmim që ne jemi shumë.

Cilat janë pikat më të forta të programit tuaj për Tiranën?

Nuk mund të flasim ende për programin pasi fushata nuk ka filluar dhe respektoj ligjin. Mund të them me siguri është që qëllimi kryesor i programit tonë, por edhe i vetë kandidimit, është të clirojmë Bashkinë nga bizneset dhe interesat e ngushta të një grupi familjarësh e klientësh. Interesi publik do të jetë i vetmi interes i cdo punonjësi të Bashkisë duke fillaur nga unë. Vemendja jonë do të jenë qytetarët – njerëzit me problemet e tyre të përditshme. Ne nuk premtojmë gjëra të mëdha, por përmirësimin e jetesës së përditshme. Për ne puna e Bashkisë është shërbim i përditshëm ndaj qytetarëve.

Dhe së fundmi cilat janë pikat tuaja më të forta që ju bëjnë të besoni se do ta fitoni këtë garë, edhe pse keni një betejë të ashpër përballë dy partive të mëdha politike, PD e PS?

Unë mendoj se liria nga interesat partiake dhe nga bizneset e tyre është avantazhi më i madh që ne kemi. Interesi publik është i vetmi interes që ne kemi. Mendoj gjithashtu se integriteti dhe kurajoja që ne të gjithë kemi treguar në zgjedhjet dhe veprimet që kemi bërë në jetë janë arsye për t’u parë sy më sy me qytetarët dhe ëpr të fituar besimin e tyre. Ne nuk e shohim këtë garë si betejë me partitë e tjera. Ajo që ka rëndësi për ne është të komunikojmë e ndajmë idetë tona me qytetarët, me qëllim që të bëhemi bashkë në përpjekjen tonë për të thyer këtë politikë të mbyllur dhe për të mundësuar një qeverisje më të mirë dhe të denjë për fëmijët tanë. Ne qytetarët që nuk e gjëjm veten apo kemi humbur besimin tek partië politike jemi shumica. Në këto zgjedhje kjo shumicë do të fitojë mbi partitë.

36 komente në “INTERVISTA/ Gjergj Bojaxhi: S’kam hyrë në garë për të bërë lojën e PS-së. Sulmet ndaj meje, banale dhe dashakeqëse (VIDEO)”

  1. vezhguesi says:

    Gjergj,
    Edhe ne SHBA nuk votohet per njerzit por per partite politike. Kete ti e di shume mire. Ne kete kendveshtrim ti e di mire rezultstin, pra se je i humbur, megjithse kandidatet e PD dhe PS jame nje hiç perpara teje. Kjo eshte jeta dhe keshtu jane punet. Per kete shkak ti po ben punen e PS dhe praktikisht nje loje te pandershme sepse po nderhyn per te prishur nje balance.
    Te pershendes!

    1. Arta says:

      Po dikush duhet ti prishe ‘balancat’ sidomos kur jane stagnacion qe nuk te con kund perndryshe na rrofshin keto balancat dhe ngesim ne vend. prandaj, keta qe guzojne te prishin balancat tona te llahtarisura quhen heronj dhe njerez qe perpiqen te bejne nje ndryshim.

      Tani me strukturat partiake qe kemi ne kete vend ka pak vend per heronj, por do kete dhe njerez ne kete vend qe duan te ndryshojne balancat dhe te pakten duhet provuar. Sa per kandidate te pavarur qe bejne punen e PS keto jane llafe qe dime nga cili telefon i prishur dalin. nese ti je pjese e nje ane te balances na trego qe te pakten te kuptojne kendveshtrimin tend te prishjes se balancave.

      1. Alfred says:

        Balancat nuk mund t’i prishe dikush qe ka fituar miliona qindra mijera euro kontrata shteterore. Mjafton pompimi i ketij kandidati nga mediat bythelepirese te pushtetit per te kuptuar se kush e sponsorizon dhe cili eshte qellimi i vertete i futjes se tij ne gare. Njerez si ky jane varrmihesit e shoqerise se vertete civile.

        1. Argita_B says:

          @Alfred,
          Mund te na sjellesh nje prove, vetem nje prove qe Gjergji Bojaxhi ka fituar miliona nga kontratat shteterore?!
          Nese ti ngaterron sponsorizimin e fushates se tij si prove e perfitimit nga kontratat shteterore atehere te ftoj te rilexosh nga e para çdo nocion mbi demokracine.
          Nese nuk ke prova qe Gjergji Bojaxhi ka perfituar nga fondet publike, kjo qe ben quhet shpifje dhe parashikohet burgim dhe gjobe nga Kodi penal shqiptar.
          Mos kujto se je pas nje kompjuteri dhe te duket se mund te shpifesh ne menyre anonime! Adresa jote e IP eshte shume e thjeshte te gjehet se kujt perket.

          1. it'sme says:

            Zoti Gjergji Bojaxhi, me gjasa, është një intelektual me integritet, inteligjent, me vullnet për punë dhe me eksperienca profesionale dhe administrative të konsiderueshme.

            Në këtë kuptim, parë në spektrin e politikanëve dhe kandidaturave të mundëshme shqiptare, është një gjetje e pranueshme dhe e goditur, fine dhe e llogaritur me kopilik të madh nga grupet e tij mbështëse të interesit.

            Por, Gjergji Bojaxhi, njëherazi, është një kandidat i kompromentuar, jo thjesht për hijet dhe misteret e pasurisë së tij, por sepse, sigurisht kundrejt disa benefiteve personale të konsiderueshme, është i futur në lojë jo për të fituar si Kryetar i Bashkisë së Tiranës , gjë që është e pamundur përballë dy strukturave të konsoliduara PS-LSI dhe PD, por për të ndryshuar balancën e votave ndërmjet këtyre dy mamuthëve elektoralë, në dobi të kualicionit të PD-së, kualicion që, dukshëm, është në disavantazh numerik kundrejt PS-LSI-së në këto zgjedhje vendore.

            Me gjasa, dikush, jo vëndas dhe me resorse dhe influenca superiore në fatet e politikës shqiptare, duket se nuk dëshëron që maxhoranca aktuale të marrë nën kontroll edhe Bashkinë e Tiranës, gjë që natyrshëm, do të sillte një fuqizim të mëtejshëm të saj dhe do të dobësonte mundësitë elektorale të opozitës ne zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

            Ky “Dikushi”, urdhëroi edhe zotin Mero Baze, të parapërgatiste opinionin për kandidaturën e zotit Gjergj Bojaxhi nëpërmjet një sërë shkrimesh dhe hipotezash dhe, aktualisht, të sposorizojë fort mediatikisht këtë kandidaturë, duke vënë në dispozicion të tij, jo falas sigurisht, të gjitha bateritë e rënda elektorale të gazetës TemA.

            Me sa duket, zoti Lulzim Basha, deri më tani, është i projektuari i atij dikushit, si partneri dhe kryeministri i ardhshëm i radhës për Shqipërinë dhe ai dikushi, nuk do që këto zgjedhjet lokale te 21 Qershorit, të mbyllin të gjitha rrugët për Bashën dhe kualicionin e tij.

            Kritikat që vijnë nga kampi i PD-së dhe akuzat e saj për zotin Bojaxhi, si i sponsorizuar nga PS-LSI-ja për të marrë votat e djathta, jane finte të qepura shumë trashë, për naivët dhe fanatikët politikë.

            Edhe disa bëlbëzime nga maxhoranca për vlerësime pozitive për zotin Gjergj Bojaxhi, janë nga zori e halli, sepse maxhoranca e di shumë mirë se Kandidati i Pavarur Bojaxhi, merr vota vetëm nga të zhgënjyerit e kualicioni i tyre si dhe nga gjysma e atyre votuesve të mundshëm, asnjëanës ose indiferentë, që edhe po të votonin, kurrë nuk do jepnin votën për kualicionin e Berishës.

            Gjergji Bojaxhi nuk merr as edhe një votë të vetme nga e djathta e fiksuar e Berishës dhe as nga gjysma e votuesve të mundshëm indiferentë apo asnjëanës, që janë zhgënjyer nga Berisha dhe klani i tij.

            Dhe maxhoranca e Ramës, vjen në këto zgjedhje lokale e raskapitur dhe e dhjetuar në numra nga betejat e saj për të vendosur shtetin ligjor, vjen me gjysmën e administratës së saj të mbetur nga të përbetuarit e heshtur të piramidës së kaluar të pushtetit të Berishës, vjen e përbaltur dhe anatemuar se është e inkriminuar brënda rradhëve të saj, vjen me arrestime dhe gjyqe vetëm nga brënda rradhëve e saj, pa vjen edhe me duart e lidhura nga “dikushët”, për të pamundësuar çuarjen para drejtësisë dhe dënimit të krimeve dhe korrupsionit të pushtetit të Berishës, ishte edheq i vetmi mision që mobilizoi kualicionin e saj dhe siguroi 1 milion votat e ardhjes në pushtet të këtij kualicioni.

            Me këtë mungesë, misioni moral i Edi Ramës si kryeministër ka rënë.

            E djathta e akuzon përditë atë si kreun e mafias dhe të krimit në vënd.

            E majta e sheh si një impotent, të ngordhur dhe frikacak, të paaftë të realizojë atë për të cilin u mandatua në krye të saj dhe të pushtetit dhe që, nga frustimi, godet vetëm brënda krahutë e tij.

            Edhe “Dikushët”, e shohin Ramën thjesht si një “YesMan”, deri në përulësi, një Yesman që gaboi vetëm një herë, duke thënë “jo!” për armët kimike të Sirisë, për të cilat, e ka marrë leksionin e rradhës, bashkë me fshikullimat përkatëse.

            Dhe kjo ishte “Jo”-ja e fundit e kontraversit të dikurshëm Edi Rama.

            Zoti Edi Rama, në fakt, është në një pozitë, për tu ardhur keq e deri mëshiruar.

            Në rezultate totale të vëndit, për inerci të fitores së 23 Qershorit si edhe të mbetjeve nga vota masive një milionëshe e atyre zgjedhjeve, kualicioni PS-LSI do ti fitojë zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.

            Por, me hyrjen e Gjergji Bojaxhi në lojë, Rama rrezikon seriozisht të humbasë Tiranën kundrejt PD-së.

            Rama kishte dy vjet kohë ta çonte para drejtësisë pushtetin Berisha, të ndëshkonte krimet dhe korrupsionin e tij si dhe të korrte kështu, një fitore të re spektakulare me rreth 1.2 milion votues në këto zgjedhje lokale, për ti hapur rrugën në këtë mënyrë, një reforme të thellë decentralizuese të pushtetit lokal si edhe vendosjes së kontrollit të plotë të teritorit të vëndit kundrejt krimit, abuzimeve me pushtetin dhe nëpërkëmbjes se interesave të popullit.

            Edi Rama e humbi këtë kohë të çmueshme, jo vetëm për shkak të frenimit nga ndërkombëtarët, por më së pari, sepse ai nuk ka shtat lideri dhe shtetari, nuk ka vizionin dhe nuhatjen për të bërë dhe fituar betejën e duhur dhe në kohën e duhur, për të rrezikuar gjithçka nga pushteti personal, përballë shkuljes së një të keqeje biblike që po mban peng mbrothësinë dhe europianizimin e Shqipërisë.

            Edhe sikur, për çudi, një ortek elektoral i mirësponsorizuar dhe mirëfinancuar nga grupet e interesit të Gjergji Bojaxhiut, edhe me ambasadorë në tribunat elelktorale, si flamurë të mbështetjes elektorale ndërkombëtare për të, të arrijë ta bëjë zotin Bojaxhi Kryebashkiak të Tiranës, ma gjasa, pa mbështetje politike nga Keshilli Bashkiak dhe nga partitë politike të mëdha, do të kemi një kryebashkiak pa duar, pa gojë, pa financa për projekte të mëdha dhe, sigurisht, nën akuzat e vazhdueshme për korrupsion dhe për favore të miqve dhe klaneve të bizneseve, por jo të qytetarëve dhe të interesave të tyre.

            Politika dhe shoqëria civile shqiptare, në stadin aktual të civilizimit dhe traditës së qeverisjes lokale, është ende larg për të lëshuar në duart e një kryebashkiaku, qoftë edhe me intergritet dhe formalisht të pavarur, administrimin e Kryeqytetit.

            Është një iluzion më shumë, dmth, do të jetë një zhgënjim më shumë.

    2. Albi says:

      Nuk eshte e vertete, o ka vend ku votohet njeriu si ne USA o nuk ka vend tjeter. Te gjithe fillojne kandidimin e hapur ne garat e partise, ku secili eshte i lire te kandidoj. E pastaj vazhdojne ne garat e pergjithshme, po programin dhe idete e i ka te tijat. Nuk ekziston kurre mundesia qe partia ti bej presion qe te ndryshoj idete.

    3. Argita_B says:

      Kur votohet per kryetar bashkie votuesi zghedh individin jo partite. Gjergji eshte djale Tirone, i edukuat, me integritet, intelektual dhe ka treguar me vepra punen qe ka bere.
      Preferoj 100 here me mire Gjergjin se sa nje Luli bis, i cili beri fushate me kaseta te pergatitura nga regjizore te PD se dhe nuk lejonte mediat te filmonin mitingjet e tij.
      Per keto “balanca” e ke fjalen se prishen ti? Jo per gje po keto quhen mashtrim dhe jo balanca.

    4. fatmiri says:

      Megjithate, “vezhgues” ty te ardhka shume keq per pd per sa permend se ben punen e ps. Sa do te mbulohet njeriu zbulohet. Megjithe vleresimet qe ben per Bojaxhiun dhe qe jane me se te verteta, del aty ku te dhemb: tek pd. S’ka rendesi. Une Gjergjin nuk e njoh fare nga afer, por ne punen dhe qendrimet e tij kam vrejtur seriozitet dhe perkushtim ne detyrat qe i jane ngarkuar. Me pelqen shume si person dhe personalitet, si karakter dhe si njeri i sinqerte, kurajoz dhe punetor. Sikur te kisha mundesine, do te votoja per te. Prinderit e Gjergjit i kam njohur mire, babain e tij e kam pasur pedagog matematike ne gjimnaz, njeri i perkryer, matematicien i mrekullushem, komunikes dhe nje shok i mire me nxenesit e tij, por dhe nje mjeshter sporti ne alpinizem. Aleksandrin , me ate zhdervjellesine dhe thjeshtesine e tij, nje qytetar model dhe njeri kompetent, flase per ate kohe qe sa po kishte mbaruar universitetin, do ta falnderoja per kete djale, Gjergjin, qe me sa shohe, eshte meshirim i perkushtimit human dhe me qetesine, kulturen dhe profesionalizmin e tij te imponon respekt. Tirana e ka te nevojshme te shkeputet nga kthetrat e oligarkeve partiak, sidomos atyre te pd-se se historikisht i dime te gjitha ngjarjet qysh nga 1992 e deri me sot, jo vetem se eshte e betonuar politikisht, por dhe eshte çperfytyruar dhe si histori dhe ndertim kaotik. E kam enderr Tiranen e dikurshme te studenteve. Prandaj populli Tiranes duhet te mendohet para kutise votimit dhe te mbylle syte per partite politike, por te shikoje per njeriun qe do ti beje punen dhe do ti sherbeje. Sa me shpejt ky popull ti ktheje syte nga vetja, pra nga njerezit qe i bejne pune dhe ti bojkotoje partite politike, aq me shpejt do filloje te rigjeneroje forca per nje jete me te mire per te sotmen dhe per te ardhmen. Partite politike ne Shqiperi pak me shume e pak me pak i kane sjelle atij vendi sketerren qe ka dhe deshiren per te ikur nga ai vend. Duke qene dhe vete larg, ndiej keqardhje te jashtezakonsheme dhe debulese per vendin tim. Gjergj Bojaxhi, ma merr mendja, do te jete nje shkendi per te kuptuar njerezit se jeta nuk eshte vetem plitike si politika shqiptare, prandaj te kene guximin ti thone nje PO per te miren e tyre dhe per te futur dhe nje te re demokratike ne ate vend. Pallatet prej xhami nuk jane te qytetareve, por te politikaneve te sotem, prandaj mos thoni qe ja si eshte bere Tirana. Ato vetem sa u kane zene frymen, diellin dhe u kane mjergulluar syte e mendjen. Vendi im ka njerez te mire plot, por atyre u eshte mbyllur hapsira per te exploruar punen dhe dijet e tyre ne sherbim te shoqerise.

  2. sit back and. relaks →→→→ says:

    Po pse nuk e pyet gazetari a e ka akoma teseren e PD apo e ka dorezuar?

  3. shvejk says:

    Keshtu tha dhe Kreshnik Spahiu o Gjergj , po ti e di shume mire se po hengre diku nje luge corbe te prishur do vjellesh gjithe jeten.

  4. PD-ist i zhgenjyer says:

    Po per çfare ke hyre more Z ?. Sado idiot te jesh kaq gje e kupton dhe bufi. PD-ja eshte e pushtuar nga Sali Berisha, por preçedenti qe ka krijuar Rama me kriminelet ne politike eshte tradhetia me e madhe kombetare, prandaj veri gishtin kokes dhe behu kunder ksaj masakre politike qe na e solli Rama. Absolutisht Berisha e meriton nje gje te tille por te lutem ky nuk eshte momenti.

  5. lulzullap bin bela al bashar says:

    Ti po Ben lojen e zenit jo ps

  6. muki says:

    Boa=jaxhiu eshte alternative shume me e mire se veliaj apo basha. Eshte profesionist dhe ka integritet. Dhe ka guxim.

    1. Anonim says:

      Se kuptoj ku e shikoni profesionalizmin. Ai ka nje CV me partine demokratike, cfare pune te mire ka
      Bere. A mund te ma kujtoj dikush se mua sme kujtohet ndonje gje prej tij.

  7. anannananan says:

    Sa nuk pati kandiduar Hysni Milloshi per PD-LSI ne 2011!

  8. Arta says:

    Aman shyqyr nje qe ka pak llafe dhe di te punoje se na lodhen maskarenjte politike.

    Une kam punuar me zoterine ketu megjithese shume pak dhe me ka bere pershtypje integriteti dhe serioziteti i tij ne pune. Sigurish qe makina flaprishur qe hedh llom mbi cdo personalitet ketu punen 24 me 7 dhe eshte nje makine qe funksionon si centrifuge- hedh tutje cdo person qe nuk eshte pjese e makines.

    Thene ndryshe cdo popull ka liderat qe meriton dhe pak nga ne meritojne njerez profesioniste si Bojaxhiu.Por mundesia per te pasur nje alternative ndryshe na jep mundesi te gjitheve te fillojme te shohim mundesi te tjera dhe mbase ti fitojme.

  9. Shqipetar says:

    Tirana, dhe Shqiperia, kane nevoje emergjente per individ si z. Bojaxhi.
    Tirana e jona dhe jo monopol i cdo partie.
    Risia qe po fut z. Bojaxhi ne shoqerine Shqiptare ne keto zgjedhje meriton mbeshtetje dhe pershendetje.

  10. Tina says:

    Gjergj , ju jeni alternativa me e mire per Tiranen, do jete fat per qytetaret e Tiranes qe te kene per kryetar bashkie nje njeri me vlera njerzore, intelektuale,qytetare si ju

  11. ??? says:

    Z.kandidat i pavarur,po e fillove fushaten pd-ja ashtu e ps-ja keshtu,e ke te humbur pa e nisur.Po e bazove fushaten ne program(te relizueshem mundesisht),ke shprese ti,por kemi shpresa edhe ne per ndryshim.

  12. kanina says:

    Kush eshte qytetar dhe qe e don Tiranen – kryeqytetin e Atdheut tone, dhe qe ka te drejte vote duhet te votoje per Gjergj Bojaxhiun- djale i ditur, fisnik dhe atdhetar! Qytetaret jane me te interesuar per nje menaxhim te sakte e transparent te qyetetit te tyre se sa per interesat e partive politike!
    Gjergj Bojaxhiu eshte personi i duhur per Tiranen!

  13. njeri says:

    Ne radh te pare duhet falenderuar TemA per hapsiren qe i jep Gjergjit ne fushat, dhe pastaj padyshim ky eshte kandidati me i pershtatshem per te hequr qafe kete klase politike nga prona publike!!! Votoj Gjergj Bojaxhi dhe jam i bindur qe te gjithe qytetaret e ndershem do bejne te njejten gje!!!

  14. Votuesi ne pritje te ofertes me te larte.. says:

    Silura e Berishes! E shajne kot qe votuesit te besojne rrenat!

  15. ilirjan says:

    Gjergj, sapo ka filluar “ngjitja”. Jane vec pengesat e para. Uroj qe t’i kapercesh, pra mos I kushto vemendje! Zhvillimet e fundit tregojne se nuk jane egersira vetem ata te strofulles PD dhe te strufulles LSI, por kane hedhur maskat edhe ata te strofulles PS, duke u zbuluar si hiena. Shkurt je rrethuar prej egersirave.
    Vigjilence ne ditet qe vijne! Uroj qe te kesh shoke te mire! Fitorja do te jete e veshtire!

  16. Kandiatura e Z.Bojaxhiu eshte mese e pershtatshme,eshte njeri serioz dhe me vizion te qarte demokratik.Vlera e ketij personi eshte sepse ai rezultori se nuk ishte nje ushtar i bindur i partise demokratike.Ai kishte mundesi te shkonte pas avazit te lidereve te P.D.-se do te bente kariere ne kete parti.Nese do te shikoheshin gjerat me qetesi,une mendoj se partia socialiste te mos paraqese kandidat te sa por te mbeshtese ate te Gjergj Bojaxhiut.Jam i sigurte se do te gjeje nje mbeshtetje masive ne popullsine e Tiranes,ashtu sic jam i sigurte se me kete veprim autoriteti i Partise Socialiste do te ngrihet ne menyre te dukshme ne syte e te gjithe spektrit politik qe perfaqesojne banoret e Tiranes.Eh sikur te ndodhte keshtu.

  17. Albert says:

    Gjergj, deri tani njoh shume qytetare te Tiranes qe te mbeshtesin, qytetare qe jane shume te zhgenjyer jo vetem nga katrahura Nano-Berishiane, por edhe nga qeveria e sotcme, qe ka shkaktuar zhgenjim te dyfishte pasi prej tyre, me naivitet, pritej dicka ndryshe.

    Populli eshte shume i varfer, shume i manipuluar dhe gllaberuar nga kjo politike e korruptuar dhe nga kjo media qesharake. Nje alternative e re si ti sjell ndryshim. Tani duhet te shikojme nje platforme te qarte, cfare zgjidhjesh ofron kjo platform per shume probleme qe ka kryeqyteti, te cilat ju vete i keni permendur shume bukur dhe qarte.

    Shpresojme dhe ju mbeshtesim. Ecni perpara dhe mos u ndikoni nga zhurmat dhe intrigat qe do te hasni rruges.

  18. x-zst says:

    Ne fakt, ky I prish me shum pune PS se sa PD. Dihet tashme qe demokratet votojne deri ne vdekje per pd, edhe enver hoxha tu dali si kantidat ne pd. Ndersa elektorati I PS ka treguar qe eshte me I lekundur kundrejt kantidaturave. Ose then ndryshe, me I pavarur nga partia dhe idete e tyre. Edhe une per kete do te votoja. Edhe pse, jo shum I sigurte per ndarjen e Z. Bojaxhi nga e shkuara e tij ne PD. Sepse me sa mbaj mend, nese nuk jam gabim, Bojaxhiun e distancuan nga PD, dhe pastaj ai distancoi veten. Kshuqe ajo perralla se kuptoi pak vone se ku ishte nuk e besoj dhe shum. Por gjithsesi ngelet njeri jo negativ. Nder te paktet e PD-se qe ka pasur.

  19. Lomi says:

    Ka 6 muaj qe punohet per te krijuar dy parti te reja; nje djathtas dhe nje te ekstremit te majte. Ti gjergj ke kap tenderin per njeren por pas zgjedhjeve si i pavarur dhe pasi te shahesh mire e mire me pd. Eshte loje e vjeter kjo, mos bej si i pafajshem kot. Trego financimet njehere….

  20. Lomi says:

    Dhe sa per sqarim: ky person ka vjedhur per familjen dikur dhe prandaj vetem shahen perciptasi e nuk kafshohen…

  21. Muzapopullore says:

    Balone e Saliut, e komanduar nga Zeni.

  22. Muzapopullore says:

    Me te vetmin ndryshim, eshte me I gjate se Kreshniki Spahiu dhe speed or xhelë

  23. pa emer says:

    Sot edhe nje kanditat tjeter i pavarur per Tiranen
    ZSazan Guri.Per cudi i paska shpetuar temes ky lajm.
    Them per cudi se temes nuk i shpetoi as lapsusi atij camit NGA ura mifolit.
    Ky edhe mund te besohet tamam ipavarur se s’besoj te kete ngrene ndonje luge corbe.

  24. NAN MYZEQARI says:

    ne radhe te pare Bojaxhiu duhet te tregoje pasurin dhe me e rendesishmja menyren si ka bere e dyta programin me baze dhe jo propagande. atehere ka dhe voten time

  25. arta says:

    Doja thjesht te rregulloj shijen e gojes nga ato qe hedhin balte permes shpifjeve e hamendesimeve ketu. Une kam punuar per pak me kete zoterine ne nje institucion ku te gjithe Mbyteshin ne kafe gjate orarit te punes. Vetem ky person gjindej ne zyre dhe ta bente punen me pak fjale dhe ne moment. Sharesit profesioniste qe kane kapur majat ne kete vend dhe natyrisht do kene hyre dhe ketu thjesht bejne tym qe te denigrojne persona si bojaxhiu qe po erdhi ndonjehere ketu do u gjeje vendin dhe qelbesve e sharesve qe slane kend pa hedhur llum,

  26. edmond says:

    Nga interviSta per te ghitha pyetjet kt nuk u pergjigj asnjehere dmth lol bythqir qe se ka haberin nga lidhet gomari me thot njeri sa perqind u pergjigj pyetjeve ky lesh byth

  27. anna says:

    uroj te fitoj i vetmi njeri te pakten qe la karrigen se se honepste hipokrizine une me ps jam po kete here le te fitoj gjergji

  28. diana says:

    humbsit mund të mi tregoni pliz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje