Dekriminalizimi/ Manja: PD ta nisë me Ristanin, është dënuar me 5 muaj (VIDEO)

4 Prill 2015, 13:33Sociale TEMA

Nëse Partia Demokratike e ka seriozisht dekriminalizimin e politikës, atëherë le ta nisë nga Arben Ristani, i dënuar me 5 muaj burg.

Deklarata është bërë nga deputeti socialist Ulsi Manja.

Në emër të Partisë Socialiste, Manja kërkoi nga Partia Demokratike që të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me rastin e Arben Ristani, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar në vitin 1994 me 5 muaj burg.

Ligjvënësi socialist kërkoi nga opozita që të tregojë vullnetin për procesin e dekriminalizimit dhe të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me precedentin penal të numrit 2 të PD.

Manja theksoi se nga ana e saj PS është e gatshme të dorëzojë të gjithë dokumentacionin dhe provat që faktojnë se Ristani ka qenë i dënuar.

“I kërkojmë PD dhe grupit të saj parlamentar të shprehin publikisht qëndrimin e tyre për rastin e Arben Ristanit për dënimin e tij. PD nëse seriozisht ka vullnetin e saj për dekriminalizim të shprehë qëndrimin e saj. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion të gjithë dokumentacionin për dënimin e Arben Ristanit”, tha Manja

Ky rast u denoncua të enjten në sallën e Kuvendit nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili publikoi procesverbalin e arrestimit të deputetit demokrat Arben Ristani. /gj.k/

6 komente në “Dekriminalizimi/ Manja: PD ta nisë me Ristanin, është dënuar me 5 muaj (VIDEO)”

  1. safeti says:

    More gomar po Ristani esht denuar per ceshtje subjektive qe akoma se di njeri si ishte e verteta, gjykim i drejt i padrejt, pun zyrash tejkalim kompetencash, kaq. Deputetat socalista akuohen per vjedhje, vrasje, prostitucion drog, grup i9 strukturuar kriminal.

  2. jim says:

    Rruga e vetme eshte qe te kriminalizohet deri ne fund Kuvendi( nuk ka mbetur shume per tu bere) dhe pastaj te gjithe bashke ti cojme gjekundi…per tu dekriminalizuar per jete…

    Jim labi

  3. Zeni says:

    Ky Ulsi Manja qenka gomar i madh. Ristani eshte fytyra e vertete e PD dhe si e tille s’mund te tjetersohet e as te dekriminalizohet. Ne se duhet te behet dicka (qofte edhe per sy e faqe) dekriminalizimi duhet te filloj nga Sali qeni dhe Lul zagari. Por shqiptaret jane kaq komb i trashe, sa akoma s’duan te kuptojne se kjo parti eshte kthyer ne sherbim te familjes me kriminale te vendit.

  4. dilo says:

    Ksaj i thone fshati digjet e k…. krihet

  5. genti says:

    safet ne e keqja na vjen nga shtetaret, gjqtaret, prokuroret. nuk na vjen nga xhepistet qe thua ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje