Arrestohen 10 persona për vjedhje të energjisë, procedohet 1 punonjës i OSHEE në Lezhë (VIDEO)

5 Prill 2015, 10:34Sociale TEMA

Policia e Shtetit ka arrestuar 10 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Në vazhdim të operacionit kundër vjedhjes së energjisë janë  shpallur në kërkim  edhe 10 persona, ndiqen në gjendje të lirë 13 te tjerë , si dhe është  proceduar penalisht 1 punonjës i OSHEE në Lezhë me detyrë Faturist për “Shpërdorim detyre”.

Sipas policisë janë kryer kontrolle në 6.804 raste  nga 90 grupet e krijuar në të gjithë vendin. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren  në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar  33 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  33  autorë.

Po gjatë kësaj jave  janë ndërprerë 2.990 lidhje të abonentëve debitorë dhe 33 lidhje të paligjshme.

Gjithashtu janë kontrolluar 117 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

2 komente në “Arrestohen 10 persona për vjedhje të energjisë, procedohet 1 punonjës i OSHEE në Lezhë (VIDEO)”

  1. realisti says:

    populli duhet tju arrestoje juve qe vidhni miliarda leke ne dite dhe jo ju popuulin qe nuk ka buke te haje..

  2. luli says:

    ne burge qenat qe vjedhin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje