Marinzë/ Gratë e fshatit 2 km larg për të larë rrobat në pus

5 Prill 2015, 20:05Sociale TEMA
Marinzë/ Gratë e fshatit 2 km larg për të larë rrobat

Mungesa e ujit në shtëpitë e banorëve të Marinzës ka detyruar që gratë e fshatit në këtë fundjavë të marrin rrobat dhe me karroca dore të udhëtojnë 2 km larg banesave të tyre për të shkuar në një pus për ti larë ato. Pusi ku gratë shkojnë për të larë rrobat , tapete, sixhade është një pus që dikur ka prodhuar naftë , por me kalimin e viteve  tashmë nxjerr uj që përdoret nga banorë të zonës për të larë rroba.

Banorët në shtëpitë e tyre kanë shpuar puse uji që e përdorin atë vetëm për të larë por nga shpërthimi I puseve 504 dhe 29  mëngjesin e 1 Prillit në puset e tyre uji del me argjilë dhe gaz. Ai është shpallur I pa përdorshëm edhe nga një thirrje e shpërndarë në dyqane të fshatit. Pikërishtë ky është edhe shkaku që gratë e fshatit udhëtojnë me karroca dore për të larë rrobat  2 km largë banesave të tyre

Përvecëse gratë shkojnë për të larë rrobat në këtë pus atyre u duhet që gjatë kësaj kohe të durojnë edhe erën e keqe që lëshojnë plehrat që vijnë dhe I hehdin ndërrmarjes e pastrimit të fshatrave  dhe Roskovecit në këtë vend fare pranë posit të ujit.

Liljana Kina banore e fshatit ka pohuar se nuk kanw se çfarë të bëjnë, uji që dilte nga puset që ata kanë në banesat e tyre tashme del me argjil e gaz. Nuk mund të rrimë pa larë, uji me autobot vjen vetëm për të pirë , pohon ajo.

Edhe Nazmi Nurka banor I fshatit ka pohuar të njëjtën gjë, këtu vijnë grate e fshatit e lajnë teshat, tapete, sixhade . Vijnë nga 2 km large me karroca dore. Smjafton dhe kjo por duhet të durojnë edhe erën e plehrave që fshatrat  dhe Roskoveci vijnë dhe hedhin këtu.

Situata ditën e sotme ka qënë e qetë në Marinëz ndërkohë që komisoni i vlerësimit të dëmeve ka vijuar punën  edhe pse sot është e shtunë. Masa janë marrë prej kompanisë Bankers duke vendosur shirita sigurie në vende që rrezikohen shëmbje  afër gropave të hapura nga shpërthimi i puseve. Kjo është bërë për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm./Alb365

8 komente në “Marinzë/ Gratë e fshatit 2 km larg për të larë rrobat në pus”

  1. Dashnor Kozaj says:

    THIRJE . POPULLIT TE QARKUT TE FIERIT .
    Ka ardhur koha qe populli i qarkut te Fierit , dhe sidomos naftetaret , duhet qe te ngrihen dhe te shpallin mevetesine si ne udheheqje dhe ne administrimin e te gjitha resurseve te tokes , nentokes , flores dhe faunes te qarkut . Duhet urgjent te shkeputemi nga banditet e politikes se Tiranes , se pa perjashtim jane hajdut , vagabonda,kriminela dhe te pa moralshem , sa qe e kane kthyer te gjithe teritorin e Shqiperise ,ne vilajetin e tyre . Duhet qe populli i qarkut te Fierit ,te bojkotoje te gjitha kandidaturat qe shpallin partite politike te Tiranes se degjeneruar , dhe ne kunderpergjigje te nxjerri bijte e vete , te cilet te jene te ndershem , te drejte , human , dhe te pa pajtueshem me menyren e drejtimit te ketyre 25 vjeteve , qe kane shkaterruar gjithecka qe nga themelet , ne te gjitha fushat e prodhimit te te mirave materiale .
    Populli i qarkut te Fierit , qe permbledh popullsine e Lushnjes , Divjakes , Fierit , Levanit , Cakranit , Ballshit dhe Roskovecit , duhet qe urgjentisht te bojkotojne derdhjen e detyrimeve tatimore ne llogarite e tatimeve per llogari te qeverise te Tiranes se degjeneruar dhe hipokrite . Populli i qarkut te Fierit ,duhet urgjentisht te ngrihet dhe te zhvilloj referendumin e shkeputjes nga administrimi i Tiranes . Duhet urgjent te mos pranoj marrjen borxh te kapitaleve financiare nga bankat e botes , ku e shpallin se i duan per te permiresuar jeten e popullit , por ne te vertete eshte krejt ndryshe , marrin borxhe per te zhvilluar korrupsionin dhe vjedhjet ne favor te xhepave dhe llogarive te tyre . Shancet jane tani me rastin e zgjedhjeve per pushtetin lokal , populli apo votuesit e qarkut te Fierit duhen te zgjedhin individet me sa me shume integritet dhe te jene te vendosur per te administruar pasurite dhe resurset e ketij qarku, duke kundershtuar ne menyre kategorike menyren e administrimit te Tiranes se degjeneruar.
    Populli i qarkut te Fierit duhet qe urgjentisht te ngrihet dhe te administroj pasurine qe na e ka dhuruar natyra , por qe aktualisht po na e vjedh Tirana e degjeneruar me perfaqesuesit e saj , gangestere , kriminela , hajdute , sic jane Fatos Nano , Ylli Bufi , Kastriot Islami , Sali Berisha , Edi Rama , Aleksander Meksi , Ilir Meta , Bashkim Fino , e shume e shume te tjere , qe aktualisht e konsiderojne popullin e qarkut te Fierit si skllever te tyre dhe qe i genjejne me ca para ose me nga nje thes me miell dhe u rrembejne votat sipas planeve qe ata bejne ne zyrat e degjeneruare te Tiranes .
    Qarku i Fierit , ka pasuri natyrore , si nafta , gazi metan ,qe jane paresore , disponon fusha nga me pjelloret ne Ballkan , pyje , kullota , lumenj dhe bregdetin e Adriatikut . Duhet qe populli i qarkut te Fierit duhet te ngrihet dhe te anulloj me referendum popullor te gjitha koncesionet qe jane firmosur deri me sot , per naftenxjerrjen si dhe te anulloj te gjitha privatizimet , si ajo e rafinerive te naftes qe iadministron krimineli Sali Berisha nepermjet Rezart Tacit . Pasuria e qarkut te Fierit duhet te administrohet nga pushteti lokal , sic jane bashkite dhe komunat e ketij qarku , ne menyre te punesimit te popullit sipas profesioneve qe kerkohen .
    Te nderuar , banor te qarkut te Fierit, po nuk u ngritet dhe te merrni ne dore fatet e familjeve tuaja , femijeve tuaj , bashkeqytetareve ,apo bashke fshatareve tuaj , mos prisni te rregulloheni nga te pa pergjegjeshmit te Tiranes, te cilet e kane cuar borxhin publik ne mbi 10 miljard Euro , qe i duhen ti shlyej populli shqiptar ,ne disa breza , pra dhe sterniperit tane do lindin me borxhe ne kurriz , nga i cili nuk do ta ngreme koken kurre . Ndergjegjsohuni sa me shpejte dhe bojkotoni administraten e Tiranes me administratoret e degjeneruar dhe kriminela ,te cilet nuk po ngopen me para dhe as me gjakun e popullit shqiptar .

    1. tfgs says:

      Jo i keq mendimi yt,madje perfeckt!
      ”GJATOSHI” nuk ka kohe te merret me hallet e popullit,por per te ngjyrosur ndonje pallat me bojra ne ngjyre bourdhelo……….!

      1. toni says:

        Populli i Fierit te kerkoje autonomine dhe te veteadministroje puset e naftes.
        Te largoje ata qe me papergjegjeshmerine dhe me pangopesine e tyre kane keq shfrytezuar kete pasuri te ketij rrethi.

      2. kriminel says:

        Demi eshte I pakthyeshem.
        Vica me dy koke, apo peshq me tre sy dhe njerez me dy organe gjenitale do te fillojne te mbushin gazetat.
        Sizmo-Blasting qe Bankers aplikon ne albanistan eshte ndaluar me ligj ne Alberta, Canada.Impakti eshte jo vetem i pakthyeshem por ne te njejten kohe aktiv dhe gjenerues si pasoje e gjeokimise te vete procesit :
        http://teeic.indianaffairs.gov/er/oilgas/impact/drilldev/index.htm
        Shqiperia ka pasur dhe ka shume gjeologe nate dhe cpues nafte qe kane nje experience shume te madhe ne shrytezim gaz/nafte dhe fakti qe u dha me koncesion per hir te nje interesi qeveritar te momentit eshte nje nga krimet me te renda qe I eshte bere albanistanit qe nga koha e pushtimit turk. Depozitat jane ne gjendje optimum akoma.

  2. Mesjete..! e krijuar nga zagaret politikane….!
    nje gje ndjekin Politikanet , Biznesin Familjare….!
    Eh’h SHIPTARET e gjore paskan lindur dhe lindin per te vuajtur….!

  3. gegetoske says:

    Te shpallet republika e Muzeqese!

  4. observator says:

    Republika e Myzeqese u shpall sot me date…./4/2015. Capital city shpallet Patosi. Fieri mbetet ashtu siç eshte, qytet gjanicar.
    Rroft Dasnor Kozaj, themelues i Republikes Myseqese.
    Gracia Dasnor.. Patosi ju do shume.

  5. fjala shqipe says:

    Une them qe te shpalim republiken e Patosit, Marinzes, Divjakes dhe kudo qe ka nafte apo gaz. Kjo me siguri do na coj perpara ne rrugen e zhvillimit dhe perparimit. Pasi te te kemi krijuar reupublikat-qytet apo fshate, tu versulemi dhe te krijojme universitete per cdo republike. Mbase te kemy arritur fitoret e permendura me siper ty synojme per arritje te tjera qe per momentin nuk me kujtohem se ndihem i pergjumur
    Perpara nga fitorja ne fitore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje