Shpërthimet në Marinëz, irritohen banorët/ Vasili kritika Gjiknurit

7 Prill 2015, 11:53Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është përballur paraditen e 7 prillit 2015,  me banorët e zonës së Patoz Marinzës, të cilët i kanë shprehur kreut të shëndetësisë shqetësimet e tyre ne lidhje me mungesën e kujdesit.

“Mos na mashtroni, po sëmuremi nga gazi”, i kanë thënë banorët ministrit të Shëndetësisë.

Prej 1 prillit kur ndodhi dhe shpërthimi i dy puseve me naftë, disa banorë janë shtruar në spital për të marrë mjekimin për shkak të helmimit nga gazi.

Beqaj ky hyrë dhe në banesat e disa qytetarëve, por nuk janë lejuar kamerat për të filmuar.

Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Shëndetësisë, informon se ministri Beqaj, ishte i  shoqëruar nga Zëvendësministri Klodian Rjepaj dhe drejtues të tjerë të lartë të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend për të inspektuar  qendrën shëndetësore të fshatit Marinzë në rrethin e Fierit.

Gjithashtu për të ndjekur nga afër situatën e shëndetit publik të banorëve të kësaj zone pas shpërthimeve të dy puseve të administruara nga kompania “Bankers Petroleum” në zonën naftëmbajtëse të kësaj zone.

Për të rritur gatishmërinë dhe për të siguruar shërbim të vazhdueshëm të kujdesit shëndetsor në kushtet e emergjencës për banorët e kësaj zone, Ministri Beqaj u shpreh se “do të vihen në dispozicion dy njësi të lëvizshme të ndihmës mjekësore, në përbërje të të cilave do të jenë një mjek, një infermier dhe një punonjës social, të cilët do të vizitojnë banorët e kësaj zone në shtëpitë e tyre.”

Gjithashtu, Beqaj siguroi punonjësit e kësaj qendreje shëndetësore dhe banorët e Marinzës se Ministria e Shëndetësisë ka marrë gjithashtu masat për stacionimin e një autoambulance shtesë në këtë zonë deri në normalizimin e situatës. Nga dje, në qendrën shëndetësore të Marinzës ka oksimetër dhe bombul oksigjeni.

Ndërkohë, përsa i përket përmbushjes së nevojave të shtuara në këto kushte të emergjencës, kreu i shëndetësisë theksoi se janë marrë të gjitha masat për të siguruar furnizim shtesë me barna dhe materiale mjekësore për qendrën shëndetësore të këtij fshati.

Ekipi i kryesuar nga Ministri Beqaj vizitoi gjithashtu edhe Spitalin Rajonal të Fierit për të parë nga afër shkallën e gatishmërisë për pritjen e flukseve të mundshme në rritje të pacientëve.

Pas ministrit të Shëndetësisë, Marinzën e ka vizituar deputeti I LSI, Petrit Vasili.

Vasili ka parë nga afër edhe puset e Bankers Petroleum, dhe u ka premtuar banorëve se do merren masa urgjente për zhdënmtimin e banorëve në masën 100%.

“Ministria e Energjetikës është e vonuar për zbardhjen e situatës”, tha Vasili, sipas të cilit, institucioni duhet të kishte informacion Bankers Petrolium kishte pajisjet e nevojshme për të bërë shpimet, apo kanë qenë të vjetra. /gj.k/

 

1 komente në “Shpërthimet në Marinëz, irritohen banorët/ Vasili kritika Gjiknurit”

  1. hajdari says:

    Jepi te gjitheve nga nje aspirine…. se vazhdojne e votojne prape gomeret !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje