Helmime masive nga gazi në Marinzë, por banorëve iu thonë se janë prekur nga virozat e stinës

7 Prill 2015, 10:15Sociale TEMA

Shpërthimet e puseve të gazit në Marinzë, kanë shkaktuar helmime masive.

Dhjetëra banorë të zonës kanë përfunduar në spital.

Ata kanë shenja helmimi, por ankohen se nuk janë marrë seriozisht nga mjekët.

Këta të fundit u thonë se kanë viroza stine dhe nuk janë helmuar.

“Nuk po na merr njeri zeriosisht.

Po na trajtojnë si objekte.

Na thonë këto nuk janë shenja helmimi, por viroza stine.

Po e kalojnë në heshtje këtë gjë, sikur çdo gjë shkon për mrekulli.

Kemi një jetë të tërë me fenole në gjak.

Na merren mendtë nga helmimi dhe nuk na beson njeri”, ka thënë një banore e zonës.

Ata i janë ankuar edhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që ka vizituar sot zonën e prekur nga shpërthimet e puseve të gazit pak ditë më parë./b.l

3 komente në “Helmime masive nga gazi në Marinzë, por banorëve iu thonë se janë prekur nga virozat e stinës”

  1. albpetrol+ Endri Pyka says:

    Te rroje KOqe kokedhima ,Edi Ram piktori Damjan i shushaturi te gjithe hajdut .Ju zencin syte ahet e popullit

  2. TIRONAS 4 ever says:

    A votuat per kete qeveri,,,,,,,,,,pse qani tani,,jo se ato te teret ishin engjej,por,!?????

  3. Neli says:

    Kjo pune te shkoj ne gjyq dhe nese eshte gazi I futur ne shtrese nga alpetrolu qe nuk eshte helmus fshatarwt te denohen per deshmi te rreme te vwrifikohen semundjet e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje