Ndotja Radioaktive në Shqipëri/ Studim 5 vjeçar në bashkëpunimin me Institutin Italian të Fizikës Bërthamore

9 Prill 2015, 18:12Sociale TEMA

Një studim i ri do të bëhet për matjen e radioaktivitetit në vendin tonë.

Kjo nismë  është  mundësuar nga  një bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Institutit italian të Fizikës Bërthamore.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Instituti Italian i Fizikës Bërthamore (INFN) nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi. Ky Memorandum hedh hapin e parë konkret drejt realizimit për herë të parë të një studimi të plotë mbarëkombëtar të shpërndarjes dhe identifikimit të shkallës së radioaktivitetit mjedisor në Shqipëri.

Në fjalën e tij Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, zJulian Beqiri tha se: “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është pikërisht monitorimi dhe evidentimi i plotë i radioaktivitetit mjedisor në Shqipëri, shkallës së përhapjes, dhe identifikimit të burimeve që shkaktojnë atë si edhe efektet e të tij tek njeriu. Deri tani janë realizuar studime pjesore dhe jo gjithpërfshirëse, sporadike dhe jo sistematike, si në kohë ashtu edhe në frekuenca dhe në hapësirë. Duhet theksuar se këto monitorime të pjesshme dhe të paintegruara nuk mund të përdoren për studime dhe analiza më të thella e të plota. Ndërsa studimi  që do të fillojmë do të  bëhet në përputhje me praktikat më të mira europiane me qëllim përcaktimin e një kuadri rregullator dhe standarteve që do të bëjnë të mundur mbrojtjen e shëndetit të njeriut”.

Presidenti i Institutit të Fizikës bërthamore, Fernando Ferroni, theksoi rëndësinë e këtij projekti në mënyrë që edhe Shqipëria të pajiset me statistika, se ku duhet të ndërhyet në rastet e niveleve të larta të ndotjes radioaktive që mund të paraqesin disa zona

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe do të nënshkruaj këtë Memorandum.  Bashkëpunimi mes dy vendeve dhe instituteve është një mundësi që nuk duhet humbur. Fillojmë një dialog për kërkimet shkencore në Shqipëri dhe uroj që të çojmë më tej këtë bashkëpunim”- tha në fjalën e tij presidenti i INFN-së, z. Fernando Ferroni.

Duke përshëndetur nënshkrimin e Memorandumit zv.Ministrja e Mjedisit,  Olijana Ifti u shpreh: ”Monitorimi i Mjedisit është njëkohësisht një ndër prioritetet e politikave të mjedisit në vendin tonë. Aktualisht ne kemi një sistem të konsoliduar të monitorimit dhe të raportimit të gjendjes së mjedisit. Në bazë të rezultateve të monitorimit  jepen njëkohësisht rekomandime dhe adresohen masa të domosdoshme për  minimizimin e ndotjes dhe dëmtimit të mjedisit.  Për këtë qëllim dua të vlerësoj maksimalisht nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve për forcimin e sistemit të monitorimit të ndotjes radioaktive  ose nga rrezatimet”.

Ndërsa për zv/Ministrin e Arsimit, Arbër Mazniku, ky projekt përkthehet në më shumë mundësi për kërkim shkencor “ Nëpërmjet një marrëveshje të tillë arrijmë të marrim një kartëzim të shpërndarjes së radiacionit në mjedis. Së dyti nëpërmjet bashkëpunimit me Universitetet dhe institucionet shqiptare do të arrijmë një përpirësim të kapaciteteve të kërkimit  shkencor”.

Bashkëpunimi i vendosur nëpërmjet këtij Memorandumi do të shtrihet në pesë vite dhe në përfundim të këtij afati do të kemi për herë të parë një hartografim të plotë të nivelit të situatës së radioaktivitetit dhe të burimeve e aktiviteteve që e gjenereojnë atë, duke dhënë një panoramë të qartë dhe të plotë të tij, bazuar në metodologji tërësisht bashkëkohore  kërkimore- shkencore. Hartografimi i plotë  ka një vlerë të jashtëzakonshme pasi edhe qasja e këtij studimi do të jetë lidhur ngushtë me efektet me karakter social-ekonomik dhe shëndetësor që ato kanë tek njeriu./j.h

 

 

1 komente në “Ndotja Radioaktive në Shqipëri/ Studim 5 vjeçar në bashkëpunimin me Institutin Italian të Fizikës Bërthamore”

  1. Arti says:

    Epo u mor vesh kush nuk i donte armet kimike ne shqiperi, qe bashke me to do vinte dhe ekspertiza e pastrimit te zonave supertendotura dhe rritja e gjeopolitikes shqiptare ne bashkepunim me Ameriken. E paskan dashur te “ndershmit” e Europes kete llokem/tender potencial.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje