Zëvendësministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, në në intervistë për Mustafa Nanon, shpjegon reformën e arsimit të lartë.
Ai thotë se profesorët që e kundërshtojnë këtë reformë, mes të cilëve edhe Artan Fuga, flasin marrëzira
Mazniku, lexova sot në “Panorama” një shkrim tuajin polemik. S’ju kisha parë asnjëherë aq të inatosur. Thoshit për Artan Fugën se “i ka marrë koka erë”…
Në fakt, në respekt për Profesorin, “marrja koka erë”, është një version i mirë i ngjarjes. Pasi pandershmëria akademike, është më e rëndë sesa “marrja e kokës erë”. Kjo mund t’i ndodhë gjithkujt. Pandershmëria akademike, të thënit të pavërteta, të ngriturit panik, është keqpërdorim i titullit. Unë nuk besoj dot se kemi të bëjmë me këtë të dytën, ndaj dhe preferoj të parën.
Nuk di pse kisha menduar se ju keni pasur respekt për prof. Artan Fugën. Kam menduar gabim?
Unë kam patur dhe ende kam respekt për profesor Fugën. Është një aset i madh i vendit. Por kjo nuk mund e nuk duhet të jetë justifikim për të thënë marrëzira. Marrëzirat e thëna nga Profesorët, dhe njerëzit që gëzojnë respektin e të tjerëve janë më të dëmshmet. Ndaj dhe ndjeva që duhet të reagoj për respekt ndaj publikut.
Ok, le të futemi në thela. Reforma juaj në arsimin e lartë ka provokuar një diskutim publik si rrallë më parë. Pse ndodh kjo? Ndodh ngaqë reforma në arsimin e lartë është e rëndësishme, ndodh ngaqë nakatosen interesa të rëndësishme (siç thonë disa), ndodh ngaqë reforma prek interesa e cënon një status quo të caktuar, apo ndodh ngaqë reforma po bëhet keq (siç thonë të tjerë, kundërshtarët e reformës, mes të cilëve është edhe Fuga)?
Ndodh për të gjitha arsyet që ju thoni. Së pari, ne synonim që nga fillimi që kjo reformë të bëhej me një debat të madh publik. E kemi ndërtuar posaçërisht procesin në këtë mënyrë. Morëm një vit e pak kohë, për t’i dhënë kohën kujtdo që të shprehet për këtë çështje, ndryshe nga më parë kur zakonisht ndryshimet e ligjit merreshin vesh në seancën plenare të paralmentit. Së dyti, kjo është padyshim një çështje që prek shumë njerëz, dhe për fat të mirë, njerëz që kanë zë në shoqëri. Së treti kjo është një reformë tërësore, që e ndryshon thelbësisht sistemin në të gjitha elementët e tij, ndaj dhe vetë magnituda e ndryshimit zgjon debat
Unë kam ndjekur debatin që është zhvilluar, shpjegimet tuaja, kundërshtimet e bëra. Ndoqa dhe shkrimet e Fugës e tuajin sot në “Panorama”. Kam intervistuar, gjithashtu, para ca kohësh Dhurata Shehrin për këtë punë në “ResPublica”. Sipas jush, kundërshtarët e reformës, mes të cilëve ka emra që respektohen nga publiku, pse janë duke e ngritur zërin? Nuk ka asgjë të drejtë në petendimet e tyre?
Në vite ka pasur një kërkesë të vazhdueshme për rritje të autonomisë së universiteteve. Debati bëhet për gjetjen e një balance të drejtë mes lirisë dhe përgjegjësisë. Në stadin ku ndodhemi, universitetet kanë nivel të ulët lirie, por edhe nivel të ulët përgjegjësie publike. Nëpërmjet reformës, ne jemi shprehur të gatshëm për të çuar drejt universitetit një nivel shumë të lartë të lirisë. Por kjo vjen e shoqëruar natyrshëm edhe me përgjegjësinë përkatëse.
Mendimi juaj: Kjo reformë rrit autonominë e universiteteve, apo është e fokusuar tek kjo që ju e quani “rritje të përgjegjësisë në drejtimin e universiteteve”?
Kjo reformë rrit në mënyrë eksponenciale autonominë universitare. Vetë universitetet tani mund të vendosin për numrin e studentëve, kriteret për përzgjedhjen e tyre, dhe vetë përzgjedhjen e studentëve. Vendosin për numrin e stafit akademik që do të marrin, nivelin e pagës. Vendosin vetë për promovimin akademik, duke dhënë vetë titujt akademikë. Bëjnë plane zhvillimi strategjik, plane buxheti afatmesëm, buxhetet afatshkurtra.
Ju latë të kuptohet se ju vetë, ndoshta dhe ju si Ministri, jeni me idenë se stafet akademike nëpër universitetet tona publike janë në një nivel të tillë që nuk mund t’u jepet shumë liri për drejtimin e universiteteve, pasi kjo shoqërohet me papërgjegjshmëri. Ju kam kuptuar gabim?
Po, më keni kuptuar gabim. Unë besoj shumë fort se universitetet në balancën e shëndetshme mes lirisë dhe përgjegjshmërisë do të evoluojnë në institucionet e ekselencës që gjithe shoqëria dëshiron të ketë. Ky ndryshim është i dhimbshëm si gjithë ndryshimet e mëdha. Por është e vetmja mënyrë sesi mund të sjellim një sistem që e ka mundësinë të vetërregullohet dhe të sjellë ofertën e shërbimit publik cilësor
Dhurata Shehri në bisedën që pata me të më thoshte: “Le të na thotë Ministria një model universitar të një vendi normal demokratik të ngjashëm me modelin që synon të krijojë kjo reformë, dhe ne do biem dakord”. Ndërsa në shkrimin tuaj të sotëm pashë se ju pretendonit që reforma u referohet e ndjek modelet më të përparuara të Europës. Si shpjegohet kjo mospërputhje…?
Ka disa modele – Anglia, Portugalia, Hollanda, Suedia, Danimarka, Estonia. Kemi parë me dhjetëra sisteme, dhe kemi diskutuar me specialistë nga shumë vende. Padyshim që sistemi që propozojmë është bazuar në eksperiencën më të mirë të vendeve të zhvilluara.
Mazniku, kam parë që ju keni qenë publikisht ndër njerëzit më aktivë në mbrojtje të kësaj reforme. S’ju kam parë asnjë herë të luftoni me kaq pasion për një kauzë, ndonëse keni mbrojtur dhe kauza të tjera, qysh prej kohëve të bujshme të MJAFT-it. Pyetja ime: Jeni ju autori i kësaj reforme?
Kjo është reforma e Komisionit të ngritur nga Kryeministri, e Ministrisë së Arsimit dhe e aprovuar tashmë nga Këshilli i Ministrave. Unë luftoj se jam i bindur se është rruga më e mirë për zhvillimin e Arsimit të Lartë dhe se gjithmonë kam besuar që e vetmja mënyrë për zhvillimin e vendit është duke zhvilluar arsimin.
Duket që besoni fort në këtë që po bëni. Besoni se kjo reformë do të japë frute? Një pyetje e fundit: Nëse kjo refromë miratohet nga parlamenti kështu si ju e mendoni, kur mendoni se do të japë frutet e veta? Sa vite do duheshin për t’ia parë “hairin”?
Reforma është ndërtuar që të fillojë ta japë frytet e para mënjëherë, por edhe të ketë mundësinë që të thellohet në faza. Sistemi i Arsimit të Lartë ndryshon ngadalë dhe frytet e mirëfillta do t’i ndjejmë pas disa kohësh. Por ndërkohë, qysh në vitin e ri akademik, do ndihen elementët e parë të ndryshimit, si liria më e madhe në insitucion, mundësitë më të mëdha për të paguar më mirë stafin akademik, përzgjedhja më e kujdesshme dhe e drejtë e studentëve, pjesëmarrja në më shumë projekte ndërkombëtare, mundësi më të mëdha për financim infrastrukturor në universitete. Zbatimi i reformës është një sfidë e madhe për të gjithë, për universitetet, për Ministrinë, për agjencitë zbatuese. Por pas disa vitesh, kur të kthejmë kokën pas, edhe më skeptikët do të binden se kemi ecur në rrugë të mbarë
ik o lanet se nuk eshte qeveria si Mjafti…
Edhe une jam nga ato qe e shoh me shume kritiçizem faktin se te gjithe mjaftistet u katapultuan ne poste te rendesishme qeveritare, pavaresisht se nuk vinin nga kurrfare inkubatori ose eksperience me punwra qoftw edhe dytwsore apo tretwsore qeveriswse, por nga eksperiment i telekomanduar per aktivizim te shoqerise civile.
Por pergjithsimi duhet te kete kufizimet e veta, sidomos kur flasim per njerez qe duam apo nuk duam jane ne nje pozicion te caktuar, ku kane mundesine per te promovuar aftesite e tyre.
Ne rastin e Maznikut kam kenaqesine te pohoj se flasim per nje te ri me shume sens pozitiv, shume te pregatitur nga ana intelektuale dhe me integritet moral.
Per kete aresye do matesha disa here per te perligjur aresyet. para se te merrja persiper ta kritikoj per punen e tij.
Madje personalisht mendoj se i vetmi mjaftist qe e meritonte te behej minister eshte Mazniku.
Kur Zoti Zv/Minister i referohet Anglise, po te lexoni ne faqen e web-t te Universitetit te Oksfordit apo atij te Kembrixhit, jane pergjegjesit e departamenteve dhe te falukteteve ata qe e menaxhojne dhe vendosin per kerkimin e mesimdhenien ne keto universitete.
Nderkohe nuk mund te merren shembujt e Suedise apo te Hollandes, sepse atje administratoret punojne per te çuar perpara apo per te rritur cilesine e kerkimit dhe mesimdhenies se universiteteve ku bejne pjese e jo si ne, qe kemi deshmuar ne 25 vjet qe pjesemarrjet ne Borde jane vetem ca menyra per t’i shtuar rrogen mujore vetes. Bordi i Bankes se Shqiperise, Bordet e kompanive si Albpetrol, Insig, I hekurudhave, Porteve, etj kane deshmuar qe anetaret thjesht kane marre rrogen e jo pergjegjesite.
Eshte e tmerrshme kur shikon se si debila te llojit Mazniku, Veliaj e shoke japin mend per reforma. Keta qe nuk e kane haberin fare e nuk kane punuar nje dite ne fushat perkatese. Bravo u qofte kur Ed idioti i mblodhi nga i blodhi ish-mjaftistat e i beri ministra e zv/ministra. Mjer ne kush na udheheq. Nga shiu i qeverise se Sales, rame ne bresherin e arroganteve totalisht te paafte te qeverise Rama.
Ti po te ishe kaq i zoti do te dilje ashiqare me emer jo me “megi”
Cilat jane kredencialet e ketij palo burri qe te denigroje nje profesor i cili e ka kaluar jeten duke dhene mesim? Ky zoteria nuk ka asnje kredencial pervec aftesive per te vjelur donatoret dhe per te thene cfare duan te huajt nepermjet MJAFT.
Te vlelesh donatoret per me teper ne nje organizate si Mjafti qe ishte e krijuar e tera me urdher nga jashte dhe mblodhi disa te papune qe flisnin anglisht per te krijuar shoqeri civile ka pak ekspertize qe mund te perdoret ne reformen e edukimit.
Na vjen keq qe eshte keshtu por persona si ky jane njolla e qeverise te tanishme. Persona si ky nuk jane njerez qe kane eksperience per te bere pune, por kane vetem eksperience per te bere show. Show nuk i duhet askujt ne ditet e sotme. Prandaj Zoti Rama rishikoni nominimet ne vende kyqe -ketu duhet profesioniste me kredenciale ne fushat e tyre, jo persona me ekspertize per tua hedhur te huajve se ja po bejme reforma.
Nje maqedon ne oborrin e Mbretit Rama, po na qi arsimin dhe vlerat intelektuale kombetare!
OK,”MEGI” KJO ESHTE ME SE E VERTETE.POR TE SHKOSH NE NIVELE ME POSHTE,NE SHKOLLA 9 VJEÇARE,TE DUKET SIKUR JANE MBLEDHUR NE DISA RRETHE GJITHE INJORANCA QE MUND TE KETE KJO ZONE,KUR SHEKON SE KUSH DREJTON,KUSH UDHEHEQ E KUSH MESON FEMIJET.
U VENDOS SE DO HIQEN ATA PA ARSIM,U THA SE DO HIQEN ATA JASHTE PROFILIT,POR…
ME VJEN KEQ,SE EDHE NDONJE QE PO LEVIZ PO ZEVENDESOHET ME NJEREZ ME DIPLOMA TE UNIVERSITETIT TE TIPIT ÇILI.KA MBARUAR EDHE ARSIMI SI SHENDETESIA.
Interviste qe shpjegon nje pune te jashtezakoneshme te bere nga komisjoni dhe nje mendjelehtesi gjykimi nga nje njeri qe i preken interesat nga reforma. Sa udheheqje doktoraturash ke fuga ? Sa miljona bejne ? Ligji i ri ti pret keto, por te pakten ruaj mralin.
Zoteri Agron, vlerisimet tuaja per pune te jashtezakonshme ketu jane shume te vageta.
Se pari nuk e dime me cfare i masni.
Se dyti qe te kete pune te jashtezakonshme duhet te kete aftesi te besh punen, qe mungojne ne kete rast.
Se treti reformat duhen konsultuar me ato qe punojne ne kete fushe qe komisjoni yt nuk ka denjuar ti degjoje apo ti pergjigjet.
Se katerti, ky zoteri hici duhet te prodhoje argument kunder argumenteve te profesore qe i ke kunder per te bindur dike, dhe jo te denigroje profesoret.
Mund te thoja dhe ca gjera te tjera mbi aftersine e zoterijve te Mjaftit per te shitur pune dhe jo per te bere pune, dicka qe ka te beje me vjelje fondesh por dhe kjo do dale ne shesh shpejt nga keto reforma qe nuk behen por vetem shiten,
se ku u shpjegua kjo pune e madhe ne kete interviste vetem ju e paskeni kuptuar. Cudi si nuk prek dhe universitetin e Naim Cilit kjo puna e doktoraturave qe permendet ju!!!!! eshte e turpshme qe ne kete situate ekonomike qe eshte shqiperia te mendosh te financosh universitetet private!!! mbaroni pune me publiken njeher cojeni ne standarte europiane pastaj po teproj nej lek jepjani privatit!! Vajmedet!!! Cpret fundja nga qeveri mjaftistesh!!!!!
Po si mundet ky fuga te beje 24 gafa elementare ? A e ka lexuar apo jo ky ligjin ? Cfare injorance nga nje njeri i ditur por i kontaminuar nga interesat e vjeljes se lopes universitet ?
Ky zv minister, kujton akoma se eshte ne mjaft dhe nuk ka fare koncept per pozicionin e tij te katapultuar, Arbi mos pi me bar! Je zv minister mo xhan tani je rritur nuk shkojne me budalleqet e adoleshences! Apo ke filluar ate tjeten?
haha kush flet Mazniku qe nuk di se eshte te shpjegosh apo te ligjerosh pa slider..vetem copy paste nga google di ky dhe gjithe G99 haha reforma MJAFT..
Arbjan Mazniku eshte nga fshati Vernice i Gollobordes,fshati I vetem meqedonas ne kete zone.Po nga Vernica eshte edhe Ligor Nikolla,bashkeshorti I minstres se arsimit Lindita Nikolla.Ligori para disa viteve udhehiqte disa shoqate maqedonase qe vepronin ne Shqiperi,nen sloganin “bratsvo-edinstvo”.Arbjan Mazniku dhe Ligor Nikolla jane shume te afert me njeri-tjetrin. O njerez a e kuptoni kush po udheheq arsimin shqiptar: Ministrja dhe zv/ministrin kusherire me njeri-tjetrin? Kjo eshte per te vene duart ne koke.
P.s. Shpresoj qe Tema mos te censuroje komentin tim.
Keta “mjaft-istat” te konvertuar ne “g99” tashme i kemi ministra, zevendesministra, drejtore etj.
Keta kane bere shkollen e soros-it, tamam si ish-shkolla e partise ku mesonin marksizem-leninizmin, keta jane diplomuar si “sorista”.Keta jane disa kokebosh,pa asnje profesion, dhe rreken tu japin mend profesionisteve ne te gjitha fushat, duke bere blla,blla,blla.
o joni o fshatar provincial qe te ka ngelur ora te origjina e maznikut, po ti je vete fshatar o qyq dhe i rendomte.
Cfare vulgariteti lexues qe nuk meren me problemin por me te kaluaren e individit. Lexoni ligjin o miq dhe do shikoni se cfar pergjigje brilante argumentuese i ben mazniku fuges i cili sic duket nuk ka pasur kohe ta lexoje ligjin i erresuar nga ikja e privilegjeve ekonomike. Pyeteni sa doktoratura ka udhehequr dhe sa te ardhura ka pasur ne muaj ?
Ta pyesim pse Naim Cili do marre leke nga taksat tona them une.
O Cim,une po te them dhe po te tregoj se si eshte puna,ti nese nuk e pranon eshte problem jot,per te tjerat mos I jep gojes shume se nuk kisha gje me ty,por me zv/ministrin e arsimit te shqiperise qe shkateron arsimin shqiptar.
Rama, Veliaj, Mazniku, Xhacka, etj jane klyshe te rritur ne inkubatoret e gjeneralit Soros, qe tani jane forcuar mjaftueshem sa per te shqyer ate cka mbetur ende per t’u ngrene ne kete vend te drobitur…
z.zvminister keqkuptohet, ti japesh leket e taksave te mbledhura duke shtyp popullin me te varfer te evropes Ҁilit dhe shokeve te tij nuk eshte reforme, eshte vjedhje, jane dy gjera te ndryshme.Nqs deshironi vertet te beni reforme z.Mazniku niseni nga arsimi fillor e me rradhe, se degradimi nis qe poshte, e vetmja reforme eshte qe provimet te jene reale, jo fiktive si tani.Mjafton qe provimet te jene reale ne cdo shkalle dhe shumica e te rinjve nuk arrijne fare te rregjistrohen ne universitet, cdo gje eshte fiktive.Nje i ri qe ka ngel ne cdo provim te bere ne matematike ne gjimnaz nuk mund te rregjistrohet per fizike ne universitet, ky eshte absurditet, ska nevoje per reforma, mjafton provimet te jene te sakte, kush duhet te ngel le te ngel.Nuk eshte se meqe ngelin 80% dhe ti heqim kushtet dhe bejme provime fiktive, duke i kaluar te gjithe kot.
Me kete vjedhje te prezantuar si reforme ministria e arsimit hyn ne konkurrence me ministrine e shendetesise, se kush vjedh me shume, se edhe aty i japin milionat e eurove te taksave pa u kursyer, duke i prezantuar vjedhjet si reforma
Shprehja e eunukut politik Mazniku eshte njesoj si ato qe instruktoret e komiteteve te partise se rajoneve u thonin te rinjve qe mbanin floke te gjata apo pantallona kauboj.
U rofsh o Maznik se na nxore mallin, i kishim harruar fare.
Ama ai Boci qe nuk ja shof dot syte e beri te fliste me vete, si qole ngeli, ndersa ministreshes i kishte ik fytyra fare.
Rilindas-leshi
Tipari i atyre te sojit Mazniku eshte arroganca e gershetuar me paaftesine, mungesen e eksperiencave te meparshme dhe sulmi i eger ndaj kujtdo qe i del para. Prandaj askush te mos bej cudi me Maznikun qe sulmon prof. Fugen. Keta jane nga gjella e shpifur e Sorosit.