Nikolla shkarkon Rektorin e Universitetit të Durrësit, pritet firma e Nishanit

13 Prill 2015, 17:13Sociale TEMA

Ministrja Lindita Nikolla ka firmosur shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema, ndërsa shkresa i është përcjellë Presidentit Bujar Nishani për vendimin përfundimtar.

Ministria e Arsimit ka bërë kërkesën për shkarkimin e tij pas konstatimit të disa shkeljeve.

Rektori Mema kishte pezulluar nga puna dekanin Elmaz Leci, dhe refuzonte kërkesën e Ministrisë së Arsimit për kthimin e Lecit në detyrë. Por përveç kësaj Rektori Mema e mbante dekanin Leci të izoluar në një zyrë më ambiente të papërshtatshme në katin e 7 të godinës dë Universitetit të Durrësit.

Përplasja e Memës me dekanin Elmaz Leci kishte ardhur pasi ky i fundit kishte denoncuar disa afera te Rektorit të Universitetit të Durrësit.

Izolimi i Dekanit Elmaz Leci u konstatua edhe nga ministrja Lindita Nikolla, e cila atëhere premtoi se do merren masa për ndëshkimin e Rektorit.

Pak ditë para inspektimit nga Ministria e Arsimi, Rektori Mema u arrestua dhe më pas u lirua edhe për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. /gj.k/

5 komente në “Nikolla shkarkon Rektorin e Universitetit të Durrësit, pritet firma e Nishanit”

  1. Durresi says:

    Po kancelari? Se ai eshte kapomafia qe kryen gjithe aferat e ketij llumi.

  2. Leonidha says:

    Mema duhet futur ne burg per korrupsionin galopant ne ate Universitet. Shkarkimi nuk eshte asgje, per kete njeri servil, pa dinjitet, te korruptuar qe e shkaterroi emrin e mire te Universitetit te Durresit

    1. Eno says:

      Kush i emeron keta plehra ne keto poste,duket si kopje e Arben Ristanit ?!

  3. Ja…këtij rektori..i them njeri i kulturës unë…Tamëm njeri me shkollë të lartë…i qorton njerzit dhe i tregon edhe vendin kur është nevoja..!Do pres ai policinë..kur e vendos vetë drejtësinë..atje ku duhet!

  4. shengjergji says:

    Ky Mutati eshte vertet figure shteti. Shikoni pak se si ka dale ne fotografi dhe nuk do te beni ndonje dallim te madh me kategorin e hanikapeve. Nje katunar qe nuk e gjen shoku. Nuk e di se ku eshte fshehur keto dite. Nuk ka ardhur fare ne Universitet. Nuk ka dale me me bodigardet Cim Sula Hajdutid dhe banden e tij. Me thane se ka shkuar ne Shengjergj te blej disa dele, madje do blej dhi se ka hapur nje stan atje ne Shengjergj. Por nuk i shiste kush as dele dhe as dhi pasi e moren vesh se as per ato nuk eshte ne gjendje. Por kur e moren vesh se ishte Prof. me P te madhe vendosen ti japin disa derre dhe lepuj meqe kishte ngjashmeri me to dhe menduan qe duke qene te se njejtes rrace mund te mos kete probleme.
    Te shikojme se si do te shkoje me kete lloj biznesi dhe nese do te kete mardhenie te mira me kete lloj kategorie z. Mutat Memovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje