Eksodi i kuksianëve drejt Europës

12 Prill 2015, 14:36Sociale TEMA

Nga Gjergj Erebara*

 

Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje me nipin e tij fare të vogël në krah ndërsa ka mbesën për dorë në lagjen 3 të Kukësit në mesditën e të shtunës më 11 prill.

“Djalin tim e hoqën nga puna te forcat speciale të ushtrisë shqiptare katër vjet më parë. Shpresoi të kthehej në punë apo të gjente një punë të re deri tre muaj më parë kur vendosi të ikë në Gjermani. Atje i japin 300 euro në muaj, mjaftojnë sa për t’u ushqyer ndërkohë që kërkon punë,” thotë ai.

“Gjatë kohës që ishte i papunë mori borxhe ku të mundte. Jo ndonjë borxh të madh,” thotë Uka, i cili kujdeset për familjen e tij me tre gjenerata duke u ushqyer me ndihmën ekonomike prej 5,600 lekësh në muaj.

Sipas familjarëve të Ukës, emigranti, babai i dy fëmijëve, priti me shpresë nga qeveria e re për një vend pune. Por qeveria i dërgoi një faturë dritash të pabesueshme.

“Fatura e dritave më erdhi 20 milionë lekë (të vjetra),” thotë ai duke treguar një tufë të trashë letrash që paraqesin detyrimet dhe kamatëvonesat shumëvjeçare. “Më thonë t’i paguaj me këste, po ku mund t’i gjej unë kaq para? Kam dhjetë vjet që kërkoj punë por nuk ka,” thotë ai. Fatura prej 2 milionë lekësh për një familje me një apartament të vogël ngjan si shaka. Por ajo është thjeshtë e qartë aq. Për një periudhë disavjeçare, familjes Uka i janë faturuar 10, 20, apo 50 mijë lekë (të rinj) energji elektrike në muaj.

Kukësi është një vend i varfër në maksimum. Në vitin 2014 kishte 10 mijë familje në skemën e Ndihmës Ekonomike, gati 70 për qind të të gjitha familjeve të qarkut. Toka e paktë dhe e varfër jep një prodhim mesatar vjetor për familje prej 194 mijë lekësh në vit dhe këto janë të ardhura bruto, pa llogaritur koston e punimit të tokës. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në Kukës ka 6,600 vetë kontribuues në zonat urbane dhe 3100 vetë kontribuues në zonat rurale në një popullsi prej 85 mijë banorësh.

Emigrim masiv

Nga mesi i marsit të këtij viti, filiali i postës së Qarkut Kukës vuri re një fenomen të pazakontë. Aplikimet për pasaporta u shumëfishuan. Media vendëse filloi të interesohej se çfarë po ndodhte dhe mësoi se brenda javës 30 mars – 3 prill, në sportele kishin fluturuar 510 kupona aplikimi për pasaportë, nga të cilat, 90 ishin me procedurë të përshpejtuar. Kjo qe disa herë më e lartë se sa numri i zakonshëm i aplikimeve për pasaporta. Pas kësaj, zyrtarët e postës morën urdhër për të mos folur për median.

“Ne na dhanë urdhër të prerë për të mos folur për median,” tha një punonjëse e Postës që kërkoi të mos identifikohej nga frika. “Nuk e dimë nëse është më mirë të flasim apo të mos flasim për këtë çështje,” tha ajo.

“Nëse flasim, kemi frikë se më shumë njerëz do të nisen”.

Ndërkohë, fakti që njerëzit po ikin në një valë të re emigracioni nga Kukësi është një sekret që tashmë e dinë të gjithë. Nëpër qytet thuhet se mbi 4 mijë njerëz nga një popullsi prej më pak se 85 mijë banorësh. Askush nuk e di burimin e kësaj shifre dhe shumë thashetheme që raportohen për fakte të sigurta rezultojnë të rreme. Gjithsesi, fakti është që numri i të larguarve gjatë muajit të fundit është i pazakontë, aq sa i gjithë qyteti duket sikur njeh dikë që është nisur.

Bedri Gjana, noter në qytetin e Kukësit, thotë se në zyrën e tij ka hasur një fluks të pazakontë kërkesash për deklarata noteriale për pajisjen e të miturve me pasaportë. Në mënyrë që një fëmijë nën 18 vjeç të pajiset me pasaportë, prindi duhet të dorëzojë një deklaratë noterale ku thotë se është dakord për pajisjen me pasaportë të fëmijës së vet.

“A kanë 4 mijë, kjo mund të jetë ekzagjerim,” thotë Gjana. “Por fakti është që gjatë javëve të fundit kam patur nga tri apo pesë kërkesa për deklarata të tilla çdo ditë ndërkohë që më parë kjo ndodhte shumë rrallë,” thotë ai.

Në Kukës qarkullon në formë barsalete se kur njëri nga ata që iku u pyet se pse po ikën, ai u përgjigj se në këtë vend ka gjasa do të ikin të gjithë, deri sa të mbeten vetëm Edi Rama në Tiranë dhe Hasan Halili në Kukës. Hasan Halili, kryebashkiak për Partinë Demokratike prej dy mandatesh, ndërroi krah dhe pritet të garojë më 21 qershor për koalicionin PS/LSI.

Në Partinë Socialiste të Kukësit ndjehen paksa të fyer nga ky ndryshim. “Për tetë vjet ne i kërkuam njerëzve të mos e votojnë atë, ndërsa tani duhet t’i kërkojmë ta votojnë thjeshtë sepse ka ndryshuar parti,” thotë një socialist lokal që nuk dëshiron të flasë me emër për shkak të frikës për humbje të vendit të punës.

Në stacionin e furgonëve të qytetit, tre të rinj nga fshati Topojan po presin të kthehen në fshat. Njëri prej tyre thotë se ka mbaruar studimet për drejtësi në Tiranë vitin e kaluar. “Unë jam i djathtë dhe nuk kam shpresa për punë,” thotë ai. “Nuk e kam vendosur ende nëse do të iki, por po mendohem.”

Dy shokët e tij, njëri 18 dhe tjetri vetëm 16 vjeç, thonë se kanë aplikuar për pasaportë javën e kaluar dhe presin ta marrin javën e ardhëshme. “Së shpejti do të hapet Zvicra,” thotë 18 vjeçari. Kur pyetet se nga e ka këtë informacion, ai përgjigjet thjeshtë: “Jam i interesuar, prandaj e di!”

Ministria e Brendshme në Tiranë deklaroi më 10 prill se kishte vërejtur një fluks të pazakontë aplikimesh për pasaporta “përgjatë 48 orëve të fundit”, duke i këshilluar qytetarët të mos ndërmarrin aventurën e udhëtimit për në Gjermani pasi shanset reale për azil politik janë zero.

Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës Alban Çela tha për BIRN se po heton burimin e thashethemeve që qarkullojnë në qytet. “Po hetojmë se nga vjen informacioni i pavërtetë. Na rezulton se njerëzit nxisin njëri-tjetrin duke pretenduar se të ikurit marrin 300 euro në muaj në Gjermani, gjë që është e pavërtetë,” thotë ai.

Por cilido qoftë burimi i thashethemit për mundësinë e një jete më të mirë në Europë, Kukësi po përjeton një valë të re emigrimi masiv pas 25 vjetësh emigrimi dhe migrimi të vazhdueshëm që sakaq i ka hequr këtij qarku dy të tretat e popullsisë që kishte në vitin 1989.

“Ajo që më bën përshtypje është se ata që po ikin duket sikur janë familje të reja me fëmijë të vegjël,” thotë noteri Gjana.

Thashetheme

Shqipëria ka një histori të gjatë emigrimesh masive të nisura nga thashetheme me burime të paidentifikuara. Në 2 korrik 1992, disa mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e pakta të vendeve të huaja në Shqipëri. Në 6 mars 1991, rreth 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet në portin e Durrësit dhe u nisën për në Itali pas thashethemeve të ngjashme duke kërkuar strehim politik. Përgjatë atyre viteve, mijëra shqiptarë kaluan kufirin dhe kërkuan strehim politik në Greqi ndërkohë që tentativa emigrimi masiv u regjistruan edhe në Maqedoni. Në korrik 1991, një dallgë e dytë shqiptarësh u nis me anije drejt Italisë, por kësaj here, qeveria italiane vendosi t’i riatdhesojë ata pasi doli në konkluzionin që, meqënëse Shqipëria kishte nënshkruar sakaq Deklaratën e Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe se emigrantët nuk rrezikonin të përballeshin më me përndjekje politike në vendin e tyre. 

Përgjatë dy dekadave që pasuan, vlerësohet se 30-50 apo 70 mijë shqiptarë emigruan ilegalisht çdo vit ndërsa tragjeditë njerëzore qenë të shpeshta në kanalin e Otrantos përgjatë gjysmës së parë të viteve 2000.

Emigrimi masiv, i cili ka hequr nga Shqipëria afro një të tretën e popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit, supozohej se qe drejt përfundimit. Hipotezat e reja të projeksioneve të popullsisë nga INSTAT sugjerojnë se aktualisht Shqipëria po ka kthime emigrantësh pothuajse po aq sa edhe largime, duke sjellë mbajtjen e popullsisë konstante.

Por vitin e kaluar, thashethemet për një mundësi emigrimi në Gjermani nëpër fshatrat e Vlorës dhe Fierit bëri që qindra njerëz të zbarkonin në portin e Vlorës me një biletë vetëm vajtje për në Gjermani.

Pas njëzet e pesë vjetësh emigrimi masiv, duket se ky problem nuk është mbyllur ende.

Një punonjës telekomi në Kukës i tha BIRN se për sa kohë kuksianët nuk shohin shpresë në vendin e vet, ata do të vijojnë të ikin.

“Ne kemi krom, por nuk e dimë se kush e shfrytëzon dhe për çfarë interesash. Kemi tokat e zëna nga liqeni i Fierzës të cilat nuk na i njohin. Njerëzit duhet të protestojnë, por kanë vendosur të protestojnë duke ikur.”

35 komente në “Eksodi i kuksianëve drejt Europës”

  1. mitro says:

    Patjeter qe marrin 300 euro pasi ajo eshte ndihme sociale per nje njeri ne muaj.Biles po te jete femije i vogel mbase mer dhe dyfishin.Gjermania nuk te le pa buke dhe strehe,ndryshe te gjithe te huajt kandidate per fitimin e azilit do benin krime per te jetuar.Por shefi sic duket pa dale ndonjehere nga Shqiperia nuk di si i trajton dynjaja njerezit ne nevoje.

    1. nardi says:

      E ke gabim o zotëri ! 300 euro janë për gjermanët e jo për këdo që i mbushet mendja se mund të rrijë në gjermani pa punuar. Kuksianët duan të rrojnë pa punuar se kështu i ka mësuar saliu ! Mësojnë nga prefekti i kukësit që la pd-në dhe u hodh me ps-në kur e mori ps-ja pushtetin. dhe k/bashkaku i kukësit njësoj.

  2. arber1468 says:

    Çfarë bën Shik? Të gjejë përhapësin e idesë së emigracionit dhe për një gjë jam I sigurtë ajo është dorë e agjenturat serbe. Dihet që në Kukës ka sllavë goranë që kanë flirtuar me UDB për marrjen e vizave tregtare në Kosovë para viteve 1997. E pra duhet të investohet kjo punë përpara se të na heqin lëvizjen e lirë.

    1. hasan pordha says:

      Po ca thu, mos valle eshte LSI qe perhap panik duke dite se u dhimsen 50 euro per vote, me mire ti largojme ?

  3. Lord says:

    Jane disa masthrues qe mbrapa kane agjensi udhetimesh qe hedhin “fjale” neper fshatra te thella ku informacioni eshte i paket se sikur ata qe shkojne ne Gjermani marrin azil,dhe njerzit e shkrete nga kushtet e renda,shesin dhe ato lope apo pak bageti qe kane dhe blejne bileten me naivittet.Para ca kohesh ky fenomen ishte dhe ne fshatrat e Fierit derisa u arrestua pronari i nje agjensie udhetimesh.

    1. mondi says:

      po cfare ja fusni kot se lat nam, jen bere ju gay 99 me propagande si ne kohen e sales, po boll o burre se njerzit syte ne ball i kane dhe i shohin gjerat si po shkojne. Na i keni shpifur dhe ne qe kemi mbeshtete gjithe keto vite partine socialiste.

  4. Patriot says:

    Varferia ishte ulur kembkryq edhe perpara 23Qershorit dhe deri me sot nuk ka asnje ndryshim per me mire a me keq. I vetmi ndryshim eshte se Edi Rama i vrau endrren ketij populli,nderkohe qe Ilir Meta ka 6 vite qe i ha melcine ketij pPopulli. Mos ikni o njerez se nuk ka se kush ju hap dern ne Europe.

  5. ffff says:

    Zvicra nuk behet fjale kurre qe te marri emigrante ,eshte total mashtrim
    Gjynah fukarenjte e shkrete marrin rruget kot.

  6. Alban says:

    Ah more te shkrete sa kollaj bini pre e thashethemeve mashtruese.
    E vertete eshte qe mund te vish ketu ne evrope por problemi eshte çfare do ndodhe ketu me ty? Ja tjua them une nga eksperienca: Do ju mbajne ne kamp nja 6 muaj, pastaj mbasi ju kane erdhur 2 pergjigjje negative per azilin do ju nxjerrin nga kampi. Ketu ne pune ste merr njeri po spate dokumenta. As shtepi ste jep njeri pa dokumenta. Do i bini ndonje te afermi ne qafe ca kohe po asnjeri ste mban dot me shume se 2 – 3 muaj ketu se secili ka hallet e veta.
    Me vjen shume keq por ky eshte realiteti ?

    1. gjithashtu malok says:

      alban duhet ta vazhdosh hitorine e emigrantit shqiptar……. pra te gjithe ju parazite qe keni ardhur ketu per te gjetur parajsen, te ghjithe ju polica, inxheniera e arkitekta vitrinash, ekonomista me universitet postkomunist, shofera qe nuk keni patur kurr makine, elektricista qe nuk keni par ndonjeher kacavid, doktora qe keni pagu Shum euro per te marr Diplomen, ju qe keni mbaru pper italisht APO anglisht tek gjuhet e huaja dhe shkoni Emigrant ne itali APO angli, dhe ketu shuhni me kureshtje qe ne itali fatkeqsisht te gjithe flasin italish. pra te gjithe ju idiote qe nuk dini te beni asgje, vjen nje Moment qe vendosni te merrni ne doren tuaj te ardhmen tuaj, dhe vendosni se cdo beni. ketu ka tre lloje njerezish. njeri lloj fillon dhe meson ndonje zanat qe kur kish qene ne shqiperi mendonte se e Benin vetem maloket. lloji tjeter fillon duke vjedhur ne supermarketa, dhe perfundon qe behet nje kriminel me emer APO drog-diller i pasur ose nje heroinoman deshtak. dhe lloji i trete jane ata qe skane bythe te bejne asgje nga keto te dyja dhe kthehen ne shqiperi. ky eshte lloji me i peshtire, keta jane ata qe gjith jeten i ka mbajt familja, dhe pasi kane shpenzuar gjith kursimet e pleqve kthehen ne shtepi pas 5-6 muajsh aventurash ne kampe azilash. dhe i vetmi ndryshim qe veren eshte se ata qe kane qene azilante ne itali mbajne bluzen e gjermanis, dhe ata qe kane qen ne gjermani mbajne bluzen e italise. dhe te tregojne se sa Shum qef kann bo ato kohe qe ishin ne europe. dhe te tregojne se sa te shpifur jane europjanet, dhe sa i urrejne shqiptaret. dhe sigurisht te tregojne dhe qe kjo urrejtje ishte pengesa kryesore qe ata te arrinin suksesin qe meritonin. dhe vazhdojne jeten e tyre pa asnje kuptim deri diten e fundit te jetes.

  7. Liza says:

    Jam shume e sigurt qe te gjithe emigrante qe jane nisur par vitit te ri kan fituar par nje jave statusin e emigrantit ekonomik ishin perqendruar ne nje qytet te gjermanise dhe kete jave qe vjen pasi moren dokumentat do te shperndahen neper qytetet e gjermanise paga asistenca qe marin eshte 700 eur dhe jo 300 eur kjo eshte nje e dhene nga nje studente shqiptare qe punon ne bashkine e nje qyteti ne gjermani .

    1. Alban says:

      me the me the i thane na thane degjova degjovi….
      Ja ca si puna jote i marrin ne qafe njerzit e shkrete

    2. Ti moj Liza me trurin e mbushur me miza…!
      E drejta per Status si Emigrant Ekonomik per shqiptaret eshte
      hequr gjate viteve 95-96,kurse per kosovaret vitet 2001-02.
      Krimi i Organizuar ne Shqiperi ben qe nje pjese njerzish te deshperuar besojne akoma keta flliqesira duke paguar 3-4mije € gjoja pranojne emigrante drejte vendeve te zhvilluara UE dhe me e forta nje pjese marrin edhe Dokomentacjon fallco nga mafje Ita-Shqi drejte Auroporteve te vendeva (psh Anglia) dhe
      kur Policia dyshon dhe kontrollon(Dok.ltalian) merren ne pyet je ,mire gjuhen Angl.. nuk e dine por dhe ita..nuk e kuptojne,si perfundimi kthehet ne vendin e lindjes me parate e humbura te fituar me djersen e ballit perfundoje tek qelbesirat ,mashtrsuit taleban.
      Si perfundimi, punnin dhe jetoni ne SHQIPERI pasi kudo eshte shume -shume e veshtire per vende pune,dhe mos u besoni
      FLLIQESIRAVE….!

    3. Azilianti i deshtuar! says:

      Liza ne boten e cudirave!
      NJE FAMILE KOSOVARE QE KISHIN APLIKUAR PER AZIL NE GJERMANI I KTHYEN NE KOSOVE PAS 10-VJETESH.
      Dhe nga keto raste ka shume.
      Sido te jete, ju uroj sukse!

  8. albi says:

    2 korrik 1990 dhe jo 2 korrik 1992. mire atyre te BIRN se jane te huaj dhe nuk e dine por ne i kemi ende ne kujtese ato pamje te korrikut 1990. Uroj tu shkoj sa me mbare atyre qe po kerkojne nje jete sa me te mire jashte!

  9. albi says:

    2 korrik 1990 jo 2 korrik 1992

  10. haliti says:

    Ministria e brendeshme te merr masa sa me pare sepse ne Kosove doli se lidhjet e krimit te organizuar dhe politikes nxiten ekzodin per te kompromituar institucionet dhze vete shtetin e Kosoves per perfitime politike te Serbise.Funksionoi lidhja e krimit dhe sherbimeve sekrete te qarqeve antishqiptare me disa qarqepolitike ne boshtin Kosove-Serbi-Hungari.
    Si duket e njejta gje po ndodhe ne Kukes ,mnos injoroni lidhjet e politikes berishiane me qarqet serbosllave permes Fazliqit,Stanishiqit dhe sidomos disa njerezeve te Salihut ne qarkun e KUkesit ne krye me Flamur Noken.Jane momente te veshtira sepse disa politikaneve te regjimit te Berishes po u shterngohet laku rreth fytit per dite ,prandaj jane ne gjendje neqoftese ju jepet mundesia ti vene zjarrin Shqiperise edhe njehere.Prandaj sa me pare duhet pergjegjeje urgjente dhe e vendosur e Ministrise se rendit dhe prokurorise qe ti priten sa me pare rrenjet ketij fenomeni te rrezikshem.

  11. Fitim says:

    Urime qe gomari fluturon,eshte injorance.
    Une mendoj qe do vuajme edhe nje cike sa te zhvillojme industrine,te poredh-ojeme makina,industri te rende te konkurojme Gjermanine,Francen,Angline pastaj ja tregojme ne Grekut qe nuk i hap kembet Gjermanit.

    1. Thor says:

      Fatkeqesisht eshte e vertete ,shumica e te rinjve jo vetem nga fshatrat perreth por edhe nga qyteti po shohin e nje largimi te tille,cdo dite e me shume po ikin ,p.sh vetem ne pallatin tim kane ikur gjate ketyre muajve rredh 12-15 persona,ne Angli ose ne Gjermani.Realiteti eshte qe qarku i Kukesit eshte me i varferi dhe me me pak investime gjate 25 vjeteve te fundit,shume te rinje (si puna ime)edhe pasi mbarojne shkollen e larte e kane te pamundur te gjejne nje vend pune,lere pastaj per pune profili qe nuk behet fjale.

  12. b says:

    Une pershendese nisiativen dhe guximin e ketyre njerezve per te rriskuar. Ketu tek ne ne Shqiperi ka humbur shpresa. Te gjithe jemi te zhgenjyer me keta politikane hajdute, kriminela dhe ku di une. Bravo ju qofte dhe ne qe jemi frikacake te behemi pak trima dhe te BOJKOTOJME ZGJEDHJET LOKALE. ME 21 QERSHOR 2015 ASNJE T’MOS DALE NGA SHTEPIA DHE JO ME TE VEJE NE ZGJEDHJE. Shqiperia eshte kthyer nga nje vend BURG ne kohen e Enver-it ne nje vend AZILE PLEQSH te kohes se (Sali-Ilir-Edi). Harram e paçim qe 5% e popullsise na terheq zvarre 95%. NGREHUNI O TE MJER…

  13. kalaja e Dodes says:

    Mire ATA Kane marre kot
    Po sheti cfar ben?
    PSE i lejon keta njerez te bien viktime qote edhe e thashethemeve?
    ATA shkaterrojne edhe ate pak ekonomi qe Kane
    Siesi te ikin NGA ky vend i PA shprese
    Ku dikush s’ka ku ti coje parate e fituara PA djerse
    Edikush eshte PA bike ne shtepi.

  14. emiganti says:

    Provoeni,duke menduar se ju i perkisni nje bote qe shpreson ne nje dite me te mire per ju e per familjet tuaja, nje bote e ndertuar prej shekujsh ku ajo qe ju kerkoni e ederoni per ju e femijet tuaj mund te behet realitet duke braktisur nje bote te pa shprese.Une e gjeta boten e ederave te mia,ja vlen ta provoni edhe ju.Ju uroj fat

  15. cope fare says:

    Jane shtuar pa hesap,me keq se fara e sinapit,te tere duan te punesohen ne administrate,femrat nuk punojne me ne bujqesi e blegtori,tokat e tiranasve,dursakeve etj.mbaruan,u pushtuan nga fara e tyre,tani kane degjuar per qyle ne europe dhe o burra sulen te rembejne c’te mundin,ndersa nuk kane bythe te vene ne Turqi,se atje s’ka qyle por gjyle kokes..

    1. Rilindja heroike says:

      Me gjithe mend qe qenke cope … fare ti.Po pse cfare kujton ti mor cope,se pune ka patur gjate ketyre 25 viteve?Si ne kohen e Berishes dhe tani ne te Rilindjes rrofshin remitancat(eurot) nga emigracioni.Por vete njerezit tane andej jane ne veshtiresi per vete,dhe familjet ne Shqiperi nuk presin me leke prej tyre tani.Prandaj po ikin dhe vete ne emigracion nga halli dhe jo nga qejfi.Sot fshati dhe prodhimet bujqesore nuk nxjerin koston e tyre,dhe pse duhet ta mbjellin ate toke,kur ti e do prodhimin falas atje mbas kompjuterit.Dhe shteti cfare po bene per ti mbajtur ketu?Ku eshte ai subvencioni i bujqesise qe propagandohet nga Rilindja por edhe me perpara?Me pare kane mbjelle per tu marre me pune dhe pse fitimi zero,se ca euro u kane ardhur nga jashte.Pastaj njerezit ketej i ka marre lumi me shfrytezimin e tyre,prandaj po marrin emigraciocioni familjarisht per hater te ardhmes se femijeve dhe jo se mosha 45-50 do integrohen ne Gjermani.Prandaj mos paragjyko se mos bej propagande rilindje,por qenke vetem nje cope … fare ti.

    2. Durresi me italiane says:

      Kane ardhur andej se ju andej nga Durresi dhe Vlora patet mundesine te merrnit tragetet ne 90-92 dhe te gjithe yrish ne Itali,dhe Tirana kishte ambasadat.Je ne gjendje ti COPE te me thuash sa durrsake te vjeter kane ngelur pa ikur ne Itali apo diku tjeter ne perendim?Qe ta dish ato prona dhe pasuri atje ne Durres apo Tirane jane blere dhe ndertuar me leket e emigracionit se thesarin e Krrabes e mori Lir Florori dhe banken e Shqiperise Fullani,Berisha dhe Rama.

    3. Mona says:

      Cope qenke vertet dhe nga mendja,te shkuara.
      -Jane shqiptare qe u eshte vrare shpresa,endrra,dhe mundesia per te punuar dhe ndertuar jeten ne kete vend te dhjere qe nuk ndaloi njehere se nxjerre vetem qeveritare pisa dhe politikane hajdute qe vetem dine te rrjepin.Nuk duan te punojne vetem ne administrate por kerkojne vetem pune per te mbajtur shpirtin gjalle,kaq,asgje me teper, nuk jane vetem nga kukesi por jane nga gjithe shqiperia.
      -Vetem dje iken 30 Autobuse nga Vlora, dhe s’keni pare dhe degjuar gje akoma,shume te tjere po behen gati,e kuptuan te gjithe,Edi Rama hallexhinjve u ropi dhe lekuren,u kerkoi te paguajne nje me nje energjine elektrike,por harroi nje gje,c’fare mundesie punesimi u ofroi qytetareve,c’fare lehtesie u ofroi bizneseve,asgje,vetem pordhe,ah harrova,ndertoi dhe shtepine e tij ne surrel!
      -Berisha beri gati trasene,Rama e shtroi,Likja transportoi.

  16. Ajaxs says:

    Emigracioni do kuraje do vendosmeri,eshte shumei veshtire ne fillim. Por duhet te kesh edhe fate. NJerezit e zote puntore ja dalin ne krye se nuk ka porte qe te mos hapet. Para veshtiresive per buken e gojes njerzit bejne sakrifica per te mbijetuar.

  17. fatmiri says:

    Te ikin rruge e mbare po problem me I madh se ata duhet te kishin ikur qe ne ate kohe qe ika une, Por tani qe iu eshte nderpre asistenca . Lexova pak me larte se sa kishte mbaruar juridikun dhe se besonte se fillonte pune se ps ishte ne pushtet po mire ore po si ka mundesi qe arrite ti nga nje katun I kuksit te mbarosh juridikun ne tirane dhe se kishte kete mundesi nipi im, Kaq shume paske studiuar jo ore jo po na e mbush mendjen hajde udhe e mbare shkoni anej nga Zvicra se gram-gram u bo kjo pune atje e keni edhe stresin

  18. fieraku nga ferrasi says:

    Cope fare
    Juve kush UA la lene administraten me tapi
    Enveri?
    Sa per toke e xanun Jane njelloj jug veri
    Ne kohen e Dulles s’mbeti skraparlli gjirokastrit gramshalesh kurvelesh e ct e te them PA ardhur ne Tirane e durres
    Taksirat e paska pas shqiperia e mesme.

  19. shp says:

    Ma mir kot ne europ se kot ne kukes ose ne shqipni.

  20. kukesi says:

    pak kane ikur duhet te ikin me shume fukarallek i madh te presin mulin apo vexhon per pune te dy mashtrojne veten te dy e kane rregullu o burra te ikim nga fukaralleku

  21. 88 says:

    ah sa qef do kisha qe te cahej ajo diga e liqenit te fjerzes dhe ti merrnin kta maloket tokat ne zena nga uji . se e nxjerrin si sebep. por prap di ishin si tash.
    pa pun dhe dembel kriminel.

    1. qytetari says:

      ore ti 88-ta, nese hapet Fierza….! a e din ku e ke vendin ti o 99-esh, ne fund te detit. A e din se mu hap Fierza ne kuksianeve nuk na gjen asgje, vetem se ti shkon ne fund te detit ore gomar me dy kembe. Po s’ke faj ti se me kete Fierzen e keto tokat tona qe thua ti, zoteri e merr driten ti e tan Shqiperia, po s’keni faj ju labe, laluce e fshatare tirone, kollaj flitni ju. Se dhe ju na keni care koken duke kerkuar pronat e ish pronareve te Qazim Mulletit

  22. verdi says:

    PO ik o gomar me kte shkrim qesharak mos krahaso ikjet ne 92shin me ikjet sot, ne ate koh iken njerzit se sa u ndryshua sistemi u mbyllen uzina fabrika dhe te ter qytetaret ngelen pa pun, kta kan njizet vjet qe shajn ENVERIN dhe rrin me dy gishta lart dhe sot ikin nga te munden u kujtuan heret te largohen, mos bejn demokratin njerez pa brek ne byth dalin te djatht nuk ngeli fshatar e malok pa u ngaterruar me politiken dhe dhe çesht me e keqja qe dhe vet nuk e din kujt krahu i perkasin nga situacioni qe ndodhen, dhe askerkush nuk kerkon pun e buk ne protest, po nuk i ze gjumi naten se a do fitoj saliu kte rradh,deri dje qendronin se vidhnin energjin dhe abuzonin ku te mundeshin se kujtojn se demokracia te le te vjedhesh dhe te abuzosh mas qrfit se keshtu i msoj kta njerez saliu, boll qe ti merte voten dhe nuk e rruante se vidhej çdo gje diten per diell dhe askush nuk paguante, njerez qe e ngaterrojn keq demokrcin, e duan ate me ligjet e ENVERIT por ne anarshi totale them me ligjet e ENVERIT se taksa nuk duan te paguajn por duan rrumpallhane, vet te ter nga pak e katandiset kte vend ne kte derexhe tani pijini lengun ksaj qe keni gatuar kurr nuk kemi par njeri ne kte vend te ngrihet ne protest duam pun e duam buk por vetem per saliun dhe tosin dalin kta njerez pa piken e kultures, le qe per çfar kulture te flasesh ata qe kishin kultur e kan len kte vend qe ne ndryshimin e sistemit se e pan qe kafsheria mori rruget e qyteteve dhe u mor vesh si do shkonin punet,perpara me mashtrusit e kti vendi qe zun pikat kuçe te politikes dhe mbrapa mbeti nje tuf barbaresh qe prisnin nje gjullurdi te rastit dhe bastisnin çte gjenin se u msuan qe ne ndrrimin e sistemit kur njeriu i tyre i zemres therriste shkaterroni dhe vidhni ku te mundeni se i ka ber komunizmi kto qe shikoni, por parajsa kafsheris dhe hajdutllekut nuk mund te sgjasi pafundesisht dhe tani qe dikush ben sikur do te bej shtet dhe te mbledhi taksa siç esht kapitalizmi ne te vertet, ju jeni te pa kenaqur se ju diskriminojn dhe ju kerkojn te paguani ca gjera qe nuk i keni paguar kurr, por ja qe vjen nje dit dhe sistemi tregon dhembet dhe del me te mirat dhe te kqiat e veta ne drit dhe te ter marin rruget per te ikur mbasi plaçkiten vodhen dhe shkaterruan siç deshen ate qe brezi para ktyre horrave e ndertoj me shum pun sakrific e djers,epra ta marin vesh kta njerez qe ne kapitalizem duhet te punosh dit nat dhe çfar e fiton ta paguash taks per shtetin,kta qylaxhinj njerez kur nuk gjejn menyr tjeter per abuzim se shterohen mundesit gjejn zgjidhje ikin jasht shtetit se i japin treqind euro duke ndenjtur,pra e dhjen me nje mut kte vend e lan si mos me keq dhe ikin nga syt kembet se dhe ata qe kta i ndiqnin nga pas si çakejt ne çdo miting nuk kan nga e levizin bythen se te hysh ne europ nuk mund te futesh si populli me barbar dhe shkaterrus por si popull ku kerkon te drejten tende dhe nuk ben tifozllek politik dhe biznes me te ardhmen e fmive tuaj se siç thot populli çfar mbjell sot korr neser.

  23. dashi says:

    Po s’kane faj kuksianet se eshte tmerr vetem qe po rikandidon Hasan halili, jo me te fitoje qe duhet me ik te tane pa perjashtim me marre edhe lop[et edhe gomeret me kater kembe dhe mi lane ne Kukes vetem gomeret me dy kembe. Eshte tmerr vetem qe i ka shku mendja ketij hasanit me rikandidu. Po nuk e dini ju o komentues se cfare i ka bo Kukesit ky njeri. Erdhi ne pushtet per 8 viete me votat dhe kandidaturen e PD-se dhe tani i duhen edhe 4 te tjera me votat e PS-se e LSI_se. Ky njeri e la Kukesin pa uje me vite te tana. Ky njeri e la Kukesin pa rruge brenda qytetit madje jane bere si ne kandahar. E ndersa sot ka nxjerre punetoret e bashkise ti mbushe gropat, Ky njeri i ka zene frymen qytetit me ndertime pa leje, me gardhe e me pallate ku ka marre pjesen e majme. Ky njeri ka futur ne pune vetem njerzit e tij e te gruas. Ky njeri paguan ne bashkine e Kukesit per me shume se 200 punonjes me emra qe as jane pare e ndigjuar ndonjere dhe nuk e dime se kush i merr keto para. Ky njeri edhe ne kohen e PD-se kur ishte i plotfuqishem edhe sot ne kohen e PS-se qe po rikandidon, perdor listat e gjata per qytetaret duke i genjyer se do i marre ne pune, por ne kembim se te kujt nuk e dime. Ne e dime se vende te lira ne Kukes nuk ka, ndaj ai genjen diten per diell dhe gomeret me dy kembe gjithashtu mashtrohen. Pra ky eshte monstra e qytetetit te Kukesit qe nje te tille Kukesi se ka njohur ndonjehere. Prandaj thujini JO VOTES PER TE, edhe nese s’ja jepni askujt tjeter jepini nje X te madhe, se keshtu e meritojne keta derra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje