Presidenti Bujar Nishani, me anë të një mesazhi u ka uruar Festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë kudo ku ndodhen. Në këtë mesash Presidenti i Republikës, bën apel për paqe dhe mirëkuptim.
“Dëshiroj sinqerisht që me rastin e Ditës së ringjalljes së Krishtit t’ju shpreh dhe t’ju përcjell, në emër të Institucionit që përfaqësoj si dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, urimet më të mira e të përzemërta për Festën e Pashkëve!
Kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja e shenjtë e birit të vërtetë të Zotit sipas besimit tuaj të krishterë, tek ringjizja e vlerave dhe bindjes se sakrificat, vetëmohimi, virtytet dhe altruizmi në shërbim të njerëzimit na bëjnë më të mirë, na rikujton gjithashtu se shpresa në një të ardhme edhe më të mirë nuk vdes kurrë në shpirtin tonë.
Përkundrazi, ajo ringjallet dhe ripërtërihet duke u rinovuar me forca të reja dhe me më tepër besim në anën e mirë dhe pozitive të natyrës njerëzore, në përpjekjen e përbashkët që shoqëria jonë, ajo shqiptare sidomos, do të bëhet edhe më e përsosur vetëm në saje të zbatimit të parimeve thelbësore fetare apo etike, mbi të cilat funksionon dhe ecën përpara mbarë njerëzimi.
Drejtësia për të gjithë pa dallim, barazia mes nesh që nga më i pari e deri tek më i fundit, ndihmesa pa interes për më të pafatët dhe më të dobëtit përbëjnë thelbin e gjallesës sonë në këtë botë të mbushur gjithnjë e më shumë me sfida të vështira.
Por Dita e Pashkëve na mbush njëkohësisht me një gjallëri të re, me një vetëbesim dhe ringjallje të vërtetë vlerash që na bëjnë të kuptojmë se nën këtë qiell të kaltër e të pastër shqiptar, e mbi këtë dhé të trojeve të lashta arbërore, çdo hall, problem, mosmarrëveshje apo pengesë mund të zgjidhet e të kapërcehet, nëse bashkojmë forcat dhe aftësitë duke menduar e punuar vetëm për të mirën e kombit tonë të bekuar.
Gëzuar Festën e Pashkëve dhe ju sjelltë sa më tepër mirësi, paqe, dashuri për njëri-tjetrin, lumturi në gjirin e familjes si dhe për të dashurit tuaj kudo ku jeni!”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.
Po ky ska ndo1 pun tjetër ,…sa here ka ndo1 fest del e na kundërmon era injrancë,mediokritet dhe “intelektualizëm ushtarak” dhe bashk me ate buzeqeshjen qime rrjepur duhet si i dhim ne brekë
“Drejtesia per te gjithe pa dallim, barazia mes nesh, qe nga me i pari deri tek me i fundit, ndihmesa pa interes per te paaftet dhe me te dobetit”
Pse nuk thoni ju? Krishti paska qene komunist.
E si mund te jete prsident i te gjithe shqiptarve kur shprehet :” sipas besimit tuaj te krishtere” pra qysh ketu ai i ndan shqiptaret, Ju dhe ne, Ju dhe une!!!??? Per presidentin ,i cili duhet te shprehe unitetin e popullit te gjitha festat e te gjithe religjineve duhet dhe jane edhe te tijat se paku formalisht.