Ndotja e ambientit në Shqipëri nga hedhja pa kriter e mbeturinave përgjatë këtij çerek shekulli, ka arritur kulmin.
Inerte, shishe, qese plastike, bateri makinash, gjen kudo të hedhura në natyrë.
Midis të tjerash, lumenjtë, kjo pasuri e madhe natyrore fatkeqësisht janë kthyer në një kosh të madh plehrash.
Jo larg kryeqytetit, shtrihet lumi i Gjoles. Ai formohet nga bashkimi i lumit të Lanës me përrenjtë e Zezës dhe Tërkuzës.
Dikur, me ujin e lumit veç ujitjes së tokave, edhe peshkohej.
Sot është kthyer në një lumë të vdekur. Në të derdhen ujëra të zeza e mbetje kimikatesh. Shtrati i lumit është mbuluar nga qese plastike, që ka zhdukur gjallesat.
Banorët tregojnë se era që lëshon lumi në muajt e verës, është e padurueshme.
Fotografi Gazmir Lame, na sjell përmes fotove, shkatërrimin e madh të natyrës, ku zgjidhja e vetme është ndërhyrja e menjëhershme dhe energjike, për të ndryshuar situatën.
foto qe tregojne se ketu jetojne sunite arab…………..
duhet te nxjeri ligj qeveria per ndalimin e qeskes dhe bidonit plastik
Tamam Afrike, madje edhe me keq. Nje gje qe nuk kuptohet akoma eshte kur do te na mbije bishti…
nuk them qe lumejte tane jane te paster ,por keto foto nuk jane marre nga lumejte tane.duken se jane lumenj nga india sidomos dy te fundit.
haha o edo po boll o burre me propagande se lat nam. Po shife se ka dhe autor fotografia. nuk eshte si keto gazetat qe shkruajn artikuj pa autore.