Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto firmosi sot me kompaninë Rail Consulting Joint Venture “JV RAILCON” kontratën e konsulencës bazuar në marrëveshjen e firmosur mes Qeverisë Shqiptare dhe BERZh për Projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.
Sipas zyrës për shtyp të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është rigjallërimi i hekurudhave shqiptare dhe zhvillimi i transportit hekurudhor, duke përmirësuar infrastrukturën hekurudhore dhe operacionet, si dhe garantimi i sigurisë dhe ndërveprueshmërisë.
Kjo kontratë do të realizojë objektivat kryesorë për hartimin e projektit të zbatimit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës – Tiranë – Rinas, e cila ka prioritet parësor në rrjet, si dhe sigurimin e vlerësimit të plotë financiar dhe ekonomik të të gjitha linjave hekurudhore ekzistuese, që do të lejonte investime të mëtejshme në hekurudhat për periudhat afatmesme dhe afatgjata.
BERZh nëpërmjet financimit të këtij Projekti mbështet reformën për sektorin hekurudhor dhe ky projekt është pjesë e parashikimeve buxhetore të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për periudhën 2015-2017 në programin “Transporti Hekurudhor”.
Në ditët e sotme, rrjetit hekurudhor shqiptar i mungon sinjalistika dhe komunikimi i duhur si dhe përfshin katër linja kryesore hekurudhore Durrës -Tiranë, Shkozet-Vlorë, Vorë – Hani i Hotit dhe Rrogozhinë -Pogradec (Guri i Kuq). Përveç kësaj, ka një degë të linjave hekurudhore nga Fieri në Rafinerinë e Ballshit. Gjithashtu, ekzistojnë tri linja në Budull në Fushë Krujë, në Elbasan, si dhe në Shkozet në Portin e Durrësit. Në total, ky rrjet është 423 km i gjatë. I gjithë rrjeti ka dy aksese, në Detin Adriatik në Portin e Durrësit (port për ngarkesë) dhe në portin e Vlorës (port për anijet), si dhe vetëm një lidhje në brendësi të rrjeteve hekurudhore në vende të tjera për trafik ndërkombëtar, rrjet hekurudhor ky i vendosur në veri të Malit të Zi në Hanin e Hotit.
Linja Durrës – Tiranë është linja me volumet e trafikut më të larta për hekurudhat, pasi ajo lidh dy qytetet më të mëdha në vend (kryeqytetin-Tiranën dhe Durrësin) dhe siguron kalimin për në portin më të madh të mallrave, në Durrës.
Linja e portit Shkozet – Durrës është 1.3 km e gjatë, ka një nivel të kalimit kufitar në hyrje të portit, mungon sinjalizimi dhe komunikimin telefonik. Studimet më të fundit kanë nxjerrë konkluzionin se prioritet i ri është edhe degëzimi I ri hekurudhor Tiranë – Rinas për pasagjerë, afërsisht 5-8 km gjatësi, në varësi të pikës fundore që lidh Rinasin me linjën hekurudhore.
Realizimi i kontratës së konsulencës, së bashku me studime të tjera, do të ofrojë gjithashtu një plan ristrukturimi, një vizion afatgjatë për sektorin e hekurudhave, një strategji për sektorin hekurudhor, një përditësim të kohëve të fundit të një Master Plani për Transportin dhe një Asistencë Teknike financuar nga BE.
Zbatimi i projektit do të bëhet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave sh.a.
Me se fundi degjuam nje lajm pozitiv,pas shkaterrimit qe i beri zoti sali rrjetit hekurudhor shqiptar deri ne qelize. Uroj qe te kemi sherbim hekurudhor europian edhe ne Shqiperi.
Cfare lajmi pozitiv eshte ky.
Ketu flitet vetem per konsulence dhe studime projektesh.
Nuk ka asgje konkrete per te investuar,dhe cfare eshte dhe me e keqja nuk na behet e ditur ana financiare e marreveshjes,sa miliona euro do te marre kjo firme konsulence nga xhepat tane.
Me kujtoi firmen e konsulences se vajzes se kryeministrit Berisha.
Dhe une e uroj ate qe uron dhe ti ALEKSI per hekurudhat tona,por jam nje cike i rezervuar a do te arrijme ti shikojme hekurudhat Evropiane sepse kemi dy faktore negative.
E para eshte gjendja katastrofike e hekurudhave tona ne keto 14 vjet te qeverisura nga Berisha dhe 11 vjet te qeverisura nga Nano bashke me Ramen tani se fundi.
E dyta eshte korrupsioni ne nivelet e larta shteterore i cili jo vetem qe nuk po zvogelohet por po rritet dhe sofistikohet,mbulohet,kamuflohet,po behet i pakapshem dhe i pazbulueshem,kompromentues dhe kontrollues i drejtesise dhe gjithe shtetit.
Prandaj them qe hekurudhat tona jane te pakten 30-50 vjet larg te qenit hekurudha.
Nja 15 milione Euro i kemi paguar ne Shqiptaret si gjobe, kur PD pas ardhjes ne pushtet ne 2005 anulloi kontraten me General Electric per ndertimin e hekurudhes Tirane Durres!
Ik o Aleks xinxi se Smerr vesh nga hekurudha o toc. Ata vetem sa do marrin leket se deri tani jane bere nja 10 studime dhe hekurudha del jo rentabel. Thjesht do kopjojne cfare eshte bere me pare. Vetem kapaku do jete ndryshe
Po Saliu, shoke. Ai i ben te gjitha… Po!
Une e di qe kemi pasur linje hekurudhore Tirane – Durres qe para viteve 1960?! Po atehere çfare eshte ky lajm? Eshte e vertete qe edhe hekurudhat u shkaterruan gjate kohes se sundimit te demokratit nga Viçidoli?! Nuk besoj. Ndryshe perse nuk e fusin ne burg 1000 vjet vetem per shkaterrimin e pasurise kombetare?! Te çuarjes kot te djerses se derdhur gjate disa dhjetevjeçareve?! Me siguri qe e kam gabim. Hekurudha Durres – Tirane funksionon dhe ka funksionuar normalisht edhe gjate periudhes se ndritur 1992 – 2015. Nuk ka si te jete ndryshe. Ose vendi eshte pushtuar nga Hunet dhe Vandalet.
Nje mut do kemi nje mut te madh qe ta hane e te ngopen gjithe politikanet e drejtuesit ne kete vend………..
nuk e kuptoj vetem nje gje se pse duhet te kete nje degezim per ne rinas por nuk e bejne si gjithe bota qe treni Tirane-Durres te kaloje nga Rinasi.
Rreth e rrotull Shqiperise tone nuk ekziston nje vend fqinj pa nje linje hekurudhore funksionale,vetem ne Shqiperine 1-euro dhe Shqiperia pas Gjermanise ne ekonomi qe la sali ram berisha..
zoteri 2vjet vazhdon studimi per fizibilitetin .vjen’saliu’ ne pushtet pas 2vjetesh d anullon kontraten dhe ku ishim gjekundi cfar beme asgje.projektet jane mbi25 vjecare dhe klasa e sotme politike i ka pasur kohen e mjaftueshme ti bej dhe ti zbatoj pas mekanizmit te ri ekonomik te Ramiz Alise dhe cuarjes ne zero te Gramosit te ‘famshem;pa varr.Cdo gje tjeter eshte ne kufijte e propagandes ‘Shqiperia fuqi e vogel energjitike’ me borxh si ‘fuqia’tjeter ballkanike Greqia
ΚΑΜ VETEM NJE SHQETESIM.A DO UDHETOJNE SHQIPETARET ME BILETA APO DO TU JAPIN NEN DORE PARA FATURINOVE???.APO NUK DO JETE NEVOJA ASPAK TE KETE FATURINO???.MEGJITHATE PERSHENDES RESTAURIMIN E LINJAVE HEKURUDHORE SI NJE NEVOJE E MADHE PER ZHVILLIMIN ETRANSPORTIT TE MALLRAVE DHE LEHTESIMIN E UDHETAREVE.
Propogande elektorale.Qe te rehabilitohet hekurudha shqiptare duhen rreth 1 miliard euro.Dhe nuk ka pike leverdie ekonomike.
Ju Salillaret ma hiqni trurin me keto komente injorante. E gjithe bota gjen leverdi ne transportin hekurudhor si ate te mallrave dhe ate te njerezve, vetem ju e shihni si te pa vlere.
Kjo hekurudhe esht kot
Hekurudha duhej ndertuar midis Tiranes dhe Prishtines, se ne ket menyre ritet ne menyre te jashtzakonshme qarkullimi I njerezve dhe mallrave …
Cdo here duhet te kemi konsulences?asgje nuk dine shqiptaret?po pse kemi ministra qe asgje nuk dine me bâ me trute e tyre,po cdo here duhet te marrim tru nga te tjere?
A kemi vertet nevoje per nje rrjet hekurodh sot?
Linja hekurudhore që lidhet me Malin e Zi nuk është në veri të tij, por të Shqipërisë.
O kaqola militante! Bla bla bla, fjale fjale.Shihni,shihni…Edhe per fizibilitetin e transportit hekurudhor do te paguhen miljona nje kompanie te huaj, kur mund te behej nga specialiatet tane.Po si?Duke papunesuar te aftet.A e dini se Hekurudhat drejtoheshin gjer dje nga nje inxhinjer qe ka mbaruar shkollem me te shtyra dhe sot nga nje mesues medioker fshati frengjishteje?Perpara per fitorje te reja thoshte komandanti dhe mirrte pas v etes Palat, Len kat,Simonet,Hekuratat…Nuk modernizohet keshtu.
mashtrusa plehra… ca background ka kjo kompani ne RailWay
Propozim: Ne autostraden e re qe po ndertohet Tirane – Elbasan, nga nje korsi ne te dy anet e saj, te behet HEKURUDHE.
Per mendimin tim nese nuk i projektoni dhe ndertoni sipas te gjitha sandarteve europiane,me mire mos filloni ti ndertoni. Me ka rene te shkoj ne shume vende europiane dhe askund nuk kam pare hekurudha njekalimshe, kjo vetem ne Shqiperi gjendet, pra nese i doni si Europa beni me dy linja paralel, me elektrik. Edhe rruget automobilistike i keni bere si mos me keq, nuk mjafton kjo por ngjit me rruget kryesore qe ne te ardhmen mund te behen me dy e tre korsi,jane bere ndertime jo vetem per bisnese por edhe shtepi, mbikalime pa cilesi, rrethrrotullime qe me nje maune eshte e pamundur te hysh e te dalesh pa bere aksident. Shkurt cdo gje qe keni bere per mendimin tim nuk keni ndertuar por shkaterruar dhe me e keqja vazhdoni te ndertoni pa cilesi e sandart.
ore KETO NENSHKRIME JANE PERRALLA TE ZGJEDHJEVE TE 21 QERSHORIT ASGJE SKA PER TU NDERTUAR KJO ESHTE PER TI HEDHUR HI SYRIT SE PS PO NDERTON TE NJEJTEN BENTE EDHE PD MEGJITHSE DY AOTOSTRADA ARRITI TI NDERTOJ NDERSA PS KA VETEM FJALE
Me te vertete ky eshte lajm i mire ,por nuk morem vesh kur do te udhetojme me tren. Po te behet nje llogari e thjeshte se sa nafte hargjohet ne hekurudhen shqipetare ne nje dite ,ndoshta me keto leke mund te blejme nje tren me dy vagona siq ka neper Itali apo Greqi poooor nuk ju intereson sepse nuk kane ku te vjedhin.
Ky është një lajm i mirë, por duhet patur kujdes me studimet për hekurudhat tona që bëhen nga studiuesit e huaj , sepse ka patur raste kur ato kanë qënë skandaloze. Kështu ka qënë në rastin e rikonstruksionit të portit të Durrësit, kur mbeshtetur në studimet e të huajve u prishën linjat hekurudhore brenda në port dhe ato u rivunë përsëri kohët e fubdit. Po ashtu, para disa viteve, në mos gabohem BB bëri një studim për rrjetin tonë hekurudhor dhe konkloizionet e tyure ishin po ashtu skandaloze kur propozonin edhe mbylljen e disa linjave kryesore hekurudhore. Ky studim i BB u hodh poshtë nga specialistët tanë, të cilët argumentuan se rrjeti ynë hekurudhor duhet rruajtur detyrimisht dhe të investohet për të nëpërmjet intesifikimit të transportit të mallrave me hekurudhë. Është e pa nevojshme që disa miliona ton çimento transportohen me automjete, etj. Prandaj, e quaj të domosdoshme që në studimet që do të bëhen tani të jenë pjesmarrës edhe specialistët tanë.
Në kuishtet kur rrjeti ynë hekurudhor do të lidhet edhe me rrjetin hekurudhor të Maqedonisë, krijohen kushte të favorëshme për tranzitimin e mallrave nga Evropa për në Maqedoni e anasjelltas nga
lidhja hekurudhore me Malin e Zi, si dhe të mallrave maqedonase nëpërmjet portit të Durrësit.
Strategjia e zhvillimit të hekuruhave shqiptare duhet të konsistojë në këto drejtime kryesore :
1. Intesifikimi i transportimit të mallrave.
2. Lidhja me hekurudhë e Shqipërisë me Kosovën.
3. Modernizimi i rrjetit, me qëllim që ai të jetë në nivele të përafërta me hekurudhat europiane.
. Leonard Zisi – Specialist i Hekurudhave