Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE

18 Prill 2015, 21:40Sociale TEMA

Nga Gjergj Erebara, BIRN

 

Ndërsa mijëra shqiptarë kanë nxituar të aplikojnë për azil politik në vendet e BE-së, duke rrezikuar jo vetëm përgjigjen negative, por edhe penalitete të tjera si refuzimi i hyrjes në zonën Shengen për shumë vite, një numër akoma më i madh kanë arritur të marrin lejeqëndrimi në këto vende përmes metodave të tjera, si aplikim për bashkim familjar apo aplikim lejeqëndrimi për shkollim.

Të dhënat e agjencisë europiane të statistikave, Eurostat, vërejnë se 31 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe 17 mijë shqiptarë të Kosovës morën leje qëndrimi më 2013 në vendet e Bashkimit Europian.

Në Itali dhe Greqi

Numri i shqiptarëve të Shqipërisë që morën leje qëndrimi ka rënë me shpejtësi të madhe në periudhën mes viteve 2008 dhe 2013, ndoshta kjo e lidhur me krizën në Itali dhe Greqi. Në vitin 2008, qenë gati 99 mijë shqiptarët që morën lejeqëndrimi, ndërsa ky numër ra ndjeshëm deri në vitin 2013. Shumica dërrmuese e shqiptarëve të Shqipërisë kanë zgjedhur Italinë për të marrë lejeqëndrimi. Nga të 363 mijë shqiptarët që u vendosën në BE mes këtyre gjashtë viteve, 217 mijë u vendosën në Itali dhe 120 mijë të tjerë në Greqi. Në Gjermani u pajisën me lejeqëndrimi vetëm 3722 vetë.

Shumica dërrmuese arritën të marrin lejeqëndrimi më të gjatë se një vit. Nga personat që kanë marrë leje qëndrimi, rreth 11 mijë për periudhën 2008-2013 kanë shkuar për studime.

Kosova zgjedh Gjermaninë

Ndërsa numri i të shpërngulurve nga Shqipëria ka ardhur në rënie të vazhdueshme, numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë marrë lejeqëndrim në BE ka mbetur i lartë, Rreth 20 mijë kosovarë u larguan në vitin 2009 ndërsa 17 mijë morën lejeqëndrimi më 2013. Në total, përgjatë gjashtë viteve, 96 mijë shqiptarë të Kosovës janë vendosur për të jetuar për periudha të gjata në tokën e premtuar. Gjeografia e vendosjes së kosovarëve është më e larmishme. Nga të larguarit, 28 mijë u vendosën në Gjermani, 22 mijë në Itali, gati 10 mijë ikën në Austri dhe 7900 prej tyre u vendosën në Francë. Në Suedi ikën 5,500 vetë.

Edhe në rastin e Kosovës, bashkimet familjare përbëjnë metodën kryesore të marrjes së lejeqëndrimeve. Për studime nga Kosova kanë ikur vetëm 2700 vetë.

Emigrimi gjatë dekadave të fundit ka sjellë rënie drastike të popullsisë në Shqipëri dhe Kosovë.

13 komente në “Si e marrin lejen e qëndrimit shqiptarët në BE”

  1. tfgs says:

    yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy!!!!!!!!!

  2. Haxhi Qamili says:

    E cfare pastaj? Mos na bene nder? U duhemi te bejme ato pune qe nuk duan ti bejne vete, ne te kunderten ta vinin kufirin te thana!

  3. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Edhe kujt i duhen kto statistika mre Gjergjo??
    Pse ju ngreni menen kot njerzve te shkret ene pastaj vijn ktune dhe flen urave metropoleve te Evropit,duke u bonum pre e kriminelave dhe perversave.
    Doni me u dukt interesanta me kto studime ne kurriz te hallexhinjve qe shpresojn per nji jet ma te mire.
    Perse nuk publikon se per cilat profesione dhe njerez te kualifiku ka nevoj Gjermania e co,si ne informatik,mjeksi,industri,nersa pjatalarsa dhe fshesaxhinjt jon zon me kohe.
    Po mir secili ka te drejt te nis udhtimin atje ku mendon se nihet ma rehat.

    1. Ish-Dervishi, tash Pjetri says:

      Lartemadheria juaj, Caresha e gjithe Rusise imperiale, Exelence, sot po te informoi qe une ish-Dervish Malluata kam konvertu ne katholik dhe tash quhem Pjeter, – Pjeter Malluta. Malluten e mbajta sepse kame shprese
      qe se shpejti do takohemi ketu ne Como, te lutem me shkruaj se ku gjindesh, a je hala aty ne Lugano-Paradiso? Ahhhhhhhh Katharina, hajde sa ma shpejte se u tranova kur pi coi mendjen te bythet tua te ngjashme me ato te peles.
      Tung e dashtuna Katharina!

  4. coli says:

    Si shpetojne Shqiptaret nga kthetrat e poletikaneve dhe politikave shkateruese te shqiperise

  5. loni says:

    mashtrim letrat ne gjermani nuk behen,e ka thene ai katunari qe ishte kthyer krenar me duket se e quanin mbiemrin sunit,sunitet shqiptare dje me bombarduan kur iu pergjigja nje katunarit qe ishte kthyer nga gjermania i zhgenjyer dhe mesazhin e zhgenjimit po jua tregonteve edhe syniteve te tjere shqiptare,e shikoni mor plera qe ka menyra per tu paisur me letra,e moret vesh qe me morra ne kok nuk ju do njeri,edhe ti elinor e shikon qe motra jote i ben letrat po dha veglen,ka menyra elinor edhe per motren tende.plera njerez qe ju flet bytha perpara mendjes,prandaj or syniter e greni bythen perpjete se keni koken tek vendi i bythes,mire e ka tfg qe tall lesht me ju sunite shqipfolsa.

  6. Xhak says:

    Ore injortane ata qindra mijera Shqiptare ne Itali, Greqi e Gjermani qe thoni qe u pajisen me lej qendrimi nuk u vendosen atje ne periduhen 2008-2013, ata kan qene me vite te tera atje e thjesht e kan rinovuar lejen e qendrimit duke u pajisur me leje te re. Mos ja futni kot sikur valla ata kan emigruan atje kohet e fundit.

  7. ed says:

    Një popull në ikje.
    Por lind pyetja, nga çfarë po ikin gjithë ato Shqiptarë?
    Nga mjerimi ekonomik, politik dhe kulturor.

  8. G.Karagjozi says:

    Nje menyre tjeter per te mare leje qendrimi eshte martesa ma nje shtetas Europian.Menjehere pas martese meret leje qendrimi dhe e drejte punesimi.Ne funksion te shtetit pas 5-8 vjetesh kjo leje qendrimi kthehet ne leje qendrimi e perheresshme(e pa kufizuar).Gjithashtu ne varesi te shtetit ku eshte leshuar leja e qendrimit lind pas 5 vjetesh e drejta per kerkese shtetesie te shtetit ku jeton cifti.Edhe ne se eshte realizuar leje qendrimi e perhershme,kjo e fundit ngelet e vlefshme edhe ne qofte se per nje arsye ose tjeter cifti ndahet.

  9. G.Karagjozi says:

    Ne vazhdim te komentit te me siperm, per punesimin ne nje Shtet te Europes,ka nje rendesi shume te madhe zoterimi i gjuhes se atij shteti.Te rendesishme jane gjithastu,profesini dhe niveli real i shkollimit.Disa nga profesionet me kerkesa jane: Ndihmes mjeke e dipllomuar(Infermiere),Saldator,Specialist ne makinat metal prerese te programuara,elektricist,Stilist(Parukiere) dhe ne pergjithesi profesione teknike,si dhe te kualifikuar ne degen e ndertimit.

  10. G.Karagjozi says:

    Kujdes!Emigrimi eshte nje kafshate qe nuk kaperdihet lehte.Mbi te gjitha kerkon persona me mendje,te guximshem,te sakrifices,shume puntore dhe pa shume pretendime,me deshiren e Integrimit ne shtetin ku bashkengjiten,dhe mundesisht kontakte me Vendas apo Shqiptare te emigruar me pare dhe me eksperience.

  11. Gjahtari i Toponomis says:

    Ne doni te humbsni edhe ate qe keni me te shtrejten Familjen shkoni ne emigarcion!
    Nese doni te humbisni femijte dhe te shikoni se si shperfytyrohen ne relacion me ju si prinder shkoni ne emigarcion!
    Ne se doni te ktheheni ne qenje vetem konsumatore apo kavje njerzore shkoni ne emigracion.
    Ne se doni te ktheheni ne qenie pa vlere shkoni ne emigracion!
    Atehere nuk e kane fajin femijet por prindrit te verbuar nga hici braktisin vendin e tyre ku sepaku kane dinjitet dhe pranoni verberisht te ktheheni skllever “modern”ne vendin dhe shtepin e tjetrit.Cfardo qet te besh i huaj dhe i pa respektuar njelloj si vendasit do te mbetesh, i braktisur pa identitet, i shperfytyruar dhe djersen qe derth ja kthene perseri atij qe te ka dhene lejen e qendrimit qe ti konsumosh produktet, ti paguash qiran e shtepiave qe ju rrenohen nese nuk jane emigrantet dhe ne fund asgje su mbetet vetem pishmanlleku.

  12. eri says:

    o loni po ca ke me ne sunitet ti mer byth mut ku ke goje me fol robt ca t ma pragu i deres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje