Një javë para se të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit për t’ju përkushtuar garës elektorale për Bashkinë e Tiranës ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka nënshkruar një marrëveshje pensionesh për shqiptarët që jetojnë në Kanada.
Rreth 20 mijë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kanada do tu njihen kontributet e sigurimeve shoqerore për efekt pensioni dhe shërbimesh të tjera. Marrëveshja është miratuar sot edhe nga Këshilli i Ministrave dhe është bërë e ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot në ambientet e kryeministrisë.
Në fjalën e tij ministri Veliaj theksoi rëndësinë që ka një marrëveshje e tillë për të gjithë ata emigrantë shqiptarë që për arësye të ndryshme kanë emigruar në Kanada, por që për shkak të mungesës së një baze ligjore e kishin të pamundur që kontributet e sigurimeve shoqerore ti transferonin në vendin resident. “Sot pas një negociate 2 vjeçare, negociatë që nisi javën e parë të punës time si ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ne mbyllem negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Kanadanë. Ka qënë një marrëveshje shumë e rëndësishme, një negociatë shumë e fortë që zgjati 2 vjetë me disa raunde negociatash në Shqipëri dhe në Kanada. Ndaj më vjen mirë që në këtë mbledhje time të fundit si anëtarë e i Këshillit të Ministrave të kemi mundësi që të japim një lajm të mirë për shqiptarët që jetojnë në Kanada”, – tha ministri Veliaj.
Më tej ai shtoi se marrëveshja në fjalë bënë të mundur që këta emigrant shqiptarë të mund të përfitojnë nga marrëveshjet që vet shteti kanadez ka lidhur me shtete të tjera me të cilat Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje, siç është rasti i Italisë dhe Greqisë. “Marrëveshja ndihmon 20 mijë shqiptarët që jetojnë në Kanada, por ata përfitojnë edhe nga marrëveshjet që Kanadaja ka me shtetet e tjera. Pra nëse një emigrant shqiptar ka jetuar në Itali dhe Greqi dhe më pas është trasferuar në Kanada, vitet e Italisë dhe Greqisë, që pavarsisht se nuk kanë marrëveshje me Shqipërinë, por e kanë me Kanadanë, do të kenë mundësi ideale që të përfitojnë nga kjo marrëveshje dhe për të transferuar vitet e kontributeve për pension me Italinë dhe Greqinë”, – shtoi ministri Veliaj.
Ai e konsideroi një premtim të mbajtur faktin që brenda 18 muajve qeverisje u arritën të nënshkruheshin 8 marrëveshje për njohjen e penisioneve të emigrantëve. “Dua tju kujtoj se në 8 vitet e qeverisë së kaluar zero ishin marrëveshjet që u lidhën me shtetet e huaja për çështjet e pensioneve të emigrantëve. Nga zero marrëveshje në 8 vjetë ne kemi arritur të nënshkruajmë 8 marrëveshje”, – tha ministri Veliaj. Më parë qeveria shqiptare ka arritur të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme edhe me Truqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Hungarinë, Cekinë, Rumaninë, Maqedoninë, ndërsa kanë përfunduar negociatat me Gjermaninë dhe janw drejt përfundimit me Austrinë. Gjithashtu kanë nisur negociatat edhe me Italinë. Ministri Veliaj u shpreh se mbetet një sfidë për ministrin apo ministren e rradhës marrëveshja me Greqinë, duke theksuar se deri tani ajo nuk ka patur vullnetin që të hapi një negociatë, ndoshta për kushtet e vështira ekonomike që po kalon ai vend.
Ndërsa i pyetur për akuzat e opozitës lidhur me largimin në masë të shqiptarëve drejt vendeve të BE për të kërkuar azil politik Veliaj u shpreh se pjesa më e madhe e të larguarve janë nga komunat që aktualisht menaxhohen nda drejtues të opozitës.
“Sipas INSTAT largimet kanë 67 mijë veta në vit tani jemi 43 mijë vete. Duke aspiruar që të ndërtojmë më shumë të ardhme në Shqipëri, nuk dua të politizoj por më rezulton që nga komunat që po menaxhojnë këta që bërtasin më shumë po largohen më shumë. Para se të drejtojë gishtin duhet të reflektojnë pak. Varfëria nuk lindi me një ditë.”- u shpreh Veliaj/j.h
Me ne fund po ndihet era e shtetit.Ju lumte.
Krenar per ty, gjthm i gatshem per te bere pune te mira. Ky i pensioneve me patjeter eshte nje lajm i mire ashtu si duhet e do te pasojne e te tjere pas ketij kur te jesh ne krye te bashkise Tirane .
Te sigurt qe pune te mira do te besh gjthm ku do qe te jesh . Brenda dy viteve arrite te nderrmarsh nje sere reformash te suksesshme , pa dyshim ky lajmi i pensioneve ka gezuar shume veta.
Besimplote se edhe Tiranen do e menaxhoje ne kete menyre. Aftesite drejtuese e menaxhuese, kreativiteti e energjia jane elemente qe e karakterizojne.
Lajm i mire. Keto marreveshje jane te vlefshme per shqiptaret. Veliaj ka kryer edhe nje sere reformash si u ul mosha e daljes ne pension per minatoret ,dhenia fund e abuzimit me ndihmat ekonomike, reforma ne pensione, te gjitha keto u realizuan ne momentin qe Veliaj ishte minister dhe ky eshte fakt.
Ka ardhur momenti qe Tirana te kete kryebashkiakun e saj i cili i mungon prej kater vitesh. Erioni ka te gjitha aftesite e duhura per te qeverisur bashkine e Tiranes.
Me mire veliaj per PS sesa nje shkrirje me Lsi e kokemadhit…Socialistet evropian me Ps
Veliaj ka bere vertet pune te mire ne ministri. Kete e verteton jo vetem marreveshja e sotme por edhe reforma te tjera te ndermarra si p.sh reforma ne pensione, demshperblimi i ish te perndjekurve politike, arsimi profesional, hapja e zyrave te punes etj. Mendoj se eshte njeriu i duhur per Tiranen.
Kam pas mendim tjeter per ty! Por ke dal ministri me i suksesshem ! Bravo
ministri me punetore dhe nder me te sukseshmit e qeverise
Me te vertet nje lajm i mire per ne emigrantet, kam 20 vite Pune ketu dhe 21 vite ne shqiperi …..I lumte kesaj qeverie qe po ben mrekullira .Qente le te lejne karvani te vrapoj ne qe u duam shume te na behet punta ata qe mbajne gishtat perpjete te ngrejne dhe kembet
@Piro.Ne Shqiptaret qe banojme ne Itali,presim njohjen e viteve te punes nga shteti Italian.Ne Itali banojne 500 mije Shqiptare me dokumenta te rregullta.Po zhvillohen negociata midis dy vendeve.Perfitimi i Shqipetareve dhe i Shqiperise nga njohja e viteve te punes te qytetareve te saj me banim ketu ne Itali do ishte kolosal.Kemi shume shprese se procesi do perfundoje me sukses.Per sa i perket Greqise,nuk kam asnje shprese.Per fat te keq,atje banon edhe numri me i madh i Shqiptareve ne emigracion.
o zzot tu beft dita 1000 o floriri jon
Suksese ne garen bashkiake ia vlen te fitoje erioni eshte puntore energjik ka te gjitha cilesite e mira per kreun e bashkise se Tiranes.
bravo erionit ka bere nje pune te shkelqyer i uroj suksese per garen bashkiake pasi e meriton
Rezultati na intereson shumë se shum emigrant aë tani janë me dy qytetari, enëkëto kohra janë tashmë të pa punë
Cfare thua more trap minister.
Me Greqine do ti hapni negociatat kur te rimekembet ekonomikisht?
Kjo do te thote KURRE more trap,se Greqia do nje shekull te rimekembet.
Dhe ku? ne Greqi qe jane 1 milione Shqipetare.
Perse Greqia ben cfare do me ju?
Detyrojeni dhe ju,apo nuk keni takat?
TRAP MINISTER.
@Albani.Mos u eksito Daku.Erjoni e ka thene me ironi.
Brravo Erion ,
shpresojm qe t’ja arrini sa me shpejt edhe marrveshjeve me Austrin e Gjermanin .
2,3% e popullsise largohen cdo vit nga Shqiperia!!!!! Me keto shifra per 10 vitet e ardhshme llogaritet ne 23% e popullsise apo gati 1/4 e saj, per 20 vjet 46% dhe per 40 vjet 92% e saj!!!!!! Dhe ketu nuk po flasim per 25 vitet e shkuara ku me shume se 1,5 milion apo me shume se 50% e popullsise u larguar nga Shqiperia!!!!
Edhe ne fund pas 40 vjetesh Eshte bere Shqiperia ose si norway ose si Somalia sipas mendjes tende..???cilen beson ti nga keto variante?
Pensione nga greqia do marrin vetem ata qe ndihen grek.
xhaxhi beqirat qe erdhen nga malet pa i ftuar njeri do marrin topet e erdoganit dhe pordhet e xhaxhi edi thonjepaprerit.shqipoturqit duhet te paguajne per vrasjet vjedhjet dhe prishjen e rendit publik grek dhe per shemtimin e rraces greke me koke pithara trekendeshe made in azerbixhan.doni dhe pensione more qafepalare qe rrini duke share greket gjithediten.do merrni ate qe marrin grate tuaja ne greqi keto 25 vite.