Akademiku Rexhep Qosja në një intervistë për GSH, thotë se reforma në Arsimin e lartë në Shqipëri është për tu përshëndetur dhe se ata që janë kundër saj, janë të lidhur me paligjshmërinë dhe korrupsionin.
“Në arsimin e lartë shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, janë bërë shumë, shumë ndryshime. Domethënë është bërë reformë rrënjësore. Dhe, këto ndryshime, kjo reformë, ka sjellë disa të mira, por, siç shihet e siç dëgjohet, ka sjellë më shumë të këqija. Ishin këto ndryshime, ishte kjo reformë, jo e natyrshme, por e shpallur e domosdoshme prej faktorëve të jashtëm evropianë. Këto ndryshime kanë sjellë sasi por kanë cenuar cilësitë. Kjo reformë e kërkuar prej përjashta, e quajtur sistemi i Bolonjës, ka sjellë shumë universitete, shumë fakultete, shumë mastere, shumë doktorata, duke ulur cilësitë në të gjitha: në universitete, në fakultete, në mastere, në doktorata. Tani dihet sesi janë dhënë diplomat në një varg fakultetesh në Shqipëri e në Kosovë; tani dihet sesi janë blerë diploma, mastere e doktorata në Kosovë dhe në Shqipëri! Po dëgjoj se në Kosovë plagjiaturat pothuaj janë bërë të ligjshme: me to fitohet titull shkencor në fakultete dhe me to bëhesh anëtar në Akademinë e Shkencave e të Arteve.
Korrupsioni, thuhet, ka shtrirje të gjerë e të thellë në universitete, sidomos në universitetet publike.
Po i përcjell përpjekjet reformuese që po bëhen në arsimin e lartë në Shqipëri. Me shumë nderim i shikoj paraqitjet e ministres së arsimit, Lindita Nikolla, kur e shpjegon reformën arsimore në Shqipëri. Ajo është ministre që ka mendim të sistemuar, që ka parimësi, që mendimet e veta gjithnjë i shpreh me maturi, dinjitetshëm, që di të jetë plotësisht e bindshme. Por, megjithatë, shumë nga argumentet e saj, sado të arsyeshme, sado të dobishme për shërimin e arsimit të lartë, po mohohen! Pse? Sepse të paligjshmet, privilegjet, korrupsionet, lehtësirat që cenojnë cilësitë, janë më të leverdishme se ndryshimet që propozon ajo! ka theksuar akademiku Rexhep Qosja.
Med uket se paska filluar pune si zedhenes i qeverise ky.
Me vjen keq profesor i nderuar???????????????????????????
Me duket se paska filluar pune si zedhenes i qeverise ky.
Me vjen keq profesor i nderuar???????????????????????????
Te lumet profesore sa bukure e ke thane edhe neve i dime por ju si pedagok shume vjecare ma se miri i dini keto ndryshime….te falenderojem per kritikat pozitive qe i jep