Është prezantuar sot në zyrat e Urdhrit të Mjekëve, presidenti i ri Fatmir Brahimaj i cili do të zëvendësojë profesor Dine Abazaj i cili ka drejtuar për 2 mandate Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë.
Prezantimi u bë nga zoti Abazi, i cili tha ndër të tjera se kandidatura e mjekut pediatër Fatmir Brahimaj u zgjodh nga nga Këshilli i ri Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve i dalë nga zgjedhjet e 17 prillit, pas procesit zgjedhor që u zhvillua në muajt shkurt-mars, në degët rajonale të Urdhrit të Mjekëve.
“Doktor Bajramaj ka kryer detyrën e shefit të shërbimit të pediatrisë në spitalin e Vlorës dhe njëkohësisht ka drejtuar degën rajonale të Urdhrit të Mjekut në këtë qytet.
Ai është një figurë me integritet të lartë dhe një kandidaturë që u zgjodh me vota unanime nga Këshilli Kombëtar”, tha profesor Dine Abazi.
Ndërsa presidenti i ri i Urdhrit të Mjekut, doktor Fatmir Brahimaj tha në fjalën e tij se sfida në detyrën e re është vazhdimësia e reformës së edukimit në vazhdim, përpjekjet për zbutjen e krizës së besimit mes profesionistëve të shëndetit dhe pacientit si dhe mbajtja larg nga aktivitetet partiake dhe politike të Urdhrit të Mjekut.
“Unë e pranova propozimin e disa kolegëve të strukturave të ndryshme e më pas asamblesë për të vazhduar këtë rrugëtim në krye të urdhrit të mjekëve, duke pasur parasysh se jam ndër të parët që në krijimin e tij dhe kam ndjekur arritjet, ndryshimet, përparimet, mangësitë, dështimet, po ashtu kam kontribuar në vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare mes urhdrit të mjekëve dhe instumentave të tjerë me të cilët bashkëpunojmë, për të qenë më pranë homologëve ndërkombëtarë.
Duke shpresuar se prurjet e reja me energjitë, vitalitetin dhe partneritetin me institucionet shëndetësore, ministrinë e shëndetësisë, me universitetet mjekësore, rektoratet dhe shoqatat shëndetësore, shpresoj se falë bashkëpunimit e kordinimit si partner urdhri i mjekut do të kryejë misionin dhe funksionin etij për të dhënë ndihmesën në përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
Në punën tonë nuk ka qenë gjithcka vaj, cka është arritur ka qenë sajë një pune të vazhdueshme, sistematike.
Kur flasim për dështime e kam fjalën për mosarritjen e lehtë të gjërave po ashtu ka problem si kriza e besimit, që urdhri i mjekut me gjithë kontributin e tij duke mos qenë i vetmi që do ta zbusë apo zgjidhë atë.
Psh edukimi në vazhdim, Urdhri i mjekut është propozuesi, nismëtari i kësaj reforme, dhe ka insistuar për edukimin në vazhdim si faktor të rëndësishëm që ndikon në performancën e mjekëve.
Këtu rezultatet nuk janë në nivel të kënaqshëm dhe duhet punuar më shumë për të analizuar këtë gjendje dhe gjetur rrugët e përmirësimit
Ka rëndësi dhe fakti që urdhri i mjekut ka konsoliduar hapësirën e tij, vendin e tij midis aktorëve dhe faktorëve që veprojnë në sistemin shëndetësor.
Urdhri i mjekut do ta ruajë këtë duke ruajtur gjithnjë individualitetin, pavarësinë, karakterin e tij si mekanizëm professional, i depolitizuar larg veprimtarive politike e partiake dhe duke ndenjur gjithnjë një organizëm rregullues i profesionit mjeksor”, u shpreh Brahimaj.
e njoh dr.fatmirin dhe eshte nje person shume-shume i civilizuar dhe teper komunikues me pacientet e tij qe jane femijet por dhe i afte teknikisht .
I uroj suksese ne detyren e tij te re .
Respekt dhe urime pa fund per intelektualin e klasit te larte si Dr. Fatmiri. Mjek i shquar ne qytetin e vlores dhe tani dhe i Shqiperise. urime ?
urime per Dr. Fatmirin
Dr.Ibrahimit i urojme suksese ne detyren e re. Njekohesisht ndere dhe respekt per Dr. Din Abazin, mjekun, humanistin dhe intelektualin e permasave kombetare,qe e drejtoi ket institucion per dy mandate radhazi.Ai eshte dhe do mbetet modeli me i mire i drejtuesit, shembullin e te cilit urojme ta ndjekin edhe pasardhesit e Tij.