Testimi i infermierëve, Administrativja e konsideron të ligjshëm/Beqaj: Shqiptarët perceptim jo të mirë për shëndetësinë

23 Prill 2015, 11:23Sociale TEMA

Apeli i Gjykatës Administrative  ka rrëzuar padinë e ‘Urdhërit të Infermierit’, duke e konsideruar të ligjshëm urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e infermierëve.

Me këtë vendim, legjitimohet urdhëri i MSH-së, duke i hapur rrugë kështu zhvillimit të testit për infermierët.

Presidenti i Urdhërit të Infermierit e çoi çështjen në gjykatë dhe sipas Sabri Skënderit ky testim ishte i paligjshëm. Por pas këtij vendimi, Skënderi ka thënë se do ta apelojë në Gjykatën e Lartë.

Një muaj më parë kjo gjykatë vendosi pezullimin e testimit, duke i lënë mundësi palëve të sjellin argumentet për realizimin dhe kundërshtimin e këtij testimi.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi se vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është i formës së prerë.

Megjithatë ai tha se do të rishikohen pyetjet si dhe do të rindërtohet kalendari që ishte përgatitur për shkak të shtyrjes së procesit.

Është një vendim i formës së prerë. Duhet të rindërtojmë kalendarin që kishim përgatitur, për shkak të shtyrjes së procesit. Bashkë mund të hartojmë një proces të shëndetshëm“, deklaroi Beqaj.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë  i pranishëm në Forumin Publik të organizuar nga Akademia e Shkencave me temë “Asimetritë e Zhvillimit: Mirëqënie sociale apo varfëri ekstreme”, theksoi perceptimin jo të mirë  të shqiptarëve për kujdesin shëndetësor në vend.

Beqaj u shpreh për çështjen e mbulimit universal se “ kjo është një çështje globale dhe është një objektiv për t’u realizuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur si objektiv, por në rast se mbulimi nuk shoqërohet me akses në kujdesin shëndetësor, atëherë mbulimi universal nuk ka asnjë rëndësi”.

Në kuadër të Javës Evropiane të Vaksinimit, ministri i Shëndetësisë, Beqaj, foli per situatën e mirë të vaksinimit, duke theksuar se fëmijët shqiptarë janë të rregullt me të gjitha vaksinat.

Sipas kalendarit të vaksinimit, rreth 97% e fëmijëve vaksionohen për çdo vaksinë në moshën e përcaktuar dhe vetëm 3% e tyre nuik bëjnë vaksinën në moshën 1-vjeçare për shkak të frikës së prindërve që kjo vaksinë ka lidhje me shfaqjen e sëmundjes së autizimit.

Kjo, për ministrin Beqaj, nuk është aspak e vërtëte, pasi ka studime të mirëfillta amerikane që e tregojnë këtë fakt, pra që nuk ka lidhje vaksinimi në këtë moshë me sëmundjen. /gj.k/

2 komente në “Testimi i infermierëve, Administrativja e konsideron të ligjshëm/Beqaj: Shqiptarët perceptim jo të mirë për shëndetësinë”

  1. gent says:

    kete perceptim e kishit dhe Ju z.minister para dy vjetesh

  2. naimi says:

    hahahhah ky Beqiri eshte i papare, sduhet marre seriozisht dreqi. Po boll more djalke me infermieret se po lene lesht neper punera dhe miliona euro fitime si ty spo marrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje