Partosh-Fisher: Emigracioni nuk është alarmant. Pasojë e gjendjes ekonomike dhe lëvizjes së lirë

25 Prill 2015, 15:39Sociale TEMA

Gabriel Partosh, analist në “The Economist Intelligence Unit” në Londër”, Bern Fisher, historian dhe Eriona Canaj eksperte në UET për çështjet e azilit në vendet e zonës Shengen, duke folur për Top Channel për fenomenin e largimit të shqiptarëve drejt vëndeve të BE-s, arrijnë në përfundimin e përbashkët se nuk jemi përballë një situate e cila ndodh për herë të parë.

Unë mendoj se kjo është duke u perceptuar si diçka negative, duke u komentuar se lidhet me mos rritje të mjaftueshme të ekonomisë, siç shumë njerëz do të dëshironin. Do të doja ta shikoj këtë në një këndvështrim më të gjerë.

Shqipëria nuk është një vend anëtarë i BE-së që mund të eksportojë krah të lirë pune. Ne shohim se vendet ish-komuniste të  Europës Lindore tashmë anëtare të unionit, të cilat vlerësohen me demokraci të stabilizuar dhe ekonomi të shëndetëshme, me mijëra qytetarë nga këto vende emigrojnë në Angli  dhe Gjermani.

Do ta quaja një fenomen normal pasi njerëzit lëvizin në ato vende ku ka punë, standarde të larta jetese mbi të gjitha, mundësi më të mëdha.

Këtu nuk kemi asgjë të jashtëzakonshme, por natyrisht në Shqipëri pas zhvillimeve në vitet ‘90-të kemi parë nje valë të tmerrshme largimi njerëzish që kalonin Adriatikun.

Tani kjo shihet nën një dritë negative, por dua ta theksoj është diçka normale e cila do të vazhdojë të ndodhë për aq kohë sa njerëzit janë të lirë dhe këtu Shqipëria është prej atyre vendeve me të drejtë lëvizje të lirë e pa viza, e bën lëvizjen shumë më të lehte. Të gjesh punë në Perëndim tani është më e lehtë sesa shumë vite më parë” – thotë Partosh.

Historiani Bern Fisher thotë se largimi lidhet me një problematikë ekonomike e cila e ka zanafillën jo sot, por në të shkuarën.

Natyrisht është diçka shqetësuese. Kam parë shifrat në të shkuarën të cilat sugjerojnë se emigracioni ka ekzistuar gjatë një periudhe të gjatë. Nëse e mbaj mend mirë do të thosha se shifrat vitet e fundit janë ulur dhe tani janë rritur përsëri. E shikoj si vijimin e pafuqisë së shtetit në krijimin e një sistemi ekonomik dhe që njerëzit të jetojnë një jetë normale.

Nga ajo që arrij të kuptoj, pasi për këtë çështje nuk kam bërë një kërkim konkret kohët e fundit për të kuptuar se cilët janë këta njerëz që largohen, kam mësuar se ata vijnë nga zona me avantazhe të pakëta zhvillimi, mbase si pasojë e injorimit nga autoritetet qendrore në Tiranë për shumë vite me radhë. E si pasojë e grumbullimit të problemeve të tyre, kjo i inkurajon ata të dorëzohen përballë këtij realiteti duke kërkuar një jetë më të mirë diku tjetër.

Është natyrisht për të ardhur keq dhe shpresoj se kjo do të angazhojë qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në krijimin e një ekonomie të shëndoshë” – deklaron Fisher.

Eriola Canaj, profesore në UET mendon  se kemi të bëjmë me fluks masiv duke mos u dakortësuar me epitetet e përdorura ditët e fundit për këtë ngjarje.

Unë do të shihja si një fluks masiv, jo si një eksod. Në fakt shifrat janë paksa shqetësuese, sepse kanë kapur shifrën 600 e mos 1000 e më shumë edhe pse një pjesë e mirë e këtyre po i kthejnë direkt në portet apo pikat kufitare. Në këtë këndvështrim jemi vërtet në shifra shqetësuese. Këto shifra janë shqetësuese përsa i përket vetëm afatit kohor sepse kemi një fluks masiv që largohen në ditë. kjo është shqetësuese nga kjo pikëpamje, jo për shkak të viteve apo afati kohor të krahasuar me vitet e mëparëshme. Unë do të thoja që nuk është azil, jemi në termat e emigrantit ekonomik, kërkojnë një jetë më të mirë dhe jo për shkak të diskriminimit”- thotë Canaj.

Gabriel Partosh dhe Bern Fisher ishin referues në konferencën “Tranzicioni Shqiptar”, zhvilluar nga UET.

6 komente në “Partosh-Fisher: Emigracioni nuk është alarmant. Pasojë e gjendjes ekonomike dhe lëvizjes së lirë”

  1. Nerti says:

    Nuk ka lidhje me qeverisjen se ajo perdite e me teper ka treguar se po e ndryshon vendin dhe gjithcka ka filluar te permiresohet. Sepse shume jane munduar te spekullojne ne lidhje me kete ceshtje.

  2. andrea says:

    situate alarmante eshte vetem per pd-ne, per te ulur arritjet e qeverise, nuk e kane kuptuar qe gjendja ekonomike qe kane lene ata ka qene e mjerueshme,

  3. kujtim says:

    ne fakt, nuk ka me shume shqiptare qe duan te ikin, thjesht tani shifrat nuk manipulohen me nga shteti, gjerat jane me transparente se me perpara. Por elementet kriminale te PD i nxisin njerezit duke u bere premtime mashtrime per tu larguar.

    1. oljana says:

      eshte destabiliteti politik qe krijon PD, mashtruesit qe ka perreth qe nxisin njerezit qe te largohen nga vendi, por sot shqiptaret kane nje motiv me shume per te qendruar, se po vendoset shtet ligjor, i se drejtes, qe nuk behet me dallimi je qytetar i thjeshte apo pushtetar per zbatimin e ligjit dhe per tu dhene ate qe u takon.

      1. kristina says:

        Po njerezit jane gjithmone ne kerkim te nje gjeje te re, me te mire, por nuk duhen harruar edhe shifrat e dhjetera-mijera njerezve qe kerkojne tashme te kthehen ne Shqiperi, sepse tashme ka siguri, ka mbeshtetje te iniciativave te lira.

  4. Claus says:

    I moren dhe keta provizionet qeveritare me duart e Cilit?

    “E c`te keqe ka, kur njerezit levizin pa viza per te kerkuar nje pune, nje jete me te mire ne Perendim”! Ja kercet njeri.

    “Une do ta shihja si fluks masiv, jo si eksod!” ja perplas tjetri.

    Dhe pastaj hajde dhe mos qesh me keta shakaxhinj qe mbushin kuletat nga hipokrizite e tyre ne UET e Cilit.

    Kujtojne ata se po ikin me kravate me bilete business-class keta, se jane ftuar nga firma te medha per te vene ne jete shpikjet e tyre ne fushat e elektronikes dhe informatikes?

    Apo po ikin se nga eksperienca e tyre e madhe ne bujqesi dhe blegtori duan te shesin patentat e tyre se si prodhohet qumeshti i dallendyshes nga lopa apo per te treguar ne ndonje panair nderkomebtar te ushqimit zevendesimin e pjates se groshes me “kuzhinen molekulare”?
    Eshte turp kur degjon keta lloj referuesish qe mbushin xhepat nga procese mjeranesh.

    Keta nese kane ardhur per tu tallur le te tallen tek “Rogneri” a diku tjeter me veten e tyre, por te pakten ti lene hipokrizite tek shqiptaret hallexhinj qe kane braktisur fshatra dhe zona banimi te tera per nje cope buke.

    Nuk ka dite ku shtypi perendimor mos te merret me keta ikanake qe ikin pa kthyer koken prapa. Nuk kane mbetur pa u hapur kazerma dhe kapanone, mos te them cadra per te futur koken keta, te cilet ne fillim te muajit presin ate asistence sociale qe e kursejne si syte e ballit per ta derguar ne vendin e tyre.

    Me formimin e tyre arsimoro-profesional ata nuk i hyjne ne pune askujt, per te mos folur pastaj per probleme gjuhesore dhe mentaliteti.

    Ata i sheh me trasta dhe torba ne duar duke ecur me kilometra te tera per te arritur supermarketin me te afert, ai thote se po largohen se tashme nuk kane me viza!

    Nuk po ze ne goje bema te tjera, se eshte per te ardhur keq, por keta historiane dhe analiste pervec neverise nuk te shkaktojne gje tjeter, kur kete mizerje dhe varferi e trajtojne si princesha Maria Antuanet, kur tha:

    “Po ky popull perse revoltohet? Keta kane torta ne vend te bukes!”

    Por nuk kane faj.
    Keshtu eshte kur te gjithe keta e shohin Shqiperine me syte e kryeministrit ose pagatorit qe shperblen keta bandille per keto thagma qe thone, i cili na e paraqiste deri dje Shqiperine ku tashme vete italianeve nuk u kihste mbetur tjeter vec te kerkonin azil ekonomik ne Shqiperi per mireqenien e larte qe “Rilindja” kishte arritur per dy vjet, ketu dhe ne krahasim me tere Ballkanin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje