Turqit në vend të parë, pas tyre italianët: Sa janë dhe cilët janë të huajt që jetojnë në Shqipëri

24 Prill 2015, 19:06Sociale TEMA

Në Shqipëri jetojnë zyrtarisht 9118 shtetas të huaj, 5223 ndër të cilët janë këtu për arsye punësimi.

Shifrat i bën të ditura për gazetën DITA, Drejtoria e Politikave të Punësimit dhe Migratore në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Sipas këtyre shifrave që mund t’i gjeni më me detaje në tabelat e mëposhtme, në Shqipëri jetojnë më shumë të huaj nga Turqia ndërsa në vend të dytë renditen italianët.

Shqipëria ka zyrtarisht edhe një numër refugjatësh iranianë, ndërkohë që nuk mungojnë edhe sirianët.

Arsyeja kryesore e jetesës së të huajve në Shqipëri është punësimi dhe martesat me shqiptarë (bashkim familjar), ndërsa 699 persona gjenden në vendin tone për studime

Të huaj me leje qëndrimi gjithsej: 9118

Punësim – 5223

Bashkim Familjar – 2322

Studime – 699

Humanitare – 490

Te tjera – 384

 

Shtetësitë Kryesore:

Turqi – 1824

Itali – 1711

Kosovë – 943

SH.B.A.- 612

Iran (refugjate) – 419

Kinë – 348

Greqi – 358

Gjermani – 220

Mbreteri e Bashkuar – 204

Maqedoni – 182

Egjipt – 141

Rumani -126

Siri -103

14 komente në “Turqit në vend të parë, pas tyre italianët: Sa janë dhe cilët janë të huajt që jetojnë në Shqipëri”

  1. gerti says:

    sikur ishin 10 mije italiane qe punonin ne shqiperi , tani edhe me studente na dolen 1700… Sa per te qeshur jemi …..

    1. Leone-53 says:

      Jo 10 mije por shifrat Rama i çonte ne reth 18-19 mije z,gerti.
      Me bene pershtypje shifra e refugjatve iranian (muxhahedinjt) shume te rezikshem qe nuk i pranoj asnje shtet ne Europe (siç donte amerika) ku shifrat zyrtare (te Saliut) thoshin per reth 230 vet ndersa tani na dalin 419!?…
      Kjo tregon qarte qe si Sali shpellari edhe Rama (per mbetjet kimike Siriane) jane vegla te amerikanve.
      Turp per ta dhe dobesi per ne qe i durojme!…

  2. iliria says:

    rikolonizim mbas atij 500 vjecar nuk behet kot edhe xhamia me e madhe ne ballkan.turqit njesoj si greket njera pale do ta islamizoje per interesa te veta tjetra ta beje ortodokse greke te dyja palet fitojne i vetmi komb qe humbet eshte shqiperia prandaj jemi fudni i ballkanit sepse te komshinjte na manipulojne lehte me fete e tyre
    turqit po popullojne shqiperine shqiptaret e vertete marrin arratine per azil

    1. Patrioti says:

      O Ilirian perse te ngacmon kaq shume Feje Ortodokse ajo ishte prezente ne Shqiperi qe prej krijimit te saje. Mos Harro se Skenderbeu ishte shume Fetar per Fe dhe Atdhe luftonte, Feja e tije ishte Krishterizmi Ortodoks, keshtu u Pagezua, keshtu u Kurorezua me Andoniqi Komninu ne Monastirin e Ardenices Apolloni, Reposh Kastrioti si Murg Ortodoks vdiq ne Agio Oros, Joan Kastrioti i fali Monastirit Ortodoks Hiliandrit ne Agio Oros pasuri dhe prona (lexo Historia e Skenderbeut).

      Shqiperia (Arberia) ka nxjere shume Shenjtor Ortodoks, Kukuzeli i Duresit, Lefteri dhe e ema Athina nga Duresi, Shen Vlashi, shen Donat Butrint, Shen Therinos Butrint, Shen Geronim, Sh. Nifon, Sh. Naum, ….

  3. Patriot says:

    Turqve ua ka mundesuar politika lavire shqiptare te vijne e te mbushin ndermarrjet e privatizuara si p.sh Albtelekom,Eagle..etj,me palo-menaxhere qe s’dine nga lidhet gomari. Ndodh keshtu sepse eshte nderhyre ne legjislacionin dhe kodin e punes,nderhyrje qe i katandisin shqiptaret ne skllever. Nje “menaxher” turk p.sh ne Albtelecom paguhet minimumi 5000 euro,nderkohe qe i njejti pozicion por ku eshte shqiptar 5-6 here me pak. problemi eshte se turqit nuk bejne kurrfare pune.

    Keto dite Albtelekom po heq pa kurrfare gajleje nga puna rreth 200 shqiptare sepse….turqit nuk jane te zotet qe 8 vjet ta zhillojne si biznes. mendjen e kane te mbushin xhepat,te bejne gjithfare aferash korruptive dhe t’ia mbathin. Albtelekom thjesht ne keto 8 vjet rripet,vidhet,dhunohet! Nje kompani qe fston 100 vjet,qe pretendon te jete lider ne treg, vret mendjen si t’i katandise ne skllever punonjesit! Sa ishte prone shteterore,cdo vit punonjesit merrnin 3-4 rroga shperblim,dieta normale per sherbimet jashte orari ose jashte rrethi,ndersa tani ….20 000 nije leke shperblim ne fund te vitit!!!

    Nje punonjes qe shkon me sherbim deri ne Sarande merr diete 1250 leke(!) nderkohe qe gjate dites mund t’i duhet te shpenzoje dy-tre fishin,sepse do te haje,do te pushoje,do pije ndonje kafe…nderkohe turqit abuzojne ne ekstrem me fushata marketingu krejt te panevojshme,te pajustifikuara,me Ferrari,Porshe….spote te shtrenjta televizive per oferta krejt jashte logjike…thjesht per te nxjerre para nga arka !!!!…..
    Ndodh keshtu sepse laviret pushtetare marrin hisen e tyre ne gjithe keto afera! Nje i huaj,qe vjen punesohet si menaxher ketu paguan si takse emigracioni nje farife qesharake!!!! diku te 65 euro ne vit!!!! Nuk ndodh keshtu ne asnje vend te planetit!!! ne vende te Europes tarifa qe merr shteti shkon 10-15 mije euro! E keqja e madhe e ghithe kesaj eshte se duke qene tarifa qesharake qe merr shteti,te huajt behen varg,terheqin njeri-tjetrin dhe hapin edhe namin e keq se nuk gjen menaxhere te zote ne Shqiperi. kesaj i thone edhe i demtuar edhe i ofenduar!!!! E kemi peshqesh kete situate kryesisht nga dyshja Berisha-Nano qe per nje palo-karrige i lepiheshin Erdoganit duke i bere koncesione pa fund!!!!….

    1. doules yeeftos says:

      Shko mer dobiç i grekut

      1. komiti says:

        te dogji ty turkoshak??? mbushe me vazeline po te dogji.

  4. ardi-mamurrzaku says:

    Une pata lexuar qe ishin 19.000 italian,dhe 480 milion euro largohen nga shqiperia drejt italise?!!!!!!
    kjo do te thote qe institutet shtetrore,dhe shtypi jane mese te korruptum.
    COME BERISHA AND FAMILY.

  5. Andrea says:

    Kte e dime, kane me shekuj qe jane shumica ?

  6. tigri says:

    po 100 kanadeze i kam vetem une tek lagja ime ne Fier…ja kane futur kot

  7. diktatura says:

    nje (dobic greku) qe shkruan me prova histore o mendje trash turku

  8. Dean says:

    e gjetet ju te temes nje statistike ku te ishin turqit te paret, apo edhe ju financojne

  9. Korabi says:

    Ka te huaj qe nuk kane leje qendrimi o njerez prandaj ka 100 kanadeze ne lagjen tende qe nuk i sheh ketu. Vijne rrine 3 muaj dhe ikin.

  10. populli says:

    Shqiperia,toke e djegur per shqiptaret, ku politika ka shume vjet qe stimulon mbushjen e boshllekut me mafioze prej kosove e turqie dhe skllever aziatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje