FOTOT/ Artizanati drejt zhdukjes, Skënderbeu “kinez” mbush pazarin e Krujës

26 Prill 2015, 17:04Sociale TEMA
FOTOT/ Artizanati drejt zhdukjes, Skënderbeu “kinez” mbush

Nga Lindita Çela, BIRN

Sadete Kurti sapo ka nisur endjen në tezgjah të një qilimi tradicional të zonës- një punë e lodhshme dhe me pak leverdi për klientelën e rrallë të dyqanit të saj në pazarin e vjetër të Krujës. Qilimi tre metra i gjerë dhe katër i gjatë do t’i kushtojë 1 muaj punë dhe është shitur paraprakisht për 20 mijë lekë.

“Vetëm të huajt janë të interesuar për qilimat e mi. Punoj me porosi,” thotë Sadete Kurti për BIRN.

Gruaja rreth të 50-ave e ka mësuar zanatin fare e re, në ndërmarrjen artistike të Krujës bashkë me shumë vajza të zonës. Por në pazarin e Derexhikut, ajo është ndër të pakëtat gra që e ushtron ende artizanatin.

Sadete Kurti thotë se vazhdon të punojë në tezgjah, pasi nuk ka asnjë mundësi tjetër punësimi. “Këtë dyqan e kam marrë me qira sa për të siguruar një rrogë gruaje,” thotë ajo, e kërrusur mbi makinerinë e lartë.

Endja në tezgjah është një zeje në zhdukje në Krujë, edhe pse janë të rralla shtëpitë që nuk kanë një vegël artizanale. Të njëjtin fat kanë pësuar edhe zejet e tjera.

Para viteve ’90, rreth pesë mijë krutanë ishin të punësuar në ndërmarrjet e zejtarisë në qytet. Ndërsa sot në Krujë, me zor gjen zanatçinj për punimin e bakrit, gurit, drurit apo qeramikës.

Pazari i vjetër i Krujës ose siç thirret nga vendasit, pazari i Derexhikut shtrihet në të dy anët e rrugës së vjetër me kalldrëm, që të çon për në kalanë e Skënderbeut. Dyqanet e njëtrajtshme dhe çatitë me tjegulla të vjetra i japin këtij pazari një hijeshi të veçantë.

Dokumentet tregojnë se pazari i vjetër është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë e deri tek Hani i Picorrit, aty ku ndodhet Bashkia e Krujës.

Në ditët e sotme kanë mbijetuar rreth 80 dyqane, që shesin antikuare, punime artizanale dhe lloj-lloj xhinglash të prodhimeve në seri.

Pazari i vjetër rrudhet nga viti në vit, por mbetet ende artieria kryesore e Krujës, që furnizon qytetin me turistë të huaj dhe të ardhura për banorët.

Megjithatë, shumica e objekteve që mbushin dyqanet janë të prodhuara në Kinë.

Mallrat kineze janë shndërruar në shqetësimin kryesor për Sanije Sallakun, e cila për të përballuar konkurrencën, gjysmën e hapësirës së dyqanit të saj e ka mbushur me objekte të tilla.

Në dyqanin e saj gjenden me bollëk suvenire me portretin e Skënderbeut apo të shenjtit Shna Ndou, veshje popullore e deri tek gotat e çajit me fotografi të Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës-të gjitha “Made in China”.

Tregtarët tregojnë se një suvenir i Skënderbeut blihet për 800 lekë në Kinë dhe shitet në pazarin e Derexhikut për 20 euro. Të njëjtin çmim kanë edhe suveniret e shenjtit apo panoramat në qeramikë të Kalasë së Krujës.

Portretet e Enver Hoxhës, Berishës apo Edi Ramës prodhohen për shumë më pak para në Kinë.

Zhdukja e zejtarëve është zëvendësuar me ofertën e lirë kineze, por tregtarët e Krujës thonë se kjo është e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar tregut dhe taksave të larta.

Çdo tregtar i pazarit të Krujës paguan 150 mijë lekë taksa në vit.

Kryetari i Shoqatës së Artizanëve, Esat Toga thotë për BIRN se askush nuk ka vëmendjen e duhur për ta ruajtur këtë trashëgimi, me të cilën dikur mbante frymë gjallë dhe krenohej Kruja.

“Para viteve ‘90, treçereku i këtij qyteti jetonte me zanatet, ndërsa sot nuk gjen njeri qoftë edhe për të punuar në qeramikë,” thotë ai.

“Të rinjtë janë të painteresuar, pasi zejtaria nuk vlerësohet. Vëmendja e shtetit është thuajse zero,” shton Toga për BIRN.

Kryetari i Shoqatës së Artizanëve kërkon prej vitesh ndihmë për të krijuar ndërmarrje të vogla zejtarësh, por nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga Bashkia.

“Jemi përpjekur që të gjejmë një mënyrë për t’i prodhuar këtu objektet, në mënyrë që tregtarët të mos shkojnë në Kinë. Por nuk kemi gjetur asnjë bashkëpunim,” thotë Toga.

Tregtarët ankohen se Bashkia e Krujës e sheh këtë pazar vetëm si burim taksash, ndërsa mungojnë projektet për të ruajtur këtë trashëgimi si dhe për të mbajtur gjallë artizanatin në qytet.

“Përmes këtij pazari, duhej të ruhej dhe trashëgohej ajo traditë e vjetër e krutanëve. Për fat të keq, nuk po ndodh kështu,” përfundon Esat Toga.

 

6 komente në “FOTOT/ Artizanati drejt zhdukjes, Skënderbeu “kinez” mbush pazarin e Krujës”

  1. nji kafe me pak te lutem says:

    A E DUAM shqiprin SI amerika SHQIPRIA NUK BEHET AMERIK me folklor por vetem me kurva hajdut dhe drogmen,se ktyre nuk i intereson fare tradita kombetare ajo vdiq me sistemin e ENVER HOXHES, zonja ballauri po hapet bythesh ka 24 vjet per te degjeneru ket popull se ka hall se nuk dim ne te bejm seks dhe na tregon ke klani bashk me ca kurva te tjera qe e thon me mburrje qe un nuk kam turp nga kari e pidhi epo me kto mostra mbyllini duqanet e artizanatit o njerez harroeni folklorin dhe traditen dhe oburra per dafllak me zonjen ballauri perpara dhe ato buçet qe bejn moral seksual tek klani lajf,koh kurvash e legenash dhe themi qe ishte diktator burri botes se na internonte kta qe degjenerojn me dhun kte popull internonte se ishin pa moral e mir ja ka ber se nga gurvlliku vetem sida vjen, prandaj po na shkojn punet mbar se edukacionin e kan mar persiper llumi kurvlliku dhe njerzit me te degjenerum te kti vendi,kto fukaresha e mbajn mendjen tek artizanati.

  2. RILINDJA FILLON NGA TRADITA. says:

    ME SIGURI TURISTAT NGELIN TE ZHGENJYER ,KU NE NJE QYTET HISTORIK TREGTOHEN FOTO TE MAOCEDUNIT ,KOSTUME POPULLORE TE TURQISE,DHEMBE MAJMUNI E TELA TE SPERDREDHURA TE HINDISE,ESHTE SKANDALOZE ME TE VERTETE!! KUR HUMB TRADITEN!KE HUMBUR VETVETEN!.MINISTRIA E KULTURES DUHET TE REAGOJE NE KETE PROBLEM,NE RASTE SE NE SHQIPERI MUNGOJNE ZANATALIJTE ESHTE ME TE VERTETE FATKEQSI. ARBERESHET THESARI I TRASHGIMNIS KULTURORE SHQIPTARE.QEVERIA TE DERGOJE TE RINJE NGA SHQIPERIA PER TE MESUAR,ZANATET ,TRADITEN TEK VELLEZERIT ARBERESHE.

  3. stela says:

    Keqardhje………

  4. mondi says:

    Tradita popullore kenga popullore vallet respekti nderi dhe burrnia viqen qe me sistemin e shkuar,sot ne do te nxieresh mallin e se shkuares dhe fminis tende mos u lodh kot,jan zhdukur te tera nje jet e degjenerume e ka shendrru ket vend ne nje vend pa kurr far identiteti,hyn ne tiran kur vjen nga jasht sikur shkon ne shkup apo ku ta di un por qe te thuash se po hy ne vendin ku kam te kaluaren time lodhesh kot asnje shenj nuk gjen nuk ka per çfar te mari malli, bota qytetet e vjeter i ruan si ska me mir dhe aty pran nderton te ren dhe kudo shkon ne çdo qytet thon quteti vjeter qyteti ri kjo esht gjeja me e bukur ne bot qe te kthen me mall ne vendlindje,ktu dhe pallati ku ke jetuar esht ber si vaporri ne kohen e ppshse ne durres as nuk njihet nga shtesat e kateve dhe kan mar nje form nga nderhyrjet qe iafrohesh afer dhe nuk e njef, jome per artizanatin dhe folklklorin qe nuk e rruan njeri fare, popull kam kum kot me kot,vend ku sundon degjenerimi kurvlliku paftyrsia nje vend qe te kerkosh nje njeri te ndershem se gjen dot kurr, jan ber te ter plera nuk kan as rrespekt as fjal dhe as turp jan kthyer thjesht ne kafsh me rroba gabi.

  5. kris says:

    pse ka shqiptar te trashe apo turist budalla qe blen objekte me fotografi te doktorit apo Edvin Vizatimorit.Te kishit vene Xhozin apo Mriken hajdede.

  6. Ina says:

    A dine te shkruajne shqip komentuesit e Temes?
    Tek tuk gjen ndonje fjali te formuar me gramatiken e duhur. Te merr malli te lexosh nje shqipe te paster pa fjale te huaja.
    Nuk do jete e larget dita qe ju, jo vetem artizanatin qe do te humbisni, por edhe gjuhen shqipe sdo e flisni nje dite.

    Sot ne shkolla mesimdhenesit dhe arsimtaret e kane mendjen tek kafja dhe llafet dhe jo edukimi i brezave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje