Tahiri në Berlin me homologun gjerman: Asnjë shans për azil

28 Prill 2015, 10:07Sociale TEMA

Gjermania thotë se azilkërkuesit shqiptarë janë hqetësim i madh, që mund të prodhojnë pasoja.

Kjo është pohuar nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere, gjatë një takimi që ka pasur me homologun e tij shqiptar, Saimir Tahiri.

Po merremi bashkarisht me një cështje që na shqetëson, sic është azili.

Janë shqiptarë nga Shqipëria apo nga shqiptarë që jetojnë në vende të tjera që vijnë në Gjermani për të kërkuar azil.

Ky është një shqetësim i madh, sepse mund të prodhojnë paragjykime në raport me vendin tuaj, që ju do donit t’i shmangit.

Ndaj mesazhi im i qartë është se nuk ka asnjë shans për të fituar azil politik në Gjermani.

Të gjithë shqiptarët që kanë ardhur, apo që do të vijnë, do të rikthehen në vendin e tyre.

Në Shqipëri ka një demokraci krenare dhe nuk ka arsye për përndjekje politike.

Ne do të bëjmë shumë për ta zhdukur këtë shqetësim dhe do të kemi bashkëpunënim të madh jo vetëm duke u fokusuar te arsyet e gabuara të kërkesave për azil”, ka thë në ministri gjerman.

Edhe Tahiri, që ndodhet në Gjermani që prej ditës së djeshme, u shpreh se azilantët janë një shqetësim edhe për Shqipërinë:

Shqetësimi për azil-kërkuesit, është një shqetësim që po adresohet edhe në vendin tonë. E informova kolegun për masat që ka marrë Shqipëria, dhe gjithashtu ia bërë të qartë angazhimin e qeverisë shqiptare për të mos lejuar në asnjë mënyrë shtetas shqiptarë që në mënyrë të padrejtë, vijnë kërkojnë azil politik.

E bëmë të qartë që nuk ka azil politik në Gjermani dhe në asnjë vend të BE-së, për arsye politike apo për arsye ekonomike, dhe do të bëjmë gjithçka, për të ndaluar këtë fenomen që shqetëson si Shqipërinë dhe partnerët tanë”.

Ministri Tahiri shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për ndalimin e azil kërkuesve të paligjshëm, duke prezantuar masat që ka marrë policia shqiptare në pikat kufitare, apo në hetimin e grupeve që mashtrojnë shqiptarë duke u premtuar azil, si dhe kërkoi gjithashtu shkurtimin e procedurave të përpunimit të kërkesave nga pala gjermane.

Ministrat ndërkohë ranë dakord që Gjermania të asistojë me ekspertizë palën shqiptare në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe asistencë teknike për forcat speciale RENEA./b.l

12 komente në “Tahiri në Berlin me homologun gjerman: Asnjë shans për azil”

  1. zaho says:

    rrofte gjermania

    1. eko says:

      Gjithkush ka te drejte ne baze te ligjeve te UN dhe BE te kerkoj Azil politik nese persekutohet apo i behet jetesa e pamundur ne vendin ku jeton.

      1. Flutura says:

        Varferia e korrupsioni nuk eshte arsye per azil. Nuk ta ka fajin ty Europa qe ti s`di te besh shtet ne keto 25 vjet.

    2. tonini says:

      po Tahiri ka bere apel gjithmone qe nuk ka azil ekonomik,, po marrin vesh shqiptaret thuajj

  2. Andreas says:

    Nuk jane refugjate po turista qe vene per te mare muzeun e Benzit!

  3. Flutura says:

    Pasoja mund te ishte futja e regjimit te vizave.

  4. eri says:

    Vec per qeverine shqiptare nuk perben shqetesim ceshjta e eksodit te shqiptareve, sepse levizjet jane gje normale per ta dhe harrojne se keta shqiptare, po lejne vendin e tyre, po shesin gjithshka cfare kane vetem per ta lene kete vend, se spo kane buke per te ngrene, skane me shprese per te jetuar

  5. Anita Zhoga says:

    Po pse more Eri tani u krijuan keta te varfer apo na i la peshqesh SALIU ?

  6. Fieraku 71 says:

    Ne merr azil apo jo e vendos gjykata dhe jo ministri i brendshem.
    Ky spurdhjaku edhe si mban dot njerezit edhe do qe njerezit mos te ikin.

  7. xxl says:

    Po pse per dy vjet u bem te varfer ne o popull dembel. Kam 11 vjet me kurbet per cfare ika para 11 vjeteve pse ishte mir. Popull dembel.

  8. Gaxhoi says:

    Po c’kane keta ministrat tone qe dalin e mburen me ministrat Gjerman se do pengojne eksodin? Rini or djaj ne punen per te cien ju paguajne! Gjermanet le ta bejne vete ate pune dhe Shqiptsret do te luftojne vete per interesat e tyre dhe familjeve te tyre. Perderi sa jemi ne vendin e dyte pas Gjermanise, domosdo do kete perpjekje per te qene ne vendin e pare! Shikoni kriminelet dhe hajdutet mos depertojne, sa per njerezit e thjeshte, ata do te punojne ne se ka Gjermani nevoje, ne te kunderten do kethehen vete pa ndihmen tuaj. Sa per harxhet e Gjermanise neper kampe ato jane borxhe qe duhet te na shlyejne per floririn e grabitur ne kohen e luftes.

  9. BISTURIA says:

    Nuk po ikin per qejf po per pune o shoku minister.

    Po te ishte per qejf do shkonin ne greqi se e kane me afer.

    Mire Gjermani;.. po ju pse beni sikur nuk doni,se dihet ju vetem per vota i doni ne shqiperi se per punet e tjera i beni vete si i dini pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje