Hapet Panairi i Punës, 5 mijë vende të lira pune nga mbi 60 kompani  

29 Prill 2015, 14:38Sociale TEMA

Garë me veten e ka konsideruar Ministri i Mirëqënies Erion Veliaj çështjen e punësimit në Shqipëri duke folur sot në Panairin e Punës që është hapur në Pallatin e Kongreseve. Në prani edhe të kreut të Kuvendit Ilir Meta, Veliaj nisur nga rezultatet e arritura deri më tani, ka theksuar se sfida për qeverinë shqiptare sa i përket punësimitt ë shqiptarëve është me vet standardet që ajo ka vendosur dhe jo me paraardhësit.

Nëse kam një porosi për atë që do marrë stafetën në këtë ministri, është që gara jonë është me standardin që ndërtuam tani, gara jonë është me këtë panair pune, me 10 zyrat e punës, me fondin e nxitjes së punësimit. Kjo është gara për të cilën ne duhet të luftojmë dhe ne këtë gara jonë është me veten dhe me ambicien tonë”, – tha ministri Veliaj në fjalën e tij në hapjen e këtij panairi.

Më tej ministri Veliaj Erion Veliaj u shpreh se ky panair ofron afro 5 mijë vënde pune në sektorin privat, ndaj ka ftuar të gjithë të interesuarit, kryesisht të rinjtë e diplomuar, apo ata që kanë një zanat dhe që janë në kërkim të një vendi pune, të vizitojnë stendat e kompanive që janë bërë pjesë e tij.

“Ka disa mënyra sesi ne i përqasemi situatës jo të lehtë ku gjendet çështja e punësimit dhe ekonomisë. Një mënyrë është që ne të shajmë dhe të përqeshim gjithçka. Unë them që ka një mënyrë tjetër që ti përgjigjemi çdo sfide duke bërë diçka, ndaj dhe më vjen mirë që shërbimi kombëtar i punësimit nuk i bashkohet korrit stupcave, por i bashkohen atyre njerëzve që thonë ne mund të bëjmë diçka, ne mund ta formalizojmë tregun e punës, ne mund të ndërtojmë këtu një agora apo një piacë ku takohet punëdhënësi dhe punëmarrësi për ti ofruar si buqetë vëndet e punës”, – tha më tej Veliaj.

Ai gjithashtu ka dhënë dhe një lajm të mirë për të gjithë ata qytetarë shqiptar që kanë punuar dhe jetuar në Gjermani, të cilëve do tu njihen vitet e punës për efekt pensioni. “Sapo është mbyllur në Berlin të Gjermanisë, negociata e fundit për marrëveshjen e pensioneve me Gjermanë. Dhe besoj që pas kësaj negociate teknike homologu gjerman do jetë këtu në vjeshtë për të firmosur pasardhësin tim marrëveshjen për njohjen e pensioneve të atyre qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani që tashmë me këtë marrëveshje të transferojnë vitet e tyre të pensionit dhe që asnjë vit pune të mos iki dëm”, – tha ministri Veliaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke përshëndetur Panairin, ka vlerësuar punën e bërë nga Veliaj në krye të ministrisë së MSR-së, duke veçuar reformën me zyrat e punës dhe atë të nxitjes së punësimit. “Është tregues i një serioziteti, i një angazhimi konkret për të ndërmarë të gjitha ato reforma që tregojnë në mënyrë më të qartë që qeveria çështjen e punësimit e ka prioritet kryesor, prioritet numër një. Rrezultatet natyrisht do të kërkojnë kohën e tyre, ashtu si dhe rimëkëmbja ekonomike. Zyrat e punës janë shndëruar në instiucione të vërteta, duke fituar besimin e atyre që kërkojnë punë, janë kthyer në zyra pune model”, – tha Meta.

Reforma në punësim ka qënë një nga prioritetet e MMSR dhe përgjatë këtyre 18 muajve është bërë një punë e konsiderueshme në hapjen e 12 zyrave të reja të punës, si ura lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, apo rritja dhe përdorimi më me efikasitet i fondit të nxitjes së punësimit. Natyrisht një punë e madhe është bërë edhe në aspektin e zbardhjes së vëndeve të punës dhe futjen e tyre në sistemin e sigurimeve shoqërore. Në total përgjatë vitit të shkuar u rrit me 93 mijë numri i personave të siguruar në rregjistrat e ISSH-së, nga të cilat një pjesë e mirë janë të punësuar në vënde të reja pune.

44 komente në “Hapet Panairi i Punës, 5 mijë vende të lira pune nga mbi 60 kompani  ”

  1. rei says:

    ky eshte nje njeri qe di te punoj e jo te bej bej shume fjale si ato gorete opozites qe dine vetem te flasin e shpifin. bravo erjon ke treguar qe punon dhe je i duhuri per tironen

    1. Diana says:

      Erion Veliaj eshte mashtrues patologjik.

      1. lola says:

        te ka rrejt per nai gje ty personalisht?

      2. Andos says:

        I duhuri per Tiranen. Reformat e kryera ne ministrine e Mireqenies Sociale dhe Rinise jane shpresedhenese se do beje pune te mire edhe ne Bashkine e Tiranes.

    2. keno says:

      rei ske ci thua ketyre aman !! keto jan ku therret qameti. Ne kohen e PD skishte shance te gjeje vende pune!! sot ke nje kandidat bashkije qe i ka dhene provat per cdo gje per ta merituar punen e konrrollit te bashkise

    3. acdc says:

      eshte vetem fillimi!! ne bashki do bohet revolucion dhe do ket gjera te bukra per tere rinin!! boll me rrena duam bashkin qe per keto 4 vjet na e mbylli nje mashtrus!1 sduhet me te jete me njeri si basha !!

    4. Patrioti says:

      Ka bere vertet pune te mire ne ministrine qe drejton. Fakt eshte se ne aq kohe sa z. Veliaj drejton ministrine jane kryer nje varg reformash e jane marre nje sere masash. Dhenia fund e abuzimeve me ndihmen ekonomike, kthimi ne trend i arsimit profesional, hapja e zyrave te punes si vend ku takohen punedhenesi me punemarresin, reforma ne pensione etj, realisht jane pune te mira te bera nga stafi i Veliajt.

    5. Objektiv says:

      Per aq kohe sa Veliaj drejton ministrine u krye : -reforma ne pensione
      – u ul me pese vite mosha e daljes ne pension per minatoret
      – u kthye ne trend arsimi profesional
      – u hapen zyra te reja pune dhe u kthyen ne funksionale ato ekzistuese.
      – u demshperblyen ish- te burgosurit politike
      – u hartua ligji per hapjen e dosjeve te diktatures.

    6. Punekerkues says:

      I bie qe nje kompani te punesoje 80 persona! Dhe ku ne Shqiperi!!!! Ohhhhhhhh. Pse nuk thoni qe shumica jane robaqepsi qe skllaverojne shqiptaret per 500 lek dita. Po thuaj mjere ato gra qe punojne! Ky Veliaj qenka skandal fare. As Saliu nuk bente kaq shume propagande boshe. Zhgenjim total!!!!!!

    7. Punekerkues says:

      Propagande e paster! I bie qe nje kompani te punesoje 80 persona! Dhe ku ne Shqiperi!!!! Ohhhhhhhh. Pse nuk thoni qe shumica jane robaqepsi qe skllaverojne shqiptaret per 500 lek dita. Po thuaj mjere ato gra qe punojne! Ky Veliaj qenka skandal fare. As Saliu nuk bente kaq shume propagande boshe. Zhgenjim total!!!!!!

  2. anananananaanana says:

    Te gjitha keto jane reale! Po ik mo p*rdhu!

    1. roni says:

      nje mundesi shume e mire per te gjithe ata te rinj qe jane ne kerkim te nje vendi pune, bravo

      1. fiori says:

        bravo Erioni je me i miri dhe me punetori duhet te fitosh tirana ka nevoje per kandidat si ju me eksperience e me pervoje

        1. enxhi says:

          bravo erit dhe suksese te gjithe atyre qe marrin pjese ne panair

  3. lola says:

    pune pune dhe vete pune kjon eshte motoja e erion velise per rinine

  4. GRIDA says:

    ky njeri beri reformen ne arsimin profesional
    ben panairen pune cdo vit me mbi 500 vende pune
    hap qendra kyulturore multifunksionale per te rinjte cdo vit
    bravo

  5. Elma says:

    Erioni eshte nje njeri puntor dhe me vizion i cili do i japi gjithcka tiranes per ta kthyer ne nje qyetet modern dhe me standarte europiane, vota ime eshte per te

  6. drini says:

    edhe ne ditet e fundit te punes si ministr ky njeri ben gjera te medha per rinine e fut at ne drejtimin e duhur dhe keshtu do ebje dhe em tirnanen

  7. ervis says:

    Kam shume respekt per Veliajn. Ishte ministri me i suksesshem ne qeverine Ram, e ka bere me se miri detyren e tij dhe jam i bindur se po keshtu do ndodhe edhe ne postin e kryetarit te Bashkise.

    1. alddo says:

      nje Bravo te madhe per punen qe ka bere gjithe keto muaj. Vazhdo kshu,kemi nevoje per figura TE TILLA NE “POLITIKEN” SHQIPETARE.

      1. rashela says:

        pergezime per gjithcka bere.Jam e bindur qe do vazhddoje ne po te njejten menyre.

        1. kristina says:

          Ka bere pese reforma sociale per te cilat kishim nevoje. eshte ministri me i sukseshem ne keto 2 vite qeverisje majtas,edhe kemi shpresa te medha se eshte i duhuri dhe jam e bindur se do veproje si i duhuri ne krye te bashkise se Tiranes.

          1. imelda says:

            e simpatizojj shume per gjithe reformat e ndermarra dhe mbi te gjitha peer arritjet e tij ne kete moshe qe eshte. Pergezime dhe jam e bindur se do jesh po kaq i suksesshem dhe ne postin e ri.

            1. ajsela says:

              je njeri pune dhe jo fjalesh.

            2. indrit says:

              Faleminderit per gjithe reformat e ndermarra ne keto muaj. Ke qene ministri i shqipetareve.

        2. andi says:

          po ta marr persiper Erioni tiranen do e beje nje vend shume me te mire dhe do perfaqesoje mese mire te gjithe e meriton ta fitoje

  8. Besi says:

    Mire do te kishte qene qe kete panairin te hapnit ne Gjermani te kampi i refugjateve

  9. egla says:

    tiranan ka nevoj per te tille nejri punturo em vizion qe kudjeset per te rinjte dhe qe hap vende pune
    tirana ka envoje epr erion veline qe ta kthej ate ne drejtimine duhur

  10. Goni says:

    Na duhen njerez te punes dhe jo njerez te fjeleve te kota, veliaj e ka treguar se ben pune reale dhe nuk meret me fjale si krey i opozites. Na duhet nje njeri i pergjegjshem dhe me vizion per tiranen.

  11. ana says:

    bravo me ju vendi do ece perpara gjithmone merrni persiper gjera te medha dhe me prespektive

    1. helio says:

      super lajm per te gjithe ata qe jane ne kerkim te nje vendi te ri pune te shfrytezohet nga te gjithe te rinjte dhe te mos i jepen ngjyrime politike te tilla eventeve

  12. 007 says:

    Miqesi te madhe ka zene ky me Pablo Escobarin Shqiptar, Krye Mafjozin, Krye Kriminelin e Shqiperis, njeriun qe ka vendosur shkaterrimin total te Shqiperis, figura me e zeze e 100 viteve te fundit, kjo po mi shton shume Dyshimet per Rilindjen?????

  13. Lilua says:

    5000 vene pune ne nje panair me 60 biznese? I bie 980 punonjes /biznes. Do jene nga ato Call center qe jane hapur si eurollotot……

  14. FCB says:

    Te lumte Eri , u martove dy here dhe asnjehere te vetme nuk preke asistencen e te papuneve por pranove qe ti merrje mamase borxh 200 mije euro nga kursimet e pensionit , te lumte , je njeri punetor , Tirona te meriton .

  15. Familje pa miq says:

    Te rinjte e diplomuar ta gjejne vete punen o mendjeshkurter! Per ca e kane bo gjithe ate shkolle? Ndihmoni ata qe kane nevoje per te mesuar zanate ne praktike, qe kane veshtiresi me librat etj etj…

  16. livia says:

    per te gjthe ata qe jane ne kerkim te nje pune ja ku vjen nje mundesi shume e mire per te rinjte por jo vetem ja vlen te shfrytezohen panairet per punesimin e rinise

    1. lori says:

      ministri i rinise je me i miri vazhdo keshtu se do fitoshsam

  17. grei says:

    djale me vullnet e me ide per tiranen me ne fund nje kryebashkiak i ardhshem jo me dembel si luli

  18. lola says:

    ky erjoni na oli i fort dhe punetor. bravo se i kishim harruar keto lajme

  19. Turrma Delesh says:

    Per ju me emra Selma e Pordha, qe me sa shikoj eshte i njejti person qe shkruan, me marshi ere ne fund te kurrizit, bashke me vizionin e fendes, me geneshtrat e 5 mije vendeve te dhjerjes.

  20. shqip says:

    sa shume fasone,4.5 mil euro ilirit qe te punojne grate si robot per 500 leke ne dite.Merrni ndonje kompani te huaj te punesojne njerez p.sh gjermane etj se shqiptari te rrjep kocken.Keto komp. kane rubrikat perkatese ska nevoje per kaq reklame.

  21. A says:

    A ka punuar mire ose keq ERION VELIA, kjo kerkon nje analize te hollesishme.
    Duhet ditur qe propaganda dhe reklama e Partise Socialiste perpara zgjedhjeve te 23 QERSHORIT 2013 me EDI RAMEN ne krye ishte se per 4(KATER) VJET do te hapnin 300 MIJE VENDE PUNE.
    Ka 20(NJEZET) MUAJ ne PUSHTET, ne POZITE, ne QEVERI, sipas nje llogarie te thjeshte del qe do te kishte hapur 125 MIJE VENDE PUNE te REJA.
    Edhe sikur te jete e vertete se do te hapen 5 MIJE VENDE te REJA ne prag te zgjedhjeve lokale te QERSHORIT 2015, eshte shume larg vite drite nga premtimi.
    Edhe ai qe eshte tani pakice, ai qe eshte ne opozite si SALI BERISHA, pat premtuar se gjate 8(TETE) VJETEVE ne QEVERI do te hapte 300 MIJE VENDE PUNE. Realiteti, nuk hapi asnje, por shkurtoj vende pune.
    Premtimet para zgjellore, para elektorale nuk merren per baze, sepse shume flasin, shume genjejne, shume mashtrojne, shume premtojne dhe ne fund eshte vetem demagoxhi te castit dhe te rastit. Tung.

  22. stela says:

    Hahaha 5000 vende pune???? U dhime tu qesh……….

  23. A says:

    Keto 5000 vende punbe jane sa per fushate zgjedhore, si te fitoje dhe mos te fitoje Partia Socialiste e EDI RAMES, keto vende pune jane me kohe te limuar te percaktuar 3-4 muaj, pastaj shtjelm bythes dhe pa pune perseri. Eshte praktike e njohur e ketyre 25-se vjeteve te ashtuquajtur demokraci qe asgje nuk eshte e garantuar. E garantuar eshte vetem vjedhja, grabitja, shperdorimi dhe papunesia masive. Te gjithe partiaket dhe pushtetaret nje nocke kane, mos u genjeni nga fjalet dhe brockullat para zgjedhore. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje