Ligji për Arsimin e Lartë, MAS tryezë me grupet e interesit/Nikolla: Po krijojmë sistem cilësie dhe merite

6 Maj 2015, 14:40Sociale TEMA

Ministria e Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë zhvilluan ditën e mërkurë një tryezë diskutimi mbi ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla vuri në dukje se “reforma e arsimit të lartë synon gjithpërfshirjen pasi vetë sistemi arsimor prek të gjitha kategoritë”.

Debatet në lidhje me reformën e arsimit të lartë janë ndjekur me shumë interes nga ana e saj, pasi ky është një moment ku sytë drejtohen nga standardet me bazë meritën.

“Reforma e Arsimit të Lartë për herë të parë vendos në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, një skemë të re financimi, në bazë të performancës së tyre. Qasja e re konsiston edhe në kulturën e donacionit dhe të fondit të ekselencës e cila do t’i japë mundësi shumë studentëve që nuk kam mundësi të arsimohen por që janë të shkëlqyer në mësime, të mund të vazhdojnë studimet, duke krijuar një sistem cilësie dhe merite në arsim”, tha Nikolla.

Gjatë diskutimit të hapur me grupet e interesit, nga përfaqësuesit e biznesit u vu në dukje se duhet të intesifikohen dhe krijohen më shumë hapësira për praktika profesionale për studentët.

Duke diskutuar për ligjin e ri, përfaqësuesit e biznesit nënvizuan faktin se titujt që tanimë për profesorë të ndryshëm jepen nga një rreth i mbyllur, pra nga bordi i Universitetit  duhet të vendosen në një rreth më të gjerë dhe më të hapur.

Në përgjigje të një prej sugjerimeve që përfaqësuesit e biznesit paraqitën për mungesën e studentëve për profesione si inxhinier transporti, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit nënvizuan faktin se nxënësve që nuk do të mund të futen dot në universitet do t’u jepet një mundësi sekondare, për t’u bërë pjesë e kolegjeve 2-vjeçare.

Gjithashtu, përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit vunë në duke se qeveria ka një plan kombëtar për intershipin e studentëve, për të sistemuar 10 mijë studentë të universiteteve pubike dhe private.

Ndërkaq, përfaqësuesit e biznesit dhe të ministrisë gjatë diskutimeve vunë në dukje se universitetet duhet të bëhen më praktike, duke nxjerrë më shumë studime praktike nga ana e studentëve dhe profesoreve, pra tema konkrete të cilat duhet të ndihmojë në shoqërinë shqiptare.

Paralelisht me tryezën e diskutimeve për ligjin e arsimit të lartë, studentët protestuan përpara ambienteve të kryeministrisë, ku theksuan se “Ligji për Arsimin e Lartë nuk duhet të kalojë, përndryshe protestat do të vazhdojnë çdo ditë”

12 komente në “Ligji për Arsimin e Lartë, MAS tryezë me grupet e interesit/Nikolla: Po krijojmë sistem cilësie dhe merite”

  1. I know something says:

    Zonja Ministre duhet te marre kontakte edhe me Shoqaten e Pashkatareve dhe Gjahtareve; ata kane sugjerime shume te vlefshme per Ligjin e Arsimit te Larte.

  2. Blerina says:

    edhe arsimi futet ne ate grup ministrish te cilat po bejne ndryshime vertet drastike .. nese rregullohet arsimi si sistem esdhte e mira e perbashket pasi cdo gje e mire vjen ga arsimi i nje populli

    1. Nesti says:

      nikolla eshte angazhuar teresisht ne detyren e saj duke kerkuar gjithnje e ne rrotje cilesine e sistemit arsimor

      1. greku says:

        rendesi ka qe cdo gje po ndryshon dhe shqiperia duket sikur ka marre ngjyra te tjera,, ngjurat e epokes se re te rilindjes

    2. Albi says:

      Blerina, nesti, greku … etj, sa persona jeni vertet? Nga partia apo nga ministria komentoni?

  3. Claus says:

    Kjo eshte ministrja e Arsimit qe po te jape provim Gjuhen Shqipe merr note 6!
    Ka nje problem te madh, shenjat e pikesimit.

  4. Uji i ftohte says:

    Moj Lindita,bashkthemeluesin e Universitetit Europian te Turizmit(italiani Messina)Tusha e rikandiduat per kryetar te Lezhes!

  5. ps says:

    debile. vetem kjo fjale e pershkruan

  6. I pavarur says:

    Ti moj zonje nuk je e kualifikuar per kete pune. Eshte tallje qe ne vitin 2015 Shqiperia te kete ty ministre Arsimi.

    Sa per sistemin e cilesise dhe merites qe po krijon, keshtu na tha edhe Myqerremi dhe e pame se c’beri.

  7. mero says:

    Po me dhomat e tregtise cfare kerkon aman se na hape barkun? Po se ato jane grupet e interesit? Nuk e kupton sa poshte ke rene moj e mjere? Po ta mbajti prapanica hajde dhe debato me stafin akademik te universiteteve publike dhe do ta shohesh se do te te vleje lekura dhe sa do te te mbaje grimi yt qe e ben 4 here ne dite moj shushke.
    Zot ne dore ka rene arsimi i larte ne Shqiperi??

  8. Bobi says:

    “Mos ma shani lajen, se po punon si superministre. Nena ime do e shohi parlamentin vetem per te!”

    Erion Leifen Veliaj

  9. dada says:

    Proteste!!!
    Studentetet e Universiteteve Poblike PSE????, per cfare se nuk duan te paguajne mesimdhenjen????!!!!ku e gjejne kete te drejte??, Kush do ti paguaj petagoget e tyre?? Une, si prind e nje studente e Unveritetin private e paguaj mesimdhenjen, pse duhet te paguaj me taksat e mija petagoget e universitetit publike?? cfare interesi kam une ??!! .Po prinderite e tyre pse nuk paguaj taksat per universitetet private!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje