Tahiri: Drejtësia vendos sipas xhepit, të varfrit dënohen, të pasurit taksohen (VIDEO)

6 Maj 2015, 10:27Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shpërthen në akuzë të forta kundër sistemit të drejtësisë.

Duke komentuar vendimet e fundit të gjyqësorit, Tahiri ftoi shoqërinë civile të bëhet aktive, përballë një sistemi drejtësie, sipas tij, të kalbur nga korrupsioni.

Kam ndjekur me vëmendje këto ditë komentet publike mbi disa vendime gjykatash dhe ma do mendja nuk jam i vetëm.

Por edhe secili prej jush me të drejtë mund të thotë, po se dënohet ai që suvaton shtëpinë pa leje dhe nuk dënohen ata zyrtarët e shtetit që legalizuan një kat të tërë pallati që nuk egzistonte fare?

Përse dënohen ata që vjedhin energjinë elektrike dhe nuk dënohen ata zyrtarët e tatimeve që vodhën 6 milion euro?

Fundja çfarë duhet të ndodhë më, që të ulërasim të gjithë se po, paska të pandëshkueshëm, se drejtësia vendos sipas xhepit, të varfërit i dënon dhe të pasurit i takson?

Dhe kush mendon se kjo është vepër e ndonjë prokurori a gjyqtari të kalbur në korrupsion, nuk e ka gabim, por as plotësisht të drejtë nuk ka.

Kjo është arrogancë e korrupsionit e atyre që as dënohen dhe as turpërohen”, u shpreh Tahiri.

Ai iu referuar dhënis së pafajësisë nga gjykata për ish- drejtorin e Tatimeve në Tiranë, Ismail Muça.

Një ditë më parë gjykata e shpalli të pafajshëm ish- kreun e Tatimeve Tiranë, duke mos e gjetur fajtor për akuzën e vjedhjes së 6 milion eurove përmes një skeme mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së.

Ministri sakaq apeloi për ndërtimin e një Shqipërie të drejtë, por shtoi se kjo nuk bëhet vetëm me ankesa por me angazhimin e gjithkujt.

“Prandaj qeveritë janë korruptuar vazhdimisht e në mënyrë ciklike, sepse në padrejtësitë masive që kemi lejuar duke heshtur, të korruptuarit janë më të zotë e gjithmonë ja hedhin”, deklaroi ministri.

Ndaj duhet të jemi ne që nuk duhet ta pranojnë kurrë këtë standard, ta refuzojmë, ta denoncojmë e ta turpërojmë publikisht, derisa të bëhet e pamundur për prokurori, gjyqtar, çdo zyrtar e qeveritar shteti, të abuzojë me besimin e qytetarëve”, tha ministri i Brendshëm ne aktivitetin e inicuar nga policia e Tiranës, ku është ideuar ndërtimi i partneritetit Shkollë – Shërbim social – Polici, për të parandaluar kriminalitetin tek të rinjtë.

16 komente në “Tahiri: Drejtësia vendos sipas xhepit, të varfrit dënohen, të pasurit taksohen (VIDEO)”

  1. Aty says:

    Mire e ke o Sajmir dhe realisht kam respekt per perkushtimin tend ne ate pune qe ke marre persiper te besh. Akoma me mire me vjen qe nuk po i bashkohesh grupit te baltehedhesve ndaj Blushit, me sakte, ndaj problemeve qe ngre Blushi. Te mirekuptoj, sepse nganjehere, i vetmi opsion eshte edhe heshtja. Respekt per punen. Me pelqeu edhe reagimi ndaj atij vandalit qe i nxorri pistoleten shoqerise civile.

    1. neda says:

      Z. Minister ju mund te keni te drejte ne arsyetimin tuaj, por edhe une mendoje se kam te drejte ne arsyetimin tim si qytetar, sepse une e di dhe e kam te qarte qe cdo gjyqtar kur jep nje vendim ndaj nje shkelesi te ligjit ai vendimin e bazon ne baze te nenit x,paragrafi x, etj.etj te kodit civil apo penal dhe jep vendimin, por une pyes keto ligje e nene qe mbshtetet gjyqtari kur jep vendimin a i ka miratuar parlamenti apo gjyqesori? A mos eshte faji i formulimit te ligjeve nga parlamenti qe gjyqesori po ecen ne rrugen e gabuar? Edhe une si cdo qytetar me pelqen shteti dhe rregulli, por a mos duhet bere nje reforme ne ligjet e kodit civil e penal ne shqiperi? Une besoje seriozisht qe ju keta shembuje nuk i merrni per fushat elektorale ,prandaj dhe po harxhoje kohe duke ju shkruar keto rreshta, duke theksuar me tej se ne kemi nevoje per ligje funksionale,per ligje jo me shume kuptime, per ligje qe te jene ne interes te qytetareve dhe jo per ligje psh. ne se qytetari do beje meremetime suvatimi ne shtepi dhe ligjet tuaja i kerkojne te shkoje nje here te noteri per te bere nje deklarate noteriale per punimet qe do beje,(pra kupto te paguaj 45 mije lek),pastaj te shkosh ne bashki,te gjeshe nje ing.te licensuar per preventivin e suvatimit,etj.etj.kur e gjithe kostua e ketij meremetimi mund te shkoje 2 apo tre mije lek, pra praktikisht eshte nje sorollatje e qytetareve dhe mungese respekti ndaj ketyre qe respektojne ligjin dhe eshte megjithemend per te qeshur.

    2. toni says:

      https://www.youtube.com/watch?v=J1LuwuTj4e8

      Asnje person nuk ka tentuar qe ti marre armen ketij polici qe vetem polic nuk duhet te jete.

      Ja ne kete video duket qarte veprimet kriminale dhe te papergjegjeshme te ketij punonjesi te policise te Kukesit Albion Gjitoni. Ministria e Mbrendeshme duhet ta arrestoje kete polic. Policia e shtetit duhet qe te pastrohet nga elemente te tille qe terrorizojne qytetaret jo vetem te Kukesit por dhe te gjithe Shqiperise qe kane pare kete video. Duket qarte dhe dhuna me pas qe ky polic ushtron ndaj qytetarit te arrestuar ne furgonin e Policise.
      Njerez te tille e kane vendin ne burg dhe jo ne rradhet e policise.

    3. greku says:

      urime per perkushtimin dhe pune te mbare ne gjerat e mira qe po beni

    4. indrit h says:

      prandaj ju votuan shqiptaret zoteri per te ndrequr punet e per te krijuar nje shqiperi te europianizuar sic e kerkojne te gjithe

    5. feniks says:

      U lodhem se degjuari qeveritaret te akuzojne gjyqsorin!
      Qahemi ne qytetaret,qahen edhe qeveritaret!
      Jo zoti Tahiri,e keni GABIM nje mije herev kete menyre shfajesimi!
      Gjyqtaret bejne PADREJTESI jo vetem se jane te KORRUPTUAR,por edhe se jane TE PA AFTE dhe me kryesorja se NUK I KONTROLLON NJERI per VENDIMET E GABUARA DHE TE KUNDERLIGJESHME qe japin!
      Te gjithe gjyqtaret duhet te jene nen kontrollin e perditshem per cdo vendim qe marrin nga SHTETI!
      Cdo VENDIM I RREZUAR nga shkallet e larta te gjyqsorit duhet te dale pergjegjesia,gabimi apo faji i tyre e te ndeshkohe admninistrativisht e penalisht ne baze te shkalles se fajit qe kane bere!
      Nje gjyqtar merr vendim te padrejte ne 3 raste:
      1-Kur eshte i PA AFTE PROFESIONALISHT!
      2-Kur eshte i KORRUPTUAR!
      3-Kur i nenshtrohet nderhyrjeve politike apo miqesore per te mbrojtur fajtorin ne dem te viktimes!
      Keto te treja duhet t’i PERPLASEN ne fytyre cdo gjyqtari qe merr vendim te pa drejte dhe te ndeshkohet!
      Por keto nuk jane bere,prandaj gjyqtaret marrin vendime ANTI KUSHTETUESE,ANTI LIGJORE e ANTI NJEREZORE!!!
      Fakti qe per te njejten ceshtje e rrethana nje gjyqtar jep drejtesi ,ndersa te tjeret japin padrejtesi,tregon se keta monstra NUK I KONTROLLON NJERI!!!
      Jam ish ushtarak ne pension dhe gjyqtari Gentian Medja i Gjykates Administrative te Tiranes ka marre ndaj meje nje VEndim jo vetem te PA DREJTE,por edhe SKANDALOZ ne formulimin e tij dhe referimin e gabuar te ligjeve e VKM-ve!
      Ai vendim i tij bashke me seancat gjyqesore te bera prej tij sikur te ishim ne mbledhjen e brogades kooperativiste,jane MATERIAL NEGATIV per Shkollen e Magjistratures se NUK DUHET TE FORMULOHET NJE VENDIM GJYQESOR!!!
      Bashke fajtore me gjyqtaret jane edhe EKSPERTET Gjyqesore KONTABEL TE REGJISTRUAR,qe i bejne llogaritjet e mases se pensionit qe duhet te perfitoje nje pensionist,jo sipas ligjit por sipas DESHIRAVE DHE INTERESAVE TE GJYQTARIT!
      Per 4 vjet seanca gjyqesore ne DOSJEN TIME GJYQESORE jane depozituar 4 Akte Ekspertimi,te gjitha te ndryshme ne sasine e perfitimit qe me takonte per 20 vjet,duke filluar nga shuma 4.5 milion leke maksimalja ne 200 mije leke minimalja!
      Te gjitha keto Eksperte jane te LICENSUARA per kete pune,por ishte gjyqtari Gentian Medja qe beri te mundur kete katrahure(pse-ne e di ai dhe eproret e tij) dhe ne fund ky gjyqtar vendosi te me jape shumen MINIMALE prej 200 mije leke!!!
      Vetem mos dhenia e kompesimeve te perviteshme per buken dhe dritat me takonin mbi 200 mije leke e jo me pensioni i papaguar qe me eshte ulur 50% cdo muaj,pa llogaritur 3 vjetet 1996 deri 1998,qe nuk na dhane asnje lek pension!!!
      KETU ESHTE KATANDUISUR DREJTESIA,zoti Tahiri,por ju nuk jeni marre si mazhorance deri tani dhe nuk SHFYQIZONI AKTIN NORMATIV NR.5/2010 plotesisht ANTI KUSHTETUES E KRIMINAL!!!
      Per me teper jemi shpallur edhe DEBITORE ne shumen 2 milion leke per cdo ushtarak qe po na e mbajne akoma nga pensioni!!!
      PO BENI PROPAGANDE E DEMAGOGJI,zoti Tahiri ju te gjithe bashke me kryeministrin,qe po vepron njelloj si SALI BERISHA!
      HARRAM JU QOFTE VOTA JONE!!!

  2. eeeeccc says:

    Prandaj ju votuan shqiptaret ju zoteri, ti rregulloni gjerat dhe jo te merreni me deklarate boshe .Votat i moret ,deputetet i keni ,cfare prisni??? Mos u beni dhe ju si saliu .Populli shqiptare pret nga ju ti ktheni mbrapa te ghithe fondet qe vodhen per 20 vjet qeveritaret dhe gjykatesit e korruptuar Veproni tani sa seshte vone .

  3. Billy says:

    Veprat penale qe denohen me burg ne Shqiperi:
    1-Te mos paguash energjine elektrike ne kohe per nje shtepi te vogel.
    2-Ne se ke pire nje kafe dhe nje gote raki dhe udheton me makine.
    3- Ne se nderron llamarinen qe ke mbular shtepine, me tjegulla.
    4- Kush rrethon shtepine me mur rrethues.
    5-Kush do te ndertoje nje kasolle per bagetine e tij.
    6- Ata qe ne gjaknxehtesi e siper, zihen me njeri tjetrin.
    7- Kush udheton me motorciklete pa targa ne fshatrat e thelle.

    Nuk denohen personat qe kryejne keto vepra penale:
    1-Kush ka nje fabrike te madhe dhe lidh energji ne menyre te paligjeshme.
    2-Kush punon ne nje banke dhe vjedh banken me më shume se 5000 euro.
    3-Kush nderton nje pallat ne mes te qytetit pa leje.
    4- Kush ka nje makine te kushtueshme dhe shan policet ne semafor.
    5- Kush kapet me te pakten 3 arme pa leje dhe nje kg kokaine ne mjetin e tij.
    6- Bosat e naftes, te cilet vjedhin shqiptaret duke shitur ne vend te naftes, uje ose perzierje te ndryshme.
    7- Kush vjedh nga ndertimi i nje vepre publike me shume se 200 mije euro. Kush vjedh 200 milion euro shpallet hero.
    8- Kush vret te pakten me shume se tre shtetas. Kush vret me shume se 20 vete mer titullin Skenderbe.
    9- Kush ka nje pasuri te tille qe te punoje edhe 1000 vjet me rrogen qe ka nuk e vendos dot.
    10- Kush nderton pa leje ne bregdet vila dhe pallate dhe te kete edhe plazh privat.

  4. Vizioner says:

    Me falni per gjuhen e perdorur;
    Tahiri,me gjithe respektin dhe besimin qe kam tek Ju por,po na cani Trapin me te tilla gjoja “Konstatime”!!!!

    Po perse jeni atje mor Zot,pse,pse jua dhame,e moret qeverine???!!!
    Perse?! Per konstatime?! Keto qe thu i dine dhe femijet!
    Po nuk jeni ne Opozite o Tahir. Je ne qeverisje,je Minister,or zotni!
    Mor Tahir,pune-pune,ne qeverisje flet vete puna,ne Opozite llomotitet.

    Shkarko Llallen,arresto Gjonin me shoke dhe pastroje Prokurorine,Gjykaten.
    Arresto Sali Kriminelin.

    Mjaft mor burre i dheut me konstatime,mjaft se,po baheni karagjoze!!!

  5. sotir says:

    More ku eshte Fullani, apo zuri ndonje vend ne presidence?

  6. lol says:

    Zoti Ministër, më dukesh i ndershëm, prandaj po të jap një “këshillë”: Bëhu dhe ti si të tjerët, sepse përndryshe nuk e ke të gjatë aty ku je…Shoqëria e kalbur, ata që janë të ndershëm dhe korrektë ligjzbatues, i jashtëqit “nga gjiri i saj” dhe i lë të vdesin të varfër…(???!!!)

  7. Barboni says:

    More eee po e di ti president mustaqe muti I mbron gjyqtaret e koruptuar
    Kush ta heqi kete vemje

  8. Ardian says:

    Aman o burr tani e pe kete pasi kaluan dy vjet,ta kam dhene voten pse thoje pikerisht do e shemb kete.
    Por shoh qe del te teza e Blushit per padrejtesi dhe pabarazi.

    Ka plot gjera te tejera e jane bere aq shume sa nje zot e di si do ja dalim.

  9. Ardian says:

    cfar konstatimi .jemi der ne fyt me kostatime e llumi ka dale sheshit. aman o burr tani e pe kete pasi kaluan dy vjet,ta kam dhene voten pse thoje pikerisht do e shemb kete.
    Por shoh qe del te teza e Blushit per padrejtesi dhe pabarazi.

    Ka plot gjera te tejera e jane bere aq shume sa nje zot e di si do ja dalim.

  10. Tomorri says:

    Me duket se nje ministre duhet te jete arrogant si ne kohen e merumit qe te te kuptojne drejte ky popull,se po ju tregove me te bute hallet dhe problemet keq e ke mor zoti Tahiri.Shkurte behu i pa fytyre dhe kerko llogari me ashpersi per te bere punen kurre mos tolero dhe shikoje si do te duane keta pushta.

  11. tironsi says:

    Ore loqe ne keto I shohim per dite…..po ju cdo beni……..qe u befshit mut e ju hongshin pulat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje