“Haleja” me emrin Tiranë!

13 Maj 2015, 09:27Sociale TEMA

“Të mbyllim hundët e të votojmë Demokracinë Kristiane”, thoshte dikur i madhi Indro Montaneli, kur e pyesnin se cili do të votonte në zgjedhjet më të afërta.

Gazetari i madh shprehej kështu, për shkak të qëndrimit të tij të njohur antikomunist, që e shtynte të rreshtohej me të djathtën e korruptuar të Andreotit, Forlanit e De Mitës.

Në horizont qëndronte e majta e fortë italiane, që në epokën e Luftës së Ftohtë shihej nga Montaneli si e keqja e madhe.

Nëse e transplantojmë thënien e gazetarit të madh italian në kontekstin shqiptar, duke i hequr thelbin ideologjik, “mbyllja e hundëve” mund t’i shkojë shumë mirë një ambjenti urban, kudo qoftë ai.

Fjala vjen, profesor Artan Fuga e ka quajtur Tiranën “një hale”. Një epitet i fortë, fyes në pamje të parë, por njëherësh i vërtetë dhe acid.

Ashtu siç është në fakt realiteti që kalon kryeqytetit i Shqipërisë. Pa i dhënë termit të Fugës ngarkesën ideologjike të Montanelit, duhet të pranojmë se në fund të një tranzicioni prej dy dekadash e gjysëm, projekti i Tiranës së mijëvjeçarit të ri, ka përfunduar në një bllof të madh sa vetë qyteti.

Kush mendonte se Tirana e viteve 2000 do të ishte një metropol, një qendër që do të rrezatonte kulturë dhe civilizim, një nyje e madhe ekonomike, financiare dhe infrastrukturore, është thyer hundën në betonin e lagjeve tiranasave, megjithë parashikimet e tij rozë.

Tirana është sot qyteti pa një stacion treni, me ndërtime skandaloze që shtohen e shtohen, bashkë me mijërat e apartamenteve që mbeten pa shitur prej vitesh.

Kush rreket të gjejë një logjikë tregu në këtë që po ndodh, më mirë të ndërrojë temën e bisedës, sepse në këtë qytet ecet me muskuj, jo me tru.

Tirana është praktikisht pa Akademi Shkencash, me një Bibliotekë Kombëtare të cilën e kanë ngjeshur në një cep privatët, pa tregje të strukturuara shumice, pa cirkun e saj, pa Kinostudion që u kthye në zyra për mediat private, pa një nënkalim apo mbikalim të vetëm në të gjithë rrjetin rrugor, pa parkingje nëntokësore që do të lehtësonin sadopak trafikun e tmerrshëm të makinave që djegin naftë të trukuar qysh në doganë.

Fuga ka përdorur një shprehje që ndoshta shumëkush nuk do ta përdorte.

Për sqimë, për vetëpërmbajtje, jo për tepri apo dalje nga realiteti.

Qyteti që udhëheq sot vendin më shembullin e tij, është i sëmurë rëndë.

E kotë t’i biesh tam-tameve të fushatës, e kotë gjithashtu të thuash se kush e ka fajin, në një klimë ku të gjithë kërkojnë fajtorin.

Javanews.al

22 komente në ““Haleja” me emrin Tiranë!”

  1. LORA says:

    Nje piruete e neveritshme per t’i dale ne krah aksham-reagimit te fillozofit frankofon artan fuga;per me teper pa autor!!!!!!!!!
    Si nuk bene nje reagim te vetem keta fare fillozofesh kur hidheshin ne ere INSTITUTET e shkelqyera inxhinierike,qe ishin garantet e verteta profesionale te zhvillimit te normalizuar te urbanistikes shqiptare,,,kur hidheshin ne rruge ,me guxim gangsteresh ,inxhiniere brilante,qe kane vulen e tyre te pashlyeshem ne vepra qe i ngelen ne dobi shoqerise e shtetit??????
    Palo gazetare e palo-fillozofe,,,,qe ende s’doni te keni nje fije pendimi per qorrllekun (ne rastin me te mire) dhe militantizmin tuaj dhjaks ne sherbim te djallit(ne rastin konkret).
    Dhimbsurine tuaj per Tiranen e peshon vetem honorari i hale-shkrimeve tuaja,me nje shtirje transparente,pertej cdo limiti.
    TUNG.

    1. Une says:

      Ke te drejte por ai i pyeti njeri keta “palo-filozofe”.Kafsha me emrin Berishe dhe te tjeret pas tij(Nano,Rama,Meta,Basha…),jo as i pordhi fare jo ti pyeste .Kjo kaste politike e neveriteshme ne maksimum e ka zhytur vendin ne nje rruge qe te shpije ne gremine.Por kur ke hajvane qe ne çdo rast fajin e gjejne tek partia rivale keshtu do ndodhi.
      Bera nje koment tek artikulli zotit Fuga dhe shikoj qe kjo gje preket ne kete artikull.Ndertimet pa kurrefare plani ne Tirane.Fajtori do thoni ju….,fajtor nuk ka perderisa populli eshte kthyer ne militante te dy kraheve politike.Per mua jane thjesht qenër qe me nje llaf goje i ndërzen,kape Lupi …,kape Çupi , militantet e dy partive qe lehin si qen kur partia ja kerkon ,pa vene trurin fare ne veprim,le që ku kane tru keta njerez.
      Tirane eshte kthyer ne nje germadhe por pas 10 vjetesh do kthehet ne nje varreze me shtepi boshe .Shikoni pak jugun e Italise,sa ndertime jane shkaterruar dhe po shkaterrohen nga mosbanimi,ngaqe popullata ka emigruar.Por ne ndryshim nga Italia ku nuk ka pasur ndertime masive dhe pa plan ketu tek ne eshte bere katrahure dhe masaker e vertete ne ndertime.
      Fatkeqesisht edhe komenetet jane kryekeput partiake,si lorjana me siper.Tirana eshte degraduar nga te gjitha anet.Kush jane fajtoret: klasa jone politike (Berisha,Nano,Rama,Meta,Basha,Topalli e te tjeret qe vine nga mbrapa)per te cilet fatkeqesisht turma uluret e pëllet nga mengjezi deri ne darke.

      1. Adriatik says:

        Keshtu ka qene gjithnje. Eshte nje qytet tipik islamik. Ne Tirane ashtu si ne rripin e Gazes ose Kabulin.

        C’do udhetar perendimor qe e vizitonte ne fillim te shekullit te kaluar e pershkruante si nje fshat oriental.

        Duhet te pyesni sot rexhepin se pse mbas 500 chet turqi nuk u trashegua nje qytet i mirefillte ketu ?

        Lere pastaj opera, teater, akademi qe jane gjera te panjohura per islamiket.

    2. po ti qe shkruan Loreta ku ishe , apo prite Fugen per tju kundervene ,kesaj i thone hiqja vetes dhe futja tjetrit ,me dukesh primitive ne argument prandaj jetojme sebashku ne halene e madhe

  2. Tarras Zhapkoqi says:

    Pra nduk duhet te gjendet se kush e ka fajin, Fjale te ndyra nuk duhen pordorur dhe me diskrecion arrogant dhe hipokrizi perdoren fjalet e nje “te pegere” filozofike njelloj sikur te ishte prodhim hallvaxhinjesh.
    Cfare behet me ata qe e mbajne vehten per njerez inteligjente? Nuk dine te gjejne fajtoret vec te ripertypin “hallven” e nje filozofi me koken plot njohuri por pa nje gram tru, Si mund te ruhet mendja nga keta gjuhelecka?!

  3. Qenami says:

    Kinostudion e kane ndare Frangaj dhe Kokedhima / Bolino, mos flisni per ca gjera se na zemerohet Rama

  4. krios says:

    Eshte per turp qe kryeqyteti yne eshte me katandis si qyteti me i humbur i vendit me te prapambetur ne bote, sikur po jetojne shtazet dhe ska nje njeri qe te drejtoje e te vere dore per rregull.
    Ka 4 vjet qe ne Tirane sheh vetem plera, pisllek e zhul, nje kryetar inekzistent qe behet i gjalle vetem prag zgjedhjesh, hoqi nga puna dhe shkurtoi ato vende qe te pakten qyteti te ishte i paster.

    1. fjona says:

      E cfare mund te presesh kur ka nje administrate teresisht inekzistente te bashkise, qe arsyeja e vetme per te cilen marrin rrogen, eshte qe te mbushin mitingjet e protestat e pd-se. Nuk e deshen lulin tiransit, e mori me dhune bashkine, e ai u hakmorr ne menyren me te keqe me Tiranen.

      1. urimi says:

        pervecse nuk u be asnje pune, asnje investim, pervecse u la te mbytej nga plerat, zaptuan dhe ndertimet e paligjshme dhe e bene Tiranen si kandahar ne kohe lufte. Po ky makth mori fund dhe Tirana do te kthehet ne rrugen e duhur.

  5. eni says:

    a nuk eshte turp per lulin kjo gje? mori mandat me mashtrime dhe me vendim gjykate? kto do jen pasojat! duhet menjehere qe tirana te kete kryetarin e vet dhe te eci ne drejtimin e duhur

  6. Leonardo says:

    Lora keni më se të drejtë kjo është shoqëria jonë një kope baktish

  7. Vizioner says:

    Fajtore???!!! Fajtore jane te gjithe,pa perjashtim.
    Edhe Edi Rama qe,ne fillimet e tije beri dicka (jo pak per ate kohe),prap
    me vone ia vari! Ai mund dhe duhet te bente shume me shume.
    Megjithate,ai,i dha pak “fytyre” kryeqytetit,por,me ardhjen e Kriminelit Lulzim Basha,Tiranes u Halos fare. Krimineli,ashtu sic ka dore ne vrasjet e 21 Janarit,ka dore dhe ne “vrasjen”-shkaterrimin perfundimtar te Kryeqytetit me Hale te Europes!!!
    Ashtu sic e ka ne kulture PD-ja te ktheje cdo gje te bukur ne Hale,ashtu zhnderroji Tiranen dhe gjithe Shqiperine.

    Gjithashtu,kritike dhe jashte cdo kulture shqiptare,eshte edhe ndertimi i nje Haleje tjeter ne mes te Tiranes,Xhamija!!!
    Per kete ka “dore” edhe Edi Rama!
    Xhamija,nje Hale tjeter ne mes te Kryeqytetit,Kryeqytetit,populli i te cilit nuk eshte pyet fare e do apo jo kete “Objekt,i cili perket thjeshte interesave te disa Politikaneve!
    Pra,xhamija,nje Hale me shume ne mes te Tiranes per te pasur vend ku te per mjerimin Politikanet!

    Perse duhet te ndertohet nje Xhami ne mes te Tiranes,ne mes te Kryeqytetit?!
    Edi Rama,e ke pyet popullin se,e do apo jo?!
    Kryeqyteti nuk eshte vetem i Juaji,Kryeqyteti nuk eshte vetem i “Tiransve”(edhe pse vete jam i lindur atje), Kryeqyteti eshte i te gjithe shqiptareve!

    Diskutimet rreth Hales-Tirane,eshte me shume vend/sens,por ky diskutim duhet te shtrihet ne/per te gjithe Halen Shqiperi!

    Halja Shqiperi ishte per 25 vjet ne duart e Kriminelit-Hales Sali Berisha dhe,ky Hale,halesoji gjithe Shqiperine!

    Eshte koha dhe shpresa e vetme qe,mbas 25 vjetesh,Edi Rama dhe Erinnerungen Veliaj te vene dore mbi Tiranen,te vene dore mbi Shqiperine,Shqiperine ate vend te bukur qe,dora dhe mendja Kriminale e shqiptareve,e ka shkaterruar dhe Halosur!

    E dua Shqiperine time,Atdheun ku linda dhe u rrita,por,dhimbja eshte e Made kur sheh qe eshte zhnderruar ne nje Hale te madhe!
    S’te ben zemra te vijsh me atje,edhe per disa dite pushime.Fatkeqesisht!

  8. Une says:

    Vizioner ja ke fut pordhes kot.Basha duke mos bere asgje thjesht e la Tiranen te degradohet ,vetem kaq ,por Ed Rama gjate periudhes qe ishte kryetar bashkie e betonoj me ndertime 20 kateshe.I futi dhe nje lluster harixhiu ne fund , dhe tani eshte bere per ti bere mutin kesaj haleje.Ja fut kot plako je thjesh militant i PS-es.Mjafon te shikosh komentet neper forume.Pastaj mos fol per Tiranen,ti fol per Elbasonin.

    1. Vizioner says:

      @une,pershendetje!
      Cer militant jam une mer jahu???!!!! Une kam 25 vjet qe kam ik prej Hales ? por me vjen keq per ato qe jetojne atje ne Halen e madhe-Shqiperi.

      Une jam simpatizant i Edit dhe kam besim tek ai, por kurre militant!

  9. une nuk kuptoje kujt i vjene turp qe jeton ne halene TIRANE sepse qytetaret jane larguar me kohe ne emigracion ,keta qe jetojne jane mamluke te ardhur dhe si ben pershtypje era e halese,prandaj fuga te rrije urte e mos beje llogje se eshte minorance

  10. pseeee says:

    Kete Hale e bem te gjith bashke,se popull mi haleje jemi,dhe nuk jetojm dot pa puseta.U shkaterrua Ushtria me nendetse ,avione e tanke,shumica thoshin Jan te Everit mir ja bejn,u shkaterruan Uzina e Kombinate,jan te Komunizmit mir ja bejn,u shkaterruan Kooperativa e NB,mir ja bejn se jan Komuniste!!!Kujt i ankoheni tani qe jemi popull Mi Haleje?!Nuk ka faj asnje politikan,se nga ky popull qe ka kete mendesi kan dal,e kesaj i thone /shan Muti Kaken

  11. Artan says:

    Ne shqiptaret gjithmone te keqen e kemi pare te ka te tjeret dhe ne fakt ne harrojme qe jemi e keqja e vetes.
    Nese do donim vertete demokraci apo kapitalizem (po mendoj ate socio-kapitalizem te tipit gjerman) duhet ta fillojme nga vota.
    Kemi horra qe na drejtojne, kemi injorant qe i perulemi me nderime, te korruptuar qe i themi jane te zote e ne fund drejtesi qe vetem drejtesi nuk eshte!
    Vetem vota vetem vota eshte arma e popullit e ne kur arrijme ta shesim edhe ate cfare pretendojme.
    Bashkkomentues flitini njerezve qe te mos blihen, thoni kompshijve qe punojne ne institucione te mos degjojne e te mos i binden urdherave per vota me detyrim.
    Keta bajraktare si Berisha, Rama Meta (Basha akoma ne opinionin time se nuk ka pushtet) duhen cbere. Rama e Berisha ndryshuar kushtetuten a e mbani mend??? Zgjedhin vete se kush do jete deputet kush do jete kandidat bashkie pa pyetur furume pra ska demokraci dhe ushtrim vote atehere si do jene keta ne pushtet dhe do te aplikojne demokraci??
    Para disa ditesh shikuam Jozim me cigare ne Lokal po te njejten gje ben edhe meta edhe \Rama dhe nuk mendojne qe jane shembull
    Njeri ka vilen si pallat e tjetri si veper arti e pastaj deklarojne qe kam 5 000 euro kursime
    e pra ne fund duhet te perdorim voten vetem voten e sduhet te kemi frike nga ndryshimi. Bojaxhi apo kushdo tjeter duhet perkrah e nuk duhet ngurruar e ulur ne llogore partie sic e ka bere Sala e Edi te veten.
    Turpi eshte i joni jo i ayre

    1. LORA says:

      Ti qenke vertet per turp,,,ne llogoren e bojaxhi-kusarit.
      Te dhjefsha moralizimin.

  12. RELI says:

    Une do pelqeja titullin HAALET QE BENE TIRANEN HAAAAAAALEEEE

    1. RELI says:

      Une do pelqeja titullin
      Haaaleet qe e bene Tiranen ,haaaaleeee, Partia Demokaratike dhe Partia SocialIte.MUT BERI PD DHE MUT PO BEN PS, MJERE HAAALEEJA..TIRANE

  13. metlaj says:

    u kenqaqem me artikuj dhe fillozofira qe te cilaqt nuk kane permirsuar asgje por vetem e kane perkeqesuar sot dijet jane shume ulta se e kaluara dertimet konsumojne leket e fakireve qe sakrifikojne jeten e tyre shpirterore dhe pasurohen te huajte dhe familjet e pushtetareve te cilet shyqyre qe kaqne kontradita midis tyre dhe nuk po shesin toke tone por vetem pasurit kombetare si dhe zbaqtojne politiken e te huajte qe pasojat do te shihen pas nje periudhe shume te vonsheme si para luftes se dyte boterore qe kontrat e bera ne vitet 20 sollen pushtimin ne vitet30 por ajo kohe soli punen perkohesishte ne shqiperin ecila solli vaferi dhe shfrytezim te pasurise kombetare me interes te ulte per shqiperin por paradhesit tone rruajten anen shpirterore duke jetuar te lidhur ngushte me njeri tjetrin si dhe ruajtur vlerat morale qeveritaret i trembeshin dhe opinionit se jetonin ne bashkesi me poullin ne te njejtin palat kurse sot jetojne te izoluar dhe nepunesat e thjeshte me ndertimet nga leket tecilat i fitojne nga korupsion ose berja e ligjeve favorizueshme duhet pa tjeter nje levizje jo per te qene plotesishte te barabarte por diference ta sjele puna ose inteligjenca te perdorura ndershmerisht

  14. xhemal says:

    ku ka tragjedi kolektive ka dhe pergjegjesi individuale ,ne rastin konkret edhe intelektualet me ze si fuga kane pergjegjesi bile ka marre pjese ne ndertimin e halese sepse kane folur gjithmone me terma te pergjithshem pa u kuptuar fare nga pjesa me e madhe e qytetareve ,te flasesh eshte gjeja me e lehte po ta besh realitet fjalen duhet pune, shume pune sakrifice dhe dashuri per jeten e njerezit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje