Krimi shëndetsor shkakton horror tek pacientët, ktheu në invalide një intelektuale të njohur. Duket e habitshme për të mos thënë gati monstruoze fakti se si mjekësia mund të të shndërrojë në atë që se ke imagjinuar apo menduar kurrë, qoftë dhe parë në skenarët më të frikshëm të filmave hollivudianë. Po, po.
Është mëse e vërtetë që mjekësia në Shqipëri bën çudira që kalojnë deri në fatalitet. Rasti konkret është ai i gazetares dhe shkrimtares së njohur Irena Vreto që si pasojë e diagnostikimit të gabuar të mjekëve, po përballet prej afro dy vjetësh me një kalvar të dhimbshëm, mundues dhe të papërfytyrueshëm për atë personalisht dhe familjarët e saj.
Teksa kërkoi të ekzaminohej për një problem shëndetsor, mori si përgjigje zyrtare një diagnozë që nuk kishte lidhe me problemin e saj dhe siguria që mori nga të ashtuquajturit specialistë të imazherisë i solli paralizën që i ktheu përmbys gjithçka bashkë me normalitetin e një jete që nuk konsiderohet më e tillë.
Afro dy vjet më parë Irena Vreto iu drejtua klinikës Medicare në Korçë, për të kryer një ekzaminim me skaner pas disa problemeve të shfaqura në shtyllën kurrizore.
Klinika në fjalë është e vendosur në një bodrum ku ka instaluar dhe skanerin, por dhe aparatura të tjera. Sigurisht që skaneri i spitalit juglindor nuk ishte ne funksion, ndaj dhe pacientëve në atë periudhë iu duhej të shkonin tek klinika në fjalë, kundrejt tarifave tejet të kushtueshme.
Pacientja iu nënshtrua skanerit, ndonëse ka shkuar me këmbët e saj në ambientet e klinikës famëkeqe, duke mos ditur “surprizën” që do i rezervonte fati për të marë një përgjigje aspak të vërtetë nga e cila do vinin pasoja gati të pariparueshme për të ardhmen e saj. Mjekët specialistë pas ekzaminimit të skanerit, kanë dalë në përfundimin se pacientja kishte hernie diskale, duke lëshuar dhe dokument përkatës për këtë përgjigje.
Por në fakt znj. Vreto u mashtrua dhe me shkrim, pasi ajo nuk kishte asnjë lloj problemi që kishte të bënte me atë që pretendonin mjekët të cilët nuk dihet se ku u bazuan për të dalë në këtë përfundim. Problemi i saj ishte diçka tjetër dhe konkretisht një masë që ndodhej në një pjesë të shtyllës kurrizore dhe që kompresonte nervat të cilat më pas nxorën jashtë funksionit lëvizjen e këmbëve. Por teksa mjekët rekomanduan qëndrimin shtrirë, pas afro tre ditësh nga kjo “qetësi” që i propozuan ata me diagnostikimin e tyre të frikshëm, erdhi një paralizë e papritur e cila solli mosfunksionimin e këmbëve. Pas kësaj familjarët e transportojnë me urgjencë jashtë kufijve të Shqipërisë, ku iu nënshtrua një ekzaminimi real dhe më pas një ndërhyrje kirurgjikale urgjente në shtyllën kurizore për heqjen e një mase që gjendej atje.
Mjekët e huaj janë befasuar nga skaneri dhe gjithçka që shkuhej aty pas konstatimit të gjendjes reale të pacientes, teksa kanë theksuar faktin se nëse do vinte në kohë qoftë dhe disa orë më parë situata e saj me paralizën do ishte shumë pozitive duke e shmanguar atë. Por natyrisht kjo do ishte si një mrekulli, në rast se e zeza e shkuar mbi të bardhë nga mjekët e imazherisë së klinikës Medicare, nuk do ishte ajo e pavërteta që i ndryshoi tërësisht rrjedhën e jetës një njeriu. Madje jo vetëm kaq, por i shkaktoi paralizën, i hoqi mundësinë për të punuar si mësuese, gazetare, si producente spektaklesh, për të qënë nënë dhe familjare si çdo grua.
Kjo natyrisht me vullnetin e këtyre mjekëve që i kthyen jetën në ferr, duke e dënuar për ta kthyer në një person me aftësi të kufizuara. Por nuk mbaron me kaq. Ndërsa ekzaminimi i gabuar dhe i pashëmbullt që njëra anë, cinizmi dhe indiferenca kur klinika u njoftua për atë që kishte ndodhur që dhe më e turpshme.
Ndonëse menaxheri i saj që nuk denjonte as të prezantohej me emër dhe mbiemër është kontaktur fillimisht në telefon dhe më pas në një përballje me një familjar të znj. Vreto, jo vetëm që nuk ka reguar qoftë dhe duke kërkuar ndjesë apo bërë diçka për ta vizituar dhe takuar personalisht të sëmurën “viktimë” të tyre, por është sjellë si barbar duke bërë përgjegjës të sëmurin dhe sikur të ishte fajtor ky i fundit për gabimin e tyre. Nisur nga këto padrejtësi, tallje, por dhe të fillesës së kësaj drame për gazetaren e njohur dhe familjen e saj, u ngrit një padi në Prokurorinë e Korçës nën akuzën për ekzaminim të gabuar të mjekëve të klinikës private Medicare. Por çështja që është zgjatur në organin e akuzës ka marë një drejtim tjetër.
Aktualisht prokuroria e Korçës ia ka kaluar për shqyrtim dosjen Prokurorisë së Tiranës për shkak se mjekët e Medicare që bënë diagnostikimin on line, ndonëse pacientja shkoi në klinikën e Korçës, janë pjesë e juridiksionit të kësaj prokurorie. Çështja është duke u shqyrtuar nga prokurori Inklid Gjini, teksa mjekët dhe klinika vijojnë të grumbullojnë sa më shumë fitime nga të tjerë pacientë dhe hallexhinj që drejtohen në të. E pakta që duhet të ndodhë në këto kushte është pezullimi i përkohshëm i aktivitetit të klinikës, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkaq znj. Vreto është e vendosur pret drejtësi, për të mos patur të tjetër të ndëshkuar si ajo nga mjekësia. Por e bindur që e vërteta është në anën e saj, i është dashur gjatë kësaj kohe të harxhojë të gjitha kursimet e jetës duke i shpenzuar nëpër spitale dhe në mënyrë të veçantë për trajtime fizioterapike të specializuara të cilat vijojnë të jenë të përditshme.
Ndaj në këto kushte kjo është rruga drejt të drejtës dhe ky rast dhe sensibilizimi nëpërmjet kësaj historie, të shërbejë për të ndryshuar qoftë dhe pak gjërat, që nuk lidhen me luksin e shfrenuar të mjekëve tanë, por me shëndetin e qytetarëve. Skandali që ka përmasa të mëdha shkon dhe më tej kur drejtuesit e klinikës Medicare tallen me rastin, madje me cinizëm dhe të pashqetësuar se Prokuroia është duke hetuar për ta, vazhdojnë të mos kenë përgjegjësi për jetën e qytetarëve që kërkojnë ndihmën e tyre për nevojat shëndetësore që ata kanë.
Shteti duket se është i përgjumur ndaj këtyre skandaleve, ndërsa apeli bëhet më i frortë dhe therrës kur realiteti është shumë më tepër se emergjent. Ministria e Shëndetësisë duhet të reagojë në kohë dhe të marë masa për liçensat që u jepen këtyre klinikave që vjelin gjakun e shqiptarëve, duke shtuar milionat e tyre dhe me ndërgjegjie vrasin çdo ditë jo thjesht figurativisht jetët e qytetarëve të këtij vendi.
OOOOO, MOS U HABIT SE NUK ESHTE RASTI I PARE KY. NE MUAJIN GUSHT 2014 E PSOI IME SHOQE SOTE NE KARROCE DHE DISKUTOJME CDO DITE JETEN E SAJ. VETEM TE SHKUARA DHE U BEFTE MIRE. NE NA KUROJNE VETERINERET ME ARSIM TE MESEM.
Kasapi Mentor Petrela,professori I pordhes
Kjo pra eshte *ajka e shqiperis*!! Mbas politikaneve dhe gjyqsorit mjeket jane hajdutet me te medhenj dhe te pangopur. Jo vetem kaq, por keta lene shume dhimbje neper familjet qe bien ne doren e tyre, duke i coptuar, masakruar dhe ne fund rrjepur cdo qindark qe kane. Mbase eshte e vertet dhe shikon zoti poshte per keta monsters.
Dallohen qarte ca probleme ne kete shkrim.
1)Autorja nuk ka njohuri profesionale mjekesore dhe as te mjaftueshme per ti vene gishtin e fajit x apo y mjeku.
2)Autorja duket qarte qe eshte mikeshe e zonjes se ciles i referohet ne shkrim.Raste si keto ndodhin rendom megjithate nuk kam lexuar ndonje shkrim te autores per kete fenomen.
3)Fjalet e perdorura si (e tmerrshme)(e llahtarshme)(e frikshme)(horror) etj nuk pasqyrojne problemin ne vetvete dhe sherbejne vetem per ta bere titullin dhe permbajtjen me te lexueshme dhe terheqese.
4)Me e rendesishmja : Kush eshte Albana Cakshiri?
OOOOO, MOS U HABIT SE NUK ESHTE RASTI I PARE KY. NE MUAJIN GUSHT 2014 E PSOI IME SHOQE SOTE NE KARROCE DHE DISKUTOJME CDO DITE JETEN E SAJ. VETEM TE SHKUARA DHE U BEFTE MIRE. NE NA KUROJNE VETERINERET ME ARSIM TE MESEM.
ME PROFESIN MESUESE, BERI DHE PET-SKANERIN 1500 EURO
Mua me vjen keq qe nje rast qe ka instanca specifike te amenduara me ligj sesi duhet te shqyrtohet dhe te hetohet per te gjetur pergjegjesite reale, perfundon ne gazete nga nje Albana Cakshiri che behet teme diskutimi nga njerez qe nuk kane as idene me te vogel se cfare eshte skaneri dhe cfare afresish teknike ka skaneri per te zbuluar nje tumor ne fazat fillestare. Por, kujt i plasi per keto. Per ne te gjithe ka rendesi te kemi nje teme per te komentuar pa vari bidonat se c’behet me znj. Vreto apo kishte apo jo mundesi te evitohej fatkeqesia e saj. Parimi que perdoret ketu ne USA per gabimin mjekesor eshte: nje mjek tjeter me te njejten pergatitje dhe formim, qe eshte kompetent te kryeje dhe te interpretoje nje ekzaminim identik a so e bente te njejtin gabim ne te njejtat kushte????Ne rast se pergjigjja eshte PO atehere mund te kete nje proces dhe nje hetim me te thelle. Deri kur te arrijme ne kete nivel i shpreh keqardhjen znj. Vreto per fatkeqesine.
Skaneri funksionon kur ka aty afer njeriun qe di ta interpretoje ate.
Skaneri i paguar shtrenjte dhe njeriu qe interpreton gabimisht jane:
1. hajduteri (skaneri)
2. masaker (interpretimi, mosinterpretimi, apo interpretimi i gabuar.
Ka shpresa per ti rikthyer funksionet. duhet te gjeje nje klinike fizioterpike te mire dhe ka mundesi qe te rifitoje nje pjese te mire te funksioneve, gjithmone nqs paraliza nuk eshte diagnostikuar si e plote por e pjeseshme. vetem se do ti duhet kohe, ndoshta vite. nervat e shtyllesh kurrizore rekuperohen me shume ngadalesi. do durim dhe pozitivitet dhe pune me ushtrime fizioterapike. per fat te keq nuk ka akoma nje kure per kete lloj problemi.
mjeket qe kane diagnostikuar pacientet mund te kene bere gabim ne diagnose, dhe pasi kane dhene 3 dite qendrimi shtrire ka ndodhur paralisa, nuk besoj se eshte tek 3 ditet gabimi. ajo mase qe ka komprimuar nervat nuk besoj se eshte rritur aq shume sa ky 3 ditesh ka qene fatal. dhe sikur te kete qene fulminante dhe jo akute. ky eshte nje rast shume specifik dhe nuk mund te trajtohet kaq thjeshte ne nje artikull e nga nje artikullshkrues qe nuk i njeh keto probleme.
Per mendimin tim…ne kerkojme te behemi si bota athere ligjet te funksionojne si ne bote…klinika ta demshperbleje pacienten e demtuar…me 1 milion $…eshte ne bote…dhe mjekut i hiqet e drejta per te ushtruar profesionin…kaq…dhe pastaj do te shikosh se si kryhet vete reforma ne mjekesi…pa u ngritur te ashtuquajtur mjeke…kasape….ne protesta…se nuk pranojne te testohen…mjeket ne shqiperi paperjashtim kane 25 vjet qe jane kethyer ne tmerr per qytetarin…me keq se gjykatsit dhe prokuroret…
E di qe eshte gabim te thuash,por po te jete per mua do ti rreshtoja te gjithe mjeket e Shqiperise pas kryemjekut Sali dhe do ti vrisja me nje plumb.E perseris qe nuk eshte e drejte dhe eshte e denueshme ta thuash por aq na eshte merzitur e peshtirosur kjo lloj specie sa nga inati e themi.
Nje rast fiks i ngjashem na ka ndodhur me nje te aferme tonen nga Fieri, me doktorin qe e mburrin aq shume Mentor Petrela. Babezia e ketij krimineli beri qe te shpejtonte ne operacion dhe t’i priste nervin dhe ta linte te paralizuar ate. Per koincidence edhe ajo eshte mesuese.
Thuhet se ne fakultetin e mjekesise Tirane gjate viteve 1994 2005 kane marre dipllomen si mjek persona qe kane mbaruar te mesmen si veteriner pa qene asnje dite ne fakultet.Prandaj jane pasuruar drejtuesit e ketij fakulteti ne keto vite dhe pasojat i vuajne pacientet shqipetare pasi kurohen nga mjeke injorante kudo ne Shqiperi.Kjo eshte mjekesia e rrumpalles shqipetare, ta gezoni.
Une e kam thene disa here, se e kemi pesuar prej mjekve ne Shqiperi. Keta, shumica perj tyre, jane kriminele. Vetem plumbi i rregullon ata.
Ky eshte nje artikull ne rastin me te mire keqinformues. Gazetaria (pa e paragjykuar per gafat e shumta te mepareshme) duhet te sillte ketu argumenta dhe me pas te bente rolin e doktores, prokurores, dhe gjykateses. Eshte bere nje diagnostikim me Skaner dhe ne rastin me te keq nje keqinterpretim i diagnostikimit imazherik. Qe te arrihet ne konkluzionin e nje mase tumoriale ka dhe shume tregues te tjere (analiza) te cilat me sa duket nuk jane kryer. Me sa di une per nje rast te tille skaneri nuk mund te jape nje pergjigje decizive por nevoitet rezonance magnetike qe te mund te zbuloje ate mase. Nga e di gazetaria qe operacioni ne nje vend tjeter ka qene i sukseseshem dhe pse mjeket e atij vendit tjeter kane thene qe imazheria e ka fajin. Kjo ka pak mundesi te jete e vertete sepse mjeket e huaj smund te bejne hetuesin. Nuk po mbroj aspak skanerin e bodrumit apo interpretimin e tij, por gazetarja para se te beje gjykimin “profesionist” te ceshtjes duhet minimalisht te kete opinionin e nje ose shume mjekeve te kesaj fushe. Nuk eshte e lehte te besh gazetari investigative duke u bazuar ne injorance profesionale.
Dakord me ju. Vec te tjerave gabimet ne diagnostikim ndodhin ne te gjithe boten, edhe ne vendet me mjekesi shume me te perparuar. Krimi mjeksor eshte dicka krejt tjeter, dhe me gjithe simpatine per Znj. Vreto dhe me urimet me te mira per sherim te shpejte, instrumentalizimi i ketij rasti per te kriminalizuar mjeket, skanerin apo klinikat nuk i sherben mbarevajtjes te gjerave.
Diplomat e blera keto pasoja kane .
Artikull idiot.
Eshte nje artikull pa baza shkencore te vleresimit te provave. Vetem ne fund te vendimit te gjykates zonja mund te flase dhe sidoqofte jo me nje artikull kaq poshterues. Asnje mjek ne asnje vend te botes nuk eshte pa gabime. Ky eshte nje artikull qe nxit luften mes mjekeve dhe pacienteve. Rekomandoj gjobitjen e zonjes njesoj si Arjan Canit. Zonja smund te beje publicitet negativ per kliniken medicare bazuar ne nje rast ku dhe mund te kete gabim. Mjeket trajtijne mmijra raste ne vit. Gabimi eshte njerezor.
Skaneri (ne pergjigje te )ILIAS,eshte mjeti me i mire per diagnozen e tumoreve te kollones ,kurse rezonanca eshte e mire per diagnoza te tjera.Por duhet te dini se kete MEDICARE e ka ne pronesi M.Petrela i cili eshte kampion i korupsionit dhe mediokritetit ,por qe me cdo qeveri qe vjen “ju hedh trute e gomarit” dhe e mbajne si ikone te mjekesise tone dhe mete vertete qe eshte ikone e degradimit dhe regresit te mjekesise. RILINDJA e mbron akoma.Prandaj Zonja qe eshte e prekur me telemedine ti coje per ekspertize jashte per te mare nje pergjigje me shkrim pe skanerin dhe pastaj ti hedhi ne gjyq keta te pa afte dhe koruptuar…..
Celo mjafton te besh pak kerkim ne google dhe e kupton qarte qe ne rastin e mesiperm rezonanca magnetike eshte diagnostikimi i sakte per tumore. Skaneri eshte me shume per pjeset e forta dmth kockat…
Ky fakt dhe shume fakte te tjera jane te trishtuara dhe te mbushin me trishtim, se kushdo nga ne mund ta pesoje, kemi mjeksine me te poshter ne kete bote,po ku jane familjaret e ketyre njerezve dhe te perballen me keta mjeke se shteti ka mbaruar me kohe,ne nje spital privat jane futur njerez qe nuk kane te bejne me mjeksine dhe ne vemi dhe bejme skaner, rezonance, grafi, ky shtet le ti verifikoje dhe ti flake jashte keto ndryresira, mallkimi i ketij populli le ti ndjeke deri ne 10 breza, atje ku tu dhembe me shume e provovshin.Mallkuar qofshin.
Gabime njerezore ndodhin ne gjithe boten
Mos I nxini bluzat e bardha o njerez
Ky rast vertet mund te jete gabim mjekesor qe dhee ndodhin kudo ne bote,po te informosh publikun me kopetence kur nuk je i tille dhe aq me teper i ngarkuar emocionalisht eshte gabim dhe me i madh pasi ngall urrejte e konflikte sociale. Nese prokuroria dhe gjykata verteton gabim mjekesor te them me siguri se eshte pa dashje dhe duhet te demshperbleje te semurin. Po nese nuk eshte ashtu sic shkruan ky “gazetar” a e demshperblen ky mjeket?
Jashte keto raste quhen malpractice nga ana e mjekeve dhe i demtuari perfiton demshperblim per gjithe jeten duke i garantuar te gjitha sherbimet mjekesore per sa te jete gjalle, gjithe fitimin e munguar per aq kohe sa do punonte, pension invaliditeti, demshperblim moral dhe fizik per dhimbjet e shkaktuara, demshperblim bashkeshortit per stresin dhe shqetesimin e shkaktuar. Por duhet nje avokat i mire i fushes, duhet nje jurist i zoti dhe me eksperience ne fushen e malpractice. Nuk e di a ka te tille ne shqiperi apo jane po ata juriste plepash qe merrem me veterinere shkurresh
Na preku shume ky shrim per fatkeqesine e Znj Vreto. I urojme te sherohet sa me shpejt.
Sa per mjeket, ata jane ndyresira, hajdute si edhe polotikanet, dhe sistemi qe i mbron. Plehrat jane komplet te paafte, nese inxhinjeret, ndertuesit po perditesohen me te rejat e shkences, mjeket nuk dine asnje gjuhe te huaj dhe pastaj bejne protesta per testimin.
Jam shume dakort qe drejtesia ti kerkoje ketyre kasapeve arrogante te demshperblejne zonjen me 1 milion euro dhe jane pak.
Ptu…..na e neveriten kete vend, qelbesirat.
Nuk mund te gjykoj dot per kete rast pasi shkrimi eshte teper joprofesional. Thjesht nje thashethemnaje e sterzgjatur pa krye e pa fund. pa dashur t’i dal ne mbrojtje askujt me duhet te them qe gazetarja duhet te mbaje pergjegjesi per cfare shkruan dhe duhet te citoje ekspertizen mjekoligjore kur pretendon se ka gabim mjekesor dhe nuk mund te leshoje tituj dhe akuza bombastike bazuar ne fjale kafenesh!
Gazetaret kur shkruajne artikuj te specialitetit duhet te konsultohen me specialist,qe te mos shkruajne idiotesira si ne kete artikull.
Nuk dua te mbroj mjeket qe kane bere diagnostikim te gabuar,por masa tumorale te con ne paralyze te ekstremiteteve te poshteme jo mjeku!
por duhet te dihet se si hernia dhe masa hiqen me operim.
Nuk e kam idene se cfare klinike eshte kjo po Korca ka pasur Radiologe,Kirurge,Neurologe shume te mire(para 90)
I uroj sherim te shpejte zonjes Vreto.
Une ham mjek dhe e di qe radiologet e spitalit Medicare jane shume te mire. Me duket shkrim tendencioz nga ato qe paguhen nga konkurentet. Dhe sa per historine me duket jo e besueshme nga ana mjekesore qe per nje “mase” ato 3 dite kane qene vvendimtare. Duhet lexuar raporti i biopsise por nje mase qofte me natyre beninje apo malinje rritjen nuk e ka kaq te shpejte. Vetem infeksioni apo hemorragjia mund te japin pasoja te renda ne kaq pak kohe.
Artikull teresisht jo profesional,ne Shqiperi nuk ka gazetare qe konsultohen me mjeke per artikujt mjekesor qe shkruajne ose minimalisht duhet ti drejtohen “google” per te marre informacion.Ky mund te jete nje gabim mjekesor qe duhet te hetohet,per diagnostikimin e tumoreve te tilla eshte me e mire Rezonanca Magnetike se skaneri dhe po te dashur njerez dhe gazetare ka edhe raste kur eshte e veshtire ta diferencosh nese eshte hernie diskale apo tumor ne skaner.Diagnostikimi sa me i shpejte eshte i rendesishem,por kur e ka fajin semundja(tumori qe ka demtuar nervin)mos ia vini fajin mjekut,pasi vonesa e diagnozes per pak dite(sipas artikullit)nuk ndikon ka shume ne ecurine e tumorit sikurse qenka shprehur mjeku i huaj”profesionist”.Semundja nuk zgjedh, semuren njerez,gazetare dhe mjeke….dhe ne pjesen me te madhe e ka fajin semundja,me pak mjeku gje qe e vendos nje hetim profesional jo nje shkrim emocional.
Edhe pse shkrim jo profesional dhe i mbushur me pasaktesi mjekesore, kronologjike, dhe mllef te pa justifikuar ndaj mjeeve qe jane marre me pacienten, do te doja te beja disa saktesime edhe pse ne profesion jam neurolog.
Ne rradhe te pare Mjeku imazherist jep pergjigjie per imazhin qe sheh ne CT, dhe nese aludohet se pergjigjia ka qene e gabuar verifikohet lehte duke marre nje opinion te dyte nga nje specialist imazherist i te njejtit nivel mjekesor. Diagnoza mjekesore vendoset ne pune ne grup ku secili prej mjekeve qe eshte marre me pacienten ka rrolin e vete pozitiv ose negativ ne diagnostikimin apo mosdiagnostikimin e semundjes keshtuqe rasti ka nevoje te analizohet ne kompleks, madje duke gjykuar edhe faktin se pse e semura eshte paraqitur vone tek mjeku. “them vone se nje tumor nuk rritet per tre dite dhe nuk te paralizon njeheresh” Ne rast se semundja ka qene akute paraliza eshte bere per tre dite si shkruan autorja, atehere eshte faji i semundjes dhe jo i mjekeve qe duke pasur parasysh edhe funksionimin e sistemit mjekesor eshte e pamundur qe te behej nje diagnoze brenda tre ditesh.
Per me teper nuk mund te merren per baze deklarimet e mjekeve greke te cilet nese jane shprehur si ne artikull kane bere nje shkelje te rende te etikes profesionale, per te mos diskutuar edhe aftesine e tyre profesionale.
Ne fund: nuk eshte hera e pare qe mediat kritikohen per botime te pa sakta dhe te pakonsultuara me pare, shkrime qe kane nje impakt negativ mbi shtresa te ndryshme te shoqerise, ne rastin konkret tek pacientet, mjeket dhe tek qytetaret te cilet ne blogje shperthejne urrejtjen e tyre patologjike per mjeket duke harruar se jetojne ne Shqiperi dhe cdo hall shendeti me keta mjeke do e qajne.
Ju lutem kujdes!!!! Keni lindur ne Shqiperi jetoni ne Shqiperi dhe kemi sistemin mjekesor me te keq ne bote, keshtu qe dhe sherbimin mjekesor te tille do e kini.
Megjithe veshtiresite ne pune jane shume me teper rastet qe kane qene te veshtira dhe kane gjetur zgjidhje po ne kete mjedis mjekesor.
Ai qe ka shkruar kete artikull nuk ja ka idene se cfare eshte mjeksia,skaneri apo tumoret e shtylles kurrizore.Kushdo qe ka shkru kete artikull nuk eshte i paanshem; ose eshte ndonje njeri i zonjes ne fiale osé ka interes te demtoje kliniken.Une kam vertet shume dyshime nese ky artikull pasqyron te verteten.Nje mase tumorale qe rritet e te paralizon ne 3 dite eshte fatashkence.Prandaj para se te fyeni mjeket apo te shkruani kto artikuj lexoni ndonje gje.
si ky rast me ka ndodhur dhe mua ne mars 2009 po ne nje klinike private ne tirane.une nuk kam bere denoncim por i kam lene zotin.
Cudia e vertete ne kete shkrim eshte qe si eshte e mundur qe shkrime te tilla te shkruara kaq keq dhe me kaq tendence denigruese per bluzat e bardha pranohen nga gazeta ne fjale!!
E kuptoni ju o lexues qe, diagnosa “hernie diskale” e permendur si diagnose e gabuar dhe ,me te drejte,eshte perceptuar nga lexuesit e mesiperm si gabim njerezor ne dem te znj.Vreto ,nuk ka te beje fare me masen tumorale per te cilen flitet qe e ka diagnostikuar mjeku grek. Hernia diskale dhe masa tumorale jane dy gjera komplet te ndryshme.
Une si koleg i mjekeve te klinikes Medicare Korce u interesova dhe une do doja te pyesja kete gazetaren mjeke,prokurore, dhe opinioniste qe pse nuk e thote ne shkrimin e saj qe masa tumorale eshte diagnostikuar ne pjesen e siperme te kolones nderkohe qe hernia diskale, gabim ose jo te verifikohet nga mjek specialist,eshte diagnostikuar ne pjesen e poshte te kolones pikerisht ne kete zone ku eshte bere dhe skaneri.
Dhe nje detaj tjeter mu dha nga koleget e mi korcare qe, pergjigjen znj.Vreto ja ka shkruar Z.Gjergji Vreto shefi i sherbimit ne QSUT, nje nga radiologet me te mire te vendit tone qe per fatin tone te keq nuk e kemi me mes tone pasi u nda nga jeta nje vit me pare.
Turpi i ngelet gazetes qe pranon te botoje shkrime te tilla nga njerez qe vjellin vetem vrer dhe qe kenaqin vetem malinjitetin e shpirtit te tyre.
I kerkoj me perulesi stafit te “Tema on line” te prononcohet per kete shkrim te papergjegjshem te kesaj pseudogazetareje. Eshte pseudogazetare pasi ne vend te analizes se ftohte dhe profesionale shkrimin e ka te mbushur me emocione dhe mellef dhe me tendence. Me ben te dyshoj qe ky shkrim eshte parapergatitje per te kerkuar demshperblim ne para????!!!!
Nese nuk e beni nuk me mbetet vec te them: Tuuuuuuuuurp per gazetaren dhe per ju qe nuk i verifikoni shkrimet por i keni hapur dyert e gazetes si shalet e k…….s