Beqaj në maternitetin Mbretëresha Gerladinë: Spitali është trajtuar si pronë private nga ish-drejtuesi

18 Maj 2015, 12:28Sociale TEMA

Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj vizitoi sot SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, ku pa nga afër funksionimin e ECHO-s së parë 4D (4-dimensionale) në Qendrën e Shëndetit të Gruas të këtij institucioni.

Beqaj u shpreh se në këto 20 muaj janë investuar 250 mijë dollarë, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin në këtë spital, ndërkohë që më herët, ky institucion është keqmenaxhuar dhe trajtuar si një pronë private nga ish-drejtuesit.

Ndërsa drejtori i Maternitetit “Mbretëresha Gerladinë u shpreh se kjo aparaturë e re është mundësuar falë të ardhurave dytësore dhe menaxhimit të mirë të të ardhurave bërë nga stafi i këtij spitali”.

“Sigurisht që, në këto 20 muaj ka një ndryshim radikal të funksionimit të këtij spitali, por sidomos të shërbimeve që ofrohen në këtë spital. Këto 20 muaj janë rreth 250 mijë dollarë investime që janë bërë, përfshirë inkubatorët, përfshirë laboratorët, sallat e kirurgjisë obsetrike dhe tashmë eshtë edhe një ECHO e re e cila është një teknologji e përparuar, që prej vitesh në fakt ekziston, por që më në fund, kanë mundësinë ta përfitojnë gratë që vijnë në këtë spital, por sidomos edhe mjekët e këtij spitali kanë mundësi që të bëjnë ekzaminime me teknologji më të përparuar.

Sigurisht që, falë punë shumë të mirë që bëhet në spital, shërbimi është përmirësuar; shërbimi është rritur në volum, po të krahasojmë volume e 2014 me 2013 janë të rritura ndjeshëm, gjë që pasqyrohet edhe në menaxhimin shumë më të mirë që i është bërë spitalit.

Për fat të keq, përtej fasadës, rezulton që ky spital në shumë shumë vite është keqmenaxhuar. Ne kemi këtu pajisje mjekësore me vlerë rreth 500 mijë USD që janë jashtë përdorimit dhe ende janë në inventar kontabël, sepse deri në vjeshtën e vitit 2013 nuk ekzistonte koncepti i inventarizimit në këtë spital. Në periudhën 2008-2009 ne kemi gjetur këtu barna të skaduara në vlerën 100 mijë dollarë. Këtu është një autoambulancë që prej 10 vitesh as nuk punon, as nuk kolaudohet, as nuk paguan taksa, por që deri në vjeshtën e 2013 shpenzonte karburant. Gjithashtu një sërë pajisjesh mjekësore të ardhura dhuratë, nuk janë inventarizuar kurrë, që gjë ka bërë që ata që e kanë drejtuar më parë këtë spital, ta trajtojnë si një pronë të tyre private, madje ta keqtrajtojnë si një pronë të tyre dhe t’i përdorin pajisjet që kanë ardhur dhuratë për spitalin, pra për gratë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë që trajtohen këtu, sikur ta kishin një pronë të tyren”, u shpreh Beqaj. 

20 komente në “Beqaj në maternitetin Mbretëresha Gerladinë: Spitali është trajtuar si pronë private nga ish-drejtuesi”

  1. Janaqi says:

    Dardha e ka bishti prapa thote populli, ja qe edhe doktori i quajtur Halim nuk qenka edhe aq i kulluar sa mundohet te paraqese veten. Pak kohe me pare u shpreh perpara mediave se kam pasur mundesi te behem milioner mirpo nuk u bera pasi zgjodha rrugen e te qenit i drejte. Doktori do ishte mire te mbante pergjegjesi per kete.

    1. X says:

      Doktor i zakonshem milioner???? vetem emra te njohur ne spitalet me klinika te jashtezakoneshme, ku shkojne sheiket te kurohen, mundet qe Profesor Doktori i atij spitali te jete milioner…mjeket e vjeter qe kane ushtruar profesionin per 14 vjete ne kliniken e tyre private para clirimit arriten te ndertojne vetem nje shtepi!Ndonje as edhe nje por vetem ne plazh …prej drase!!!

      1. besnik says:

        Po halimi me leket nga fondet e maternitetit e ka bere kliniken e tij 2.6 milione euro. Ky eshte nje hajdut shume i madh dhe duhet denuar dhe jo me te zgjidhet kryetar bashkie.

        1. Andos says:

          o beqja bravo qe i nxore keto se ai eshte super hajdut !! turp ti vij atit qe kandidon per ate bashki !! halimi sduhet te jete as ne pune fare me keto qe ka bere

    2. ana says:

      opo hajdut ka qene dhe eshte halimi,pse si i beri ter ato lek ai qe hapi spital privat miliona euro

    3. arber says:

      po mos i vini faj te shkretit se donte te behej pak milioner dhe Halimi..pse vetem shoket e tij do perfitonin ne kurrin te popullit?

    4. fatosi says:

      hajdutat si halimi jan nuk akn brire
      te besh spital miliona euro me nje rrog mjeku eshte normale qe kuptohet se ke vjedh

    5. nuk prononcohem says:

      Per Halimin thone te gjithe qe eshte i lodhur por me kete lajm ja vlen te thuhet i lodhur vende vende. E lehte per ta kuptuar se sa ka abuzuar z. Kosova mjaft te kujtosh se si u be kaq i pasur ne kaq pak kohe.

    6. flori says:

      jo jo ca flisni keq per Halimin…ky madje vete doli e tha qe kishte mundesi te behej milioner dhe nuk u korruptua…ua la shokeve te tij ministra te asaj kohe te beheshin milioner dhe vete u be miliarder!!

    7. klodi says:

      spitali ka qene ne dore te ceceneve prandaj ishte katandisur ne ate gjendje te mjerueshme

      1. adela says:

        po normale me cfare te ardhurash vuri kapital me cfare te ardhurash kompletoi kliniken zoti halimi ne kete forme duke trajtuar spitalin si prone private se ne menyree te ndershme nuk te vjen radha ndonjehere te pasurohesh

  2. kingu says:

    Zoti Beqja keni shume te drejte..Por mos haroni se dikush duhet te pergjigjet apo jo…????!!!Ai spital edhe ps\e shteteror eshte trajtuar si prone private…Grate e thjeshta flinin ne kushte mizerabel,3 veta ne nje krevat apo 5 beba ne 1 krevat..Higjena ishte pertoke,carcafet ebardhe ishin katandisur te zinje dhe sikur mbuloheshe me mushama….Nje kate rinte bosh ne pritje per te lindur dinastit qe drejtuesit vete kishin krijuar..Ai pavjon nuk kishte ndryshim nga spitalet me te mira ne Europe,..Thate per inventar ..Po si do behesh iventar kur ato paisje qe dhuroheshin shkonin ne kliniken e padronit ????!!!Thate aparatura te shtrenjta ishin jasht sherbimit…????!!! Po si do te punonte klinika e padronit po te ishin ne pune…????!! etj,etj…Prandaj boll me kostatime…Ka ardhur koha per gjykime dhe denime..Merni modelin Rumun nese e keni seriozisht..Leket e ketyre padroneve duhet ti kthehen popullit..

  3. Andreas says:

    Politike 2 lekeshe! Po te ishte i PS-se Halimi, do ishte merite e medhe e tij pune ne paternitet. Tani qe eshte i PD-se, ministrit Beqja i bie rruga nga materniteti sa per te folur pak keq per te.

  4. Selo says:

    Po ministri me ermin Ilir, si i ka marredheniet me korupsionin????????????

    Ky po qe e ndriti mjekesine, falas e kemi falas vetem se leke vazhdojme te

    paguajme edhe kur marrim fryme. Te tere njesoj jeni legena te majte e te

    djathte!

    1. alisa says:

      spitali eshte keqmenaxhuar jo pak po per shume vite te pakten tani po behet dicka per permiresimin e spitaleve

  5. verdi says:

    mbretresha bythes te tjeret kan dhen jeten per kombin ju i vini emrin e dashnoreve te hajdutit me te madh te kombit spitalit,o ju dhjefsha politiken rrugaçet ordiner do bejn shtet,mbretresha beri heroizem erdhi ndenjti u pallua nja dy muaj ne token shqiptare si shperblim mori gjith pasurin e popullit dhe çau ferren ksaj i thon kurvat dhe hajdutet e sotem rrespektojn kurven dhe hajdutin e djeshem mbreteresha bythes.

  6. Suela says:

    dr. Halimi? Nje hajdut ordiner. Ndaj dhe i therrisnim Dr. Makuti.

  7. sulo permeti says:

    Ky Halimi,nuk deshi ne asnje menyre,te kandidonte,por Sala qe ja ka dosjen e bemave te halimit-i tha hidhu se ti nxorra ,tani me duhesh….Si do e pershkruante Noli i madh:-O halim qe di pak shkrm e kendim ,eshte rasti te jesh nje bicim ,se sa nje trim.

  8. titi says:

    po ai MIKU zvicerian qe na paskesh ngulur kembe qe t’i jepte para ketij doktorit tone per te hapur klinike private, kush eshte???

  9. Sh says:

    Kudo qe te behen kontrolle gjen mangesira te kesaj natyre plot ,por ajo qe eshte e vertete Halimi i ka shoket e rralle dhe mos kerkoni ti prishni atij reputacionin e vene me pune te ndershme dhe te palodhur .Halimi eshte nje Mjek i mrrekullueshem ,
    Pyetja eshte kush do ti kontrolloj milionat e fituara te grupit te PS ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje